- 14 shkurt 2004 / TN
-
-
Sadik BEJKO
-
-
1.
-
- Kenduar
nga Tefta Tashko Koco. Nga zeri- filiz gati kristalor e aq i
vesuar ne freski e me perthekje ndjenjash i kesaj kengetareje te
pashoqe- vjen nje vegim ndjesish te buta e te forta bashke,
perhitet figura e nje femre qe dikur, qysh ne femijeri, e kemi
njohur, e kemi dashur; imazh qe ka ngjasuar me nenen, me hallen a
teton tone ne moshe rinie (tani s'jane me ), kur na mernin ne
krahe e na puthnin papushim; perfytyrim qe na sjell fanitje nuseje
te re e te bukur te ndonje kusheriu a te dikujt tjeter ne lagje;
te ndonje motre te madhe; te ndonje dashurie te vagullt per dike,
shkurt: eshte nje nga ato vegimet baze te kohes se kalimit nga
mituria ne adoleshence qe s'dime se ku e s'dime se si, na ka
ndertuar se brendeshmi, na ka nderruar e ndryshuar, ka trokitur aq
forte, ka trazuar aq thelle sa kurre nuk do ta shlyejme me nga
vetvetja.. Portreti aq embelsisht i brishte i kengetares, ajo
fryme e zerit te ngjethur me fer-feret e velit te vdekjes mbi
fytyre, shkeputja e saj e parakoheshme nga jeta (te mbetej per
ngahera keshtu e re te syte tane), koha e larget nga na vjen,
mbushin dhe perbluajne nder ne mrekulli e mister te ngjashem me
ato xixellimet e relikeve te shtrenjta familjare qe na ngjethin e
gezojne sa here i nxjerrim nga senduqet, na permallojne me
kujtimet, me rrezellitjen e tyre rrenjore perhere te pavenitura,
perhere e me te shtrenjta sa me shume te shkojne koherat. Kjo
kenge per shumecka eshte nje nga thesaret e pacmuara te
trashegimise sone.
-
-
2.
-
-
Dhe
eshte nje kenge e gruas per burrin. Dhe kendohet nga nje qytetare
shume e kulturuar, qe e ndien veten mire, madje mrekullisht mire
nen fustanin e nje fshatareje. Ajo perfaqeson arketipin e gruas se
dashuruar qe kendon per burrin e vet. Per mua qe kam lindur ne
fshat, qe me kane pergatitur babai, por ne menyre te vecante nena
dhe gjyshja per nje jete te forte e te veshtire, per te qene burre
qe kap malin e zallin, kap kerraben e sopaten, lufton me vapen e
dimrin, me egersite e jetes e te natyres per t'i bere zap me dore
e shpatulla burri, burre qe eshte zot i vetes, i familjes, prindve
te moshuar, i gruas e femijeve, shtylle e shtepise, e fisit dhe e
miqesise, qe s'e turperon veten perpara gjithekujt - pra per mua-
vegimi i nje gruaje te tille eshte shume me afer zemres se sa i
cilesdo kenge tjeter te tradites. Nje burre qe i thote plac cdo
veshtiresie qe i del perpara, i del ballas jetes, qe diten, naten,
stuhine a vapen i ben qilim te shtruar te kembet e veta qe
patjeter ta cojne ne shtepi dhe, nga ana tjeter, nje grua qe
digjet e driteson endshem per te, qe shpreh aq naivisht,
ciltersisht e krejt paster, ashiqare e si ne pellembe te dores,
tere dritherimat e saj me te fshehta e me te thella per burrin
.Mos ta doje gruaa nje burre te tille? Mos ta doje burri nje grua
te tille? Dhe te duket se gruaja eshte vetem ndjenje, vetem grua,
pa dhe burri eshte vetem detyre: ara, stane, vreshte.. Per ne,
ballkanas a mesedhetare, kjo eshte nje grua- sic thone korcaret-
qe ta pish ne kupe, mos ta shkeputesh prej gjirit e prej drites se
syrit. Punet jane ndare: burri calltis, punon e fiton -gruaja
administron brenda shtepise dhe dritherohet se ia di per mire, ia
di per te madhe ate qe ben ky njeri qe eshte me zotin (vjen nga
Kisha), vjen nga stani (eshte blegtor i mire), vjen nga ara (eshte
bujk), vjen nga ullinjte (merret me vreshtari), pra per cdo stine
ai eshte ne kembe. Ketu behet fjale per nje familje nga Jugu i
Shqiperise, familje ortodokse, grua e zhvilluar ne ndjeshmeri gjer
ne pergjerim. Me ato "fer-fer fer ma ben kemisha" e "fu-fu ma ben
fustani" ajo thote shume, gati i thote te gjitha per ato
marredhenie te nxehta deri ne lektisje te nje cifti te ri. Ajo
eshte e dashuruar, e desheruar gjer ne trullosje. Eshte nje
familje e re ende e panginjur ne nje dashuri qe sa vjen dhe e
shton gjer ne pafundesi zjarrin. Ndarja sado e vogel e se
perditshmes e ve nen ankthin e deshires per t'u ribashkuar. Kjo
jete ne cift ia ka marre fare mendjen kesaj nuseje te re.
Marredhenia eshte e shekujve qe shkoi: burri fiton, burri eshte
Kolombi, shpikesi i botes nga e para, sjellesi i thesareve, i
pasurise e i sigurise se jetes- gruaja administron. Qe nga
shekullin qe shkoi, ne bote, por edhe ketu nder ne, ne menyren
saj, edhe gruaja u be Kolomb e ndaj marredheniet nderruan. Por
ende atje thelle, ne mjediset tona te shtreses me te vobegte,
qytetare a fshatare, thelle dhe te ato me qytetaret, me te
pasurat, kur dalin te papritura dramatike, ende vazhdon t'i thuhet
mashkullit: "Nuk e di une se c'do te bejme- ti, ti je burre,
hidhu, mbaje familjen, beji balle hallit, plase koken per muri dhe
na nxirr pertej, je burre apo nuk je? Burrat e tjere jane te zote,
ti po fle ne?" Ne te vertete, po arrite t'ia thuash kaq gje: te
tjeret jane me te zote, je apo nuk je- ti e ke vrare perfundimisht
ne shpirt burrin. Nje burre qe mban dhe merr pergjegjesi, duhet
kuptuar e ndihmuar. Nuk duhet vrare me fjale. Vrasjet s'harrohen.
Por ky cifti yne ne kenge eshte ende ne parajsen e dashurise se
patronditur nga termetet e jetes.
-
-
Njerezve u pelqen nje kenge e dy te dashuruarve kaq marrezisht,
kaq embel. Ne jete, kur shohin shfaqje kaq te befta te pergjerimit
dashuror, qeshin, por dhe ua kane nga pak zili. Ka dhe qe tundin
koken: u dalte per mire.
-
-
3.
-
-
Po a
e dime ne deri ne fund pse na pelqen kjo kenge? Kam pyetur shume
miq, gra e burra dhe ata vene buzen ne gas me aq cilteri, kur ua
kujton: e bukur, te thone, shume e bukur, apo s'e kendon ajo
Tefta, s'e ka shoqen si kenge dhe si te kenduar. Kur u them se ajo
ka edhe ato vargjet:
-
-
Kur
me vjen burri nga ullinjte, / marr nje shkarpe e i nxjerr syte./
Kur e shoh burrin pa drite, / plot me lote me mbushen syte.
-
-
Oh,
me thone, kjo eshte nje shaka, se pas saj vijne vargjet: Jo mor jo
s'eshte e vertete
-
-
Po
ta pranojme si nje shaka, duhet te shtonim po edhe pak ..e
vertete. Kjo gjithmone sipas mentalitetit tone. Pastaj, pse nje
shaka e tille me nxjerrje sysh? Pastaj, ne keto kohe qe jetojme a
nuk shohim mjafte gra qe i vrasin burrat e tyre. he e kunderta:
burra qe vrasin grate. Dhe na qenka gjithandej ketu tek ne, (vetem
tek ne?) apo dhe kudo e kurdo ne bote, sot e gjithe diten, dhe ne
jete te jeteve, qe prej fillimit te fillimit keshtu na paska
ndodhur ne rodin tone prej njerezish e po na ndodhka. Keshtu.
-
-
Dhe
kjo kenge me jetegjatesi skenike gati shekullore, (qe e pelqen
hamalli, lypsari, shtetari, intelektuali buzeholle, apo akademiku
i mvrenjur e gjakftohte-flas vetem per burrat), si e tille flet
shume, se u kenduaka e vazhdon te kendohet frymerisht me shumesi
goje e grykesh, me teresi gjiresh e gjoksesh, kendohet si druret e
nje pylli ne ere, qe flet, oshetin me rrenjet, deget, trollin e
gjethet e nje mjedisi, e nje populli. "Kur me vjen burri nga ".
-
-
Eh
ky burri, gjithmone vjen nga diku. Dhe pas perdeve, pas qelqeve te
dritareve, pas carcafeve te varur ne tel, pas fustaneve, pas
kemishave ka deshire te ndieje dritherime gruaje, dritherime qe me
shume se termetet rrenqeth e mbush klimen e shtepise e te
intimitetit te perjetshem burre-grua, ate lekure te holle e te
tejdukshme universale, te gjalle e te prekshme a kurre te prekshme
rrokshem, por te deshiruar e qe frymerisht si ujerat e nenes qe na
nxjerrim ne jete e qe kurre s'i kemi pare, a mundet dhe i
shperfillim, (ah i shperfillim neveritshem me te drejte), por pa
to nuk mund te vinim ne jete, si dhe pa te gjitha keto, ato
dritherima fustanesh a kemishash te gruas ne nuk do mund te ishim
te gjalle e te shendoshe ne jete, ne lengesi te prekshme, ku duam
patjeter (me ashpersi burrash) te zhytemi e te prehemi . Si, si do
te benim ne pa nje ferferime fustani prapa dyerve te shtepive,
prapa dritareve te tejdukshme te shtepive, prapa mureve te ftohta
te sherbetuara me gelqere a ngjyra te tjera moderne te shtepive?
Nje shtepi pa ferferima, nje peme pa ferferima a eshte me fryme e
tymesi te vale e te gjalle? Si te gjthe edhe une te kjo kenge kam
(kemi) pelqyer ate qe nje grua e do kaq shume burrin. Madje ajo e
shpall te ndierit grua. Te ndjerit e tille ne ate qe do e qe
provon, eshte ploteria e saj, eshte kulmi i lartimit ne ujerat e
ne lumturite e te qenit te saj.
-
-
4.
-
-
Eh,
e thamenga ato dashurite per te cilat thuhet: u dalte per mire.
Pse te ne kane frike nga dashurite e verteta? Valle pse ndaj
dashurive te tilla ne gjithe kete bote njeriun e ze ne befasi
ndjenja se ato dic kane, nje aferi me fatalitetin? Pse te
Shekspiri gati te gjitha dashurite e medha mbarojne fatalisht?
Prape pyesim: c'ka, c?e lidh me kete ligjesi gati universale
dashurine e brishte e naive te fshatarkes sone? Mos valle cdo
dashuri eshte e denuar fatalisht (dhe ca me shume nje si kjo,
dashuri naivesh) duhet patjeter t'i nxirren syte? Mos valle te
gjitha dashurite jane keshtu naļve, budallaqe, te pashpresa, se
guxojne e metojne te thyejne pllaken e ngurte e te zgjyrte pis te
kesaj bote? Ne kohet, kur martesa eshte nje biznes, nje pramati e
leverdisshme, dikush na e quajtka pune shpirti, na dashuroka, na
qenka e dashuruar? Kjo vertet eshte guxim, kesaj fshatarke vertet
i duhet kenduar kenga. Ajo na paska dicka nga ajo lenda e harruar,
nje parfum magjije, dhe ditka ta vere ne pune, dhe i beka pune: e
mbushka me ferferima e dritherima si nje peme ne fund marsi.
Dashuria ne vetvete mos mbetet nje krim, nje rrebelim ne gerbuljen
e regjur, te akullt te kesaj bote? Mos sedashuria ne vetvete eshte
e verber, pa sy? Mos se pas nje kohe me dashuri e begati, te
gjithe pak e shume, do te provojne dhe kohe te keqija? Shume
pikepyetje per nje kenge, per nje kenge gati shaka. Po, valle,
shaka?
-
-
5.
-
-
Popujt e botes, kulturat me te lashta martesen e kane trajtuar
seriozisht, si nje pune burrash, kane gjetur dhe institucionin e
shkesit-dhe kjo qe ne Kinen e lashte te shekujve tre e kater para
Krishtit a me heret. Ata etnokulturologe qe ndonje dite do te
studiojne aferite mbi tremijevjecare biblike, hebraike, me
ceremonialin e dasmes shqiptare, me ate qe burri paguan per gruan,
qe kunaten e vellait te vdekur e mban per grua po nje nga
vellezerit e tij te moshes per martese e te tjera si keto, do te
vertetojne se martesa ishte nje institucion per sigurim e forcim
te individit brenda familjes, te prones, a mbase do te sjellin nje
argument me shume qe ne shiptaret jemi nje popull qe konservojme
lashtesi dikur te perbashketa me mesdhetare te tjere, por tek ne
ende jane te ruajtura, te arshivuara sedentarisht. Cajupi ne
poemen Baba Musa lakuriq, ve vargje kengesh nga ceremoniali i
dasmes zagorite, ne martesen e Isakut me Rebeken. Mbase
intuitivisht, por nje lexim i bibles si liber etnokulturor dhe
posacerisht per ceremonialin e dasmes dhe te marteses do te shihte
se sa aferi ka me dasmen e martesen tradicionale fshatare tonen.
Kodet e kanuneve mesjetare shqiptare, -Kanuni i Lekes eshte ne
vecanti ligj per zonat katolike-jehet e te cilave vijne deri ne
kohen tone, kane ngjashmeri (sikur te ishin trashegimi) me ligjin
mbi tremijevjecar te bibles hebraike. Komunizmi, per arsye te tij
i luftoi dhe i ngjyrosi me lloj e lloj perbuzjesh, por pa dashur
te glorifikoj te lashten judeo kristiane, ajo tek ne ka rrenje
shume te lashta, shume logjike, ardhur nga rruge kurre te njohura
sot per sot, por jane dhe si te tilla duhen njohur dhe jo
perbuzur-identiteti eshte qe te mbahesh per rrenjesh; kjo eshte me
e mire se te fluturosh pas eres. Koha qe shkoi e shumefishoi
acidin e perbuzjes per cdo tradite. Shqiptaret duke jetuar gjate
ne shekuj shoqerine parashteterore, kane perkryer mjetet e
rezistences individuale, fisnore, a krahinore ndaj shtetit, ndaj
nje structure te tille qe kurre nuk ka qene e tyre. Nje nga keto
mjete ka qene dhe ruajtja e familjes, e prones ne kushtet e
veteqeverisjes pa shtet tendin mbi krye. Shqiptari ka qene i
detyruar te jete i duruar me kulturat e tjera; i ka pranuar te
gjitha c'i kane rene persiper dhe ne thellesi ka ndjekur ate
vazhde qe shtrese mbas shtrese sot padyshim te con te nje kulture
panmesdhetare, parashteterore per te gjithe keta popuj. Nje
adhurim evropian per Greqine e lashte, por edhe lidhjet me kuturen
ruso-sovjetike per gjate pesedhjete vjeteve, sollen ate qe ne
gjithe nivelet e arsimimit tone, te krijohet bindja se lashtesia
fillon vetem me Greqine antike. E kuptoj merine komuniste ndaj
bibles. Por Moisiu dhe librat e tij jane te hershem gati shtate e
me shume shekuj se sa Iliada e Odisea. Teologjia e profeteve
hebrenj te shekullit te peste para Krishtit i bje te jete e nje
koheshme me Athinen e Perikliut, me filozofine sokratike etj. Mund
te thuash se ndikimet hebraike ne Shqiperi erdhen bashke me
myslimanizmin, por ato i gjen dhe tek Kanuni i Lekes, sidomos te
ceremoniali dhe te martesa sipas ketij Kanuni; i gjen te
muslimanet, po dhe te ortodokset e Jugut; jo me kot permendem
Cajupin qe i pershtat me lehtesi dasmes se Isakut me ebeken
ritualin zagorit te dasmes se kohes se tij.
-
-
Me
gjithe keto me lart desha te them se kultura shqiptare, si dhe
gjithe kulturat e tjera, i kane dhene rendesi marteses si baze per
mbrojtjen e rritjen e familjes, te prones, te femijve. Po
dashuria?
-
-
6.
-
-
Pse
kjo grua ia nxjerr syte burrit dhe pastaj, kur e sheh te verbuar,
qan mbi te? Problemi eshte martesa apo dashuria? Apo behet fjale
per dashurine ne martese? Te libri Ringjallja i Tolstoit jepet
rasti i nje muzhikeje te re qe e fusin ne burg se donte te vriste
burrin. Per arsye te burokracise cariste, nusja do te priste
gjate, nje vit e me teper ne paraburgim, sa te merrte denimin.
Nderkohe ajo kerkon burrin dhe e penduar, dashurohet me se
marrezisht me te. Muzhiku at, paguan rushvet te drejtoria e
burgjeve, e nxjer nusen perkohesisht qe te punoje me burrin ne
pikun e puneve per te korrur e mbledhur barin. Dashuria e ciftit
te ri merr dalldine dhe me teper. Dhe ajo pohon se, para se te
burgosej, vertete kishte dashur ta vriste e ta zhdukte burrin.
Vertete, thote, nuk e di pse. Tolstoi nuk jep shpjegim. Nusja merr
denimin dhe burri shkon pas saj ne Siberi.
-
-
Hajne flet per nje perralle arabe: gruaja vret burrin, pastaj e
ballsamos, e mban ne shtepi dhe tani te vdekur e puth ne buze.
Kete e tregon ne komentet per Otellon e Shekspirit se edhe ky ne
fjalet e fundit para vdekjes thote: "te putha dhe te vrava, tani
gje tjeter s'pres,/ vetem te te puth edhe te vdes".
-
-
Per
Frojdin kjo e ka shpjegimin. Duke folur per mitin e pesedhjete
vajzave te Danaut, te cilat, vec njeres, i vrasin burrat qe ne
naten e pare te marteses, ai na thote se grate nuk e harrojne
kurre ate qe u merr virgjerine dhe do ta urrejne per vdekje e gjer
ne vdekje. Nje dite, shpejt a vone, do t'ia shpaguajne dhunshem
atij. Duke analizuar disa nga dashurite e medha te mitit e te
letersise boterre ai, mbeshtetur ne teorine e tij te dy
instinkteve baze, te dashurise dhe te vdekjes, te krijimit dhe te
shkaterrimit, te cilet te i njejti person kembehen, i zene vendin
njeri-tjetrit, shpjegon ate qe te Shekspiri te gjitha dashurite e
medha mbarojne tragjikisht. Pse muzhikja e re e Tolstoit do ta
vrase burrin, pastaj po ajo, pse e do me mend e kokes burrin?
-
-
Mos
valle te kjo kenge "Kur me vjen burri nga stani" behet fjale qe ka
nje kohe, rrjedh shume uje nga kisha deri te ullinjte, pra, me
kohe, dashuria martesore mbaron, fillojne hallet. Sipas urtesise
biblike dashuria eshte nje dhurate hyjnore, nuk eshte nje realitet
i kesaj bote. Te lashtet kishin nje hyjni per dashurine. Nuk
thuhet e nuk urohet me kot: u dhente zoti dashurine. Paci
dashurine. Greket e lashte kishin tri fjale per dashurine: agape,
filia dhe erota. Agape ishte dashuria hyjnore qe e sjelle ne toke
do te thote: dashuria eshte veprim, jo ndjenje, madje veprim dhe
kunder ndjenjave, kunder natyres, kunder interesave tona si
individ. Sipas kesaj, dashurise kristiane, dashurise agape, ti do
te duash edhe dike qe te ka bere keq. Si fillim individi vepron
(kunder ndjenjave) dhe e ndihmon tjetrin, pastaj nderron mendim
dhe, ne bashkepunim e siper, vjen faza e trete, lind ndjenja,
dashuria. Per te sjelle nje shembull te afert, mjafton te kujtojme
gjyshet a nenat tona. Kur e pyesim kete tip gruaje, nje grua
tradicionale shqiptare, "a e ka dashur burrin", ajo te thote: "Si
a e kam dashur, nuk e kam dashur, c'jane keto, une me burrin kam
shkuar jete. Merr vesh: kam pasur jete me te,kam mbajtur shtepine,
kemi rritur femijte" Ne kete dashuri-jete (pa e idealizuar ate)
gjejme elemente nga te tri kuptimet: edhe agape, t'i perkushtohesh
(edhe ne kundershtim me veten), edhe filia (dashuria miqesi, e
ndersjellte), edhe erota (dashuria fizike). Dashuria nuk eshte
vetem psikologji, por filozofia me gjitheperfshirese.
-
-
Sot,
kur u flet njerezve per kete dashuri-jete, te ngjan se flet nga
nje planet tjeter. E pra dashuria nuk eshte vetem ndjenje, ajo ne
menyren e vet eshte dhe mencuri, mbase eshte urtesia me e madhe.
Te gjithe ata qe kane nje eksperience jete e dine se gjerat, po te
ishin vetem ndjenje, ne nuk do te kishim asnje njeri qe te na
gjendej prane: as prinder, as femije, as grua, as vellezer, as
miq.
-
-
7.
-
-
Bernard Shou duke folur per dramen Nora te Ibsenit, ne analogjine
e saj dhe me Otellon e Shekspirit, sjell mendimin qe martesa eshte
nje nga pikepyetjet e medha njerezore. Ajo eshte gjithmone e
rrethuar me rreziqe. Asaj kurre nuk dihet si do t'i shkoje filli.
E pra aferia me e madhe midis dy njerezve, mund te kembehet lehte
dhe me vrasjen (po prej tyre) te njerit prej te dyve. Kur hapesh
deri ne xhveshje ndaj dikujt, goditjeve nuk mund t'u besh balle:
ia ke dhene te gjitha rruget per te te permbysur a mposhtur, je
hapur qe te behesh njesh per t'u mbrojtur dhe te del se ia paske
dhene vete me doren tende mundesine per te te goditur. Dhe kur je
dhene, je falur, je dhuruar, po aq lehte mund te hidhesh poshte.
Kjo eshte ajo qe dhe na i ben aq te vrazhdeta, aq mizore
shkeputjet e lidhjeve te tilla, i ben lehtesisht aq te kembyeshme
e bardhe e zi keto marredhenie. Kur fshihen e treten te gjitha
distancat midis dy njerezve, dy qenieve aq egoiste, aq te
paperkryera njerezisht, sic jemi ne njerezit, gjerat jane jo te
mbyllura e te puthitura, perkundrazi jane te hapura. Jane dy fish
te hapura: buri ndaj gruas dhe gruaja ndaj burrit. Dy shpella te
hapura, dy humnera. Me cfare duhen mbushur? Ne hapemi.. per t'u
sakrifikuar, per te harxhuar energji, per te qene pjellore, per te
qene te frutshemvetem keshtu i mbushim humnerat e dyfishta qe i
hapem vetes qe nga ajo dite qe vendosem te mos jemi nje, por dy,
apo me mire, dy te kthyer ne nje.
-
-
8.
-
-
Nuk
eshte se burri ne kete kenge nuk eshte i frytshem? Po ai eshte
madje shume: ne cdo stine ai di te jete ne kembe, te niset dhe te
vije i frutshem. Dhe gruaja : kur me vjen, kur me vjen Ne kete
"kur me vjen' ne ndiejme se ai eshte i frutshem dhe me "ardhjen" e
tij si burre te gruaja. Atehere pse ndodh? Ja qe ndodh dhe ne
duhet ta pranojme ate qe ndodh pa ndonje arsye qe te ndodhe. Nje
ndodhje qe eshte, qe perseritet si e tille. Nje asgje e tille e
keqe, si vdekja, nuk ka pse te mos ndodhe. Po, eshte e bukur kenga
me nje asgje te tille ne mes, mespermes saj, me kete asgje te
lige. Me fatin, me te bukuren dhe me vdekjen, vdekjen qe (medet !)
pa asnje arsye, si ne kete kenge, prape vjen. Letersia dhe miti i
kane mesuar njerezimit fatin(U. Eko). Nje engjell i keq i fryn ne
vesh gruas dhe ajo i nxjer syte burrit. Mos ndodh keshtu se ate qe
duam, ne dhe e vrasim(Uajld)? Mos se duke vrare e gjymtuar ate qe
duam me shume, ne keshtu vrasim e gjymtojme vete veten. Dhe pastaj
qajme se, ne te mire e siper, vrame veten. Qajme. E meritojme
fatin.
-
-
9.
-
-
Po,
burri ne kete kenge eshte kultura, eshte kultivuesi, eshte
pergjegjesi, eshte qyteteruesi i mjediseve te jashtme. Eshte
jashtesia vete. Eshte mungesa dhe ardhja. Po gruaja? Ajo eshte ne
qender? Burri shkon e nga shkon dhe bje ne qender. Ai bje, humbet
aty. Se ai zbret ne natyre mali stani, ullinjte, ne natyren atje
pertej njeriut. Po dhe brenda, ku Natyra eshte gruaja. Perpara
asaj natyres jashte, larg, ai shkon i armatosur me armet e
qyteterimit, me parmenden, me kerraben, me sopaten, me kalindhe
kultivon, ndryshon, behet i frytshem, per t'ia sjelle qendres,
shtepise, gruas frytet e korrura jashte, tej. Po ka nje fare sendi
tjeter gruaja. Ajo eshte natyra qe te zhvesh, t'i rrufit frutet,
nuk ta fal kete aftesine tende per t'i vene demat ne zgjedhe,
lumenjte ne sfrat e dige (Sofokliu), per t'i mbrehur kuajte e per
t'i levizur dherat vendit qe te kthehen ne dobi, ne frute. Natyren
qe ke mposhtur e ke futur ne shtatin tend, i ke besuar; kesaj
natyre-grua nuk i ke shkuar me mjetet e armet e qyteterimit, po me
ca arme te brishta te dhurimit, te shkrirjes ne nje, te dorezimit
te te gjithe celsave dhe armeve para saj. Dhe natyra merr hak.
Pikerisht aty ku ti nuk do te jesh qyteteruesi, por njeriu, vetem
natyrshmerisht njeriu. Ne nje kenge te Li Bo-se tregtari iken dhe
gruaja pret, sa thinjet. Ne nje kenge arbereshe burri i ikur, i
fal gruas treqind pellumba qe duhet t'i numeroje cdo nate- dhe
perhere eshte nje me pak- dhe ne fund te treqind diteve dashuria
s'eshte me. Njeriu, per ekzistence, ka punuar shume per ta
shnderruar jashtesine, natyren, por nuk ka punuar mbase sa duhet
per te levruar brendesite e vetes. Mbase.
-
-
10.
-
-
Mbase vdekja eshte e bukura, e persosura qe nuk e arrijme ne kete
jete. Nuk e arrijme se mbase ne nuk takohemi kurre me te. Ajo
eshte-e nderkohe ne nuk jemi. Ne kendej-vdekja andej ose vdekja
kendej e ne andej. Njerezit e thjeshte e duan jeten per zakon. Ajo
nuk ka qene vec nje sketerre. Po ca zakoneve te vjetra a ca
instinkteve baze nuk kemi si te mos u perkulemi. E logjikshme
eshte jeta? Jo. Kete fshataret (qe nga koha e Konfucit ne Kine) e
dine, ndaj ata duan te fusin pak logjike duke i martuar femijte me
mbleseri, pra ne nje nivel jetese e njerezie te pranueshme per ta.
Dhe kur ndodh dashuria, edhe kur nuk ndodh, martesa behet; dasma
dhe njerezit terbohen ne aq e aq gezim. E arsyeshme eshte? Dhe
urojne fat, lumturi, dashuri,..gjera qe nuk i kane patur vete. A
nuk jane fare te palogjikshem fatkeqet njerez, kur lindin femije
qe do te perseritin gjithe ato peripeci qe i kane hequr vete? Jo
logjike nuk ka asnje grime. Po ja qe ndodh. Atehere pse te mos
ndodhe dhe vdekja e kotsekotit, pse te mos ndodhe dhe gjymtimi i
kotsekotit? Normale eshte qe te ndodhin. Mos valle te gjithe
njerezit jane poete qe enderrojne mrekullira per femijte ne nje
teren fatkeq? Nuk e di po dikush e ka futur kete rezerve energjie
te njeriu dhe ajo vazhdon edhe sot e gjithe diten: te jesh
optimist per pjellat e tua, kot se koti. Dhe kjo enderr ne diell,
fryt krejt i papjekur, ky cilimillek njerezor eshte kaq spontan,
kaq i pafaj. Apo eshte nje justifikim per gabimin qe kur na sollen
dhe ne zinxhir sjellim paprere te tjeret ne jete? Apo eshte nje
berje qejfi per ate enderr qe ka i riu? Po, ata, ne rini, nuk mund
te mendojne kurre keq. Mencuria vjen von. Per ata jeta ka ardhur
qe te gezohet, plot me premtme te embla. Si ndodh qe ne trung kaq
te thare e te tukequr prej vitesh, ne kete trung te nxire e te
ndyrosur qe heret, te kesaj qe i themi jete, te mbijne filiza me
te ndjella ogurmira? Dionisi grek i impulsives, i se
pakontrolluares, rreh e pulson rrembyer e turbullt ende ne damaret
e vjeter te jetes. Ne i hapim rruge ketij harbimi. Sa me te varfer
e te mjere, aq me shume bjeme pre te ketij alogjizmi fatal. Ne
kete papersosjen tone, ne vec vdekja na qeteson, ajo eshte me e
bukura. Ndersa jeta, po, ajo eshte vertet nje gjymtim i enderres
se bukur qe shohin syte e rinise sone. Sa me teper jetojme, aq me
thelle gjymtohemi. Kjo eshte ne llogjiken e gjerave. Dhe ne kete
nuk e pranojme, por e dime, jemi te vetedijshem. Ndaj dhe kenga na
con pa asnje paralajmerim a ndryshim te melodise, te intonacionit
te "nxjerrja e syve", te gjymtimi. Veshur kaq bukur me muzike, me
zerin e pashoq per nga drita dhe embelsia, keshtu bute e bukur ne
jetojme me gjymtimin, se nuk duam jo vetem mos ta pranojme, por
dhe as ta shohim. As ta degjojme.
-
-
11.
-
-
Por
prape kjo kenge na pelqen, qofte dhe per ato fer-fer fer-et e per
ato fu-fu fu-te Eshte enderra jone, kurre nuk jemi me te mencem se
ne kohen kur mbushemi me dritherima te tilla; kurre me te mencem e
me te rinj, me te nxehte e me firifiu, pa dhe ata qe na jane
prane, na thone: u falte zoti dashurine. Eshte forca e asaj
logjikes tjeter, logjika e ndjenjave. Ligji i zemres eshte ku e ku
me i forte, me themelisht trondites se sa ai i mendjes. Eshte
goditja me rrufe e perendise se dashurise. Kesaj i perulen te
gjithe. Fatmiresisht njerezimi nuk eshte plakur. Dashuria eshte,
jeton, adhurohet, enderrohet. Ndaj ne ditet tona me te shenuara
nga ylli i fatit edhe me te moshuarit na urojne: u falte zoti
dashurine! Pse? Ne e kemi (e ndonjehere nuk e dime sec mrekulli
kemi). Puna eshte ta ruajme sa me gjate, ta mbrojme ate fu fu e
ate fer fer fer..
-
-
Mos
t'ia nxjerrim syte.