|
Uashington,
18 shkurt 2004 /
Intervistoi: Laura
Konda /
Zėri i Amerikės
Me ftesė tė
Departamentit amerikan tė Shtetit, nė Uashington ndodhet njė grup
zėdhėnėsish tė disa partive politike nga Maqedonia, midis tė cilėve
edhe zėdhėnėsja e Partisė Bashkimi Demokratik per Integrimin, Ermira
Mehmeti, e cila u intervistua nga Zėri i Amerikės.
Zėri i Amerikės:
Zonjusha Mehmeti, a mund tė na thoni diēka nė lidhje me programin
qė po ndiqni gjatė vizitės tuaj kėtu nė Shtetet e Bashkura?
Ermira Mehmeti:
Ky ėshtė njė program qė Departamenti amerikan i Shtetit organizon pėr
vizitorė nga vende tė ndryshme tė botės, me qėllim qė personat e
dalluar nė sfera tė ndryshme nė vendet e tyre, tė vijnė e tė njihen
pėr sė afėrmi me atė se si funksionojnė Shtetet e Bashkuara. Kėtė vit
ambasada amerikane nė Shkup pėrgatiti njė program pėr zėdhėnėsit e
partive politike, qė ata tė njihen me ēėshtjet politike, ekonomike dhe
sociale kėtu nė Shtetet e Bashkuara. Ne do tė qendrojmė pėr tri javė,
do tė zhvillojmė vizita kėtu nė Uashington, pastaj do tė udhėtojmė pėr
nė Dallas tė Teksasit, pastaj shkojmė nė Feniks tė Arizonės, nė
Burlington tė Vermontit. Vizita jonė pėrfundon nė Nju Jork dhe prej
andej kthehemi nė Maqedoni.
Zėri i Amerikės:
Zonjusha Mehmeti, ky ėshtė njė kurs, pra, kryesisht pėr zėdhėnėsit e
partive politike tė ndryshme tė Maqedonisė. Mė lejoni tė bėj njė
paralelizėm: ēfarė tė pėrbashkėt shikoni ju midis punės suaj, si
zėdhėnėse e Partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrimin dhe zėdhėnėsve
kėtu nė Shtetet e Bashkura?
Ermira Mehmeti:
Nė fakt njė paralelizėm i tillė ėshtė vėshtirė tė bėhet. Natyra e
punės, kushtet e punės, mėnyra e funksionimit tė komunikimit ėshtė
shumė mė e ndryshme, thellėsisht e ndryshme. Ndoshta para sė gjithash
pėr shkak se ne veprojmė nė njė rajon shumė tė vogėl dhe komunikimi,
mėnyra e bashkėpunimit me gazetarėt, me mediat ndryshon nga mėnyra se
si funksionion ky proces kėtu nė Shtetet e Bashkuara. Megjithatė, kjo
ėshtė njė eksperiencė e mirė dhe ne tė gjithė jemi duke mėsuar mjaft,
jemi duke mėsuar si ta pėrmirėsojmė punėn tonė dhe ta bėjmė atė mė
produktive atje, nė Maqedoni.
Zėri i Amerikės:
A mund tė bėni njė pasqyrė tė pėrgjithshme tė gjendjes nė Maqedoni? Si
po funksionon koalicioni midis partive maqedonase dhe Partisė Bashkimi
Demokratik pėr Integrim ku ju jeni zėdhėnėse?
Ermira Mehmeti:
Ky ėshtė njė proces i cili vazhdon. Dhe krahas skepticizmit tė madh tė
treguar apo tė shprehur madje edhe nga optimistėt mė tė mėdhenj,
koalicioni mes Lidhjes Demokratike dhe Bashkimit Demokratik pėr
Integrim ėshtė duke vepruar, dhe rezultatet nga puna tash mėse
njėvjeēare janė tė dukėshme. Duhet patur parasysh se flasim pėr njė
refomim tė tėrėsishėm apo tė rėndėsishėm tė sistemit nė Maqedoni dhe
pėr vendosjen e vlerave dhe standarteve tė reja tė cilat nė tė
kaluarėn kanė ekzistuar vetėm me fjalė. Ky proces i reformave nuk
ėshtė i lehtė, pasi bėhet fjalė pėr ndryshim tė njė mentaliteti tė
tėrėsishėm, megjithatė ne jemi optimistė. Qėllimi apo vizioni i
Bashkimit Demokatik pėr Integrim ėshtė qė tė bėhen ndryshime
esenciale, siē ishte legalizimi i Universitetit tė Tetovės, pėr shkak
se ne konsiderojmė se arsimimi ėshtė baza apo themel bartės i
ndryshimeve, i emancipimit, i zhvillimit, i pėrparimit tė shoqėrisė
shqiptare nė Maqedoni. Para nesh qendron njė sfidė shumė e madhe:
procesi i decentralizimit. Ėshtė paketa e famshme e ligjeve.
Pėrfshihet, pra, ndarja e re territoriale e Maqedonisė, komunat e
reja, financimi i komunave, pastaj ēėshtje tė tjera delikate, siē
ėshtė ligji pėr pėrdorimin e gjuhės, ligji pėr pėrdorimin e flamujve.
Kėto janė disa nga projektet qė cilat i kemi nė programin tonė pėr
vitin 2004.
Zėri i Amerikės:
Ju pėrmendėt aspektin e mentalitetit nė Maqedoni, se atje po ndryshon
mentaliteti nė politikė. Sa ėshtė pėrfshirė gruaja nė politikė nė
Maqedoni, duke patur parasysh qė historikisht gruaja, qoftė ajo
shqiptare, apo maqedonase nuk ka qenė e pėrfshirė nė jetėn politike?
Ermira Mehmeti:
Po ėshtė e vėrtetė. Ne akoma jemi nė njė fazė fillestare tė
pėrfshirjes sė femrės nė rrjedhat politike nė Maqedoni. Do tė flas mė
tepėr pėr komunitetin shqiptar apo partitė politike shqiptare pėr
shkak se kėto janė ndoshta tė njė interesi primar. Por nuk dua tė them
se kjo ndodh vetėm me partitė politike shqiptare, pėrkundrazi,
tradicionalisht me formimin e partive politike nė Maqedoni, secila
parti politike ka formuar edhe organizatėn e gruas apo forumin e
gruas. Por fatkeqėsisht forume tė tilla kanė patur njė rol mjaft
simbolik.
Zėri i Amerikės:
Po tani ka ndryshuar ky rol? A po merr gruaja formalisht pjesė nė
politikė, apo si diēka e natyrshme?
Ermira Mehmeti:
Formalisht qėndron obligimi pėr 30 pėr qind tė pėrfaqėsimit tė femrės
nė politikė, megjithatė Bashkimi Demokratik pėr Integrim e ka njohur
rėndėsinė dhe rolin e madh qė luan gruaja nė shoqėri. Kėtu kam
parasysh dhe rolin qė luajti gruaja shqiptare gjatė konfliktit nė
vitin 2001 dhe ajo meriton dhe ka gjithė respektin e duhur nga ana
jonė. Jo rastėsisht, edhe zėdhėnėsja e partisė ėshtė femėr. Kemi njė
nėnkryetare, qė nė fakt ėshtė hera e parė qė njė parti politike
shqiptare nė Maqedoni tė ketė njė femėr nė kėtė pozitė. Kjo nuk ėshtė
njė betejė e lehtė, por pėrkundrazi ėshtė njė betejė mjaft komplekse,
ku femra duhet tė dėshmojė aftėsinė e saj, para sė gjithash, por edhe
guximin pėr tu ballafaquar me ēėshtje bartėse, pėr tė qenė faktikisht
pjesė e lėvizjeve tė cilat krijojnė shtetin dhe krijojnė histori pas
vetes.
|
|