|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

KK i Podujevės aprovoi buxhetin e komunės pėr vitin 2004

 
 

 
   

Podujevė, 17 shkurt 2004 (TN) -  Kuvendi komunal i Podujevės nė seancėn e sotme tė udhėhequr nga kryetari Agim Veliu aprovoi me shumicė votash buxhetin pėr vitin 2004, mori vendimin pėr emėrimin e u.d sė Kryeshefit tė Ekzekutivit dhe pėr shpalljen e konkursit pėr kėtė post.

KK i Podujevės pas diskutimit aprovoi vendimin pėr buxhetin 2004 i cili kap vlerėn 7.999.145 euro. Sipas vendimit tė sotėm Granti i Qeverisė i aprovuar edhe nga Ministria pėr Ekonomi e Financa ėshtė 6.837.259 euro, ndėrkaq qė nga tė hyrat vetanake komuna e Podujevės planifikon tė inkasojė 1.161.866 euro. Kuvendi komunal i Podujevės emėroi njėzėri pėr ushtrues tė detyrės sė Kryeshefit Ekzekutiv z. Mehmet Gashi, drejtor i drejtorisė pėr buxhet e financa si dhe mori vendimin pėr shpalljen e konkursit pėr postin e Kryeshefit tė ekzekutivit.

KK i Podujevės nė seancėn e parė pėr kėtė vit dhe tė pesėmbėdhjetėn me radhė diskutoi edhe pėr disa kėrkesa tė tė grupeve parlamentare tė LDK-sė, PDK-sė dhe AAK-sė qė do tė hyjnė procedurė tė rregullt pėr shqyrtim nė mbledhjet e radhės sė Kuvendit.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.