| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti
Rugova nderohet nga Komunuelthi i Pensilvanisė si mik i Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės
-
Nėse
standardet nuk pėrmbushen shtyhen bisedimet pėr statusin
pėrfundimtar tė Kosovės, thotė Holkeri
-
Pesė pjesėtarė
tė TMK-s tė arrestuar nga policia ndėrkombėtare u liruan dje pasdite
-
Deklaratė e
Zyrės sė Presidentit nė lidhje me arrestimet e pjesėtarėve tė TMK-sė
-
Reagim i
Kryeministrit Rexhepi ndaj arrestimit tė Selim Krasniqit
-
Nėntė kompani
pėrmbushin kriteret pėr tė marrė pjesė nė tenderin e telefonisė
mobile
-
Ministrja e
Shėndetėsisė sė Kosovės do tė vizitojė Shqipėrinė
-
Fillon
ndėrtimi i qendrės sė parė tė kardiokirurgjisė
-
AAK
kundėrshton ashpėr arrestimet e djeshme
-
Dialogu
Prishtinė-Beograd pėr ēėshtje teknike mund tė fillojė nė fund tė
shkurtit apo nė fillim tė marsit
-
Institucionet
e Kosovės kundėrshtojnė pėrfshirjen e "Qendrės koordinuese serbe" nė
dialogun pėr ēėshtje teknike
-
Shtabi i
pėrgjithshėm i TMK-sė arrestimet e pjesėtarėve tė saj i cilėson si
njė goditje ndaj luftėtarėve tė UĒK-sė
-
Tė rinjtė e
Gjilanit, Kumanovės dhe Preshevės ndėrtojnė ura bashkėpunimi nė
rajon
-
Nė Shtime u
pėrurua Qendra Sociale, e cila do tė pėrkujdeset pėr 35 mijė banorė
-
Regjistrimi i
popullsisė ėshtė njė nga prioritetet e Entit tė Statistikės
-
Brovina: "Nuk
jam anėtare e grupit punues pėr bisedime"
-
KK i Podujevės
aprovoi buxhetin e komunės pėr vitin 2004
-
Del Ponte
thotė se po hetohen dy raste pėr krime lufte nė Kosovė gjatė viteve
1998/1999
-
Nano i hapur
pėr hetim anti-korrupsion
-
Mark Camaj
ambasador i ri i Unionit serbo-malazez nė Tiranė
-
Policia
malazeze ka arrestuar njė shtetas shqiptar me dy kg heroinė
-
Presidenti
maqedonas nuk e ka nėnshkruar Ligjin pėr zyrtarizimin e
Universitetit tė Tetovės
-
Qindra anėtarė
tė sindikatave tė Maqedonisė kanė protestuar nė Shkup
-
Opozita kėrkon
njė qeveri teknike qė do tė pėrgatiste kushtet pėr zgjedhjet e
ardhshme nė Shqipėri
-
Vritet njė
ushtar amerikan
-
Tė paktėn 17
persona kanė humbur jetėn nė Brazil
-
Tė paktėn 25
ushtarė amerikanė janė plagosur nė njė aksident nė Kuvajt
-
Paralajmėrim
britanik pėr sulme nė Arabinė Saudite
-
Holanda do tė
kthejė azilantė
-
Arrestohen 5
veta pėr vrasjen e Akila al-Hashimit
-
Khatami bėn
thirrje pėr pjesėmarrje nė votime
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti
Rugova nderohet nga Komunuelthi i Pensilvanisė si mik i Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės
-
 |
|
-
Prishtinė, 17 shkurt 2004
- Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim
Rugova, ka marrė njė fletėlavdėrim nga Komonuelthi i
Pensilvanisė si "mik i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės" dhe
njeri qė punon pėr tė "pėrmbyllur kornizėn ligjore pėr
pavarėsinė e Kosovės".
-
Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadės Multinacionale tė
KFOR-it Lindja, i cili ishte pėr njė vizitė lamtumirėse te
Presidenti i Kosovės ditėn e hėnė, ia dorėzoi Dr. Rugovės
fletėlavdėrimin e nėnshkruar nga zėvendėsguvernatorja e
Pensilvanisė, znj. Kethrinė Bejkėr Noll (Catherine Baker
Knoll).
-
Mė poshtė po e japim tekstin e
plotė tė fletėlavdėrimit.
|
-
-
"President Rugova, si
zėvendėsguvernatore e Komonuelthit tė shquar tė Pensilvanisė, jam e
nderuar tė lartėsoj arritjet tuaja si President i Kosovės. Miqėsia
juaj ndaj Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ka qenė nė tė mirė si tė
Kosovės ashtu edhe tė Shteteve tė Bashkuara. Fryma juaj e ngrohtė e
bashkėpunimit ėshtė diē drejt sė cilės aspirojnė tė gjithė njerėzit
e kėtij Komonuelthi tė shquar dhe tė kombit:
-
I dua mė fort ėndrrat pėr tė ardhmen sesa historinė e tė kaluarės.
Tomas Xheferson (Thomas Jefferson)
-
Puna juaj pėr tė krijuar kuvendin e zgjedhur me votė tė lirė, forcėn
policore tė vendit tuaj si dhe Trupat e Mbrojtjes sė Kosovės
demonstron angazhimin tuaj pėr t'i shėrbyer popullit. Pensilvania
mirėpret miqėsinė tuaj tė provuar.
-
Puna juaj me forcat e tjera politike shqiptare tė Kosovės dhe
pėrpjekja pėr tė pėrmbyllur kornizėn ligjore pėr pavarėsinė e
Kosovės ka rėndėsi shumė tė madhe dhe, prandaj, ju ftoj qė tė vini
nė Komonuelthin e Pensilvanisė pėr t'i forcuar marrėdhėniet tona me
Kosovėn si shoqėri tė lirė e demokratike.
-
Pėrmes veprimeve tuaja gjatė gjithė jetės, ju keni pėrēuar vullnetin
e mirė dhe harmoninė e popullit tė Kosovės dhe keni vendosur
standarde qė duhet t'i ndjekin tė tjerėt.
-
-
Teksa vazhdoni tė promovoni parimet e
karakterit tė mirė dhe tė jetesės me domethėnie pėr t'i arritur
objektivat tuaja, kujtohuni qė gjithmonė t'u pėrmbaheni fuqishėm
parimeve si nė kohė vėshtirėsish ashtu edhe nė kohė suksesi.
-
Nė emėr tė 12 milionė qytetarėve tė Pensilvanisė, dua t'ju shpreh
lavdatė pėr arritjet tuaja tė jashtėzakonshme dhe t'ju falėnderoj
pėr miqėsinė tuaj ndaj Shteteve tė Bashkuara.
-
-
Vazhdofshi me suksese tė mėdha dhe paqe
nė gjithė pėrpjekjet tuaja nė tė ardhmen", thuhet nė fund tė tekstit
tė fletėlavdėrimit tė nėnshkruar nga Kethrinė Bejkėr Noll (Catherine
Baker Knoll) zėvendėsguvernatore e Pensilvanisė.
-
-
-
Nėse
standardet nuk pėrmbushen shtyhen bisedimet pėr statusin
pėrfundimtar tė Kosovės, thotė Holkeri
-
-
Prishtinė, 17 shkurt 2004
- Nėse standardet nuk pėrmbushen deri nė
vitin 2005 mund tė shtyhet fillimi i bisedimeve pėr statusin
pėrfundimtar tė Kosovės, tha sot shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri, duke
folur para mediave pėr vizitėn e tij nė Nju Jork, Londėr dhe
Bruksel. Ai tha se nė tė gjitha kėto qendra tė vendosjes ka marrė
pėrkrahjen pėr vazhdimin e procesit tė implementimit tė standardeve.
-
-
Holkeri nuk saktėsoi ndonjė arsye pėr
pohimin e tij, por shtoi se serbėt nuk po marrin pjesė nė grupet
punuese, duke lėnė tė kuptohet se mospjesėmarrja e serbėve ėshtė njė
nga arsyet qė do tė bėhet shtyrja e bisedimeve rreth statusit tė
Kosovės.
-
Sipas Holkerit vazhdimi i dialogut me Beogradin ėshtė shtyrė pėr
shkaqe teknike, ndėrkaq nė delegacionin e Beogradit ai tha se sheh
njė "partner serioz" pėr bisedime.
-
-
Ndėrkaq, duke folur pėr procesin e
privatizimit, Holkeri tha se gjatė takimeve qė ka pasur nė Kėshillin
e Sigurimit ka marrė mbėshtetjen pėr vazhdimin e privatizimit. "Tė
gjithė bashkėbiseduesit e mi, pėrkatėsisht tė gjithė 15 anėtarėt e
KS kanė shprehur interesim tė madh pėr vazhdimin e privatizimit nė
Kosovė", tha Holkeri. Nė lidhje me sugjerimet dhe vėrejtjet e palės
serbe nė tekstin e standardeve, ai tha se do t'i shqyrtojė ato
qėndrime, por theksoi se pala serbe dhe qeveria serbe nuk mund dhe
as qė kanė tė drejtė veto pėr standardet.
-
Njėherit ai paralajmėroi se do tė ketė njė takim me Bordin e AKM-sė
ku do tė shqyrtohet mundėsia e zhbllokimit tė procesit tė
privatizimit.
-
-
-
Pesė
pjesėtarė tė TMK-s tė arrestuar nga policia ndėrkombėtare u liruan
dje pasdite
-
-
Prishtinė, 17 shkurt 2004
- Pesė persona tė arrestuar nga forcat e
kombinuara tė policisė dhe KFOR-it nė Prizren dhe Prishtinė, janė
liruar pasdite, ndėrkaq gjenerali i TMK-sė, Selim Krasniqi, togeri
Milaim Laftifi, kapitem Xhavit Elshani dhe nėnkolonel Bedri Zyberaj
edhe mėtutje po mbahen nė arrest.
-
-
-
Deklaratė e
Zyrės sė Presidentit nė lidhje me arrestimet e pjesėtarėve tė TMK-sė
-
-
Prishtinė, 17 shkurt 2004
- Arrestimi i disa pjesėtarėve tė TMK-sė,
tė dyshuar se kanė kryer krime serioze, duhet parė si veprim tė
organeve pėr zbatim tė ligjit ndaj individėve e assesi damkosje tė
insitucionit tė rėndėsishėm tė Kosovės, Trupave tė Mbrojtjes tė
Kosovės (TMK), thuhet nė njė deklaratė tė Zyrės sė Presidentit tė
Kosovės nė lidhje me kėto arrestime.
-
"Si nė ēdo shoqėri dhe vend demokratik ku ka sundim tė ligjit, tė
arrestuarit duhet tė trajtohen nė pajtim me procedurėn adekuate
ligjore pėr tė dėshmuar fajėsinė apo pafajėsinė e tyre", thuhet nė
kėtė deklaratė.
-
-
-
Reagim i
Kryeministrit Rexhepi ndaj arrestimit tė Selim Krasniqit
-
-
Prishtinė, 17 shkurt 2004
- Lidhur me arrestimin e gjeneral Selim
Krasniqi, komandant i Zonės sė Dytė tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės
dhe 3 oficerėve tė tjerė tė kėtyre trupave ka reaguar kryeministri
Bajram Rexhepi.
-
-
Kryeministri Rexhepi nė emėr tė Qeverisė
insiston nė trajtimin individual e tė izoluar tė kėtyre rasteve pa
implikuar organizatėn tė cilės i takojnė personat nė fjalė. Nė kėtė
drejtim, Qeveria insiston nė procedimin sa mė tė shpejtė tė kėtyre
rasteve nė mėnyrė qė tė gjitha provat eventuale tė ekzaminohen nė
procedurė tė drejtė e tė hapur gjyqėsore, thuhet nė komunikatėn pėr
opinion tė kryeministrit Bajram Rexhepi.
-
-
Qeveria vazhdimisht ka theksuar se
asnjėri nuk duhet tė jetė mbi ligjin dhe se e njėjta duhet tė vlejė
pėr tė gjithė personat pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike apo
funksioni qė mund tė kenė. Qeveria rithekson pėrkrahjen e saj pėr
TMK-nė si njė institucion tejet i rėndėsishėm, integriteti i tė
cilit si tėrėsi duhet tė respektohet dhe tė mbrohen nga tė gjithė,
thuhet tė komunikatėn pėr opinion tė kryeministrit Bajram Rexhepi.
-
-
-
Nėntė
kompani pėrmbushin kriteret pėr tė marrė pjesė nė tenderin e
telefonisė mobile
-
-
Prishtinė, 17 shkurt 2004
- Bordi i ART-sė, nė mbledhjen e mbajtur
mė 13 shkurt, ka shqyrtuar punėn e deritanishme nė procedurat
parakualifikuese tė telefonisė mobile. Duke u mbėshtetur nė kushtet
e parapara nga Ministria TPT pėr fazėn e parė, ka konstatuar se
kompanitė e poshtėshėnuara:
-
Kosova International Telecommunication LLC eless International,
Turkcell, Albacell, Mobimak, Consortium, "Motorola"&ASG Cosmo A
&Others, Tele2, Kostel, Alliance Liquid Assets Groups Backbone
Communications dhe Mobikos&Mobitel kanė pėrmbushur kriteret e
pėrcaktuara dhe si tė tilla mund tė marrin pjesė nė tenderin pėr
telefoninė mobile.
-
ART nė bashkėpunim me MTPT-nė do tė precedojė mė tutje konform
Ligjit pėr Telekomunikacionin, thuhet nė njė njoftim tė Bordit tė
ART-sė.
-
-
-
Ministrja e
Shėndetėsisė sė Kosovės do tė vizitojė Shqipėrinė
-
-
Prishtinė, 17 shkurt 2004
- Prej 18 deri mė 20 shkurt, ministrja e
Shėndetėsisė sė Kosovės, Dr.Resmije Mumxhi me bashkėpunėtorėt do tė
bėjė njė vizitė pune nė Shqipėri.
-
Ministrja Mumxhi do tė ketė takime zyrtare nė Ministrinė e
Shėndetėsisė tė Shqipėrisė. Pritet tė vazhdohen marrėveshjet e
deritashme me interes tė pėrbashkėt dhe pėr mundėsitė e zhvillimit
tė mėtutjeshėm tė bashkėpunimit tė ndėrsjellė.
-
-
-
Fillon
ndėrtimi i qendrės sė parė tė kardiokirurgjisė
-
-
Prishtinė, 17 shkurt 2004
- Tė enjtėn organizohet njė solemnitet me
rastin e fillimit tė ndėrtimit tė Qendrės Medicinale INTERMED nė
lokacionin Qyteti Italia afėr Prishtinės.
-
Qendra Medicinale inkuadron nė vete ndėrtimin e qendrės sė parė tė
kardiokirurgjisė nė Kosovė.
Nė kėtė solemnitet janė tė ftuar pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė vendit
dhe ndėrkombetarė, pėrfaqėsues tė mjeksisė kosovare dhe mysafirė tė
tjerė.
-
-
-
AAK
kundėrshton ashpėr arrestimet e djeshme
-
-
Prishtinė, 17 shkurt 2004
- Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK)
thekson se e ka pritur me indinjatė tė thellė lajmin pėr arrestimin
e gjeneral Selim Krasniqit, komandant i Zonės II Mbrojtėse dhe tre
eprorėve tė tjerė tė lartė tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės.
-
"AAK beson nė drejtėsinė, rendin dhe ligjin, por nuk u beson
improvizimeve tė tilla tė drejtėsisė dhe kundėrshton ashpėr
arrestimet qė shkojnė nė favor tė politikės ditore. Ky dhe veprime
tė tjera tė tilla janė nė vazhdėn e eksperimenteve me drejtėsinė qė
po bėhen nė Kosovė", thuhet nė njė komunikatė tė AAK-sė.
-
"AAK konsideron se bashkėpunėtorėt e Millosheviqit kurrė nuk mund tė
vendosin drejtėsi nė Kosovė.
-
-
Po tė kishte drejtėsi kėtu, atėherė dje
do tė duhej arrestuar udhėheqėsi, mbėshtetėsi dhe nxitėsi i tė
gjitha situatave destabilizuese dhe bandave kriminale nė Kosovė,
Nebojsha Ēoviq dhe jo luftėtari i lirisė, gjenerali Selim Krasniqi",
thotė AAK dhe konsideron se "arrestimet e djeshme goditėn edhe
njėherė drejtėsinė nė Kosovė dhe ato janė tė drejtuara po ashtu
kundėr vlerave madhore tė UĒK-sė, TMK-sė, paqes, stabilitetit dhe tė
ardhmes sė Kosovės".
-
-
-
Dialogu
Prishtinė-Beograd pėr ēėshtje teknike mund tė fillojė nė fund tė
shkurtit apo nė fillim tė marsit
-
-
Prishtinė, 17 shkurt 2004
- Kryeadministratori i Kosovės, Hari
Holkeri dhe shefi i tė ashtuquajturės "Qendra koordinuese serbe pėr
Kosovėn", Nebojsha Ēoviq, janė dakorduar gjatė takimit tė djeshėm nė
Prishtinė, qė dialogu pėr ēėshtje teknike ndėrmjet Prishtinės dhe
Beogradit mund tė fillojė nė javėn e fundit tė muajit shkurt, apo nė
javėn e parė tė muajit mars. Po ashtu ata janė pajtuar qė
delegacioni i Prishtinės duhet tė jetė me pėrbėrje shumetnike.
-
-
Ndėrkaq, pėrfaqėsuesit e serbėve tė
Kosovės, tė cilėt do tė marrin pjesė nė delegacionin e Prishtinės
ende nuk kanė caktuar pėrfaqėsuesit e tyre. Me sugjerimin e Ēoviqit,
Holkeri gjithashtu ka pranuar qė tė mbledhė grupin punues, i
themeluar me marrėveshjen Hakerup - Ēoviq nė vitin 2001.
-
-
Takimi i tij do tė mbahet nė mars. Nga
ky takim nuk ėshtė njoftuar ku do tė zhvillohen bisedat, mirėpo
mediat serbe njoftuan se Prishtina do tė jetė vendi i rifillimit tė
dialogut shqiptaro-serbė.
-
Sipas njė kumtese pėr media tė UNMIK-ut, Holkeri ka theksuar se
shpreson qė serbėt do tė marrin pjesė nė grupet punuese. Ai shfaqi
shpresėn se koalicioni "Kthimi" do t'ia dorėzojė emrat deri tė
mėrkurėn.
-
Ndėrkaq, pas kthimit nė Beograd, Ēoviq lidhur me gatishmėrinė e
palės serbe pėr bisedime ka thėnė: "Ne jemi tė gatshėm dhe mund tė
hapim ēfarėdo teme: tė zhdukurit, kthimin, energjetikėn, transportin
dhe telekomunikacionin.
-
-
Ekzistojnė njerėzit, zėvendės apo
ndihmėsministra, qė janė ekspertė, tė cilėt do t'i udhėhiqnin grupet
e punės. Nė kėtė kuptim bisedimet ndėrmjet Prishtinės mund tė
fillojnė qė nesėr", tha Ēoviq.
-
-
-
Institucionet e Kosovės kundėrshtojnė pėrfshirjen e "Qendrės
koordinuese serbe" nė dialogun pėr ēėshtje teknike
-
-
Prishtinė, 17 shkurt 2004
- Institucionet e Kosovės edhe mėtutje
kundėrshtojnė qė dialogu pėr ēėshtje teknike me Beogradin tė
zhvillohet me tė ashtuquaturėn "Qendėr kordinuese tė Serbisė pėr
Kosovėn". Kryeministri Bajram Rexhepi thotė se institucionet e
Kosovės nuk mund t'i ndalojnė takimet e Holkerit me Ēoviqin, por
rezultatet nga kėto takime nuk do t'i obligojnė pėr asgjė
institucionet e Kosovės.
-
Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci tha se Kuvendi do ta
mbėshtetė ēdo vendim tė Qeverisė sė Kosovės. Nė anėn tjetėr
nėnkryetar i LDK-sė Kolė Berisha thotė se pėr aq sa varet nga pala
kosovare LDK do tė insistojė qė tė mos bisedohet me "Qendrėn
koordinuse serbe".
-
-
-
Shtabi i
pėrgjithshėm i TMK-sė arrestimet e pjesėtarėve tė saj i cilėson si
njė goditje ndaj luftėtarėve tė UĒK-sė
-
-
Prishtinė, 17 shkurt 2004
- Shtabi i pėrgjithshėm i TMK-sė
arrestimet e djeshme tė pjesėtarėve tė saj i ka cilėsuar si njė
goditje tė re ndaj luftėtarėve tė UĒK-sė, arrestime kėto tė cilat
dėmtojnė stabilitetin e TMK-s dhe zhvillimin e saj. Zėdhėnėsi i
kėsaj trupe, Shemsi Syla kėtė e quan fushatė kundėr TMK-sė.
-
-
Ai thotė se Shtabi i TMK-sė
kategorikisht i hedh poshtė akuzat pėr krime lufte ndaj civilėve pėr
tė cilat akuzohen oficerėt e UĒK-sė dhe i konsideron kėto akuza tė
padrejta dhe si pėrpjekje pėr tė vėnė balancė midis luftės sė drejtė
qė ka bėrė UĒK-ja dhe krimeve qė ka bėrė ushtria dhe policia serbe
nė Kosovė.
-
-
TMK-ja respekton ligjin dhe parimin se
para ligjit tė gjithė janė tė barabartė, por ėshtė kundėr
standardeve tė dyfishta dhe tendencave pėr tė vėnė balancė tė
paqėndrueshme, tė cilat nuk e ndihmojnė procesin.
-
-
-
Tė rinjtė e
Gjilanit, Kumanovės dhe Preshevės ndėrtojnė ura bashkėpunimi nė
rajon
-
-
Gjilan, 17 shkurt 2004
- Bashkėpunimi i komunave
Gjilan-Preshevė-Kumanovė, njė projekt ky qė ka fituar pėrkrahje edhe
nga Kėshilli i Evropės, Pakti i Stabilitetit dhe Instituti
Lindje-Pėrendim, ka vazhduar tė marten nė Gjilan, me njė takim tė tė
rinjve, tė cilėt kanė zhvilluar njė debat rreth problemeve tė
pėrbashkėta si dhe bashkėpunimin e kėtij mikroregjioni.
-
Programi ka pėr qėllim qė t`i lehtėsojė kontaktet ndėrmjet kėtyre
komunave, pas konfliktit nė tė cilin ishte pėrfshirė ky rajon dhe
t`i japė mė shumė kuptim fjalės multietnicitet. Njėkohėsisht synohet
qė nė kėtė mėnyrė, duke inkurajuar takimet dhe dialogun ndėrmjet tė
rinjve, t`iu ofrohet atyre mundėsia tė ndėrtojnė njė rrejt
komunikimi tė ndėrsjellė nė mikroregjion.
-
Delegacionet kanė qenė tė pėrbėra nga tė rinj shqiptarė, maqedonas,
serbė, turq dhe romė dhe ata janė pritur edhe nga kryetari i komunės
sė Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili i ka inkurajuar pėr pėrkrahjen qė
po i japin modelit bashkėpunues nė rajon, nė kuadėr tė proceseve
intergruese qė po zhvillohen nė Evropėn Juglindore.
-
Pjesėmarrėsit i kanė shfaqur pikėpamjet e tyre rreth zhvillimit tė
rajonit si dhe bashkėpunimit vijues ndėrmjet komunave
Gjilan-Kumanovė-Preshevė.
-
-
-
Nė Shtime u
pėrurua Qendra Sociale, e cila do tė pėrkujdeset pėr 35 mijė banorė
-
-
Shtime, 17 shkurt 2004
- Nė Shtime u pėrurua Qendra sociale. Pėrurimi i
kėtij objekti dhe punėsimi i stafit tė ri do t'u mundėsojė 35 mijė
banorėve tė Komunės tė Shtimės tė shpėrndarė nė 22 fshatra shėrbime
mė cilėsore dhe mė efikase e asistencė sociale. Ndėrtimin e kėtij
objekti e financoi Banka Botėrore, ndėrkaq truallin falas e dha
Kuvendi komunal i Shtimes.
-
-
-
Regjistrimi
i popullsisė ėshtė njė nga prioritetet e Entit tė Statistikės
-
-
Prishtinė, 17 shkurt 2004
- Enti i Statistikės sė Kosovės nė tė
ardhmen njė nga prioritetet e tij do tė ketė edhe regjistrimin e
popullsisė si njė projekt madhor pėr ēdo vend. Ndėrkaq, pėr Kosovėn
regjistrimi i popullsisė ėshtė tejet i rėndėsishėm sepse ka shumė
vite qė Kosova nuk ka pasur regjistrim tė popullsisė, mė saktėsisht
qė nga viti 1981.
-
-
Sipas drejtorit tė kėtij Enti, Hysni
Thaēi, regjistrimi i popullsisė ėshtė njė domosdoshmėri pėr
instiucionet dhe pėr gjithė ata qė u duhen tė dhėnat nė
vendimmarrjet e caktuara.
-
Ligji pėr regjistrimin e popullsisė ėshtė miratuar nė parim nga
Kuvendi i Kosovės vitin e kaluar, prandaj Enti i Statisktikės ka
bėrė tė gjitha pėrgatitjet e duhura pėr kėtė proces, ndėrkohė qė
data e caktimit tė regjistrimit ėshtė ēėshtje politike tė UNMIK-ut
dhe tė institucioneve vendore, thotė drejtori i kėtij enti.
-
-
Thaēi tha se do tė insistojė qė
regjistrimi tė bėhet sa mė parė, por kjo, tha ai, ėshtė kompetencė
ekskluzive e UNMIK-ut dhe e shefit tė tij, por edhe tė
institucioneve tė Kosovės tė cilat duhet tė imponojnė njė vendim tė
tillė.
-
-
-
Brovina:
"Nuk jam anėtare e grupit punues pėr bisedime"
-
-
Prishtinė, 17 shkurt 2004
- Nė kohėn kur ende nuk ishte marrė vendim
i plotė pėr nivelin e bisedimeve me Beogradin, u pėrmend edhe emri
im nė grupin negocues pėr bisedime pėr personat e rrėmbyer dhe tė
pagjetur gjatė luftės, thotė nė njė deklaratė Flora Brovina,
kryesuese e Komisionit parlamentar pėr personat e rrėmbyer dhe tė
pagjetur gjatė luftės.
-
-
"Mendimin tim personal dhe si kryetare e
Komisionit parlamentar pėr personat e rrėmbyer dhe tė pagjetrur, e
kam shprtehur qartė se pėr tė rrėmbyerit gjatė luftės nuk mund tė
flitet si pėr njė ēėshtje teknike, por zbardhja e fatit tė tyre
duhet tė jetė parakusht dhe hap i parė pėr krijimin e njė atmosfere
pėr bisedime", thotė zonja Brovina duke shtuar se qėndrimi i saj pėr
kėtė ēėshtje ėshtė i qartė dhe i mjaftueshėm dhe e shpjegon pse nuk
mund tė jetė anėtare e grupit teknik pėr bisedime.
-
-
-
KK i
Podujevės aprovoi buxhetin e komunės pėr vitin 2004
-
-
Podujevė, 17 shkurt 2004
- Kuvendi komunal i Podujevės nė seancėn e sotme
tė udhėhequr nga kryetari Agim Veliu aprovoi me shumicė votash
buxhetin pėr vitin 2004, mori vendimin pėr emėrimin e u.d sė
Kryeshefit tė Ekzekutivit dhe pėr shpalljen e konkursit pėr kėtė
post.
-
-
Buxheti pėr vitin 2004 kap shumėn prej
7.999.145 euro. Sipas vendimit tė sotėm Granti i Qeverisė i aprovuar
edhe nga Ministria pėr Ekonomi e Financa ėshtė 6.837.259 euro,
ndėrkaq qė nga tė hyrat vetjake komuna e Podujevės planifikon tė
inkasojė 1.161.866 euro.
-
Gjithashtu sot Kuvendi komunal i Podujevės emėroi njėzėri pėr
ushtrues tė detyrės sė Kryeshefit Ekzekutiv z. Mehmet Gashi, drejtor
i drejtorisė pėr buxhet e financa si dhe mori vendimin pėr shpalljen
e konkursit pėr postin e Kryeshefit tė ekzekutivit.
-
-
-
Del Ponte
thotė se po hetohen dy raste pėr krime lufte nė Kosovė gjatė viteve
1998/1999
-
-
Hagė, 17 shkurt 2004
- Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės, Karla del
Ponte nė njė intervistė pėr Agjencinė franceze tė lajmeve AFP ka
deklaruar se po hetohen dy raste pėr krime lufte nė Kosovė gjatė
viteve 1998/1999, ku tė akuzuarit janė shqiptarė tė Kosovės.
-
-
Sipas zonjės Del Ponte ajo ka hasur nė
vėshtirėsi nė rastet nė fjalė pėr shkak tė tėrheqjes sė bashkėsisė
ndėrkombėtare. Deri mė tash tre shqiptarė janė arrestuar nga Gjykata
e Hagės dhe asnjė prej tyre nuk i ka pranuar akuzat.
-
Ndėrkaq, administrata e OKB-sė nė Kosovė ka deklaruar nė pėrgjigje
tė ankesave tė zonjės Del Ponte se bashkėpunimi i UNMIK-ut me
Gjykatėn e Hagės ėshtė i shkėlqyer, por prokurorja nuk ka thėnė nėse
ishte UNMIK-u apo KFOR-i ata qė hezitonin, por ka pėrdorur termin
bashkėsia ndėrkombėtare.
-
-
-
Nano i hapur
pėr hetim anti-korrupsion
-
-
Tiranė, 17 shkurt 2004
- Kryeministri shqiptar Fatos Nano ka thėnė se
ėshtė i hapur ndaj hetimeve lidhur me akuzat e opozitės pėr
pėrfshirje nė korrupsion. Ai tha se qeveria ėshtė e angazhuar nė
luftėn kundėr korrupsionit, monopoleve e tė lidhjes sė politikės me
krimin.
-
"Jam i hapur... tė ballafaqohem dhe tė hetohem nė ēdo instancė pėr
ēfarėdo pretendimi," tha zoti Nano duke reaguar ndaj akuzave tė
kreut tė Partisė Demorkatike tė opozitės Sali Berisha.
-
"Nuk do tė heq pėr asnjė sekondė dorė nga pėrdorimi i tė gjitha
instrumentave ligjorė qė i jep qeverisė dhe mazhorancės kushtetuta
pėr tė luftuar korrupsionin, kriminalitetin, evazionin,
kontrabandėn, konfliktet e interesave, monopolet nė treg dhe sidomos
ēdo lidhje kriminale tė politikės sė regjimit tė Berishės me
korrupsionin dhe trafiqet nė ekonomi," tha kryeministri shqiptar.
-
Kreu i PD-sė kėmbėngul vazhdimisht se rritja e fundit e ēmimeve, tė
bukės dhe shėrbimit tė telefonisė fikse, ėshtė rezultat i monopoleve
tė vendosura nga njerėz tė kryeministrit Nano.
-
-
-
Mark Camaj
ambasador i ri i Unionit serbo-malazez nė Tiranė
-
-
Beograd, 17 shkurt 2004
- Presidenti i Unionit tė Serbisė dhe Malit tė Zi
Svetozar Maroviq ka emėruar Mark Camajn ambasador tė ri tė kėtij
unioni nė Tiranė. Camaj ėshtė profesor i tė drejtės ndėrkombėtare nė
Fakultetin Juridik tė Podgoricės. Nė postin e ambasadorit nė
Shqipėri Camaj erdhi pas Cafo Kapetanoviqit, i cili ishte funksionar
i Partisė Socialiste Popullore.
-
-
-
Policia
malazeze ka arrestuar njė shtetas shqiptar me dy kg heroinė
-
-
Podgoricė, 17 shkurt 2004
- Nė Podgoricė ėshtė arrestuar shtetasi
shqiptar nga Tirana Bashkim Doko (40) pėr shkak tė trafikut me
drogė. Me rastin e arrestimit tek ai policia ka gjetur 2 kg e 33
gram heroinė, vlera e tė cilit nė treg ėshtė 100 mijė euro,
njoftojnė mediat malazeze.
-
-
Doko kishte qenė i pėcjellė nga policia
pėr gjashtė muaj me radhė dhe qė prej njė viti po jetonte nė njė
paralagje tė kryeqytetit malezez nė njė banesė me qira. Bashkim Doko
ėshtė arrestuar mė 13 shkurt nė lokalitetin Tuz afėr Podgoricės.
-
-
-
Presidenti
maqedonas nuk e ka nėnshkruar Ligjin pėr zyrtarizimin e
Universitetit tė Tetovės
-
-
Shkup, 17 shkurt 2004
- Presidenti maqedonas Boris Trajkovski nuk e ka
nėnshkruar Ligjin pėr zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės pėr
shkak tė presioneve, qė i bėhen atij nga partia opozitare maqedonase
VMRO-DPMN. Kėshtu ka bėrė tė ditur me njė komunikatė kabineti i
Presidentit maqedonas.
-
-
-
Qindra
anėtarė tė sindikatave tė Maqedonisė kanė protestuar nė Shkup
-
-
Shkup, 17 shkurt 2004
- Pas pėrfundimit tė djeshėm tė grevės sė
arsimtarėve nė Maqedoni prej dje njė grevė kanė paralajmėruar
makinistėt e trenave. Nė anėn tjetėr qindra anėtarė tė sindikatave
tė Maqedonisė kanė protestuar dje nė Shkup, duke parakaluar para
disa ministrive dhe ndėrtesės qeveritare.
-
-
Ata kėrkuan respektimin e marrėveshjes
sociale dhe kolektive, tė nėnshkruara me Qeverinė, si dhe ndalimin e
zvogėlimit tė tė drejtave tė punėtorėve. Lidhja e Sindikatave tė
Maqedonisė, ka kėrkuar edhe zgjidhjen e statusit tė punėtorėve tė
ndėrmarrjeve falimentuese, si dhe nuk pranojnė largimin nga puna tė
punonjėsve nga sektori publik. Nė mesin e protestuesve shumica ishin
punėtorė tė arsimit.
-
-
-
Opozita
kėrkon njė qeveri teknike qė do tė pėrgatiste kushtet pėr zgjedhjet
e ardhshme nė Shqipėri
-
-
Tiranė, 17 shkurt 2004
- Nė njė tryezė tė opozitės demokratike nė Tiranė
u kėrkua qė nė Shqipėri tė krijohet njė qeveri teknike, e cila siē
ėshtė thėnė, do tė pėrgatiste kushtet pėr zgjedhjet e ardhshme.
Kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha tha se kjo qeveri mbi tė
gjitha do tė pėrgatiste vendin pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme.
-
-
Idenė pėr njė qeveri teknike e mbėshteti
edhe kryetari i Partisė Republikane Fatmir Mehdiu, i cili shfaqi
mendimin se qeveria socialiste duhet doemos tė largohet. Kryetari i
Partisė Lėvizja e Legalitetit, Ekrem Spahija gjithashtu tha se
protestat me moton: "Nano ik", duhet tė zhvillohen nė tė gjithė
Shqipėrinė, duke pėrfshirė edhe organizatat joqeveritare.
-
Protesta qė do tė zhvillohet mė 21 shkurt me moton: "Nano ik", sipas
partive opozitare, pritet tė jetė mė e madhja. Kjo lėvizje, sipas
kryetarit tė PD-sė, ėshtė e diktuar nga shumė faktorė, por mbi tė
gjitha pėr korrupsionin e madh, qė ekziston dhe faktin, qė ndaj
personave tė korruptuar, nuk ėshtė marrė asnjė masė ligjore.
-
-
-
Vritet njė
ushtar amerikan
-
-
Bagdad, 17 shkurt 2004
- Nga shpėrthimi i njė bombe skaj rrugės ėshtė
vrarė njė ushtar amerikan nė veri tė Irakut, thanė sot zyrtarėt
ushtarakė amerikanė. Ky ėshtė ushtari tretė qė ėshtė vrarė brenda 24
orėve tė fundit, njofton Rojter.
-
-
-
Tė paktėn 17
persona kanė humbur jetėn nė Brazil
-
-
Rio de Zhanejro, 17 shkurt 2004
- Tė paktėn 17 persona kanė humbur jetėn
dhe 25 janė lėnduar kur kamioni me punėtorė rrėshqiti nga rruga nė
njė kanal nė Brazilin verilindor.
-
Kamioni trasportonte rreth 50 punėtorė nė plantazhin e portokalleve,
kur shoferi humbi kontrollin, u rrokulls disa herė dhe rrėshqiti nė
kanal.
-
-
-
Tė paktėn 25
ushtarė amerikanė janė plagosur nė njė aksident nė Kuvajt
-
-
Kuvajt, 17 shkurt 2004
- Tė paktėn 25 ushtarė amerikanė janė plagosur
kur autobusi i tyre u rrokullis afėr bazės ajrore amerikane nė veri
tė Kuvajtit, ka thėnė zėdhėnėsi ushtarak amerikan tė martėn, njofton
Rojter.
-
Incidenti ka ndodhur tė dielėn afėr bazės ajrore Ali al-Salem, 45
mila nė veri tė qytetit tė Kuvajtit, tha kapiteni Randal Baukom.
-
-
-
Paralajmėrim
britanik pėr sulme nė Arabinė Saudite
-
-
Londėr, 17 shkurt 2004
- Ministria e Jashtme britanike ka paralajmėruar
se beson qė terroristėt mund tė jenė duke planifikuar sulme tė reja
nė Arabinė Saudite. Ajo ka pėrsėritur gjithashtu paraljamėrimin e
saj kundėr udhėtimeve jo tė domosdoshme nė kėtė vend.
-
Ministria e Jashtme nuk hyri nė hollėsi se ēfarė e shtyu atė tė
bėnte paralajmėrimin e ri se terroristėt mund tė jenė "nė fazat
pėrfundimtare" tė pėrgatitjes sė sulmeve.
-
Edhe nė tė shkuarėn ka pasur paralajmėrime tė tilla pėr Arabinė
Saudite dhe vitin e shkuar ndodhėn sulme serioze kundėr disa zonave
tė banuara nė maj dhe nėntor, ku gjetėn vdekjen mė shumė se 50 vetė.
-
-
-
Holanda do
tė kthejė azilantė
-
-
Amsterdam, 17 shkurt 2004
- Parlamenti holandez pritet tė votojė
lidhur me njė ligj tė debatueshėm tė paraqitur nga qeveria e qendrės
sė djathtė qė do tė ēojė nė pėrzėnien e mijėra azil-kėrkuesve tė
cilėve u janė refuzuar kėrkesat.
-
Ky ligj e ka ndarė thellė shoqėrinė holandeze qė ka famėn pėr
tolerancė dhe e ka vėnė qeverinė dhe opozitėn ballė pėr ballė nė njė
sitem politik tė njohur pėr konsensus.
-
Ēėshtja e kthimit tė 26 mijė azilkėrkuesve nė vendet e tyre ka
dominuar axhendėn politike pėr muaj tė tėrė.
Politika e re e qeverisė ka mbėshtetje nga njė shumicė nė parlament,
por shumė nė shoqėrinė holandeze e kundėrshtojnė, si Kėshilli i
Kishave dhe njė numėr i madh kryetarėsh bashkie.
-
Komisioneri i lartė i OKB-sė pėr refugjatėt, holandezi Ruud Lubbers,
ka bėrė thirrje pėr kujdes.
-
-
-
Arrestohen 5
veta pėr vrasjen e Akila al-Hashimit
-
-
Bagdad, 17 shkurt 2004
- Nė Irak, zyrtarėt thonė se kanė arrestuar 5
irakianė nė lidhje me vrasjen vitin e kaluar tė njė anėtareje tė
Kėshillit Qeverisės. Zyrtarė tė Ministrisė sė Brendshme thanė tė
hėnėnse tė dyshuarit, tė cilėt nuk u identifikuan, ishin arrestuar
nė fillim tė shkurtit nė qytetin Amarah, rreth 300 kilometra nė
jugperėndim tė Bagdadit.
-
Anėtarja e Kėshillit Qeverisė, Akila al-Hashimi u qėllua disa herė
me armė zjarri kur persona tė paidentifikuar i dolėn asaj nė pritė
mė 20 shtator. Ajo vdiq pas pesė ditėsh.
-
-
-
Khatami bėn
thirrje pėr pjesėmarrje nė votime
-
-
Teherean, 17 shkurt 2004
- Presidenti i Iranit Mohamed Khatami u ka bėrė
thirrje njerėzve tė kapėrcejnė apatinė e tyre lidhur me zgjedhjet
parlamentare tė sė premtes dhe tė votojnė me shumicė pėr tė
parandaluar pakicėn e djathtė qė tė marrė pushetin.
-
Presidenti, qė vetė u zgjodh pėr tė sjellė mė shumė demokraci, tha
se njė rezultat i tillė nuk do tė ishte nė interes tė Iranit.
Deputeti reformist Reza Jusefian, i cili ėshtė skualifikuar nga
gara, ėshtė kundėr thirrjes sė presidentit pėr tė shkuar nė votime.
-
"Deputetėt kanė deklaruar se sipas mendimit tė tyre kėto zgjedhje
nuk janė tė drejta sepse nuk ka konkurencė tė vėrtetė midis dy
rivalėve," tha ai.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|