|
16 shkurt 2004 / TN
Miranda
HAXHIA
(Reportazh nga ferri)
Si tė ta them tė shkretėn vojtje qė ndjej nė zemėr ēas pėr ēas, atė
durim tė padururar tė zemėrimeve pa gas. Nuk kisha ardhur ende nė
jetė, kur i sollėn me gjithė lecka nė njė vend pa paralele, pa
meridiane, pa asnjė drejtim horizonti , duke i shkulur nga vendlindja
pėr shkak tė njė krimi tė pabėrė, pėr shkak tė njė etheve tė njė lubie
qė funksiononte si njė proces ingranazhesh pėr diskriminimin e
shpėrfytyrimin e njeriut; dhe po ta paradija fatin e popullit tim, do
tė pėlqeja tė mos isha lindur pėr tė mos parė e njohur ata tė cilėt
edhe balte ndotur, edhe llom i ndyrė, i patnė pėrlotur me ngjyrė e
mynxyrė.
Me damkėn e tė internuarit, tė pėrbuzur e tė lėnė mėnjanė, tė heshtur
e fisnikė deri nė flijim, kėta njerėz i mbijetuan kėnetave,
mushkonjave, punės sė rėndė me shpresė se njė ditė do tė ktheheshin
tek shtėpia tė cilėn ua morėn lehtė ashtu siē iu morėn jetėt, ėndrrat.
Shumė nga tė internuarit u kthyen kur gjithēka u pėrmbys. Rigjetėn
pikėza dhe fragmente nga e kaluara, u pėrpoqėn tė ngjiznin rrėnjėt e
kėputura nga ku ishin nisur, duke u pėrpjekur tė rifillonin edhe
njėherė. Ndėrsa, jeta vazhdon me frymėmarrje tė ēuditshme, ka ende
njerėz qė tė ndodhur nė udhėkryq, pa ditur ku tė shkojnė, pa gjetur
njė strehė dhe njė copė tokė pėr tu ushqyer, mbetėn kėtu, ku i ngulėn,
duke i ngjasuar pemės sė Vitit tė Ri qė pasi gėzon ata qė e prenė me
dhimbjen qė prej trungut dhe erės sė pyllit e larguan duke i bėrė tė
humbin rrėnjėt, vjen edhe duron jeshillėkun deri nė kalbėsirė, ca nga
ca, pak nga pak.
Nuk
dolėn dot nga FERR-asi.
Tė
endesh nė tokėn tėnde, nė dheun tėnd dhe tė mos jesh i mirėpritur, do
tė thotė tė ndjesh se je i huaj, do tė thotė se je i privilegjuar pėr
tu ngrohur nė diell e fjetur nė baltė. Jeta e tyre ėshtė aq shumė e
pėrcaktuar, sa fillon me ankthin e bukės dhe pėrfundon me mbylljen e
sė njėjtės derė, ashtu si dikur, vetėm APELI para Kapterit nuk ėshtė
mė.
Janė
shumė larg vitet kur duhej tė kishin marrė rrugėn e kthimit. I sollėn
me njė makinė, por nuk u kanė mbetur gjymtyrė pėr tu kthyer sėrish,
kur ndryshimet demokratike iu zgjeruan mushkritė. Veē tė zvarriteshin,
veē tė pėrpėliteshin udhėve pėr tė kėrkuar rrėnojat e njė vendi qė nuk
ruajti asnjė shenjė identiteti pėr ekzistencėn e tyre.
Nuk janė
vetėm fshatrat e Lushnjes qė kanė pellgje nė tė cilat u ngujuan
familje tė tėra, nga mė fisniket dhe nga mė tė dėgjuarat deri tek mė
tė panjohurat. Nė gjithė Shqipėrinė u krijuan rezervate pėr tė
mbikqyrur jetėt e paraditura, fatet e pėrēudnuara, rezervate qė
eksperimentonin jashtė ēdo logjike mbi shpirtin, urinė, pėrbaltjen e
tė ashtuquajturve njerėz me njollė nė biografi.
Pa
dekolte tė hapur mbi qeliza, a ėndėrrim konteshash, me baltė nėn
kėmbėt e njė jete, pa mbiemrin e famshėm Kareninė, pa kujtimet e
shkėlqimet e salloneve mondane, pa garderobėn e njė Miledi, shqiptarja
Ana ėshtė njė shpresė qė pėrpėlitet nė jetėn e pajetė tė Ferr-asit.
Njė jetė e shndrruar nė hije, nė harresė, nė lotė. E pashė nė dritėn e
zezė tė ferrit, nė kampin e krijuar veē pėr fisnikėrinė e familjes sė
saj prej vitit 1962, pasi ka lėnė pas krismat e humbura agimeve tė
pazbardhur tė pushkatimit mbi ballin e jetės tė sė shoqit, ajo mori
rrugėn e gjatė drejt fshatit jetė-shkatėrrimtar, shoqėruar nga silueta
blu, jo tė natės, por tė varrit tė gjallė, pa e ditur se Ferri nuk
ishte mė i keq sesa 42 vjetėt duruar deri mė tash. Barraka me
kallama e baltė, me sokėllima minjsh tė dashuruar nėpėr natė, ku
gjumin prej dyzetė e dy vjetėsh bėn nėn ēatinė me katrama
(katran-gjumė-ziu, jetėn ma pėrpiu, smė la frymė njeriu!), e shoqėron
ende deri nė rėnkimin e fundit Ana Budon, gruan e pėrndjekur prej
rinie, prej endrrash, tė privuar nga dėshira pėr tė jetuar si ēdo
femėr, pėr tė pėrballur baltėn e fushės sė fundit me punė burri, me
krahė tė fortė pėr bujqėsi. Ndryshe fėmijėt e saj do ishin tė apeluar
edhe pse ndjenin uri, edhe pse era dhe shiu u lagte mushkritė nė
kasollen e rėnė qė ditėn e krijimit.
Ku ti
gjejė e mjera eshtrat e tė shoqit qė si mori vesh kurrė ku ia hodhėn
nėpėr natė, ku ti gjejė e vuajtura kockat pėr tė mbajtur pafuqinė e
rikthimit nga udha tė cilėn e bėri tė detyruar nė kampin e fundfushės
sė internimit, vend- kohė qė e bėri tė njohė APELIN ēdo darkė dhe ēdo
mėngjes nė sheshin para zyrės sė Kapterit, e identifikoi si familje
tė grupit A (jo grupit tė gjakut, por grupit tė thithjes sė gjakut!),
e bėri tė harrojė se kishte dėshira dhe ėndrra tė cilat ia morėn
fishkėllimat e plumbave kur nguleshin mbi rėnkimet e bashkėshortit
major tė privuar, krisma qė harruan se njeriu kishte qėnė partizan, se
njeriu qė pėrcaktonte me vdekjen e tij fatin dhe koordinatat e
familjes pėr nė udhėn e Ferrit, kishte luftuar deri nė Jugosllavi,
kishte shėrbyer nė fatkobndjellėsen Ministri tė Brendshme.
E
degėdisėn thellė, pėr ti kujtuar qė edhe kėngėt partizane nuk ishin
tė lejuara pėr tė; pėr ti kujtuar qė kurrė njė nuse larg Rezervatit
nuk do ta gjente dot pėr tė birin, pėr ti kujtuar qė ajo nuk ishte mė
prej mishi dhe kocke, por prej leckash dhe fyerjesh, prej kallamash e
balte, prej humbetire dhe baltovine. Kjo e bukura Ana, edhe me vitet e
saj tė rėnduara mbi thinja e mbi vuajtje do ti kishte hije mė shumė
njė poltroni ministrie, njė salloni bukurie, njė konkursi
thjeshtėsie, por kjo e zeza Ana ndoshta do mbetet nėn barrakėn e
vjetėr sa vet vuajtja e saj dhe gjithė jetėt nėn ujė do tė mallkojė
pėr HARRESĖN, pėr gjithė ata qė u ēorrėn pėr veten e tyre e harruan
udhėkryqin qė i ēoi thellė nė ferr, pėr tė gjithė ata qė tashmė
biletat i kanė prerė e udhėn drejt Rinasit kanė marrė pėr tė festuar
kryeqyteteve plot drita dhe gėshtenja tė qėruara nė kaushe, pėr tė
gjithė ata qė kujtesėn e vuajtjes, barit dhe parąsė ia kanė bėsuar.
Aty, ku
balta ka krijuar udhė qė nuk dihet ku venė; ku kryqėzohet treni
vetmitar dhe gomari i menduar nėn shi; aty, ku shitet grurė dhe hime
duke i kujtuar njerėzit se janė tė dallueshėm nga kafshėt; ku uji vjen
kur gdhin kur ti teket ndonjė dite tė dielė; aty, ku udha pėr nė
shkollė ėshtė njė orė nė kėmbė pėr fėmijėt e ish- kampit tė
internimit, apo kampit tė harrimit; aty ku votohet gjithmonė pėr tė
Djathtėn dhe emri i Kryetarit tė Komunės nuk dihet cili ėshtė; aty ku
guximi ėshtė i njė kohe qė nuk ka ēmim tjetėr veē jetės: - jeton
ende Ana, gruaja e ardhur prej gruas, nėna qė ndjen se po shuhet pa
patur mundėsi tė bėjė rrugėn e kthimit pėr nga vendi nga e kanė
shkulur dyzetė e dy vjet mė parė; 75-vjeēarja Ana qė dėgjon mėrmėrimėn
e mbesės kur reciton Lasgushin e nuk harron tė buzėqeshė ndonjė ēast
mes dhimbjes sė madhe tė varfėrisė; aty ku sollėn e prej nga u kthyen
bashkėvuajtėsit: Merlikėt, Dostėt, Mudėt, Staraveckėt e Kurt Kola nga
fshati ca mė tej, aty ku ėshtė harruar familja prej shtatė frymėsh (
qėnie me shpirt janė edhe kėta tė mjerė!) nė baltėn e harresės;
familjen qė vėrtitet rreth njė pensioni qesharak dhe grurit a jonxhės
tė njė copė toke; nė fshatin ku kisha e vetme mbledh tė krishterė dhe
myslimanė; ku shkollėn fillore dhe njė infiermeri me dhjetė ēezma
rrethuar e kanė veē prej Cafodit dhe askujt tjetėr.
Hap deriēkėn prej kallamash tė oborrit mjeran tė Barrakės 42-vjeēare
me dyshimin se ashtu si shumė vizitorė pararendės po i pėrdornim si
kavie tė eksperimenteve tė ashtuquajtura humanitare, dashamire,
gėnjeshtare, mashtruese, qesharake, tallėse, tė bėra sa e sa herė duke
filluar nga koha e fushatės (jo tė grurit) e deri tek dita e sotme.
Firma ime nuk ka vlerėn dhe hapėsirėn pėr tu dhuruar njė shtėpi aty,
ku duhej tė ishin, nga Tirana ku i hoqėn zvarrė; nuk ka vlerė qė ti
bėjė tė harrojnė uturimėn e minjėve nėpėr kallamat e murit brinjėdalė,
tė harrojnė baltėn qė i ngjeshi deri nė pikėn e fundit tė gjakut nė
kėtė fshat, tė cilit dhe emrin ndonjė gjenģ do tia ketė vėnė, pasi
nuk ėshtė as mė shumė dhe as mė pak, por vėrtet njė FERR.
Mund tė ndodhė qė dikush tė vazhdojė ti thėrresė emrin pėr APEL nė
ndonjė shesh ku ulėrihet dhe ndihet rreziku i shembjes sė karriges,
mund tė ndodhė qė ta kėrkojnė familjen e Anės pėr ta tundur si flamur
tė vuajtjes , ata qė nuk vuajtėn kurrė, por ajo nuk do ta dėgjojė dot,
pasi ėshtė shumė larg pėr tė dėgjuar. Edhe mund tė kthejė era ndonjė
nė kaq heshtje e qetėsi vajtimin e njė gruaje qė psherėtin me zė tė
saj, jet e trembur tė mos vdesi. Nuk do jetė fjala: KĖTU, e thėnė
tridhjetė vjetė me rradhė kur lindte dhe perėndonte dielli, por do
jetė britmė dėshpėrimi: MOS NA HARRONI! E pafuqishme pėr mė tej, smė
mbetet tjetėr veē zė e ēel njė vrer nė buzė, tash zė e ndrin njė vaj
nė sy Dhe atėhere shoh si ngrihet qė prej kaq shkretimi si prej
skėterre njė gjėmė, njė vaj, tė bren zemra me vrer pendimi e ēel e
ndritet e fillon tė qajė.
|
|