|
13 shkurt 2004 / TN
Shefki OLLOMANI
Maqedonia e sotme Lindore, Maqedonia e Pirinit dhe Maqedonia e Egjeut
janė tri krahinat e mėdha gjeografike qė pėrbėjnė Maqedoninė antike tė
fisit pellazgo-ilir tė Maqedonėve, tė cilėt nė historinė e lashtė
identifikohen me mbretin e tyre Filipin II dhe birin e tij, Lekėn e
Madh, apo Aleksandrin e Maqedonisė.
Sot, kėto tri treva, regjione apo krahina
tė Maqedonisė antike pellazgo-ilire: Maqedonia Lindore, Maqedonia e
Pirinit dhe Maqedonia e Egjeut formojnė atė qė nacionalistėt
sllavomaqedonas e quajnė herė Maqedonia e Madhe, e herė Maqedonia
Etnike.
Pas dyndjeve, djegėjeve e shkatėrrimeve tė
mėdha tė hunėve, mongolėve, gotėve, vikingėve, sllavėve etj., nė
Gadishullin Ilirik dhe nė Maqedoninė antike ilire (para erės sonė dhe
nė fillim tė erės sonė), maqedonėt ilirė u larguan me dhunė nga vendi
i tyre, shumė u vranė nė luftė mbrojtėse qė zhvilluan, kurse njė pjesė
e tyre u asimiluan nė sllavė dhe grekė. Nga ata fise sllave qė
depėrtuan dhe u ngulitėn nė Ilirik janė edhe sllavėt e sotėm qė
banojnė nė trevat e Maqedonisė sė dikurshme antike, tė cilėt mė vonė e
quajtėn veten maqedonas, sipas emrit tė vendit ku banojnė. Prandaj, qė
kėta maqedonas tė sotėm, pėr ti dalluar nga maqedonėt antikė
pellazgo-ilirė, nė terminologjinė e sotme politike, nė tė shumtėn e
rasteve, emėrtohen si sllavomaqedonas.
Treva e sotme gjeografike qė sot quhet
Maqedonia Veri-Perėndimore, e banuar kryesisht nga pasardhėsit e
Ilirėve Shqiptarėt, nė kohėn antike ishte pjesė integrale e shtetit
ilir tė Dardanėve Dardanisė, ishte si tė thuash Dardania Jugore.
Dardania antike fillonte nga Tregu i Ri e Nishi nė veri dhe mbaronte
nė Ohėr e Manastir nė jug dhe kryeqendėr kishte Shkupin. Prandaj, edhe
sot, kufiri nė mes tė Maqedonisė Etnike dhe Shqipėrisė Etnike
gjarpėron pėrmes fushash e brigjesh nga Kumanova, nėpėr Veles e deri
nė Manastir, pėr tė vazhduar pastaj nė drejtim tė Florinės, Janinės e
Artės nė Greqi. Kjo vijė gjeografike antike, ėshtė njėkohėsisht edhe
vija kufitare ndėrmjet Maqedonisė Lindore sllavomaqedonase dhe
Maqedonisė Veri-Perėndimore shqiptare.
Tanimė janė tė njohura botėrisht aspiratat
kombėtare e shtetėrore tė lėvizjeve e partive politike sllavomaqedone
dhe shqiptare pėr krijimin e shteteve tė tyre kombėtare, pėr ēlirimin
dhe bashkimin e trojeve tė tyre etnike, tė pushtuara dhe tė
kolonizuara nga popujt fqinjė: serbėt, bullgarėt dhe grekėt, e cila
arrihet vetėm me formimin e Shqipėrisė Etnike dhe tė Maqedonisė Etnike.
Gjysma e territorit dhe e popullsisė sė
Republikės aktuale tė Maqedonisė, qė njihet juridikisht nė OKB me
emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė (IRJM), apo anglisht FYROM,
Maqedonia Veri-Perėndimore, apo Ilirida, siē i thonė sot shqiptarėt,
ėshtė tokė shqiptare, pjesė e shkėputur me dhunė nga Shqipėria Etnike.
Dhe dihet qė, shteti kombėtar nuk krijohet e nuk mund tė mbahet me
toka e me popuj tė huaj, sepse nuk ka ardhmėri dhe jetė tė gjatė.
Republika e sotme e Maqedonisė ėshtė njė
shtet gjysmak, jo funksional, i rrethuar nė tė katėr anėt me kufinj
shtetėrorė tokėsorė, pa dalje nė det dhe pa perspektivė tė zhvillimit
ekonomik, si dhe i varur pėrjetėsisht politikisht dhe ekonomikisht nga
shtetet rretherrotull, sepse, shteti pa det, ėshtė sikurse shtėpia pa
dritare. Prandaj, rruga, puna dhe angazhimi i vetėm i drejtė i
popullit maqedonas dhe udhėheqėsve tė tij ėshtė pėrpjekja intenzive
dhe konkrete pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes maqedone, ėshtė
lufta politike pėr bashkimin kombėtar e territorial tė maqedonėve dhe
tė Maqedonisė Etnike.
Pushtetarėt maqedonas, tė tė gjitha
ngjyrave politike e ideologjike, nuk duhet tė humbin kohė dhe energji
duke ndjekur, diskriminuar e shtypur shqiptarėt, sepse shqiptarėt nuk
janė armiqtė e maqedonėve, sepse shqiptarėt dhe maqedonėt kanė tė
njėjtin problem pa zgjidhur: formimin e shtetit etnik kombėtar. Sepse
shqiptarėt dhe maqedonėt nuk janė armiq tė njėri-tjetri, por kanė
armiqtė e pėrbashkėt.
Populli maqedonas dhe politikanėt e tij
nuk duhet tė luftojnė kundėr shqiptarėve, sepse armiqtė e tyre janė
serbėt. Ata tė cilėt, nė bashkėpunim me shovenistėt bullgarė dhe grekė
pas vitit 1912, e pushtuan dhe e ndanė Maqedoninė etnike midis tyre nė
tri pjesė, duke e quajtur pjesėn e tyre Juzhna Srbija (Serbia Jugore)!
Janė serbėt ata qė kanė sjellė me dhjetėramijėra kolonė serbė nė kohėn
e Jugosllavisė sė kralėve pėr ta kolonizuar e serbizuar Maqedoninė!
Janė serbėt ata qė mbollėn farėn e shovenizmit, tė urrejtjes e tė
pėrēarjes midis maqedonėve e shqiptarėve me qėllim tė sundimit tė tyre
mė tė lehtė e mė tė sigurt! Janė serbėt ata tė cilėt edhe sot nuk e
njohin Pavarėsinė e Kishės Ortodokse Maqedone! Janė shovenistėt serbė
ata qė ende nė arkivat e tyre sekrete mbajnė tė fshehura planet pėr
aneksimin dhe serbizimin e Maqedonisė, prandaj edhe me aq ngurrim dhe
vonesė e njohėn pavarėsinė e saj, pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė!
Kurse Shqipėria ishte shteti i parė nė
botė qė njohu Maqedoninė si shtet tė pavarur e sovran, pas daljes sė
saj nga ish-Jugosllavia. Janė serbėt, edhe sot, ata qė po hiqen si
aleatėt e miqtė e popullit maqedonas e tė Maqedonisė, duke e
frikėsuar atė me gogolin e shtetit tė Kosovės, duke u pėrpjekur qė
tė shtijnė pyka helmuese midis shqiptarėve e maqedonėve dhe me
politikėn e tyre tė hapur antishqiptare dhe tė fshehtė antimaqedone
tentojnė qė ti fusin nė luftė tė armatosur e tė pėrgjakshme dy popujt
tanė, me synimin pėrfundimtar qė tė fitojnė ata, qė ta shtrijnė
pėrsėri sundimin e tyre nė Maqedoni!
As bullgarėt e Bullgaria nuk janė lule,
nuk janė miqtė e vėrtetė e tė sinqertė tė Maqedonisė dhe maqedonėve,
sepse edhe ata kanė qėllime pushtuese ndaj tyre, si dhe nuk e njohin
kombin maqedonas, gjuhėn, historinė dhe kulturėn e tij kombėtare! Ata
edhe sot ua mohojnė tė drejtat kombėtare, njerėzore e kulturore
maqedonasve nė Maqedoninė e Pirinit, tė cilėn e kanė pushtuar
padrejtėsisht, nė aleancė me serbo-grekėt, gjatė Luftėrave Ballkanike
nė vitet 1912-1914! Edhe ndihmėn vėllazėrore qė ia dha Bullgaria
Maqedonisė nė konfliktin e vitit 2001 kundėr shqiptarėve, duke i falur
armatim tė vjetėruar, e kishte me hile, sa pėr sy e faqe dhe, sikurse
serbėt, pėr tė armiqėsuar maqedonėt me shqiptarėt, pėr ti dobėsuar
ata dhe nė fund pėr ti pushtuar e pėr ti sunduar ata!
Tė mos flasim pėr Greqinė, kėtė aleate
tinėzare tė Serbisė, e cila qė nga formimi i saj si shtet, me ndihmėn
kolosale tė luftėtarėve e kryekomandantėve arvanitas (shqiptar), mė
shumė ėshtė qeverisur nga hunta e qeveri fashiste, se sa nga qeveri
demokratike! Greqia, edhe mė keq se Serbia, Maqedoninė nuk e njeh as
si shtet, as si komb as si emėr! Populli maqedonas nė Maqedoninė e
Egjeut nuk njihet as si pakicė kombėtare dhe tė mos flasim pėr tė
drejta njerėzore, kulturore, gjuhėsore apo kombėtare! Kushtetuta greke
dhe regjimet e Greqisė e kanė proklamuar atė si shtet tė pastėr etnik,
ku nuk ekzistojnė pakica tjera kombėtare jo greke! Por realiteti
objektiv dhe e vėrteta mund tė fshehen, aq sa mund tė mbulohet dielli
me shoshė. Dhe ėshtė fakt i gjallė se, qė nga Gjevgjelia e deri nė
Selanik, nė tė dyja anėt e rrjedhės sė Vardarit, shtrihet Maqedonia e
Egjeut, e banuar kryesisht me popullsi maqedone, qė mendojnė e flasin
maqedonisht, edhe pse, si nė tė kaluarėn, ashtu edhe tash, nuk guxojnė
as tė shkruajnė dhe as tė flasin publikisht maqedonisht nga regjimet
dhe politika nė vazhdimėsi fashiste e raciste e Athinės!
*****
Shqiptarėt dhe maqedonėt kanė qenė dhe
janė aleatė natyrorė dhe strategjikė tė njėri-tjetrit. Ata kurrė nuk
kanė luftuar mes veti dhe nuk kanė pushtuar me vetėdije tokat e
njėri-tjetrit, pėrveē se nė raste kur kanė ra nė kurthėn e tė huajve,
si pėr shembėll: kur luftėtarėt maqedonas janė nxitur dhe mashtruar
nga shovenistėt serbo-bullgarė, pas tėrheqjes sė Turqisė nga Ballkani,
gjatė Luftėrave Ballkanike, nė luftė pėr pushtimin e tokave shqiptare!
Apo rasti tjetėr, kur ballistėt shqiptarė, tė nxitur nga fashistėt
italo-gjermanė, kanė luftuar kundėr maqedonėve pėr mbrojtjen e
krijesės fashiste, shtetit gjysmak e kuisling tė Shqipėrisė sė Madhe,
e cila as si e tillė nuk ka qenė fare e madhe, sepse ska qenė as sa
gjysma e Shqipėrisė reale etnike!
Sidoqoftė, edhe ato pak pėrleshje tė
armatosura qė janė zhvilluar midis shqiptarėve dhe maqedonėve, janė
rezultat i intrigave dhe politikave antishqiptare dhe antimaqedone tė
Serbisė, Bullgarisė, Greqisė dhe regjimeve fashiste evropiane. Kurse,
gjatė gjithė periudhės tjetėr historike, shqiptarėt dhe maqedonėt kanė
bashkėpunuar, kanė qenė aleatė dhe kanė luftuar sė bashku kundėr
pushtimit turk dhe tė tjerėve mė vonė, pėr ēlirim kombėtar. Nuk ėshtė
kėtu vetėm rasti i Kryengritjes sė Ilindenit dhe Republikės
maqedono-shqiptare tė Krushevės mė 1903, por janė me qindra beteja e
ndihma solidare tė shqiptarėve dhe maqedonėve nė luftėn e tyre pėr
liri e pavarėsi kombėtare. Ky bashkėpunim e bashkėveprim i pėrbashkėt
ėshtė pohuar e shkruar edhe nga vetė luftėtarėt, historianėt,
shkrimtarėt dhe udhėheqėsit politik e ushtarakė maqedonas tė asaj
periudhe kohore. Kush e ka shfletuar e lexuar historinė e Maqedonisė
dhe tė Shqipėrisė tė shekujve 18, 19 e 20 do tė binden pėr kėtė tė
vėrtetė.
Historia ėshtė pėr tu lexuar, pėr tu
analizuar, pėr tu kuptuar drejt, pėr tė mėsuar nga ajo dhe pėr tė mos
u pėrsėritur gabimet historike tė tė dy popujve tanė sot dhe nė tė
ardhmen. Po ta lexojnė me vėmendje, seriozisht, shkencėrisht, me
mendje tė kthjelltė, me zemėr e sinqeritet tė vėrtetė shqiptarėt dhe
maqedonėt historinė e tyre kombėtare dhe historinė e njėri-tjetrit,
atėherė do tė shohin dhe do tė binden se ata kanė qenė dhe janė tė
vetmit aleatė natyrorė e strategjikė, tė vetmit mbėshtetės tė
njėri-tjetrit pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjeve tė tyre kombėtare nė
Ballkan, janė bashkėluftėtarė pėr krijimin e Shqipėrisė Etnike dhe tė
Maqedonisė Etnike. Natyrisht qė, pėrveē njėri-tjetrit, shqiptarėt dhe
maqedonėt kanė e do tė kenė edhe aleatė tė tjerė nė Ballkan dhe nė
botė.
Shqiptarėt dhe maqedonėt, thėnė
figurativisht, janė dy gjysma tė njė tė tėre. Prandaj, kur shqiptari
godet maqedonin,, atėherė ai ka goditur edhe vetveten dhe anasjelltas,
kur maqedoni vret apo burgos shqiptarin, atėherė ai nė tė njėjtėn kohė
ka vrarė e burgosur edhe vetveten! Sepse, lufta ndėrmjet maqedonėve
dhe shqiptarėve i dobėson qė tė dy popujt tanė, kurse nė fund fitojnė
armiqtė e tyre: serbėt, bullgarėt dhe grekėt!
Nuk mund tė ēlirohet e tė bashkohet
Maqedonia Etnike, duke luftuar maqedonėt kundėr tė gjithė popujve
fqinjė, e sidomos kundėr shqiptarėve, sepse nuk kanė resurse njerėzore
dhe ekonomike. As duke mbajtur nėn sundim Iliridėn shqiptare (Maqedoninė
Veri-Perėndimore), por duke u afruar e pajtuar, duke bashkėvepruar e
lidhur aleancė politiko-ushtarake me shqiptarėt e Iliridės e tė gjithė
Shqipėrisė Etnike, nė luftė tė pėrbashkėt kundėr armiqėve e pushtuesve
tė pėrbashkėt tė tyre.
Le tė shėrbejė Marrėveshja historike e
Ohrit e gushtit 2001 si njė urė lidhėse, afrimi, pajtimi e besimi
reciprok; si njė fillim i bashkėpunimit politiko-strategjik, si njė
ripėrtritje e aleancės shekullore shqiptaro-maqedone nė luftė tė
pėrbashkėt pėr aspirata tė njėjta kombėtare. Le tė shėrbejė
Marrėveshja e Ohrit si pikėnisje, si gur themeli pėr ndarjen paqėsore
e demokratike tė tė dy popujve tanė dhe pėr forcimin e fqinjėsisė dhe
miqėsisė midis shqiptarėve e maqedonėve dhe si fillim i bashkėpunimit
ndėrshtetėror nė mes tė Maqedonisė Etnike dhe Shqipėrisė sė ardhshme
Etnike.
Prandaj, tė mos e dėmtojmė mė tej
njėri-tjetrin, tė mos e luftojmė dhe urrejmė mė tej njėri-tjetrin, tė
mos e pengojmė mė tej njėri-tjetrin nė rrugė pėr ēlirim dhe bashkim
kombėtar, sepse nė kėtė mėnyrė luftojmė vetveten, pengojmė me vetėdije
ribashkimin e Maqedonisė Etnike dhe tė Shqipėrisė Etnike.
As Shqipėria Etnike nuk mund tė ēlirohet e
tė ribashkohet duke u ngritur shqiptarėt kundėr gjithė Ballkanit,
pavarėsisht se ata janė rreth 8 milionė banorė nė gjithė hapėsirat e
Shqipėrisė Etnike. Edhe shqiptarėve u duhen aleatė natyrorė e miq pėr
tė realizuar tė drejtat dhe idealet e tyre kombėtare. Dhe njėri nga
ata 5-6 aleatėt e mundshėm tė shqiptarėve janė edhe maqedonėt.
Armiqtė e shqiptarėve dhe tė maqedonėve
janė nė bashkėpunim tė fshehtė dhe nė aleancė tė fortė me
njėri-tjetrin kundėr dy popujve tanė, dhe pėrmes taktikės e dredhisė
romake pėrēajė e sundo e kanė penguar dhe po e pengojnė ende
ribashkimin e popullit maqedonas dhe tė popullit shqiptar nė shtetet e
tyre etnike. Edhe sa do tė ketė sukses kjo taktikė e politikė
kolonialiste serbo-bullgaro-greke, kjo do tė varet nga menēuria,
vendosmėria, guximi, afrimi, pajtimi, bashkėveprimi, marrėveshja dhe
lidhja e aleancės politiko-ushtarake midis shqiptarėve dhe maqedonėve
pėr tė punuar e luftuar sė bashku kundėr pushtuesve e kolonizatorėve
tė Shqipėrisė Etnike dhe tė Maqedonisė Etnike.
Ndoshta, ndoshta edhe tė vetėm, tė ndarė
dhe tė armiqėsuar me njėri-tjetrin shqiptarėt dhe maqedonėt do ta
realizojnė idealin, programin dhe tė drejtėn e tyre pėr shtete tė
bashkuara etnike, por ėshtė vėshtirė tė besohet se, edhe po tė arrihet
njė gjė e tillė pa aleancėn shqiptaro-maqedone, atėherė kjo do tė
arrihet pėrmes ndeshjeve e pėrleshjeve tė kota e tė panevojshme midis
shqiptarėve e maqedonėve, tė cilat do tė gjakosnin e rigjakosnin dy
popujt tanė dhe do tė gėzonin armiqtė tanė tė pėrbashkėt!
Njė tragjedi dhe gabim i tillė historik e
fatal nuk duhet tė ndodhė, sepse udhėheqėsve e luftėtarėve shqiptarė e
maqedonas njė gjė tė tillė nuk do tua falte kurrė as historia, as
ndėrgjegja njerėzore e demokratike dhe as brezat e ardhshėm tė tė dy
popujve tanė.
Uroj nga zemra qė shqiptarėt dhe maqedonėt,
si dhe politikanėt e tyre tė tashėm e tė ardhshėm, ta shqyrtojnė me
bindje e seriozitet tė plotė, me zemėr tė ftohtė e mendje tė kthjelltė
realitetin historik e aktual tė marrėdhėnieve politiko-ushtarake
shqiptaro-maqedone, duke hartuar kontrata, pakte e marrėveshje tė reja
strategjike bashkėpunimi e bashkėveprimi nė interes tė forcimit tė
paqes e tė pajtimit, tė krijimit tė aleancės shqiptaro-maqedone pėr
arritjen e objektivave legjitime kombėtare pėr vetėvendosje tė tė dy
popujve tanė, si dhe pėr ribashkimin e Shqipėrisė Etnike dhe tė
Maqedonisė Etnike.
Janar 2004 |
|