|
15 shkurt 2004 / TN
Nga:
Rexhep ELEZAJ
Kritikat
publike nė rastet mė tė shpeshta keqinterpretohen nė opinion dhe siē
ndodhė tek ne, nė vend se objekt i debatit tė bėhėn dukuritė e
kritikuara, nė qėndėr tė reagimeve vihėn vetė autorėt e saj ndaj tė
cilėve drejtohėn sharje dhe fyerje banale duke i cilėsuar si
tradhtarė, njerėz tė pakurriz, sahanlėpirės, puthadoras, servilė
politikė, njerėz lojalė dhe tė pamoral, etj. Autorėt e kritikave
(fjalėn e kemi gjithnjė pėr kritikėn konstruktive) nuk u shpėtojnė dot
denigrimeve personale, vetėm se kanė guximin qė ti kritikojnė haptazi
dukuritė negative nė shoqėri, ose pėr faktin se nuk ngurrojnė tiu
drejtojnė vėrejtje edhe udhheqėsve politikė dhe partiakė pėr shkak tė
sjelljeve tė tyre ndonjėherė tė papėrgjegjėshme, ose pėr manipulime
politike qė bėjnė me elektoratin i cili ua ka dhėnė votėbesimin.
E tėrė
kjo ndodhė kėshtu, sepse sipas mendėsisė uniformiste-moniste ende
prezente brenda shoqėrisė sonė, rezulton se, gjithnjė sipas kėsaj
logjike, kritikat na qenkan tė pajustifikueshme, se nuk po i
kontribuakan klimės politike nėpėr tė cilėn po kalon sot kombi
shqiptar nė Kosovė, se nuk po e ndihmuakan situatėn aktuale politike,
se nuk na qenka koha pėr tu marrė me vetvetėn, dhe kėshtu me rradhė?!
Poashtu,
sipas mendėsisė konformiste tek disa politikanė tanė, kritikuesit na
qenkan automatikisht nė anėn e kundėrshtarit politik, se kritikat ndaj
tyre (politikanėve), sado tė buta qė tė jenė, nuk duhet lejuar qė tė
botohėn se po shkaktuakan pėrēarje nė masė, se shumė tema nga jeta e
pėrditėshme na qenkan tė paprekshme pėr momentin nėpėr tė cilin sot po
kalon vendi, pastaj thonė se ne ende nuk kemi kritikė dhe kritikues tė
mirėfilltė, por vetėm kritika destruktive, se kritikat ndaj atyre qė
kanė bėrė shumė pėr ēėshtjen kombėtare duhet ndaluar me ēdo kusht,
bile edhe me ligj, thonė se liderėt politikė tė dalė nga lufta janė tė
paprekshėm, se duke i kritikuar mė tė mirėt e popullit po shkilet
mbi vullnetin e tij, se duke i kritikuar partitė politike po u bėka
nami, etj, etj, vlerėsime tė cilat nė esencė kanė njė qėllim; tiu
mbyllet goja gjithė atyre tė cilėt kanė guximin qė ti kritikojnė
dukuritė negative nė shoqėri, pra, tė pengohet shfaqja e mendimit
tjetėr si dhe tė mos i jipet hapėsirė e duhur debatit dhe kritikės si
mjet korrigjues pėr ēdo shoqėri demokratike.
Me njė
fjalė, tė ndalohet mendimi dhe fjala e lirė me pretekstet e cekura mė
sipėr, jo siē thonė se kanė pėr qėllim mbrojtjen e mirėqenjės
shoqėrore dhe kombėtare, por pėr shkakun se iu frikėsohėn fakteve me
qėllim qė tiu shmangen pėrgjegjėsive pėr mos kryerjen e obligimeve tė
marra para votuesėve, qė nė realitet flasin pėr pa aftėsitė e tyre pėr
punė si dhe pėr dronė nga ndėshkimet qė mund ti marrin nga elektorati
nė zgjedhjet e ardhshme.
Askush
nuk duhet, pra, tė jetė kundėr kritikės konstruktive, kundėr debateve
rreth temave tė nxehta nė shoqėri, kurrėsesi nuk duhet penguar
kritikat tė cilat u drejtohen atyre tė cilėt nuk i kryejnė si duhet
detyrat dhe obligimet e marra para popullit, askush nuk ka tė drejtė
ta ngulfasė fjalėn dhe mendimin e lirė, sidomos kur me vėrejtjet
konkrete i ndihmohet ecjes pėrpara dhe tė shpejtė tė shoqėrisė sonė,
kur dihet se kritikat me vend nxisin pėrmirsimin e gabimeve tė bėra,
qoftė nga ana individėve me pėrgjegjėsi tė lartė nė shoqėri, qoftė nga
ana e institucioneve shtetrore dhe qeveritare, tė cilat padallim,
duhet tiu nėnshtrohen kontrolleve ligjore dhe syrit publik pėr punėn
qė (nuk) e bėjnė.
Prandaj,
thelbi i kritikės duhet tė jetė nxitja e eleiminimit tė dukurive
negative nė shoqėri tė cilat, poēėse nuk menjanohėn me kohė, ekziston
rreziku tė shndėrrohen nė tabu-tema rreth tė cilave askush mė nuk do
tė guxojė tė flasė ose tė japė mendime tė hapura. Pra, nė njė shoqėri
kur heshtja ndaj dukrive negative bėhėt rregullė e pashkruar,
atėherė ėshtė ky rreziku mė i madh pėr njė popull i cili aspiron nė
mėnyrė kolektive drejtė botės sė civilizuar dhe demokratike, sepse
nėsė njė shoqėri e eliminon kritikėn si vlerė demokratike,
automatikisht me kėtė ajo ia hapė rrugėn autokratizmit dhe
njėmendėsisė politike. Duke e penguar shprehjen e lirė tė fjalės dhe
tė mendimit pashmangshėm njė shoqėri kalon nė uniformizėm kolektiv, e
cila formėn e sundimit me vetvetėn e zbaton sipas pikėpamjeve
autokratike tė njė individi ose tė njė grupi tė caktuar njerėzish tė
cilėt me kalimin e kohės ngritėn mbi vetė shoqėrinė dhe shtetin.
Degoli do tė thoshte: Franca jam unė!
Sa pėr
ilustrim po cekim disa fakte, se si p.sh. kėtu nė botėn perėndimore
nuk ka njeri tė paprekshėm nga kritika, nuk ka individė ose grupe
njerėzish tė privilegjuar, pa marrė parasysh pozitėn qė kanė nė
shoqėri ose rrethin ku jetojnė dhe veprojnė, ngase tė gjithė janė tė
barabartė para ligjit, askush nuk ėshtė i pėrjashtuar nga ligji, tė
gjithė pėrgjigjen njėsoi para tij, nuk ka njerėz tė favorizuar ose tė
diskriminuar, nuk ka njerėz qė shquhen si mė tė mirėt ose si mė tė tė
kėqinjėt, pra tė gjithė kanė peshė tė njėjtė nė shoqėri, tė gjithė
janė tė barabartė pėrnga vlerat dhe meritat njerėzore me tė drejta dhe
obligime tė barabarta. Askush nuk mund ti shpėtojė kritikave ose
pėrgjegjėsive poēėse e ka bėrė edhe shkeljen mė tė vogėl tė rregullave
dhe dispozitave ligjore.
Kėtu nė
botėn perėndimore nuk luan fare rol nama ose fama qė dikush e ka
arritur me punėn e vetė, qoftė nė politikė, nė kulturė ose nė ekonomi,
sepse puna ėshtė obligim themelor pėr secilin, kėtu nuk luan kurfarė
roli pozita zyrtare ose shkencore e njeriut, nisur nga niveli mė i
lartė i shtetit dhe deri tek njeriu mė i thjesht, sepse pėr ēdo sukses
i arritur nė punėn e pėrditėshme ose nė fushėn e inovacioneve
shkencore konsiderohen si tė arritura personale, por qė pėr destinim
kryesorė kanė tė mirėn kolektive pėrmes tė cilės edhe individi i
realizon tė mirat e tij personale. Pėr sukseset e arritura secili
njeri shpėrblehėt nė mėnyrė adekuate nga shteti dhe shoqėria. E
kundėrta e kėsaj ėshtė dėnimi konform shkallės sė shkeljeve tė ligjit
qė ka bėrė dikush, ose pėr shkak tė moskryerjes sė obligimeve qė ka
marrė pėrsipėr ndaj shoqėrisė.
Edhe nė
mediat e kėtushme bėhėn kritika tė rrepta ndaj ēdo dukurie qė e dėmton
shoqėrinė dhe shtetin, pra askush nuk kursehet nga kritika, duke
filluar nga kreu mė i lartė i shtetit siē ėshtė presidenti e deri tek
njeriu mė i zakonshėm i cili diku nė skaj tė vendit bėn rojėn e ndonjė
objekti, meqė qė tė gjithė konsiderohen dhe janė faktorė me peshė tė
njėjtė pėr shoqėrinė tė cilėt bashkėkarisht pėrbėjnė konglomeratin
shoqėror i cili ndryshe quhet shtet i organizuar, shoqėri civile ose
vend ku sundon ligji dhe rregullat e caktuara pėrmes tė cilave mbrohen
tė drejtat elementare tė njeriut, por edhe qė definojnė obligimet pėr
secilin veē e veē pa dallime ose privilegje.
Ligji
pra, zbatohet nga tė gjithė njėsoi si nė veri, si nė jug, si nė
perėndim dhe si nė lindje tė vendit, si nė qytet ashtu edhe nė fshat,
si nė shkollė ashtu dhe nė universitet, si nė shtėpi ashtu dhe nė
rrugė, etj, pra qė tė gjithė janė pėrgjegjės dhe qė tė gjithė janė tė
obliguar para shoqėrisė nė mėnyrė tė barabartė. Dhe pikėrisht kjo
barazi ka bėrė qė shoqėria njerėzore, si p.sh. ajo gjermane, tė ecėn
pėrpara pa e ndjerė askush vetėn tė diskriminuar, pa e ndjerė asnjėra
pjesė e vendit dhe asnjėri segment i shoqėrisė vetėn tė harruar ose tė
lėnė pas dore. As opozita nuk gėzon privilegje dhe pėrparėsi tė
veēanta, ajo tėrė luftėn politike e bėn nė tė mirė tė shoqėrisė dhe tė
vendit, e mėpastaj pėr tė ardhur nė pushtet.
Gjatė
tėrė kohės sa ėshtė nė rolin e opozitės sillet nė mėnyrė tė matur,
kritikon nė mėnyrė konstruktive, nuk shanė dhe nuk tenton qė ta marrė
pushtetin me zor, por gjithnjė u pėrmbahet rregullave tė lojės
demokratike si dhe parimeve tė pluralizmit politik, ka durim dhe ēdo
vėrejtje qė e bėn ndaj pozitės e shtron para organeve pėrkatėse si nė
Kuvend, Kėshillat nacionale, forumet e larta shtetrore, politike dhe
shkencore pa nervozitet dhe nė mėnyrė mjaftė tė kultuarar. Kur
kundėrshton ligjet dhe vendimet e pozitės nė pushtet tė cilat nuk i
pelqejnė, ajo (opozita) me argumente tė qarta i arsyeton qėndrimet e
saj, merrė pjesė aktive nė komisione punuese, nuk e bojkoton ose
saboton punėn dhe funksionimin e organeve tė qeverisė dhe shtetit, dhe
kėshtu me rradhė.
Ndaj,
kur flasim pėr kritikėn dhe autorėt e saj nė shoqėrinė shqiptare duhet
patjetėr ta marrim shembull botėn e civilizuar perėndimore, duhet qė
si shoqėri dhe individė ta lirojmė vetvetėn nga interesat e ngushta
personale dhe partiake, duhet tė zhgarkohemi nga bagazhet dhe
shabllonet tepėr banale tė politikės ditore, duhet tė ushqehemi me
ndjenjat e interesave kolektive para atyre individuale, duhet ta
kuptojmė se nuk ka njeri tė pazavendsuar nė shoqėri, se nuk ka liderė
tė pėrjetshėm, se nuk ka njerėz dhe figura tė paprekshme, se pavarėsia
nuk arrihet me veprime tė ndara partiake, por me angazhime kolektive
si dhe me projekte tė pėrbashkėta pėr tė ardhmėn. Duhet tė kuptojmė
njėherė e pėrgjithmonė se ligji dhe rregullat vlejnė pėr tė gjithė
njėsoi, se nuk mund tė ketė njerėz tė privilegjuar ose tė favorizuar,
pra, tė gjithė duhet tė jenė dhe tė ndjehėn tė barabartė para ligjit
dhe detyrimeve qė shtron atdheu.
Pėr kėtė
mendojmė se kritikat konstruktive duhet ta kenė rolin e vetė nė tė
mirė tė ēėshtjes dhe interesave kombėtare tė njė populli dhe shoqėrie,
prandaj si tė tilla kritikat dhe debatet e hapura duhet tė gjejnė
hapsirė mė tė madhe pranė mediave tona. Duhet tė ushqehemi me
vetėdijen kombėtare, tė kuptojmė se kritikat e mirėfillta nuk janė nė
dėm tė proceseve nė shoqėri, por nė dobi tė tyre, tė kuptojmė se pa
kultivimin e institucionit tė kritikės sė mirėfilltė nuk mund tė
flietet pėr transparencė dhe shoqėri tė hapur, bile siē ka treguar
pėrvoja e vendeve tė pėrparuara tė Evropės vetė shkalla e demokracisė
matet me nivelin e lirisė sė shprehjes sė fjalės dhe tė mendimit tė
lirė, sidomos pėrmes mediave tė shkruara dhe elektronike.
Vetė
nocioni mbi demokracinė mbetet iluzion pėr ate shoqėri ku mendimit tė
lirė i zihet fryma, ku pėr shkak tė mendimit tjetėr vie deri te
eliminimi fizik i njerėzve, ku kritika kuptohet si fyerje ndaj
individit vetėm se pėr momentin bartė ndonjė funkcion tė caktuar nė
shoqėri, duke i identifikuar ata shpehherė me institucionin qė
udhėheqin dhe anasjelltas. Dhe, derisa kritika tė mos kuptohet drejtė,
derisa tė mos arrihet shkalla e vetėdijes se pa kritikė tė mirėfilltė
nuk mund tė ketė as mendim konstruktiv, deri atėherė numri shumė i
madh i tabu temave nė publicistikėn tonė do tė ngelė i pa prekur.
Dhe kjo do tė ishte, mjerisht, pika zero ku fillon dhe mbaron liria e
fjalės dhe e mendimit tė lirė nė botėn dhe hapsirėn shqiptare me
qindra dhe mijėra gazeta ditore, revista javore, faqe interneti dhe
dhjetra radiotelevizione lokale dhe nacionale!?
|
|