|
- 13 shkurt 2004 / TN
-
- Njerėzit kanė
nevojė pėr njė lidership social, demokratik jo njė njė drejtues
autoritarist sikur tė drejtojė ushtrinė.
-
-
Miranda HAXHIA
-
-
E
ashtuquajtura Vdekja voodoo ėshtė koncepti mė i mirė pėr atė qė ka
filluar dhe do tė ndodhė patjetėr. Njė popull pėr tė cilin kamerat e
sytė e botės gjithmonė kanė kėrkuar pamjet mė tė errėta, mė tė
skajshme, duke u pėrpjekur ta nxjerrin para opinionit si njė popull
qė njeh vetėm dhunėn, qė njeh vetėm agresivitetin e tij, tregoi se
ėshtė nė gjendje tė fitojė dhe dominojė reflekset e njė qytetarie nė
demonstrimin e ambicjes sė tij pėr njė jetė mė tė mirė, pėr njė
drejtim mė tė kulturuar dhe mė tė respektuar, mė demokratik, pa
klane e klone.
-
-
Vdekja voodoo, sipas psikologjisė vjen pas shterimit tė rezervave tė
trupit si rrjedhojė e stresit. Duke i dhėnė njė ngjyrim mė tė gjerė,
pasi kanė kaluar ditė dhe mendime nga mė tė ndryshmet janė shkruar
pėr protestėn qytetare tė zhvilluar kundėr njė kryeministri qė
mashtron, qė gėnjen, qė sfidon me mospėrfilljen, me shtyrjen dhe
shkeljen, atėhere, do tė thoja se vdekja e ashtuquajtur voodoo ėshtė
koncepti mė i mirė pėr atė qė ka filluar dhe do tė ndodhė patjetėr.
-
-
Njė
popull pėr tė cilin kamerat e sytė e botės gjithmonė kanė kėrkuar
pamjet mė tė errėta, mė tė skajshme, duke u pėrpjekur ta nxjerrin
para opinionit si njė popull qė njeh vetėm dhunėn, qė njeh vetėm
agresivitetin e tij, tregoi se ėshtė nė gjendje tė fitojė dhe
dominojė reflekset e njė qytetarie nė demonstrimin e ambicjes sė tij
pėr njė jetė mė tė mirė, pėr njė drejtim mė tė kulturuar dhe mė tė
respektuar, mė demokratik, pa klane e klone.
-
-
Ėshtė pėrqeshur ankthi qeveritar, ėshtė pėrjetuar stresi nė formėn e
tij mė tė veēantė. Njihet nga studiuesit sindroma e pėrgjithshme e
pėrshtatjes prej stresit. Megjithatė, kur stresi i kalon pėrmasat e
personales, kur ai shtrihet nga mėngjesi deri nė darkė, nga njė
individ nė tėrė familjen, nga njė familje nė shtresa tė tėra tė
shoqėrisė, atėhere kapėrcehen edhe fazat e pėrshtajes, alarmi, stadi
i rezistencės e stadi i raskapitjes.
-
-
Tėrė kėto ditė ėshtė marrė si masė
krahasuese 97, apo 98 dhe njerėzit po vėrejnė tė lehtėsuar se
kultura e re nė marrėdhenie, nė demonstrim, nė reflektim ėshtė njė
mohim i fundit qė vjen nga stadi i raskapitjes, mohim i vdekjes
voodoo tė njerėzve tė bashkuar nė njė revoltė paqėsore, ndryshe nga
vite mė parė, dhe ngarkimi emocional i stafit qeveritar me gjasat e
kesaj vdekjeje, pasi janė pėrēuar tė gjithė indikatorėt shoqėrorė e
socialė qė e bėjnė tė jetojė ankthet e magjisė sė zezė qeverinė
dhe primarin e saj.
-
-
Natyrisht nuk ėshtė vdekje e kondensuar
prej ndonjė magjie, nuk ėshtė prej stresit personal, as atij
familjar, por ėshtė njė grafikė gjithmonė nė rritje stresit tė
pėrgjithshėm social i cili fillon qė nga jeta e papėrballueshme e
mbaron deri nė ankthin e stresit e zyrave e zyrtarėve. Sa mė shumė
shikojnė dhe dėgjojnė njerėzit pėr luksin dhe shifrat marramendėse
qė kanė mundur tė akumulojnė zyrtarėt sipas hierarkisė shtetėrore,
aq mė shumė janė zbuluar pėrballė jetės me varfėrinė e tyre, me
pamundėsinė e tyre pėr tė jetuar.
-
-
Vetėm se njeriu i papunė, fėmija i
pangrėnė, studenti i pandriēuar, njė i sėmurė qė nuk ka ca parą
mėnjanė pėr tė pėrballuar spitalin, njė familje qė nuk blen dot
librat e shkollės, njė grua qė gjendet e zbuluar dhe e pambrojtur nė
mes tė katėr rrugėve pas njė divorci, tė rinjtė qė nė moshėn e
shpėrthimit tė energjisė pėr punė po dekompozohen udhėve si gjethe
vjeshte, pensionistėt qė i numėrojnė me gishtat e dorės lekėt e
pensionit, e pėrjetojnė stresin nė formėn mė tė sinqertė, mė
natyrore, stres i prekshėm, stres i lemerishėm, fizik dhe
shpirtėror, stres gastrologjik dhe kulturor, stres i kompresuar, i
pakonceptueshėm nė formė dhe pėrmasė, stres origjinal.
-
-
Kurse stresi qė vjen prej zyrave tė
ngrohta e diplomacisė sė kupolės ėshtė stres i formės mė tė arrirė,
ėshtė stres modern, mė i kulturuar, mė i kamufluar. Ai ėshtė stres i
tė pangopurit prej vjedhjes, ėshtė stres qė vjen nga lubia pėr tė
gėnjyer duke besuar se gėnjeshtra e tij ėshtė mė e besueshme pėr atė
qė e dėgjon, duke harruar se nuk sugjestionohet njeriu mė me fjalė
tė mėdhaja, as me batuta tė zgjedhura. Nuk ėshtė shprehje
inteligjence tė mospėrfillėsh njė revoltė tė mijėra njerėzve, nuk
ėshtė menēuri tė konvertosh nė bandė njė lum njerėzish tė lodhur,
tė dobėsuar, tė pėrēmuar, tė gėnjyer.
-
-
Njeriu qė ėshtė pjellė e streseve tė vogla, njeriu
qė ėshtė kavie e eksperimentit me ēmimet, me ujin, me dritat, me
papunėsinė, me mashtruesit, me gėnjeshtarėt, ėshtė ndėrgjegjėsuar
tashmė dhe e di se cili ėshtė burimi i stresit qė po shkatėrron atė
vet si individ, familjen e tij, apo grupin shoqėror.
-
-
Atėhere, duke kapėrcyer stadin e rraskapitjes i
pari, pasi ai e ndjen nė formėn mė tė pastėr, duke shprehur nė
formėn e kulturuar e tė qytetėruar mospėrshtatjen me kėtė stres tė
pėrditshėm, pėr tė mos pėsuar vdekjen
voodoo, duke e patur tė qartė se rrallė ndodh qė dikush tė lėrė
postin e ėmbėl tė pushtetit, duke kuptuar se sa mė shumė tė rrijė nė
njė karrige njeriu aq mė shumw fuqi merr pėr tė kundėrshtuar, gjen
rrugėn e revoltės sė bashkuar pėr tė shprehur me zė tė fuqishėm se
ėshtė dikush tjetėr qė ka fatin tė pėsojė marrėzinė e kėsaj lloj
vdekjeje. Njerėzit kanė nevojė pėr njė lidership social, demokratik
jo njė njė drejtues autoritarist sikur tė drejtojė ushtrinė.
|
|