|
15 shkurt 2004 / TN /
"Zėri
i Amerikės" (14 shkurt 2004)
Njė zyrtar i lartė i Departamentit
amerikan tė Shtetit thotė se po vjen dita qė trupat ushtarake tė mos
jenė mė tė nevojshme nė Ballkan dhe demokracitė paqėsore tė bėhen
pjesė e institucioneve evropiane dhe atlantike.
Nėnsekretari i shtetit pėr Ēėshtjet
Politike, Marc Grossman, i bėri kėto komente tė premten nė njė
artikull nė gazetėn Wall Street Journal.
Zoti Grossman vlerėsoi punėn e misionit tė
OKB-sė nė Kosovė, tė drejtuar me zotėsi, siē u shpreh ai, nga
ish-kryeministri finlandez Harri Holkeri. Ai shpreh mendimin se
pėrparimi i vazhdueshėm mund tė ēojė nė bisedime tė reja pėr statusin
e Kosovės nga mesi i vitit 2005.
Zoti Grossman ngriti lart gjithashtu
suksesin e Maqedonisė nė shmangien e konfliktit etnik. Ai tha se
Shtetet e Bashkuara i vlerėsojnė pėrpjekjet e pėrbashkėta tė
Maqedonisė, Shqipėrisė dhe Kroacisė pėr anėtarėsimin nė NATO.
Zyrtari i Departamentit tė Shtetit e
cilėsoi tė suksesshėm misionin e NATO-s nė Bosnje-Hercegovinė. Ai tha
se aleanca po shqyrton mundėsinė qė tia lėrė nė dorė Bashkimit
Evropian zgjidhjen e problemeve qė kanė mbetur.
Zoti Grossman vlerėsoi edhe zgjedhjet
serbe tė kohėve tė fundit, nė tė cilat ai tha se shumica e serbėve
votuan pėr parimet demokratike. Por nė tė njėjtėn kohė ai theksoi
nevojėn qė Serbia tė vazhdojė tė arrestojė dhe esktradojė tė akuzuarit
pėr krime lufte.
|