|
16 shkurt 2004 / TN
Ēerēiz
LOLOĒI
Ditėt e
fundit, Bashkimi i Shkrimtarėve tė Rumanisė organizoi nė Bukuresht njė
veprimtari tė posaēme kushtuar paraqitjes sė vėllimit Antologji e
poezisė rumune tė akademikut Kopi Kyēyku, i cili, pėrveē shqipėrimit,
ka shkruar edhe pasthėnien pėrkatėse.
Salla
kryesore e Muzeut tė Historisė sė Letėrsisė ishte mbushur plot e
pėrplot me shkrimtarė, kritikė, studiues e historianė tė letėrsisė,
artistė, gazetarė dhe diplomatė. Tė gjithė folėsit, personalitete tė
njohura tė letrave dhe tė kulturės rumune, e vlerėsuan lart
Antologjinė, duke theksuar sėrish se, pėr nga niveli, pėr nga shtrirja
kohore dhe pėr nga numuri i poetėve tė pėrfshirė nė tė, ėshtė unikale
nė llojin e vet.
Diskutimin kryesor e mbajti personaliteti poliedrik, poeti i shquar,
pėrkthyesi, diplomati dhe memorialisti Jon Brad, i cili, ndėr tė
tjera, tha:
Sė pari,
le tė pėrgėzojmė nismėn e Muzeut tė Letėrsisė Rumune, qė mbledh
pothuajse ēdo ditė kėtu shkrimtarė dhe lexues, kolegė dhe miq, tė
thirrur qė tė nderojnė sėbashku daljen e librave. Ėshtė njė ritual i
mirėpritur dhe shpirtėrisht ndėrtues, sidomos nė kėto kohėra
pėrēarjesh dhe nganjėherė urrejtjeje e fyerjesh mes kolegėsh. Mėkati
qoftė nė shpirtin e atyre qė i nxitin kėto dasi. Kėtė herė na bashkon
tė gjithėve dalja e njė libri tė veēantė - njė Antologji e gjerė e
poezisė rumune, e pėrkthyer nė gjuhėn shqipe, e cila pėrfshin zhanrin
e poezisė sonė popullore dhe krijues, nga Jenėkicė Vėkėresku e Andon
Pann, deri tek poetėt e brezit mė tė ri, me emrat e tė cilėve ende nuk
jemi familjarizuar sa duhet as ne, shkrimtarėt. Merita e kolegut tonė
tė mrekullueshėm, shkrimtarit dhe dijetarit poliglot, Kopi Kyēykut,
del edhe mė qartė nė pah kur vėrejmė se nė Antologjinė e tij janė
pėrfshirė, nė mėnyrė tė natyrshme, edhe poetėt rumunė nga Basarabia,
nga Banati sėrb, nga Bukovina dhe nga vende tė tjera tė botės, ku i ka
degdisur kjo histori kaq herė e padrejtė ndaj nesh, rumunėve, fakt qė
pėrmendet edhe nė parathėnien e gjerė tė profesorit, kolegut dhe mikut
tonė, Viktor Kraēiun.
Tridhjetė
vjet tė shkuara, kur ende nuk kisha lexuar asgjė nga proza e tė
famshmit Ismail Kadare, duke qėnė ambasador nė Athinė, takova atje
kolegun tim, Lik Seitin, njeri i pėrzemėrt, i heshtur, me buzėqeshje
tė pėrhershme nė buzė, por qė nuk dinte asnjė gjuhė tė huaj, vetėm
thosh mė tė rrallė ndonjė fjalė italisht, ēka dėshmonte se pat qėnė
shkollar nė kohėn e pushtimit italian.
Meqėnėse
atėhere Shqipėria ishte vendi mė i ngurtė dhe mė i izoluar i Ballkanit,
por me tė cilėn ne rumunėt mbanim marrėdhėnie tė mira, njėlloj si
edhe me Kinėn e madhe, gjithmonė gjenim nė Athinė njė formulė dhe njė
pėrkthyes pėr tė komunikuar e pėr tu marrė vesh.
I zura nė
gojė kalimthi kėto kujtime sepse, ekzakt pas njė ēerek shekulli, do tė
takoja nė Bukuresht njė njeri qė i flet dhe i shkruan pothuajse tė
gjitha gjuhėt ballkanike, njė historian tė mirėinformuar, njė gojtar
tė lindur dhe, mbi tė gjitha, njė zotėrues tė njė lapsi sui generis e
tė mprehur mirė. Natyrisht ėshtė fjala pėr Kopi Kyēykun.
Pėrveē
takimeve tė drejtpėrdrejta, e kam njohur edhe mė mirė pėrmes revistės
Haemus, e cila tani vonė festoi pesė vjet jetė. Kjo revistė e
admirueshme mund tu shėrbejė fare mirė si model edhe vendeve dhe
kulturave tė tjera tė pėrfaqėsuara nė Bukuresht.
Sidoqė nė
faqet e revistės Haemus sytė mė vanė me vonesė, nuk mu desh shumė
kohė qė tė bindem se ajo pėrfaqėson nė pejsazhin shpirtėror rumun jo
vetėm njė Shqipėri nė miniaturė, por bash njė zonė tė tėrė gjeografike
dhe historike, tė pagėzuar qysh nė lashtėsi me emrin e pangatėrrueshėm
Haemus. Nga leximi i pėrmbledhjeve dhe i faqeve tė revistės (qė
pėrgatitet me tė gjitha mirėsitė nga njė poliglot i pėrmasave tė
profesorit Kopi Kyēyku dhe nga i biri, Ardian-Christian Kuciuk,
pseudonimi letrar i njė shkrimtari me talent e origjinalitet tė madh,
si nė shqip, ashtu edhe nė rumanisht), e kuptova edhe mė mirė se kjo
revistė pėrmbush njė mision tė bekuar.
Dhe ēfarė
mund tė ishte mė fisnike, mė bujare dhe mė e menēur nė kėtė zonė me
vende tė vogla, por edhe me zemra tė mėdha, se sa tė ruhesh nga sprova
tė reja, nga luftra dhe gjakderdhje tė reja, tė paguara tepėr shtrenjt
nga tė gjithė ne nė njė tė kaluar mė tė largėt apo mė tė afėrt.
Dhe nuk
besoj se them ndonjė tė pavėrtetė po tė pohoj se miqtė tanė shqiptarė,
trimat skipetari, kanė qėnė dhe janė kombi mė i pranishėm nė tė gjitha
trevat e Ballkanit, tė pėrndarė nga njė fat i padrejtė e tė mbledhur
me vėshtirėsi nė njė vend qė ėshtė vetėm e vetėm i tyre, vend i denjė,
i pavarur, i barabartė me tė gjithė tė tjerėt.
Ne
rumunėt, kaq herė mikpritės tė kombeve tė tjerė, i njohim mirė, i kemi
dashur gjithmonė kėta fėmijė tė maleve, mes tė cilėve kanė jetuar e
vazhdojnė tė jetojnė edhe arumunėt tanė, po ashtu udhėtarė nė tė
gjithė monopatet e ndėrlikuar tė kėtij rajoni.
Kemi tė
gjitha arsyet, sidomos tani qė na grish nė gji tė saj krenarja dhe e
begata Evropė, ti vazhdojmė dhe ti fuqizojmė lidhjet tona tė hershme
- tė stėrlashta historike, tė jemi solidarė, tia njohim mė mirė
shoshoqit gėzimet e dertet, pėrparimet e vonesat, kujtimet e projektet.
Tonat dhe tė fqinjėve tė tjerė.
Ndėrkaq
revista Haemus ėshtė njė pishtar i gjallė nė kėtė rrugė, njė shpresė
dhe njė premtim se e ardhmja e miqėsisė sonė ndodhet nėn kujdesin e
disa njerėzish tė frymėzuar e tė fuqishėm.
Do tė
shtoja kėtu se, jo shumė kohė para botimit tė Antologjisė sė Kopi
Kyēykut, qė po e festojmė sot, Ardiani, djali i talentuar i tij, na
dhuroi pėrmbledhjen Njė alfabet i poezisė shqipe, pra 101 autorė, me
paraqitje, pėrkthim nė rumanisht dhe aparat kritik, sipas tė gjitha
rregullave profesioniste qė kėrkon njė punim i tillė. Kėsisoj i
kuptojmė edhe mė mirė ngjashmėritė dhe horizontet qė lidhin poezinė
dhe poetėt e Shqipėrisė e tė Rumanisė, me pėrvoja tė aktualizuara,
madje edhe nė fushėn e ndikimeve dhe tė modave tė huaja.
Pėr ata
qė duan ta njohin edhe mė mirė kolegun tonė tė ri, Ardian-Christian
Kuciuk, i kėshilloj ti futen leximit jo fort tė lehtė, por
jashtėzakonisht tė rėndėsishėm tė Trilogjisė sė tij, tė pėrbėrė nga
vėllimet Viti kur u shpik mjellma, E fshehta e ėmbėl e marrėzisė
dhe Njė fis i lavdishėm e qė jep shpirt, njė ngjizje tejet
origjinale pėrfytyrimesh e modalitetesh epike, analitike, fantastike,
domethėnė njė provim nė prozėn moderne i ka kaluar shkėlqyeshėm.
Me tė
njėjtin ēelės estetik lexova tani sė fundi nė shtojcėn letrare tė
gazetės Ziua (Dita) edhe novelėn e tij Amara, shoqėruar me njė
intervistė inteligjente dhe formuese, nė rrafsh letrar e human.
Me
bindjen qė djali mund ti kalojė kurdoherė tet, i cili ka kaluar
nėpėr njė shkollė mė tė ashpėr tė jetės social - politike shqiptare, -
gjė qė u sjell vetėm dobi dhe krenari tė dyve, - le tė rikthehemi tek
Antologjia e poezisė rumune. Edhe po ta njihja shqipen, gjuhė
unikale dhe e vėshtirė, besoj se nuk do tė kisha veēse fjalė
lavdėruese pėr atė qė ia ka dalė mbanė tė pėrkthejė me ritmin e
topikėn e origjinalit edhe Glosėn e Emineskut, apo tė pavdekshmen Odė
nė metėr antik. Po ashtu, rondelat e Maēedonskit, valėzimet,
rrėshqitjet e thellėsitė verbale argeziane, thjeshtėsinė dhe
atmosferėn trallisėse tė Bakovias. Nuk mund tė mungonte, natyrisht, as
Viktor Eftimiu, njė shkipetar qė u bė i famshėm nė letrat
rumune.
Si
pėrfaqėsues i brezit tė parė lirik tė viteve tė thatė tė
proletkultizmit, ndjehem i gėzuar dhe borxhli qė jam pėrfshirė nė kėtė
Antologji. Por ndjej edhe keqardhje qė, pėr hir tė disa emrave tė
sapoardhur nė skenėn letrare, apo qė kanė kaluar rastėsisht nėpėr tė,
kanė mbetur jashtė emrat e disa poetėsh tė njohur, me vepra
domethėnėse, si Aleksandru Andricoju, Aurel Rėu, Aurel Gurgianu dhe
Viktor Felea nga Kluzhi, qytet ky qė, njėlloj si nė messhekullin XX,
vazhdon tė pėrftojė njė poezi autentike dhe me energji tė mėdha
shpirtėrore rumune. Jam i bindur se nė njė botim tė dytė, - gjė e
realizueshme me vėshtirėsi nė kohėt tona, - kėto mungesa do tė ndreqen
nga kolegu dhe miku ynė i shquar e i fisėm. Kėtė vėrejtje e bėj me
zemėrthyerje, sepse edhe unė mund tė ndodhesha ndonjė ditė para
vėrejtjesh edhe mė radikale pėr antologjinė Poetė bashkėkohės grekė,
qė sapo ka dalė, pėr tė cilėn kam djersitur 30 vjet dhe qė ka
pothuajse tė njėjtin numur faqesh me veprėn e pėrkthyer nė mėnyrė
magjistrale nga Kopi Kyēyku.
Nė shenjė
admirimi dhe vlerėsimi pėr punėn e tij, po i dorėzoj njėrin nga
ekzemplarėt e parė, nxjerrė nė dritė nga njė shtėpi botuese qė mban
emrin e kalit mitologjik Pegasus, aq i lakmuar nga tė gjithė poetėt!
Le tė na
i ndriēojė tė gjithė neve, tė tė gjithė brezave, ditėt dhe nganjėherė
netėt e pagjumė, gjenialiteti i poetėve rumunė, shqiptarė dhe grekė, -
grekėt kanė marrė dy Ēmime Nobel me Seferis dhe Elitis, - tė cilėt po
i njohim sot mė mirė, falė pėrpjekjeve tė pėrbashkėta, pėr tė mirėn e
Poezisė dhe tė Bukurisė sė botės".
Kjo
veprimtari gjeti pasqyrim tė gjerė nė median e shkruar dhe elektronike
shtetėrore e private rumune.
|
|