|
13 shkurt 2004 / Elez Biberaj / "Zėri
i Amerikės"
Udhėheqėsit e tri partive kryesore
politike nė Kosovė zhvilluan tė premten njė takim me
kryadministratorin Hari Holkeri. Zėri i Amerikės intervistoi kryetarin
e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, i cili mori
pjesė nė kėtė takim.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Haradinaj, ēfare u arrit nė takimin qė zhvilluat sot dhe cili
ishte synimi i vėrtetė i kėtij takimi?
Ramush
Haradinaj:
Takimi ishte i ftuar nga kryeadministratori, zoti Holkeri qė tė
informojė udhėheqėsit poltikė, por edhe tė pakicave pėr udhėtimin e
tij, pėr takimet qė kishte pasur, pėr qėndrimet qė kishte gjetur nė
qendrat e vendimmarrjes dhe sidomos, sikurse u shpreh ai, pėr klimėn
nė Kėshillin e Sigurimit rreth Kosovės.
Ajo qė e
karakterizoi takimin e sotėm, mund tė them se ishte njė realizėm mė i
madh i kryeadministratorit dhe bindja ime ėshtė se fjala e zotit
Holkeri dhe nė pėrgjithėsi fjalėt dhe qėndrimet e deritanishme qė janė
shprehur kėto ditė reflektojnė mė realisht pėr Kosovėn.
Mirėpo
sikurse u tha nė atė takim, sikurse ishte edhe qėndrimi ynė, ne nė
Kosovė ndodhemi para njė plani shumė serioz, i cili ėshtė njė plan
shumė i madh pėr Kosovėn qė janė standardet. Duhet tė jemi tė
pėrgatitur, duhet tė marrim edhe masa shtesė qė tė arrijmė suksese,
por nė radhė tė parė duhet tė ndėrtojmė njė qeveri funksionale nė
Kosovė.
Zėri i Amerikės:
Zoti Haradinaj, nė tė kaluarėn e afėrt ju keni qenė mjaft kritik
ndaj zotit Holkeri, duke pohuar se shqiptarėt nuk kanė luajtur ndonjė
rol nė pėrgatitjen e raportit qė ai ka paraqitur nė Kombet e Bashkuara
dhe pėr faktin se asnjė nga udhėheqėsit shqiptarė nuk e ka shoqėruar
atė nė Nju Jork. A pritet ndonjė ndryshim nė kėto dy aspekte nė tė
ardhmen?
Ramush
Haradinaj:
Ishte kėrkesė e jona qė krahas zotit Holkeri, nė Nju Jork tė
prezantoheshin edhe liderėt e institucioneve tė Kosovės nė mėnyrė qė
pamja pėr Kosovėn tė ishte mė e vėrtetė. Unė jam shprehur mė pėrpara
se zoti Holkeri nuk mund tė jetė zėri i Kosovės, sepse nė Kosovė
pėrveē pikėpamjes, apo kuptimeve pėr Kosovėn qė vijnė nga UNMIK-u,
ėshtė njė e vėrtetė shumė e qėndrueshme ėshtė ajo se si ne i kuptojmė
zhvillimet nė Kosovė dhe ėshtė me dobi pėr angazhimin e bashkėsisė
ndėrkombėtare qė udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės tė mund ti
prezantojnė arritjet, synimet, por edhe vėshtirėsitė qė hasim.
Zoti
Holkeri premtoi se nė rast tė pėrparimeve qė do tė ndodhin nė Kosovė
rreth standardeve, nė njė tė ardhme tė afėrt do tė ndodhė qė do tė
prezantohen udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės edhe nė Kėshillin
e Sigurimit dhe nė qendra tė tjera vendim-marrėse.
Zėri i Amerikės:
Zoti Haradinaj, bisedimet me Beogradin pėr ēėshtje teknike janė njė
prej standarteve qė ju duhet tė pėrmbushni dhe njė prej ēėshtjeve qė u
diskutua sot. Sipas UNMIK-ut dhe qeverisė sė Kosovės, ato pritet tė
fillojnė sė shpejti. Sa tė angazhuar janė udheheqėsit e Kosovės pėr
zhvillimin e kėtyre bisedimeve?
Ramush
Haradinaj:
Ne i kemi dhėnė njė mbėshtetje tė plotė, planit tė standardeve pėr
Kosovėn. Tani jemi nė fazėn e dytė do tė thosha, ose nė aspektin
implementues. Grupet punuese me pėrbėrje tė plotė, pra me pėrfaqėsim
tė plotė vendor pėrveē pakicės serbe, janė duke zhvilluar punė
intensive pėr pėrgatitjen e planit pėr implementim tė standardeve. Njė
prej angazhimeve dhe njė prej punėve qė po bėjnė vetė grupet punuese
ėshtė edhe pėrgatitja e bisedave me Beogradin.
Pėrsa i
pėrket Kosovės, janė bėrė pėrgatitje dhe ka njė gadishmėri nga aspekti
politik dhe nuk ka pengesa qė kjo tė ndodhė. Ne kemi njė situatė tė
vėshtirė tė bashkėpunojmė, apo tė bashkėbisedojmė, me kėtė rast flas
pėr qeverinė e Kosovės, me Qendrėn Koordinuese pėr Kosovėn tė
udhėhequr nga zoti Ēoviē, qendėr e cila nė vazhdimėsi ka qenė
mbėshtetėse e strukturave paralele dhe e veprimeve destruktive qė kanė
ndodhur nė Kosovė.
Mendojmė
se ėshtė nė tė mirėn e Kosovės, nė tė mirėn e angazhimeve tė
pėrbashkėta, por sidomos edhe nė tė mirėn e serbėve tė Kosovės qė nė
kėto bisedime tė marrin pjesė njerėz tė zgjedhur nė Serbi, mekanizma
tė qeverisjes sė Serbisė, por jo improvizime tė tilla siē ėshtė Qendra
Koordinuese pėr Kosovėn, e cila mund tė them se ishte njė qendėr e
veprimeve destruktive, destabilizuese pėr Kosovėn.
Zėri i Amerikės:
Zoti Haradinaj, disa kritikė thonė se udhėheqėsit shqiptarė tė
Kosovės po tregohen disi tė ngurtė dhe me pėrjashtim tė kėmbėnguljes
nė kėrkesėn pėr pavarėsi, tregojnė pak angazhim konkret pėr procesin
qė do tė vendosė pėr tė ardhmen e Kosovės. Si u pergjigjeni ju
kritikėve qė thonė se ju nė tė vėrtetė nuk jeni aq tė angazhuar pėr
pėrmbushjen e standardeve qė janė caktuar nga komuniteti ndėrkombėtar?
Ramush
Haradinaj:
Mund tė them se nė Kosovė kanė ndodhur pėrparime. Vetė funksionimi i
Kosovės si njė shoqėri mund tė them se ekziston. Ajo qė po kėrkojmė ne
pikėrisht nė kėtė rast nuk ėshtė menjėherė pavarėsia, ky ėshtė
vullneti i popullit tė Kosovės, pėr Kosovėn e pavarur, por ne po
kėrkojmė njė ndėrtim konkret tė njė shoqėrie tė funksionueshme. Unė
habitem me njė oportunitet qė ekziston nė UNMIK, nė kėtė rast edhe tek
zoti Holkeri dhe sot ia shpreha njė gjė tė tillė, habitem edhe me
bashkėsinė ndėrkombėtare pse ka njė hezitim qė Kosovės ti japė njė
qeveri tė funksionueshme, tė plotė.
Nė rast
se dėshirojmė tė arrijmė mė shumė progres nė Kosovė, duhet tė kemi njė
qeveri tė funksionueshme, njė qeveri qė ka mundėsi tė marrė vendime nė
vazhdimėsi, pra pėr ēdo ditė dhe tė planifikojė angazhimet e veta nė
pėrputhje me kėto vendime dhe me kėtė qasje qė kemi nė Kosovė. Pra e
pėrsėris, gadishmėria jonė pėr tė ndėrtuar Kosovėn, pėr tė ndėrtuar jo
vetėm atė qė i kemi thėnė paqe nė vazhdimėsi, por njė shoqėri tė
funksionueshme ekziston.
Mendoj
se ekziston njė hezitim nga pala ndėrkombėtare qė kosovarėve tu
besohet mė shumė. Plani i standardeve pėr Kosovėn, ėshtė cilėsuar nga
ne si kthesė pozitive, qė ka ardhur nė kohėn e duhur dhe ne do tė
dėshmojmė pėrmes kėtij plani, se jemi tė pėrgatitur, kemi vullnet qė
tė pėrparojmė zhvillimet e pėrgjithshme nė Kosovė, por kėrkojmė njė
mbėshtetje mė tė madhe qė tė ndėrtojmė edhe mė tutje kapacitetin e
institucioneve tė Kosovės.//kk//
|