-
14 shkurt 2004 / TN
-
- Duke
e formuar kėtė parti, ky vetes do tia shtojė edhe njė minus nė
veprimin e tij politik tė pasviteve tė 90-ta. Tash, mė mirė do tė
ishte qė tė heshtte fare nė politikė, pėr shkak se ka bėrė shumė
gafe nė tė. Po tė heshtte pėrfundimisht, dhe ti kalonte kėto
vitet e fundit tė jetės nė qetėsi, edhe do tė mund tė shpėtonte
diēka nga autoriteti qė ka pasur nga 28-vjetėshi nė burgjet e
Serbisė. Mbase, kėshtu, edhe do ta rikthente paksa atė. Pėr njė
hap tė tillė, ai duhet tė mendojė seriozisht, nėse njė vepėr tė
mirė e ka ndėrmend tia lėrė vetes.
-
-
Shkruan: Nazmi LUKAJ
-
-
Kėta dy-tre muajt e fundit ėshtė
pėrfolur kuleareve tė kryeqendrės se Adem Demaēi, pas dėshtimit tė
tij nė tė gjitha postet qė ka pasur, po pėrgatitet tė dalė me njė
parti tė re. Kėtė, nė njė intervistė qė e ka dhėnė kėto ditė pėr
njė medium elektronik, e ka pohuar edhe vetė ky. Si thonė kėto
kuleare, Demaēi ka vėnė kontaktet edhe me disa politikanė tė lartė
tė LDK-sė dhe mė pak tė lartė, pėr ti bindur se duhet ti
bashkėngjiten partisė sė tij.
-
-
Nė kėtė pėrfolje, ka diēka tė vėrtetė
e diēka jo, sepse veē disa emrave qė shpeshherė janė treguar tė
luhatshėm nė deklaratat dhe intervistat e tyre prej pasluftės e
kėndej, po pėrmenden edhe emra qė gjithmonė janė dėshmuar tė
devotshėm ndaj programit tė LDK-sė.
-
-
Edhe tė parėt, edhe tė dytėt qė
pėrfliten, pėrbėjnė njė numėrim nė gishtėrinj, por janė emra tė
rėndėsishėm tė kėsaj partie. Po ashtu, pėrfliten edhe emra nga
PDK-ja dhe AAK-ja, qė do tė kalojnė nė partinė e Demaēit. Nga kėto
parti, si pėrforcim nė partinė e tij, pėrflitet se do tė kalojnė
njė pjesė politikanėsh, qė tashmė veē janė mėsuar ti ndėrrojnė
partitė shpesh.
-
-
Nė bazė tė emrave qė janė pėrfolur si
kandidatė tė mundshėm tė kėsaj partie tė re, Demaēi do ti tubojė
rreth vetes njė pjesė politikanėsh, qė i ndėrrojnė konceptet nga
frika, nga tė menduarit se pėrfaqėsojnė njė elitė tė mendimit
politik, nga karrieristėt qė nuk gjejnė vend nė asnjė parti dhe
nga disa emra qė asnjėherė nuk janė pėrfshirė askund, mirėpo qė
kurrė nuk janė shquar pėr ndonjė mendim tė aftė politik. Njė parti
e kėtij lloj konglomerati, qė nė start ėshtė e dėnuar tė
dėshtojė, pėr shumė arsye.
-
-
Por, tri janė mė tė rėndėsishmet:
-
-
E para:
politikanėt e pėrmendur nga LDK-ja, vetėm deri sa
tė jenė brenda saj, do tė pėrfaqėsojnė ndonjė autoritet nė masė.
Jashtė saj, do tė veniten mė shpejt seē e ndėrrrojnė partinė.
Pra, thjesht, do tė jetė i papeshė veprimi i tyre nė partinė qė e
ka pohuar Demaēi, se ėshtė duke bėrė pėrpjekje pėr ta formuar.
Shembull i kemi politikanėt e mėparshėm tė kėsaj partie. Sapo e
ndėrruan partinė, brenda natės u shndėrruan nė njerėz tė
parėndėsishėm edhe nė partitė ku kaluan, po edhe nė opinion.
-
-
E dyta: politikanėt qė pėrmenden nga
radhėt e AAK-sė dhe PDK-sė, me lėvizjet e tyre tė shpeshta tė
koncepteve dhe tė partive, nuk kanė peshė jo vetėm nė masė, por
as brenda partive tė veta.
-
-
Dhe, e treta: Adem Demaēi ka vite qė
ka humbur autoritetin politik.
-
-
Emėrimi i tij nė krye tė kėsaj partie,
nuk do tė shėnonte asnjė rėndėsi pėr opinionin. Madje, do tė ishte
sinjifikim i njė partie dėshtakėsh. Njė parti e tillė, ėshtė
fare e pavlerė tė formohet nė Kosovė, sepse, si e tillė, qė nė
start nuk pritet se ajo do tė mund tė krijonte ndonjė ndikim pėr
ndryshimin e rrjedhave politike, me tė cilat nuk u pajtuakan
Demaēi dhe demaēianėt!!!
-
-
Nga krejt kjo, do tė dilte vetėm se
ėshtė rritur pėr njė parti mė shumė spektri politik yni. Asgjė mė
shumė. Do tė mbetej, si shumė parti tė tjera tė parėndėsishme-
vetėm e shėnuar se ėshtė formuar dhe qė posedon njė zyrė pėr
konferenca shtypi dhe pėr komunikata. Prandaj, kjo pėrpjekje e
Demaēit do tė dilte shterpe. Duke e formuar kėtė parti, ky vetes
do tia shtojė edhe njė minus nė veprimin e tij politik tė
pasviteve tė 90-ta.
-
-
Tash, mė mirė do tė ishte qė tė
heshtte fare nė politikė, pėr shkak se ka bėrė shumė gafe. Po tė
heshtte pėrfundimisht, dhe ti kalonte kėto vitet e fundit tė
jetės nė qetėsi, edhe do tė mund tė shpėtonte diēka nga autoriteti
qė ka pasur nga 28-vjetėshi nė burgjet e Serbisė. Mbase, kėshtu,
edhe do ta rikthehente paksa atė. Pėr njė hap tė tillė, ai duhet
tė mendojė seriozisht, nėse njė vepėr tė mirė e ka ndėrmend tia
lėrė vetes.
-
-
Se krijimi i kėsaj partie do ta
nxjerrte pėrfundimisht qesharak nė politikė. E, duke u tėrhequr
prej saj, ka mundėsi qė tė mbetet, sė paku, nė kujtesėn e popullit,
si atdhetar. Nė fushėn e politikės, populli e di mirė se nuk e ka
dhėnė asnjė provim me notė pozitive. Qė tė ruajė diēka nga
rejtingu i tij i dikurshėm, ia preferoj heshtjen. Adem Demaēi i
politikės, dhe baca Adem i kombėtarizmit tė para viteve tė 90-ta,
ėshtė mirė ta mendojė shumė sinqerisht kėtė. Tashmė i kanė mbetur
vetėm dy rrugė:
-
-
rruga edhe e njė dėshtimi nė politikė,
e cila pėrfundimisht do tia rrėnonte edhe atė pak respekt qė i ka
mbetur nė popull, dhe rruga e tėrheqjes nga politika, pėr tė
rikthyer diēka nga rejtingu i tij i dikurshėm. Adem Demaēi ėshtė
nė atė lojėn Zgjidh e merr. Ai ka dy mundėsi: tė mundohet tė
mbetet baca Adem ose Adem dėshtaku.
-
-
Tė gjithė ata qė e kanė identifikuar
pėrpjekjen kombėtare me emrin e tij para viteve tė 90-ta,
dėshirojnė tė mbetet baca Adem. Se politika dhe ky tashmė janė
diametralisht tė kundėrt. Edhe vetė dinamika e saj, e ka nxjerrė
jashtė rrjedhave. Sot ėshtė vetėm njė Don Kishot nė politikė.
Gjatė shėtive nėpėr ambientet e bukura tė Prizrenit, ka edhe pak
kohė ta mendojė kėtė. Ndoshta klima e kėtij qyteti tė lashtė, mė
nė fund, do ta kthjellojė, po e vuri gishtin nė kokė pėr ta
analizuar thellėsisht lojėn Zgjidh e merr
.