|
-
19 shkurt 2004 / TN
-
-
Ali ALAJ
-
-
Nga gazeta
Korrieri, mėsova se nė fillim tė marsit tė ardhshėm, Fatos
Nano,paska pėr tė vizituar Kosovėn?! Kjo vizitė,do tė ndodhka sipas
ftesės qė ia paska bėrė kryeadministratori, Hari Holkeri gjatė
vizitės sė tij nė Tiranė. Nėse ėshtė kėshtu, e mbase duhet tė jetė,
atėherė udhėtimi i Holkerit nė Shqipėri (mė 18 shkort, 04) del si
shumė i ēuditshėm, pėr tė mos thėnė edhe i trishtė. Janė shumė
faktorė qė flasin nė disfavor tė kėsaj vizite.
-
-
Sė
pari,koha kur realizohet:Shqipėria po jeton nė ankthin e pritjes sė
njė shthurjeje tė paralajmėruar pėr tė shtunėn e 21 shkurtit.Pothuaj
i tėrė populli,gjitha partitė opozitare,kasta intelektuale e
Shqipėrisė i kėrkojnė Nano,ik. Dhe, pos bashkėtarafistėve tė tij,
Nanos mos shko i paska thėnė edhe Hari Holkeri dhe kjo qenka bėrė
me vet faktin se ia paska thėnė Nano,eja nė Kosovė.
-
-
Vetėm kjo
ftesė, nė mos pastė asgjė tjetėr sekrete qė tė kenė biseduar,e
implikon shumė rrezikshėm kryeadministratorin e Kosovės nė punėt e
brendshme tė njė shteti sovran, i cili, kėtė herė sė paku, e ka
radhėn vet ti zgjidhė krizat e brendshme. Ėshtė shumė e dėmshme,
politikisht dhe ndėrkombėtarisht tė vihesh nė anėn e njeriut, tė
cilit shumica absolute e popullit tė tij ia kėrkon dorėheqjen dhe
largimin nga skena politike e Shqipėrisė, sepse me njė akt tė tillė,
me dashje apo pa tė secili qė ndėrhynė asisoji bėhet palė nė
kontest, pėr tė mos thėnė nė konflikt. Meqė ėshtė kėshtu,atėherė,
Holkeri i ka bėrė njė shėrbim shumė tė keq demokracisė nė
Shqipėri,dhe i ka bėrė shumė keq Kosovės.
-
-
Tė ftohet
Nano pėr vizitė Kosovės,thėnė mė sė buti,ėshtė pėrpjekje pėr tia
larė kėtij (Nanos, pra) mėkatėt qė ka fituar nė takimin me
kryekriminelin Millosheviq nė Kretė tė Greqisė. Mandej, tia falėsh
mėkatin tjetėr qė e ka bėrė ndaj Kosovės me deklaratėn tjetėr, se
kryeqytet i shqiptarėve tė Kosovės ėshtė Beogradi. E tė mos flasim
pėr mėkatėt tjera, sigurisht shumė mė tė rėnda qė ka bėrė Nano ndaj
Kosovės nė marrėveshjet e tij me Milloshqviqin. Prandaj, nėse
Holkeri vėrtetė e ka ftuar Nanon tė vijė nė Kosovė, i ka bėrė njė
fyerje shumė tė rėndė Kosovės dhe popullit tė saj.
-
-
Sė
dyti,kjo ftesė i bėhet Nanos,pas takimit qė Holkeri ka patur me
ultranacionalistin shovenist, Ēoviq nė Prishtinė,dy ditė para se
kryeadministratori tė udhėtonte pėr nė Tiranė. Edhe sikur kėtu tė
mos ketė kurrfarė ndėrlidhjesh, vetėm konotacioni mė i rėndomtė
ėshtė ėshtė shumė indikativ,sepse dihen pėrpjekjet e politikės
imperialiste tė Serbisė, qė Tiranėn dhe zyrtarėt e saj tė fusė si
pykė mes saj e Kosovės. E kaluara dėshmon pėr dėmė shumėdimensionale
nga njė pykėzim i tillė qė politika e Shqipėrisė ka lejuar ti
ndodhė.
-
-
Duke qenė
kryeadministrator i Kosovės i autorizuar nga sekretari i
pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, me ftesėn e tillė bėrė Nanos,
Holkeri e ka rreshtuar edhe organizatėn botėrore nė njėren anė tė
palėve nė luftėn politike nė Shqipėri.Unė besoj se ai nuk e ka kėtė
mandat nga OKB-ja, sikundėr qė nuk e ka as mandatin e popullit tė
Kosovės, ta ftojė pėr vizitė njeriun qė ka bėrė njė varg tė kėqijash
mbi shpinėn e tij, qė kanė rezoltuar nga takimi famėkeq
Nano-Millosheviq.
-
-
Sė
treti,ftesa bėhet nė vitin qė Kosova do ti ketė zgjedhjet e veta
parlamentare,ndaj tė cilave ende pa u shpallur dita e mbajtjes sė
tyre,kryhet njė atentat shumė perfid dhe ndjellakeq. Sepse
shtrojmė pyetjen ēfarė mund tė sjell njė njeri si Nano? pos
fatėkeqėsive. Njeriu, qė ditėn qė i bėhet thirrja pėr tė ardhur nė
Kosovė, nė kuadėr tė pėrpjekjeve tė tij pėr ta ruajtur karrigėn e
kryeministrit, daklaron se Shqipėria mund tė bėhet si Qipro nė 25
vjetėt e shkuara, e harruar nga bashkėsia ndėrkombėtare.Tė
rikujtojmė- gjatė kėtyre 25 vjetėve qė i pėrmend Nano, Qipro ka qenė
dhe ende ėshtė e ndarė.
-
-
Me kėtė
nuk po them asgjė qė nuk e di secili shqiptar. Por, po e them se kam
pėrshtypjen se me kėtė Nano paralajmėron mbase ndarjen e
Shqipėrisė!!? Dhe, nėse mendon kėshtu pėr Shqipėrinė, atėherė kemi
shumė mė pak shpresė sė tė njejtėn formulė nuk e mendon edhe pėr
Kosovėn. Ku ta dimė se ēfarė haberi i ka shkuar atij nga Beogradi.
Pėr karrigėn e tij,ky soj politikani, ėshtė nė gjendje edhe
shpirtin ta shesė. Edhe babait ia ka ndėrruar emrin prej Thanasit,
nė Atanasos. Dmth. prej shqiptari, e ka bėrė grek.
-
-
Pra, kėto
janė disa nga arsyet qė tregojnė se Holkeri ka gabuar rėndė kur e ka
ftuar Nanon Eja nė Kosovė.
-
-
Dhe, nėse
ai (Nano, pra) do tė shkel nė mars nė Kosovė, atėherė, populli duhet
ta injorojė tėrėsisht, sikundėr qė po kėtė duhet ta bejnė edhe
institucionet e Kosovės. Le tė takohet Nano vetėm me sivėllėzėrit e
tij (apo servilėt politik) dhe me pėrfaqėsuesit e povratakut.
|
|