| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova pėruroi sallėn e
renovuar tė Kuvendit tė Kosovės
-
Presidenti
Rugova pėrgėzoi Luan Krasniqin
-
Luan
Krasniqi riktheu titullin e kampionit evropian nė boks
-
Presidenti Rugova tha se Kosova gjithnjė e mė shumė po gėzon
pėrkrahje nė botė nė rrugėn drejt pavarėsisė
-
Holkeri
njoftoi pėr arrestimin e pjesėtarėve tė TMK-sė
-
Ėshtė
arrestuar komandanti i Zonės sė dytė tė TMK-sė dhe shtatė pjesėtarė
tė tjerė tė saj
-
Gjilani dhe
Lipjani dakordohen pėr ndėrtimin e njė rruge nga drejtimi i Zhegocit
-
Filloi
mermetimi i rrugės Zhegėr - Shurdhan, e cila nė tė ardhmen
parashihet tė bashkohet me koridorin e tetė
-
Holkeri takohet sot nė Prishtinė me nėnkryetarin e Qeverisė serbe
-
Prizren: Ėshtė arrestuar komandanti i Zonės sė dytė TMK-sė dhe disa
persona tė tjerė
-
Feler thotė se shkrimet pėr rrezikun e vrasjeve politike janė
informata tė dhėna nga policia e UNMIK-ut
-
Angjela Xhozef thotė se tė kėrcėnuarit me vrasje janė zyrtarė tė
lartė tė LDK-sė
-
Parlamentarėt kosovarė vizitojnė Shqipėrinė
-
Nisma "Pėr njė Universitet TJETĖRQYSH" tė mėrkurėn organizon njė
prtestė nė Prishtinė
-
Nė
Ohėr pėrfundoi punimet takimi pėr hartimin e strategjisė pėr
zhvillimin e arsimit tė lartė nė Kosovė
-
Nė
Gjilan vazhdon gjykimi kundėr udhėheqėsit tė ish-UĒPMB-sė
-
Ndėrpritet greva nė Maqedoni, shkollat fillojnė punėn
-
Parlamentarė evropianė thonė se ēamėt nė Greqi duhet t'i gėzojnė po
ato tė drejta, sikur grekėt nė Shqipėri
-
Qytetarėt shqiptarė nė Maqedoni do tė pajisen me dokumente tė reja
tė udhėtimit
-
Nė Irak vriten
dy ushtarė amerikanė
-
Bremer flet pėr ndryshime tė planeve
-
Nisin bisedimet pėr Kashmirin
-
Nga
rebelimi i aborixhinėve dhjetra policė tė plagosur nė Sidnei
-
Ka
arritur nė 38 numri i viktimave nė Moskė
-
Arrestohet edhe njė zyrtar i lartė i ish-regjimit tė Sadam Huseinit
-
Vritet njė ushtar amerikan dhe plagosen tre tė tjerė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova pėruroi sallėn e renovuar tė Kuvendit tė Kosovės
-
 |
|
-
Prishtinė, 16 shkurt 2004
- Me njė solemnitet rasti sot u pėrurua salla e
renovuar e Kuvendit tė Kosovės, nė tė cilėn merrnin pjesė
pėrafqėsuesit mė tė lartė tė institucioneve vendore, por jo
edhe kreu i UNMIK-ut. Pėrurimin e bėnė Presidenti Ibrahim
Rugova dhe Kryeparlametari Nexhat Daci.
-
Presidenti Rugova tha se pėrurimi i sallės solemne tė Kuvendit
tė Kosovės, ėshtė njė moment solemn dhe ngjarje me rėndėsi pėr
institucionet demokratike dhe pėr popullin e qytetarėt e
vendit tonė dhe ėshtė njė shenjė e progresit tė Kosovės.
|
-
-
"Renovimi i sallės
solemne tė Kuvendit tė Kosovės ėshtė ngjarje me rėndėsi qė tregon se
institucionet e Kosovės janė tė vendosura tė krijojnė objekte pune
dhe qė do tė jenė simbol i vendit tonė dhe i pavarėsisė sė tij",
vlerėsoi Presidenti Rugova, duke propozuar renovimin komplet tė
ndėrtesės sė Kuvendit pėr tė krijuar mė shumė kushte pėr punėn e
deputetėve si dhe pėr ndėrtimin e Kryeministrisė dhe tė ministrive
tė veēanta.
-
 |
|
-
Presidenti Rugova
pėrgėzoi Dacin pėr iniciativėn qė ka ndėrmarrė pėr renovimin e
sallės solemne tė Kuvendit dhe qė u krye me sukses.
-
-
Poashtu ai
vlerėsoi interierin e bukur e funksional me simbole tė
qėlluara historike tė popullit tė Kosovės qė kanė hyrė edhe nė
historinė evropiane e perėndimore si dhe me simbolin e NATO-s
qė ėshtė bėrė pjesė e historisė sė Kosovės.
-
-
"Shpresoj se sė
shpejti kėtu do t'i vendosim edhe simbolet shtetėrore tė
vendit tonė, Kosovės", tha nė fjalėn e tij Presidenti Rugova.
|
-
-
Nga ana e tij
kryeparlamentari Daci tha se sot po vendosen themelet pėr njė punė
mė tė pėrgjegjshme tė parlamentit ndaj qytetarėve tė Kosovės nė
bashkėpunim me bashkėsinė ndėrkombėtare.
-
-
"Institucionet e Kosovės
nuk janė tė gatshme qė tė bėjnė inxhinieing me kulturėn shqiptare,
me kulturėn e traditėn qė ėshtė e pranuar
edhe ndėrkombėtarisht, sepse pėr muralet ndoshta profesionistėt e
artit mund tė bėjnė vėrejtje prefesionale, por jo edhe
pėrmbajtėsore", tha Daci duke aluduar mė kritikat qė u janė bėrė
muraleve tė vendosura.
-
Kryeministri Bajram Rexhepi refuzoi tė komentojė muralet e kuvendit
duke mos dashur tė komentojė qėndrimet e UNMIK-ut, por lavdėroi
kushtet e krijuara pėr deputetėt e Kosovės.
-
-
-
Presidenti
Rugova pėrgėzoi Luan Krasniqin
-
-
Prishtinė, 16 shkurt 2004
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova e ka
pėrgėzuar sot boksierin Luan Krasniqi pėr titullin kampion i Evropės
nė boks nė kategorinė e rėndė.
-
"Me rastin e fitores sė dytė tė titullit kampion i Evropės nė boks,
Ju shprej urimet e mia tė pėrzemėrta dhe tė popullit tė Kosovės.
Fitorja juaj e dytė e titullit kampion i Evropės ėshtė njė nder pėr
vendin tonė, Kosovėn, dhe pėr tė gjithė shqiptarėt.
-
Duke Ju dėshiruar suksese tė reja, Ju pėrshėndes pėrzemėrsisht",
thuhet nė pėrgėzimet e Presidenti Rugova drejtuar Luan Krasniqit.
-
-
-
Luan Krasniqi riktheu titullin e kampionit evropian nė boks
-
 |
|
-
Shtutgart, 16 shkurt 2004
- Boksieri kosovar
Luan Krasniqi me sukses ia doli qė nė njė duel me
boksierin turk Sinan Samil Sam, tė rikthejė titullin e
kampionit evropian nė boks nė kategorinė e rėndė, tė cilin
Krasniqi e kishte humbur nė korrik tė vitit 2002 nga polaku
Pzhemisllav Saleta.
-
Nė meēin e zhvilluar nė Shtutgart tė Gjermanisė, i cili zgjati
12 raunde, Luan Krasniqi tregoi pėrqėndrim dhe pėrgatitje tė
lartė fizike dhe tekniko-taktike, tė cilat ishin ēelėsi i tij
drejt njė suksesi tė ri.
-
Nė pėrfundim tė meēit, 2 gjyqtarė i japin pikėn Luanit, kurse
njėri mendon se meēi ishte i barabartė.
Ky boks-meē ėshtė
pėrcjellė me interesim tė madh pėrmes TV edhe nė Kosovė. Pas
pėrfundimit tė boks-meēit grupe tė mėdha tifozėsh kanė festuar
gajtė natės nėpėr rrugėt e Prishtinės, por edhe nė qytetet e
tjera tė Kosovės. |
-
-
-
Holkeri
njoftoi pėr arrestimin e pjesėtarėve tė TMK-sė
-
-
Prishtinė, 16 shkurt 2004
- Shefi i UNMIK_ut Harri Holkeri i ka
informuar personalisht Presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin
Bajram Rexhepi dhe udhėheqėsit tjerė politikė tė Kosovės pėr
arrestimet e bėra sot heret nė mėngjes.
-
"Njė numėr i anėtarėve tė TMK-sė janė arrestuar sot. Arrestimet janė
bėrė pėr shkak tė njė numri krimesh, ku janė pėrfshirė edhe vrasje
tė kosovarėve", thuhet nė njoftim.
-
Lidhur me kėto arrestime, Holkeri ka theksuar se ky veprim ėshtė
marrė pėr shkak tė krimeve tė kryera nga personat e arrestuar dhe
nuk ka tė bėjė me organizatėn tė cilės ata i pėrkasin tash apo me
organizatėn nė tė cilėn kanė qenė nė tė kaluarėn.
-
"Kjo nuk ka tė bėjė nė asnjė mėnyrė me padi kundėr TMK-sė", ka
theksuar Holkeri.
-
Ai ka thėnė se e respekton TMK-nė dhe ky arrestim nuk duhet tė
konsiderohet si pėrulje e atyre qė shėrbejnė nė kėtė organizatė dhe
kjo nuk duhet tė ndikojė nė arritjet dhe nė sukseset e TMK-sė.
Holkeri ka siguruar se tė arrestuarit do tė trajtohen nė mėnyrėn e
duhur, sipas ligjeve nė fuqi.
-
-
-
Presidenti Rugova tha se Kosova gjithnjė e mė shumė po gėzon
pėrkrahje nė botė nė rrugėn drejt pavarėsisė
-
-
Prishtinė, 16
shkurt 2004 -
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, me t'u kthyer dje nga vizita e
tij disaditėshe nė Madrid tė Spanjės, tha se Kosova ka gjithnjė e mė
shumė po gėzon pėrkrahje nė botė nė rrugėn drejt pavarėsisė. "Kam
takuar kryetarė e kryeministra tė shumė vendeve dhe ata janė tė
kėnaqur me pėrparimin qė kemi arritur nė Kosovė", tha Presidenti
Rugova.
-
-
Duke folur pėr takimin e
liderėve nga mbarė tė Internacionales Demokratike tė Qendrės, ai tha
se ky ėshtė njė union i madh i grupeve politike nga tė gjitha
kontinentet, duke shtuar se nė kontaktet e tij me shumė
personalitete i ka njoftuar ata me pėrparimin qė janė arritur nė
objektivat pėr zhvillim ekonomik dhe integrim tė komuniteteve.
-
"Kam kėrkuar nė kėto takim qė sa mė shpejt tė njihet pavarėsia e
Kosovės, pra njohja formale e pavarėsisė. Shumė miq pėrshėndesnin
kėtė dhe thoshin se ende nuk qenka bėrė, ngase kanė menduar se ky
proces ėshtė kryer (dhe defakto ėshtė kryer) nė vitin 1999", theksoi
presidenti Rugova.
-
-
Poashtu ai tha se vendet
e ndryshme kanė qėndrime shumė pozitive pėr Kosovėn dhe janė tė
kėnaqur me progresin qė ėshtė arritur nė Kosovė dhe premtuna
pėrkrahje.
-
Presideni Rugova ishte nė Madrid me ftesė tė Kryeministrit spanjoll
pėr tė marrė pjesė nė takimin e rregullt tė Internacionales
Demokratike tė Qendrės. Nė kėtė takim kanė marrė pjesė edhe liderėt
e partive demokristiane e popullore nga vendet e Evropės, Amerikės,
Afrikės e Azisė.
-
-
-
Ėshtė
arrestuar komandanti i Zonės sė dytė tė TMK-sė dhe shtatė pjesėtarė
tė tjerė tė saj
-
-
Prizren/Prishtinė, 16 shkurt
2004 - Sot rreth orės 9,00 tė mėngjesit
ėshtė arrestuar komandanti i Zonės sė dytė tė TMK-sė,
gjeneralbrigade Selim Krasniqi, bashkė me disa oficerė tė lartė dhe
pjesėtarė tė kėsaj zone, para hyrjes sė Brigadės shumkombėshe
Jug-perėndim nė Prizren.
-
-
Kėtė lajm e ka konfirmuar zėdhėnėsi i
Zonės sė dytė TMK-sė, Enver Cikaēi, i cili ka thėnė se gjeneral
Krasniqi ėshtė arrestuar bashkė me eskortėn e tij nga karabinierėt
italianė nė Prizren, kurse arrestime ka pasur edhe nė dy njėsitė e
TMK_sė nė Rahovec dhe nė Lubizhdė.
-
-
Pėrveē gjeneral Selim Krasniqit janė
arrestuar edhe eprorėt: Milaim Latifi e Xhevat Elshani, si dhe
pjesėtarėt e TMK-sė: Shemsi Sinani, Mustafė Thaēi, Ukė Morina,
Bashkim Morina e Manush Shamolli.
-
Urdhėri pėr arrestimin e tyre ėshtė lėshuar nga njė gjykatės
ndėrkombėtar e qė ka tė bėjė me akuza gjatė luftės.
-
Zėdhėnėsi i TMK-sė Shemsi Syla e ka kofirmuar lajmin pėr arrestimin
e komandantit tė Zonės sė dytė tė TMK-sė, gjeneralbrigade Selim
Krasniqi, i cili ėshtė arrestuar bashkė me shoqėruesit e tij. "Deri
mė tash janė arrestuar gjashtė pjesėtarė tė tjerė, emrat e tė cilėve
ende i kemi marrė.
-
-
Shpresojmė se e vėrteta do tė dalė ne
shesh dhe kėtė do ta thotė drejtėsia, pasi qė ata janė vetėm tė
dyshuar. Mendoj se gjithēka qė flasim tani ėshtė herėt, por ne jemi
bėrė pothuajse imunė ndaj kėtyre arrestimeve.
-
-
Na duket se i pėrgjan edhe arrestimeve
tė tjera, tė cilat bėhen kohė pas kohe dhe nė fund s'ka asgjė
konkrete. Andaj shpresojmė qė e drejta do tė triumfojė dhe kjo do tė
jetė vetėm njė dyshim", ka thėnė zėdhėnėsi Syla, duke komentuar
arrestimet e sotme.
-
Ndėrkaq, zėdhėnėsi i policisė rajonale tė UNMIK-ut Mihael
Krojshpanher thotė se janė arrestuar katėr persona nga policia
ndėrkombėtare nė bashkėveprim me pjesėtarėt e KFOR-it. "Kėta tė
arrestuar janė tė dyshuar pėr krime serioze, pėr vrasje dhe viktimat
e tyre janė shqiptarė kosovarė", ka thėnė ai, duke shtuar se tė
gjithė tė arrestuarit janė anėtarė tė TMK-sė.
-
-
Operacioni i arrestimit ka kaluar pa
rezistencė. Ky operacion i policisė dhe i KFOR-it nuk ėshtė i
drejtuar kundėr TMK-sė, por kundėr individėve", ka theksuar
zėdhėnėsi Krojnshajnher.
-
-
-
Holkeri takohet sot nė Prishtinė me nėnkryetarin e Qeverisė serbe
-
-
Prishtinė, 16
shkurt 2004 - Shefi
i UNNMIK-ut, Hari Holkeri do tė takohet sot nė Prishtinė me shefin e
"Qendrės koordinuese tė Serbisė pėr Kosovėn", Nebojsha Ēoviq. Siē
ėshtė paralajmėruar nė kėtė takim do tė flitet rreth bisedimeve
ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr zgjidhjen e ēėshtjeve teknike
tė interesit tė pėrbashkėt.
-
-
-
Gjilani dhe
Lipjani dakordohen pėr ndėrtimin e njė rruge nga drejtimi i Zhegocit
-
-
Gjilan, 16 shkurt 2004
- Komuna e Lipjanit ėshtė e interesuar tė ketė
lidhje mė tė shkurta rrugore me Gjilanin, sepse ėshtė i vetmi
regjion nė Kosovė, me tė cilin ajo kufizohet, ndėrsa duhet tė
komunikojnė ndėrmjet vete nga drejtimi i Prishtinės ose Ferizajt.
-
Ndėrtimi i njė rruge mė tė shkurtėr ndėrmjet kėtyre dy komunave
fqinje, ėshtė nevojė e kahershme, pėr shkak se disa fshatra tė zonės
pėrendimore tė Gjilanit, kanė lidhje familjare me komunėn e Lypianit
dhe njė numėr i madh i tyre gravitojnė rregullisht nė tregun e
atjeshėm, ose vijojnė nėpėr shkolla.
-
Kryetari i komunės sė Lipjanit, Xhevat
Olluri, nė njė takim qė pati tė premtėn me kryetarin e komunsė sė
Gjilanit, Lutfi Hazirin, ku ai erdhi me bashkėpunėtorėt e tij pėr tė
biseduar rreth mundėsive pėr ndėrtimin e rrugės Gjilan-Lipjan, nga
drejtimi i Zhegocit ose Vėrbicės, tha se vetėm me komunėn tuaj, tash
pėr tash nuk kemi lidhje tė drejtpėrdrejta.
-
Edhe komuna e Gjilanit do tė ketė interesin e saj nė kėtė rrugė,
sepse nė relacion mė tė shkurtėr do tė lidhet me magjistralen dhe me
komunėn e Lypianit, ku gjendet aeroporti i Prishtinės, shpella e
Gadimes, shtėpia korrektuese dhe nga do tė kalojė edhe autoudha
Tiranė-Durrės-Prishtinė.
-
Lutfi Haziri tha se edhe Gjilani ėshtė i interesuar tė ketė lidhje
mė tė mira me Lipjanin dhe u dakordua me z. Olluri pėr nėnshkrimin e
njė marrėveshje tė mirėkuptimit ndėrmjet kėtyre dy komunave pėr
ndėrtimin e rrugės Gjilan-Ponesh-Zhegoc-Sllovi-Lipjan, e cila do t`i
dėrgohet edhe Ministrisė sė Transportit dhe Telekomunikacionit pėr
mbėshtetje.
-
-
-
Filloi
mermetimi i rrugės Zhegėr - Shurdhan, e cila nė tė ardhmen
parashihet tė bashkohet me koridorin e tetė
-
-
Gjilan, 16 shkurt 2004
- Projekti i rrugės sė gjatė 8 kilometra
financohet nga Ministria e Transporteve dhe Telekomunkacionit, nė
vlerė 527 mijė Euro, ndėrsa realizohet nga kompania vendore "Bejta
Comerc" e Gjilanit.
-
Halit Zymberi, drejtor i Shėrbimeve Publike tha se rregullimi i
kėsaj rruge ka rėndėsi tė madhe jo vetėm pėr banorėt e kėsaj treve,
por edhe pėr komunėn e Gjilanit, sepse hapė perspektivė pėr
zhvillimin e Grykės sė Karadakut.
-
-
Nė fazėn e dytė parashihet asfaltimi i
rrugės Gjilan - Stanēiq, e cila, sipas parallogarisė do tė kushtojė
mbi 11 milionė euro, por qė i krijon Kosovės mundėsi tė kyējes nė
koridorin e tetė ndėrkombėtar nė relacion mė tė shkurtėr, pėrmes
Kumanovės.
-
Punimet nė kėtė rrugė kanė ngjallur shpresat e mbi 10 mijė banorėve
tė Grykės sė Karadakut se njė ditė mund tė kthehen nė vendlindjen e
tyre, tė cilėn janė detyruar ta braktisin pėr shkak tė kushteve tė
vėshtira pėr jetė.
-
Pronari i kompanisė "Bejta Comerc", Bejtullah Kēiku thotė se nė bazė
tė projektit do tė bėhet zgjerimi i rrugės, hapja e kanaleve anėsore
pėr ujėra, vendosja e gypave dhe pėrgatitja e saj deri nė fazėn pėr
asfaltim. Nė tė ardhmen e afėrt, kjo rrugė do tė jetė e nivelit
ndėrkombėtar dhe mjaft e rendėsishme jo vetėm pėr Gjilanin dhe
Kosovėn, por edhe rajonin.
-
-
-
Prizren: Ėshtė arrestuar komandanti i Zonės sė dytė TMK-sė dhe disa
persona tė tjerė
-
-
Prizren, 16
shkurt 2004 - Nė
orėt e hershme tė mėngjesit sot nė Prizren ėshtė arrestuar gjeneral
Selim Krasniqi, komandant i Zonės sė dytė tė TMK-sė dhe disa persona
tė tjerė. Sipas njoftimeve tė para, ata janė arrestuar tė bazė tė
akuzave pėr krime lufte dhe krime kundėr njerėzimit gjatė viteve
1998/99.
-
Arrestimi i tyre ėshtė bėrė nė bazė tė njė fletarrestimi nga
Tribunali i Hagės, ndėrkaq nė arrestimin e tyre kanė marrė pjesė
pjesėtarėt e policisė sė UNMIK-ut dhe tė KFOR-it.
-
-
-
Feler thotė se shkrimet pėr rrezikun e vrasjeve politike janė
informata tė dhėna nga policia e UNMIK-ut
-
-
Prishtinė, 16
shkurt 2004 -
Komesioneri i Policisė ndėrkombėtare nė Kosovė, Shtefan Feler, ka
deklaruar zyrtarisht se shkrimet e publikuara pėr rrezikun e
vrasjeve politike tė tre funksionarėve tė lartė tė Lidhjes
Demokratike tė Kosovės, janė informata tė dhėna nga policia e
UNMIK-ut, por ka shtuar se megjithė kėtė ai nuk i ka autorizuar dhe
as qė ka qenė nė dijeni tė publikimit tė tyre.
-
-
Nė deklaratėn e tij,
Feler thotė se policia e tij nė punėn e saj tė pėrditshme merr
informacione tė ndryshme pėr vepra tė mundshme kriminale, tė cilat
nė raste tė caktuara mund tė paraqesin kėrcėnim pėr individė tė
caktuar. Ai thotė se nė disa raste pėr kėto informacione do tė jepen
hollėsi, por nė disa raste tė tjera ato do tė jenė tė fshehta.
-
Shtefan Feler ka shprehur keqardhjen e tij qė aktivitetet e policisė
janė zbuluar nė rastin e publikimit tė informatės nė gazetat
kosovare. Kjo, sipas tij, do tė krijojė njė pasqyrė tė gabuar tė
opinionit pėr punėn e policisė dhe nivelin e informacioneve qė ajo
posedon.
-
-
-
Angjela Xhozef thotė se tė kėrcėnuarit me vrasje janė zyrtarė tė
lartė tė LDK-sė
-
-
Prishtinė, 16
shkurt 2004 -
Angjella Xhozef, asistente e komesionerit tė policisė ndėrkombėtare
nė Kosovė, Shtefan Feler, duke komentuar shkrimet nė mediat e
Kosovės pėr kėrcėnimin me likuidim tė tre funksionarėve tė lartė tė
LDK-sė, ka thėnė:
-
-
"Nuk mund tė jap asnjė
emėr por mund tė them se ata janė zyrtarė tė lartė tė LDK-sė.
Atentati ėshtė njė krim madhor dhe ne do tė bėjmė gjithēka qė tė
shmangim njė gjė tė tillė. Ėshtė detyrė jona qė tė shpėtojmė jetėt
dhe kėtė po e bėjmė".
-
-
Zyrtarja Xhozef
konfirmon se kjo pikė ėshtė diskutuar nė takimin ndėrmjet Holkerit,
Felerit dhe Thaēit.
-
"Vetė fakti se burimi i informacionit del nga policia nė gazeta
tregon se ėshtė marrė si rast shumė serioz nga ana e policisė
ndėrkoimbėtare", ka thėnė zyrtarja Xhozef.
-
-
-
Parlamentarėt kosovarė vizitojnė Shqipėrinė
-
-
Prishtinė, 16
shkurt 2004 -
Komisioni pėr Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit tė Kosovės i
udhėhequr nga Edita Tahiri, kryetare, prej sot po qėndron nė njė
vizitė disa ditėshe nė Shqipėri me ftesė tė Komsionit pėr Transport
dhe Telekomunikacion tė Kuvendit tė Shqipėris.
-
-
Vizita e parlamentarėve
kosovarė ka pėr qėllim thellimin e bashkėpunimit me Komisonin
pėrkatės tė Kuvendit tė Shqipėrisė, si dhe kėmbimin e pėrvojave tė
punės. Gjatė kėsaj vizite, e cila do tė zgjasė deri mė 19 shkurt
delegacioni kosovar do tė vizitojė Hekurudhėn e Shqipėris, Drejtorin
e Rrugėve tė Shqipėrisė, Post Telekomin dhe Aeroporitn e Tiranės.
-
Parlamentarėt e Kuvendit tė Kosovės do tė kenė edhe njė takim me
kryetarin e Kuvendit tė Shqipėrisė, Servet Pėllumbin, thuhet nė njė
njoftim tė Kuvendit tė Kosovės.
-
-
-
Nisma "Pėr njė Universitet TJETĖRQYSH" tė mėrkurėn organizon njė
prtestė nė Prishtinė
-
-
Prishtinė, 16
shkurt 2004 - Tė
motivuar kryekėput nga gjendja e tejrėndruar qė mbisundon nė krejt
Universitetin e Prishtinės, nisma "Pėr njė Universitet TJETĖRQYSH",
organizon protestėn "5n'12" (12 pa pesė minuta), si reagim ndaj
vazhdimit tė kėsaj status quoje me protagonist kryesor -
udhėheqėsinė e UP-sė.
-
-
Protesta mbahet tė
mėrkuren, mė 18 shkurt, duke filluar qė nė orėn 11:30, nė platonė
para Bibliotekės Kombėtare, pėr tė vazhduar pastaj pesė minuta para
orės dymbėdhjetė pėrpara objektit tė Rektoratit tė Universitetit tė
Prishtinės.
-
Forma e tė protestuarit do tė jetė e natyrės ekzkluzivisht
joviolente. Ajo do tė pėrfshijė fishkėllimat me pip dhe hedhjen e
aeroplanėve tė letrės nė drejtim tė Rektoratit, tė cilėt do tė jenė
nga letrat e rubrikave tė indeksėve, me ē'rast nė secilėn prej tyre
do tė jetė e shkruar kėrkesa - "Tjetėrqysh". Protesta do tė zgjasė
dhjetė minuta.
-
Pėr ēfarėdo ekscesi eventual e tė padėshirueshėm qė do tė mund tė
ndodhė gjatė protestės, e qė tejkalon kufijtė e mėnyrave tė tė
protestuarit tė parapara mė lart, nisma TJETĖRQYSH nuk ndjehet
pėrgjegjėse, thuhet nė njė komunikatė tė kėsaj nisme.
-
-
-
Nė
Ohėr pėrfundoi punimet takimi pėr hartimin e strategjisė pėr
zhvillimin e arsimit tė lartė nė Kosovė
-
-
Ohėr, 16 shkurt
2004 - Nė Ohėr
pėrfundoi punimet takimi pėr hartimin e strategjisė pėr zhvillimin e
arsimit tė lartė nė Kosovė pėr periudhėn 2005-2015. Nė kėtė
dokument-kornizė qė u hartua nė Ohėr, thuhet se Kosova ėshtė shoqėri
e integruar nė hapėsirėn evropiane tė arsimit tė lartė ku dija dhe
kėrkimi shkencor janė nė funksion tė zhvillimit tė qėndrueshėm
shoqėror dhe ekonomik.
-
Objektiva e strategjisė sė arsimit tė lartė nė Kosovė ka pėr qėllim
ngritjen e kapacitetit pėr punė kėrkimore dhe shkencore, ngritjen e
besueshmėrisė pėr institucionet e larta arsimore dhe krijimin e
mekanizmave pėr sigurimin dhe menaxhimin e efektshėm tė burimeve dhe
mjeteve financiare buxhetore pėr zhvillimin e arsimit tė lartė nė
Kosovė.
-
-
Ky projekt qė ėshtė
hartuar nė Ohėr do tė prezentohet nė Konferencėn Ndėrkombėtare pėr
Arsim tė Lartė qė do tė mbahet nė prill tė kėtij viti nė Prishtinė.
-
-
-
Nė
Gjilan vazhdon gjykimi kundėr udhėheqėsit tė ish-UĒPMB-sė
-
-
Gjilan, 16
shkurt 2004 - Nė
Gjilan sot vazhdon seanca gjyqėsore kundėr udhėheqėsit tė
ish-Ushtrisė Ēlirimtare pėr Preshevė, Medvegjė e Bujanoc Shefket
Musliut dhe katėr bashkėpunėtorėve tė tij. Ai akuzohet pėr rrėmbim
dhe armėmbajtje pa leje.
-
-
-
Ndėrpritet greva nė Maqedoni, shkollat fillojnė punėn
-
-
Shkup, 16
shkurt 2004 -
Sindikata e arsimit nė Maqedopni i ka dhėnė fund grevės 15 ditore
pasi kishte arritur njė marrėveshje me Qeverinė maqedonase. Nga dita
e sotme fillon puna nė tė gjitha institucionet arsimore nė shkollat
fillore dhe ato tė mesme, nė arsimin e lartė si dhe nė ato kulturore
e shkencore, ndėrkohė qė bisedimet me qeverinė do tė vazhdojnė.
-
-
-
Parlamentarė evropianė thonė se ēamėt nė Greqi duhet t'i gėzojnė po
ato tė drejta, sikur grekėt nė Shqipėri
-
-
Athinė, 16
shkurt 2004 - Ēamėt
nė Greqi duhet t'i gėzojnė po ato tė drejta qė i gėzon pakica greke
nė Shqipėri. Kėshtu theksohet nė rekomandimin e njė grupi
parlamentarėsh evropianė qė i kanė propozuar komesionerit tė
Bashkimit Evropian, pėrgjegjės pėr marrėdhėnie me Jashtė, Kris
Paten.
-
-
Eurodeputetėt Marko
Panella dhe Olivie Dupyi theksojnė se vetėm kur pakica kombėtare
ēame nė Greqi dhe ajo greke nė Shqipėri do t'i gėzojnė tė njėjta tė
drejta, vetėm atėherė marrėdhėniet ndėrmjet Greqisė dhe Shqipėrisė
do tė jenė vėrtetė tė forta dhe tė sinqerta.
-
-
-
Qytetarėt shqiptarė nė Maqedoni do tė pajisen me dokumente tė reja
tė udhėtimit
-
-
Shkup, 16
shkurt 2004 -
Qytetarėt shqiptarė nė Maqedoni pritet qė sė shpejti tė pajisen me
dokumente tė reja tė udhėtimit qė do tė jenė edhe nė gjuhėn shqipe.
Ministria e Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė ka bėrė tė ditur se
ėshtė nė pėrfundim tė projektit pėr nxerrjen e kėtyre dokumenteve tė
udhėtimi pėr qytetarėt shqiptarė, gjė qė parashikohet nė
Marrėveshjen e Ohrit.
-
-
Kjo Ministri ka hartuar
propozimligj tė ri pėr dokumente tė reja tė udhėtimit qė gjatė javės
sė ardhshme do tė shqyrtohet nė Parlamentin maqedonas. Sipas kėtij
propozimligji tė ri nė ballinėn e dokumenteve tė udhėtimit
parashihet tė pėrdoret gjuha shqipe krahas asaj maqedonase dhe
angleze.
-
-
Po ashtu edhe nė brendi
tė kėtyre dokumenteve tė gjitha tė dhėnat do tė shėnohen nė gjuhėn
shqipe.
Ndėrkaq, zyrtarėt ndėrkombėtarė theksojnė se njė masė e tillė e
afron Maqedoninė edhe mė shumė nė integrimin me Bashkimin Evropian.
-
Opozita maqedonse ka kundėrshtuar pėrdorimin e gjuhės shqipe nė
ballinė tė dokumenteve tė reja tė udhėtimit, duke vlerėsuar se kinse
nė kėtė mėnyrė dėmtohen interesat e popullsisė maqedonse.
-
-
-
Nė Irak
vriten dy ushtarė amerikanė
-
-
Bagdad, 16 shkurt 2004
- Nė Irak, dy ushtarė amerikanė u vranė dhe pesė
u plagosėn nga dy shpėrthime nė pjesėn qendrore tė vendit.
-
Sulmi i parė ndodhi sot nė mėngjes, kur njė autokolonė ushtarake u
godit nga njė shpėrthim nė Bagdat, duke vrarė njė ushtar dhe
plagosur njė tjetėr. Pa kaluar njė orė, nė qytetin Bakuba, 60
kilometra nė veri tė kryeqytetit, njė shpėrthim tjetėr la njė ushtar
amerikan tė vrarė dhe 4 tė plagosur.
-
-
Zyrtarėt ushtarakė amerikanė thanė se dy
irakianė u ndaluan pas sulmit tė dytė.
-
Tė dy shpėrthimet ndodhėn nė tė ashtuquajturin Trekėndėsh Sunit, ku
kryengritėsit ndėrmarrin shumicėn e sulmeve kundėr forcave tė
koalicionit nė Irak.
-
-
-
Bremer flet pėr ndryshime tė planeve
-
-
Bagdad, 16
shkurt 2004 -
Shtetet e Bashkuara thonė se mund t'i pranojnė ndryshimet nė
mekanizmin e transferimit tė pushtetit nė duart e irakianėve.
Megjithatė ato do tė vazhdojnė tė jenė tė angazhuara nė gritjen e
njė asambleje tė tranzicionit nė Irak deri nė fund tė muajit
qershor.
-
Administratori Pol Bremer deklaroi se mund tė bėhen ndryshime nė
planin e tanishėm pėr asamblenė.
-
Kėto ndryshime, sipas
tij do tė pėrcaktohen gjatė mbledhjeve tė zhvilluara nė nivel lokal
apo konferencave partiake.
-
"Duam tė mos e lėvizim datėn. Ėshtė njė procesi i komplikuar kėtu
dhe ajo qė ju preferoni janė zgjedhjet", thotė Bremer.
-
-
-
Nisin bisedimet pėr Kashmirin
-
-
Islamabad, 16
shkurt 2004 -
Zyrtarė indianė dhe pakistanezė takohen tė hėnėn nė fillim tė njė
procesi qė shpresohet se mund tė ēojė drejt zgjidhjes afatgjatė
ndėrmjet dy kundėrshtarėve rajonal.
-
Njė delegacion i qeverisė sė Indisė ndodhet nė kryeqytetin
pakistanez, Islamabad, pėr bisedime treditore qė kanė pėr qėllim
hapjen e rrugės drejt negociatave paqėsore.
-
Kjo ėshtė hera e parė qė tė dyja palėt takohen qė nga pėrfundimi pa
sukses i lėvizjes paqėsore tre vjet mė parė nė qytetin indian Agra.
-
-
-
Nga rebelimi i aborixhinėve dhjetra policė tė plagosur nė Sidnei
-
-
Sidnei, 16
shkurt 2004 - Tė
paktėn 50 policė janė plagosur nė qytetin australian Sidnei gjatė
njė proteste qė kishte si preteksr vrasjen e njė 17-vjeēari
aborixhin.
-
Policia tha se mė shumė njė qind vetė morėn pjesė nė aktet e dhunės
ku u pėrdorėn shishe me benzinė, u qėllua me tulla, fishekzjarre si
edhe iu vu zjarri njė stacioni treni.
-
Dhuna shpėrtheu kur 17-vjeēari, Thomas Hiki vdiq duke ngarė
biēikletėn e tij, - siē pretendohet, - teksa pėrpiqej t'i shpėtonte
ndjekjes sė policisė. Policia i ka mohur akuzat.
-
Opozita thotė se shkaku i protestės ėshtė pakėnaqėsia pėr
neglizhencėn e autoriteteve vendase ndaj komunitetit aborigjen nė
provincėn Redfern, ku edhe u zhvillua protesta.
-
-
-
Ka
arritur nė 38 numri i viktimave nė Moskė
-
-
Moskė, 16
shkurt 2004 - Sipas
njoftimeve mė tė reja numri i viktimave tė shembjes sė kupolės sė
njė akuaparku nė Moskė ka arritur nė 38, ka thėnė prefekti i Moskės.
Bėhet e ditur nė spital ndodhen 68 njerėz, pesė prej tyre nė gjendje
kritike. Nė mesin e tyre rreth 27 fėmijė, njofton Rojter.
-
-
-
Arrestohet edhe njė zyrtar i lartė i ish-regjimit tė Sadam Huseinit
-
-
Bagdad, 16
shkurt 2004 -
Policia e Irakut ka arrestuar njė zyrtar tė lartė tė partisė Baath,
shumė tė kėrkuar nga ushtria amerikane. Bėhet fjalė pėr Mohamed
Ziman Abdul Razak, i cili ndodhet i 41 nė listėn prej 55 zyrtarėve
mė tė kėrkuar tė regjimit tė Sadam Huseinit.
-
-
-
Vritet njė ushtar amerikan dhe plagosen tre tė tjerė
-
-
Bagdad, 16
shkurt 2004 - Njė
ushtar amerikan ėshtė vrarė sot nė qendėr tė Bagdadit, kur njė
sulmues ka aktivizuar njė bombė skaj rrugės, duke plagosur me atė
rast edhe tre tė tjerė, kanė thėnė zyrtarėt ushtarakė amerikanė.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|