|
18
shkurt 2004 / TN
-
Shefki OLLOMANI
-
-
SQARIM - Ndaj Reagimeve
tė shkrimit tim me titull:
Maqedonia etnike dhe Shqipėria etnike, tė botuar nė periodikun
PASQYRA,Nr.78, tė datės 10 shkurt 2004, Prishtinė, si dhe nė Liria
Kombėtare (Lajmet.Com) mė 11 shkurt 2004, nė Trepēa.Net mė 13 shkurt
2004 dhe nė RTVZIK.Com mė 14 shkurt 2004)
-
-
Tė nderuar Lexues!
-
-
Kėtu mė poshtė do tė
pėrpiqem qė sa mė shkurt, shqip e qartė ti sqaroj disa reagime tė
pabaza e tendencioze tė "disa lexuesve (qė kanė reaguar pa e lexuar
shkrimin tim, por kanė reaguar nė bazė tė emrit tė
artikullshkruesit), si dhe tė jap sqarime pėr JU qė kam rrespekt tė
veēantė.
-
-
Por, qė nė fillim dua tė
theksoj se unė nuk jam Don Kishot qė tė luftoj me mullinjtė e
erės, pra, qė tė polemizoj me kalemxhinj pa emėr, me maska, e me
pseudonime, prandaj ky shkrim i imi nuk ėshtė as replikė dhe as
polemikė e mirėfilltė, sepse nuk ėshtė frytdhėnėse tė polemizosh me
anonimusa (Tė paemėr)!
-
-
*****
-
Nė grupin e
anonimusave, tė pa emėr e tė pafytyrė, hynė, p.sh. njėfarė
kaf(d)ri zenku (qė as emrin e vet nuk ka ditur ta
shkruaj), pastaj xhelal bojku e Xhemė Hasa Gostivari,
tė cilėve skam ētu them, sepse janė nėn nivelin normal tė tė
kuptuarit dhe tė tė menduarit. Mendoj se kėto tre pseudonime janė tė
njė personi, ndoshta tė Besnik Mirditės. Ku e diti xhelal
bojku se kafri zenku quhet kadri zenku?!
-
-
Kurse anonimusi
tjetėr Albini, shumė ka shkruar dhe asgjė ska thėnė! As ai
vetė nuk e din se ēka ka lexuar dhe kah tė anojė! Nuk e ka kuptuar
mesazhin e shkrimit tim!
-
-
Ndėrsa anonimusi
tjetėr me pseudonim Rrebel Tetova, kundėrshton pa e lexuar
fare shkrimin, por duket se ėshtė njeri i sinqertė dhe i ndershėm,
sepse e pranon mosleximin e shkrimit tim.
-
-
Kurse reaguesi
Aureli nuk ka thėnė asgjė nė reagimin e tij, sepse nuk ka
pasur ēka tė thotė, por ashtu nga shprehia e tė shkruarit ēdo ditė
nėpėr Forume tė internetit, i ka shkruar dy fjalė pėr havį!
-
-
Kurse anonimusi
tjetėr tetovari,Shqipėri, tė paktėn e bėn njė pyetje
normale, kur pyet pėr fotografitė qė janė vendosur nė shkrimin tim.
Prandaj, unė e kam pėr obligim moral qė ta njohtoj se as unė nuk di
pėr prejardhjen e kėtyre fotografive, sepse aty nuk i kam vendosur
unė, por Redaksia e gazetės PASQYRA.
Po tė doni pyeteni atė. As titulli i shkrimit tim:
Shqiptarėt dhe maqedonėt duhet tė punojnė bashkė, nuk ėshtė
i imi, por i Redaksisė sė Pasqyrės.
-
-
Sa i pėrket
Kryeredaktorit tė revistės ILIRIA, Arbėr Iliri, edhepse ka
reaguar me pseudonim, sprish punė, e kuptoj pozitėn e tij, dhe e di
kush ėshtė. E kuptoj shqetėsimin dhe zhgėnjimin e tij, por e siguroj
se nuk ka nevojė tė mėrzitet, sepse unė jam dhe do tė mbetem ai qė
kam qenė dhe qė jam njė luftėtar i pėrhershėm i
Shqipėrisė etnike dhe njė nacionalist (kombėtar) i pa
luhatshėm. Ėshtė e drejtė e tij tė mos pajtohet me tezėn time
pėr bashkėpunim mes shqiptarėve dhe sllavomaqedonasve, pėr aleancėn
e mundshme politiko-ushtarake shqiptaro-sllavomaqedone, me qėllim tė
dobėsimit tė boshtit antishqiptar Beograd-Sofje-Athinė, sepse jo ēdo
tezė gjen fushė veprimi e realizimi. Jetojmė nė epokėn e pluralizmit
politik e tė sistemeve demokratike, ndaj secili prej nesh ka tė
drejtė tė shpreh pikėpamjet dhe mendimet e veta politike, nė gjurmim
tė formave, mjeteve dhe taktikave politiko-ushtarake pėr realizimin
e aspiratave tona kombėtare. Arbėr Iliri, thjeshtė, mė ka
keqkuptuar. Arbėr Iliri i ILIRISĖ ka gjasa qė ta ketė marrė vesh se
cili ėshtė Besnik Mirdita, i ėshtė dukur njeri i madh, dhe ia
publikoi reagimin atij, kurse shkrimin tim nuk e publikoi nė
ILIRIA.NET. Pėrdori cenzurėn! Ka rastin tani qė ta pėrmirėsojė
gabimin, duke e publikuar kėtė SQARIM bashkė me Shtojcėn e tij.
-
-
*****
-
Kurse anonimusėt:
Bejtullah Sadiku, Adnan Zaskoku, Adriatik Tirana dhe B. Reka
janė i njėjti person, pra, ėshtė i famėshmi kalemxhi BESNIK
MIRDITA, i cili ėshtė autor i reagimit me titull: Eureka
historike dhe matematika politike e Shefki
Ollomanit pėr Maqedoninė Ilire(!), tė botuar nė faqen e
internetit Iliria.Net, Trepēa.Net dhe Liria Kombėtare (Lajmet.Com)
mė 15 shkurt 2004, si dhe nė RTVZIK.Com mė 15 shkurt 2004.
-
-
Siē po shihni, lexues tė
nderuar, Besnik Mirdita ėshtė njė pehlivan i pėrsosur dhe pėr tė
mė sulmuar mua ka pėrdorur njė varg pseudonimesh dhe e-mail adresash
(tė paktėn 5, ndoshta 8, me ato tri tė parat), me qėllim qė tė
krijojė pėrshtypjen se mua, Shefki Ollomanin, dhe artikullin tim, po
e kritikojnė shumė lexues, duke manipuluar nė kėtė mėnyrė edhe me
faqet e nderuara tė internetit (por jo me bartėsit e tyre, se ata e
kanė tė njohur qė prej kohėsh kėtė marifet tė Besnik Mirditės)
dhe duke tentuar qė tė dezorientojė lexuesit e ndershėm. Dhe ky
farė hithi - Besniku, ka edhe shumė pseudonime tjera, tė cilėt nuk
ėshtė vendi e kuvendi pėr ti thėnė!
-
-
Por, nga instancat mė tė
larta tė FBKSH-ės (nga i cili Besnik Mirdita ėshtė pėrjashtuar
qysh moti), kam tė dhėna tė sigurta dhe tė dokumentuara se, cili
person fshihet pas kėtyre alamet pseudonimeve dhe shkrimeve
denigruese (jo vetėm kundėr meje), dhe po ta teprojė me shkrimet dhe
propagandėn e tij shizofrenike, FBKSH-ja do tė detyrohet qė tia
ējerri maskėn dhe tia zbulojė identitetin e vėrtetė, sepse tanimė
nuk ėshtė koha e pseudonimeve, e maskave dhe e maskarenjėve, por
ėshtė koha e luftės ballė-pėrballė me pushtuesėt dhe koha e debatit
politik fytyrė pėr fytyrė me tė gjithė ata qė duan tė shtrojnė
pikėpamjet e tyre politike, taktike e strategjike pėr zgjidhjen e
ēėshtjes kombėtare shqiptare dhe tė japin kontributin e tyre pėr
Ribashkimin e Shqipėrisė. Ilegaliteti politik i takon sė kaluarės
komuniste. Askush nuk ėshtė dhe nuk mund tė etiketohet tradhėtar
pse nuk mendon dhe nuk vepron njėsoj si shoku i vet apo si tė
tjerėt, e aq mė tepėr si i pėrhėnuri Besnik Mirdita, i cili ditėn
shtiret qingj, kurse natėn bėhet ujk!
-
-
Nga shkrimi histerik i
Besnik Mirditės, qysh nė fillim tė tij, shihet qartė, si rrezja e
diellit, se ky farė nevriku as qė e ka lexuar shkrimin tim, pėr tė
cilin hedh gur e baltė, sepse kush din shqip e kupton qartė qė nė
fillim tė shkrimit tim se, unė sllavomaqedonėt e sotėm i quaj
sllavė, kurse maqedonėt antikė i kam quajtur pellazgo-ilirė, jo pse
ashtu mė ėshtė tekur mua, por se ashtu kanė shkruar historianė
botėrorė dhe kombėtarė. Por, mjerisht, cėrnagori i Tivarit
Besnik Mirdita, deri vonė aparatēik i Beogradit (!), edhe pse
nėpunės fakultetli(!), nuk ka lexuar asnjė libėr historie deri mė
sot, as nuk e lexoi deri nė fund shkrimin tim, por sapo ka lexuar
emrin tim dhe titullin e artikullit, i janė terruar sytė dhe i ėshtė
mjegullosur truri (nėse ka!) dhe ka marrė shpejt e shpejt lapsin e
tij majėshtrembėr dhe ka shkarravitur tė zezė mbi tė bardhė, ashtu
siē din vetėm ai. Unė e njoh atė personalisht, edhe ai mė njeh mua,
por se mė urren organikisht deri nė kėtė shkallė, kurrė nuk kam
mundur ta marrė me mend! Kur dihet botėrisht, kėtė e dinė tė gjithė
shokėt e miqtė qė na njohin qė tė dyve, se unė e ai kurrė nuk jemi
zėnė apo grindur pėr diēka, qoftė politike qoftė private (as
familjet tona nuk janė grindur), prandaj nuk e kuptoj aspak veprimin
e tij dhe etiketat fallse qė mė ngjet nė reagimin e tij! Njeri (nėse
mund tė quhet njeri!) mė bukėpėrmbysės se Besnik Mirdita nuk mė ka
ra rasti qė tė njoh! Njė njeri me dubėlmoral, tinėzar, hipokrit
dhe i pasinqertė! Njeri qė ditėn urren vetveten, kurse natėn
gjithė botėn!
-
-
E theksova qysh nė
fillim se, unė nuk kam ndėrmend tė notoj nė tė njėjtat ujėra tė
fėlliqura tė shpifjeve dhe etiketimeve banale tė Besnik Mirditės
me kompani, prandaj edhe nuk polemizoj me reagimin e tij ndaj
shkrimit tim, sepse as nuk ia vlen dhe as nuk kam kohė tė merrem me
tipa psikopatikė dhe tju mbajė atyre leksione pėr historinė tonė
kombėtare! Nuk mė lejon edukata ime familjare, rregullat e
mirėsjelljes dhe karakteri im tolerant (kėtė e din tė gjithė ata qė
mė njohin personalisht), qė ta ul veten nė nivelin e pakulturuar tė
Besnik Mirditės dhe tė pėrdorė stilin dhe terminet ofenduese tė
tij.
-
-
Tė nderuar lexues!
-
-
Unė nuk pretendoj se
shkrimi im, i pėrbaltur me aq zell nga i vetėquajturi Besnik
Mirdita, ėshtė i pėrkryer e pa tė meta, por aty ka edhe gjėra tė
mira, prandaj, Ju merrni tė mirat dhe hidhni tė kėqijat e atij
shkrimi, qė nuk ėshtė aspak provokativ, siē shpif profeti i
pagabueshėm - Besnik Mirdita, por njė shkrim vizionar dhe
qėllimmirė.
-
-
Populli thotė: Gojėt e
hallkut e vrimat e gardhit nuk mbyllen!
-
-
Prandaj,
me kaq i jap fund kėtij SQARIMI. Ky ėshtė i pari dhe i fundit pėr
kėtė ēėshtje.
-
-
I falenderoj Lexuesit e
tė gjitha Faqeve tė lartpėrmendura tė Internetit pėr durimin dhe
zellin e tyre pėr leximin e shkrimeve tė mia tė deritashme dhe tė
ardhshme.
-
-
I falenderoj Faqet e
lartpėrmendura tė Internetit pėr mirėkuptimin, dhe publikimin e
artikullit tim, tė artikujve tė mėparshėm, si dhe tė kėtij SQARIMI.
-
-
E falenderoj veteranin e
arsimit shqip nga Ilirida, Zotėri Qazim Rrushajn pėr objektivitetin
dhe paanėshmėrinė gjatė reagimit tė tij, si dhe tė gjithė
pėrkrahėsit tjerė tė sinqertė.
-
-
Me nderime vėllazėrore
dhe pėrshėndetje kombėtare,
-
-
SHEFKI OLLOMANI
-
-
Suedi, mė 17 Shkurt
2004
-
|
|