|
Presidenti Rugova foli sot nė Kongresin
e Inernacionales Demokratike tė Qendrės nė Madrid
 |
|
Madrid, 13
shkurt 2004
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, foli sot nė Kongresin e
Inernacionales Demokratike tė Qendrės (IDC), i cili i zhvilloi
punimet mė 12 dhe 13 shkurt 2004 nė Madrid, e ku morėn pjesė edhe
shumė burrė shtetesh e liderė nga vende tė ndryshme tė botės.
Ndryshe,
fjalėn pėrmbyllėse nė kėtė takim e mbajti kryeministri i Spanjės
Hoze Maria Aznar, i cili u rizgjodh kryetar i kėsaj
Internacionale. Poashtu sot folėn edhe disa kryeministra nga vende
tė ndryshme tė Evropės, Amerikės Latine dhe tė Afrikės, si dhe
Mariano Rahoi kandidat pėr kryeministėr tė Spanjės.
Presidenti Rugova fillimisht nė fjalimin e tij falenderoi IDC qė
LDK-nė e ka pranuar nė gjirin e saj para shumė vitesh.
Nė
vazhdim tė fjalės sė tij, Presidenti Rugova tha se pėr 10 vjet
LDK-ja organizoi rezistencėn e popullit kundėr dominimit tė huaj
dhe e krijoi shtetin e Kosovės, i cili nė botė u njoh si "shtet i
shqiptarėve tė Kosovės" dhe si "shtet paralel i Kosovės" dhe
poashtu e mbrojti kėtė shtet mė 1998 kur u bė agresion i armatosur
i Beogradit, tė cilin e ndėrpreu intervenimi i NATO-s.
|
Presidenti
Rugova pastaj foli pėr katėr vite e gjysmė tė Kosovės nė liri, pėr
zhvillimin ekonomik dhe pėr objektivat pėr tė ardhmen. Poashtu
Presidenti foli edhe pėr sukseset qė janė arritur nė Kosovė edhe nė
shumė fusha tė jetės si dhe pėr bashkėpunimin me UNMIK_un.
"Ne po punojmė pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės sa mė
shpejt", tha Presidenti Rugova dhe theksoi: "Pavarėsia do t'i
pėrshpejtonte proceset e brendshme demokratike dhe ekonomike dhe do tė
qetėsonte rajonin dhe kėtė pjesė tė Evropės Juglindore. Pra, njė
Kosovė e pavarur e integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi tė
pėrherėshme me SHBA".
- Edhe nė kėtė takim tė liderėve tė IDC-sė dėshiroj tė theksoj - tha
Presidenti Rugova - se ne gjithmonė duhet tė angazhohemi qė problemet
t'i zgjidhim me mjete paqėsore politike. Por, kur kjo bėhet e
pamundshme atėherė lufta apo intervenimi nė emėr tė paqes e tė
demokracisė ėshtė njė ēėshjte e drejtė. Vendi im Kosova ėshtė
shembulli mė i mirė pėr kėte, - nėnvizoi Presidenti Rugova.
Nė fund tė fjalimit, Presidenti Rugova, duke ju drejtuar kryeministrit
spanjoll Aznar tha: "Nuk e harroj kurrė pritjen qė mė keni bėrė nė
vitin 1999 nė Madrid, kur vendi im ishte nė luftė dhe populli nė
eksod. Ju falemnderit pėr pėrkrahjen tuaj gjatė luftės dhe pas luftės
nė rindertimin e Kosovės".
Presidenti Rugova nė margjina tė Kongresit tė IDC-sė pati takime tė
ndryshme me liderėt pjesėmarrės nė kėtė takim.
Pėrfaqėsuesit e partive kryesore -
LDK-sė, PDK-sė dhe AAK-sė janė pėr fillimin e bisedimeve me Beogradin
Prishtinė, 13
shkurt 2004 -
Pėrfaqėsuesit e partive kryesore - LDK-sė, PDK-sė dhe AAK-sė - janė
takuar sot me shefin e UNMIK-ut Hari Holkeri, dhe kanė rikonfirmuar
qėndrimin e tyre pėr fillimin e bisedimeve me pėrfaqėsuesit e
Beogradit. Por ata kanė kundėrshtuar paralajmėrimet qė e ashtuquajtura
"Qendėr koordinuese serbe pėr Kosovėn" tė jetė palė nė dialog midis
Prishtinės dhe Beogradit.
Nėnkryetari i LDK-sė Kolė
Berisha tha se akoma nuk ėshtė caktuar data dhe vendi se ku do tė
zhvillohen bisedimet e para. Zoti Berisha theksoi se "Qendra
koordinuese" nuk mund tė jetė palė nė kėto bisedime me Kosovėn.
"Personaalisht kėrkova qė
Qendra koordinuese nuk duhet tė jetė nė dialog", tha Berisha, duke
shtuar se ėshtė kėrkaur qė serbėt e Kosovės tė koalicionit "Kthimi" tė
jenė pjesė e palės kosovare tė bisedimeve.
Poashtu edhe lideri i PDK-sė Hashim Thaēi dhe ai i AAK-sė Ramush
Haradinaj thanė se kundėrshtojnė bisedimet me Qendrėn koordinuese
serbe. Thaēi e Haradinaj janė angazhuar pėr implementimin e
standardeve pėr Kosovėn.
Nė kėtė takim me Holkerin
morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit serbė, tė cilėt janė angazhuar pėr
fillmin e kėtyre bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit.
Tė hėnėn
bėhet hapja solemne e Sallės sė renovuar tė Kuvendit tė Kosovės
Prishtinė, 13
shkurt 2004 - Tė
hėnėn, mė 16 shkurt, nė orėn 12:00 do tė bėhet hapja solemne e Sallės
sė renovuar tė Kuvendit tė Kosovės, ku do tė marrin pjesė tė gjithė
deputetėt.
Janė ftuar tė marrin pjesė
edhe strukturat e UNMIK-ut, pėrfaqėsuesit e institucioneve vendėse,
pėrfaqėsuesit e Zyrave diplomatike dhe tė institucioneve tė tjera
ndėrkombėtare nė Kosovė, pėrfaqėsuesit e KFOR-it, tė Policisė sė
UNMIK-ut, TMK-sė , SHPK-sė etj, thuhet nė njė njoftim tė Shėrbimit tė
Kuvendit.
Anėtarėt e Qverisė sė Kosovės do ta
bojkotojnė takimin e Bordit tė AKM-sė
Mitrovicė, 13
shkurt 2004 -
Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi konfirmoi qėndrimin e Qverisė se
anėtarėt e saj do tė vazhdojnė bojkotimin e takimeve tė Bordi tė
AKM-sė.
Ai e arsyetoi kėtė veprim
me domosdoshmėrinė e ndryshimit tė gjendjes nė Agjencinė Kosovare tė
Mirėbesimit dhe vazhdimin e privatizimi. Ai i bėri kėto komente gjatė
vizitave qė i bėri shoqatave tė dala nga lufta.
Zėrat se mund tė ketė
ndryshime nė Bordin e AKM-sė i quajti fontanė dėshirash tė njeriut qė
flet pa kompetencė. "Lambsdorf as qė i ka vendosur dhe as qė mund t'i
ndėrrojė ata", u shpreh kryeministri Rexhepi.
F. Sejdiu: "Qendra Koordinuese serbe"
nuk mund tė zhvillojė biseda pėr Kosovėn
Prishtinė, 13
shkurt 2004 - Fatmir
Sejdiu ekspert, juridik dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės
tha se angazhimet e Hari Holkerit janė kontribut i mirėfilltė nė ecjen
pėrpara tė proceseve.
Ai shtoi se "Qendra
Koordinuese serbe" nuk mund tė jetė nė asnjė cilėsi partnerėsh dhe tė
zhvillojė biseda me Kosovėn.
Arsyeja e parė ėshtė pėr
shkak tė vetė nivelit qeveritar, ngase ajo nuk ėshtė njė strukturė
qeveritare, por ėshtė njė segment terciar i politikės serbe dhe
faktori i dytė ėshtė se "Qendra koordinuese serbe" deri tash me
qėndrimet e veta po ashtu ka qenė njė nga faktorėt qė ka minuar tė
gjitha proceset nė Kosovė, thekson z. Sejdiu. Ai ka shtuar se kjo
qendėr i ka ushqyer strukturat paralele serbe nė Kosovė.
Pėrfaqėsuesit e koalicionit serb "Kthimi" kanė miratuar propozimin pėr
planin e implementimit tė standardeve
-
Prishtinė, 13 shkurt 2004
- Pėrfaqėsuesit e
koalicionit serb "Kthimi" kanė miratuar dje nė Mitrovicė propozimin
pėr planin e implementimit tė standardeve para statusit qė do t'u
dorėzohet autoriteteve ndėrkombėtare nė Kosovė.
-
-
Pėrfaqėsuesit serbė nė Kuvendin e
Kosovės janė dakorduar qė propozimet t'i parashtrohen shefit tė
UNMIK-ut Hari Holkeri, ambasadorėve tė Grupit tė Kontaktit, tė
Serbisė e Malit tė Zi si dhe shefave tė zyrave tė tyre nė Prishtinė.
-
-
-
Nėnshkruhet njė
marrėveshje ndėrmjet Kosovės, Unionit Serbi - Mali i Zi dhe
Shqipėrisė kundėr
krimit tė organizuar
-
-
Prishtinė, 13 shkurt 2004
- Kėto ditė do tė
nėnshkruhet me Kosovėn, Unionin Serbi - Mali i Zi dhe Shqipėrinė
marrėveshje bashkėpunimi ndėrmjet tė cilave konkretizohet lufta e
kėtyre shteteve kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve tė qenieve
njerėzore.
-
-
Bajram Ibraj drejtor i pėrgjithshėm i
policisė sė Shqipėrisė tha se sa i pėrket bashkėpunimit me Kosovėn
nė fushėn e krimit tė organizuar mė 5 janar ai ka zhvilluar nė
Prishtinė bisedime me krerė tė lartė tė policisė sė UNMIK-ut dhe tė
Shėrbimit Policor tė Kosovės.
-
-
-
Sipas KFOR-it ēek e
sllovak Podujeva ndėr rajonet mė tė qeta nė Kosovė
-
-
Podujevė, 13 shkurt 2004 (QIK)
- Gjendja e sigurisė nė
rajonin tonė tė pėrgjegjėsisė ėshtė e qetė dhe pa probleme, pos disa
akteve tė vogla kriminale, tha nė konferencėn e sotme pėr shtyp tė
KFOR-it ēek e sllovak komandanti i Batalionit tė Katėrt, nėnkoloneli
Josef Kopecki i cili zėvendėson nėnkolonelin Zdenek Havala deri nė
prill tė kėtij viti.
-
-
"Ne mė shumė jemi tė koncentruar nė
vijėn kufitare dhe nė qendėr tė qytetit ku situata ėshtė e qetė",
deklaroi Kopecki duke pohuar se gjatė javėve tė kaluara ka pasur njė
vrasje, disa incidente tė vogla dhe tri raste tė prerjes ilegale tė
druve.
-
Sipas nėnkolonelit Kopecki, nė bazė tė statistikave, mund tė thuhet
se nė Podujevė ka rėnie tė aktiviteteve kriminale dhe rajoni i kėsaj
komune, krahasuar me komunat tjera, ėshtė ndėr rajonet mė tė qeta nė
Kosovė.
-
Batalioni i Katėrt ēek e sllovak pėrfundon misionin nė prill tė
kėtij viti dhe sipas nėnkolonelit Kopecki kontigjenti i ardhshėm do
tė ketė njė organizim tjetėr.
-
-
-
Takim i MASHT-it me
drejtorė tė rajonit tė Gjilanit
-
-
Gjilan, 13 shkurt 2004
- Nė organizim tė Ministrisė sė
Arsimit, Shkencės dhe Tekonologjisė si dhe Zyrės regjionale tė
arsimit, nė Gjilan u mbajt njė takim pune me drejtorėt e shkollave
fillore dhe tė mesme tė komunave Gjilan, Viti, Dardanė dhe Artanė
dhe me drejtorė tė Drejtorive Komunale, ku u folė pėr zbatimin e
reformave nė arsim.
-
Nė fillim, Gjylshene Berisha nga zyra regjionale e arsimit foli
rreth gjendjes aktuale tė shkollave nė rajon dhe theksoi angazhimin
e mekanizmave dhe subjekteve arsimore pėr krijimin e rendit dhe
disiplinės nė institucionet arsimore.
-
Rajoni i Gjilanit ka 57 shkolla me mėsim nė gjuhėn shqipe, prej tyre
10 janė tė mesme, ku vijojnė 45.303 nxėnės dhe me ta punojnė 2.097
mėsimdhėnės.
-
Nė temėn "Asgjė nuk ndodh nė arsim, pėrderisa ajo nuk reflektohet te
nxėnėsit" ligjėroi Isuf Zeneli nga Ministria e Arsimit. Ndėrkaq
Xhavit Rexhaj foli pėr rolin dhe zbatimi e reformės nė arsim, me
theks tė veēnatė nė rolin qė kanė arsimtari, prindi dhe komuniteti
pėr tė pasur njė shkollė mė tė mirė, mė tė reformuar dhe tė atillė
ēfarė e kėrkojnė nevojat e njė shoqėrie demokratike.
-
-
-
Vijuesit e kursit
multietnik morėn sot diplomat nga pėrfaqėsuesi i Zyrės amerikane
-
-
Gjilan, 13 shkurt 2004
- Rreth 52 pjesėmarrės tė njė
kursi tremujor multietnik nė Gjilan pėr mėsimin e gjuhėve shqipe,
serbe dhe turke, tė organizuar nga shoqata joqeveritare "Lansdown"
kanė marrė sot diplomat, tė cilat ua dorėzoi solemnisht pėrfaqėsuesi
i Zyrės amerikane, Majkėll Mekllelen.
-
Nė njė fjalė rasti para vijuesve tė kursit, Majkll Mckllellen tha se
vijuesit mund tė jenė njė shembull i mirė edhe pėr tė tjerėt nė
Kosovė. "Nxėnėsit e diplomuar sot kanė pėrfituar njė shpirt tė dytė
ose tė tretė, sepse njohuria mbi gjuhėn e tretė u hap atyre mundėsi
qė tė fitojnė mė shumė dituri pėr kulturėn, traditėn dhe njohuritė e
popujve tė tjerė" tha Mekllelen, duke shtuar se ata i kanė hapur
vetės dyert pėr tė mėsuar mė shumė, sepse ata besojnė nė njė Kosovė
tė hapur pėr tė gjithė dhe nė ardhmėrinė e Kosovės.
-
Shaban Terziu, pėrgjegjės i shoqatės, "Lansdown", e cila tubon mbi
2100 anėtarė, prej tyre 1130 shqiptare, 864 serbė si dhe turq e
romė, tha se kursi tremujor ėshtė finansuar nga Zyra amerikane nė
Prishtinė, ndėrsa ėshtė vijuar nga 52 fėmijė tė tė gjitha
komuniteteve, tė cilėt kanė mėsuar gjuhėn e njėri-tjetrit. Serbėt e
kanė mėsuar gjuhėn shqipe, shqiptarėt gjuhėn serbe dhe qė tė dy
palėt sė bashku kanė mėsuar gjuhėn angleze, tha Terziu.
-
Ndėrkaq, Veliēko Jovanoviq, profesor serb, tha se vijimi i kurseve
ka treguar njė interesim tė madh tek nxėnėsit serb. Gjuha ėshtė mjet
i mirė i komunikimit midis njerėzve dhe ky ėshtė rasti i parė qė
kontribuon nga bashkėjetesa mes shqiptarėve dhe serbėve, tha ai.
-
-
-
Armėt ilegale paraqesin
rrezik pėr tė ardhmen e Kosovės, thotė komandanti amerikan Ponsini
-
-
Gjilan, 13 shkurt 2004
- Njerėzit tė cilėt mbajnė armė
ilegale, nuk e duan paqen dhe ata paraqesin rrezik pėr tė ardhmen
tuaj, tha komandanti amerikan i kampit "Montith" nė Gjilan, koloneli
Alen Ponsini, nė takimin e tij tė fundit me gazetarė, para se tė
pėrfundojė misionin e tij paqeruajtės nė sektorin lindor tė Kosovės.
-
Ai tha se tė shtėnat e shumta me armė zjarri, qė janė dėgjuar gjatė
festive tė fundivitit, kanė qenė arsye qė KFOR-i tė ndėrmarrė disa
bastisje tė fshatrave. "Ne besojmė se qytetarėt e sektorit tė
lindjes mbajnė shumė armė ilegale", tha koloneli Ponsini, sipas tė
cilit armė pa leje janė gjetur si te shqiptarėt, ashtu edhe te
serbėt.
-
-
Duke i rikujtuar njerėzit e kėtushėm pėr
rrezikun qė paraqesin armėt ilegale, zyrtari i lartė ushtarak i
KFOR-it tha se njerėzit qė mbajnė armė janė kundėr njė ambienti tė
qetė dhe tė sigurtė pėr tė gjithė nė Kosovė. Individėt e tillė e
pengojnė tė ardhmen, pėrhapin mesazhe tė dhunės edhe tė urrejtjes
dhe nuk e duan paqen, tha Ponsini.
-
Koloneli Alen Ponsini e ka lavdėruar popullatėn vendore pėr
kontributin qė ajo ka dhėnė nė stabilizimin e situatės. Sipas tij,
pjesa dėrmuese e qytetarėve ka shfaqur besim te SHPK-ja dhe i kanė
raportuar krimet, duke krijuar mundėsi pėr tė verpuar drejtėsia dhe
ligji. Raportimi i krimeve dhe aktiviteteve ekstremiste ka rezultuar
me njė zbritje tė dukshme tė sulmeve, hedhjeve tė mjeteve
ekpsloduese dhe vrasjeve.
-
Ndėrkaq, nė komentin e tij rreth procesit tė kthimit, ai vlerėsoi se
ka njė pėrparim tė dukshėm.
-
-
Nė Gjilan, Dardanė dhe Viti janė kthyer
538 persona tė zhvendosur. Nė pranverė janė planifikuar vizitat e
disa familjeve, tė cilat shpresojnė tė kthehen. Edhe kjo ėshtė njė
shenjė e progresit dhe e arsyes qė tė vazhdojmė tė shpresojmė pėr
njė tė nesėrme mė tė mirė nė Kosovė, ka thėnė mė tutje, koloneli i
KFOR-it amerikan.
-
Siē dihet KFOR-i amerikan nė Kosovė do tė bėjė edhe kompensimin pėr
pronat tė cilat i ka shfrytėzuar pas lufte nė Kosovė. Koloneli
Ponsini tha se Qeveria amerikane do tė bėjė kompensim vetėm pėr
tokat e shfrytėzuara nga forcat e SHBA-ve.
-
-
-
Pėrfaqėsuesit e
Parlamentit holandez vizituan Kuvendin komunal tė Prishtinės
-
-
Prishtinė, 13 shkurt 2004
- Kryetari i Kuvendit
Komunal tė Prishtinės, Ismet Beqiri, zv.kryeshefi ekzektiv, Arsim
Janova, si dhe Hajrush Bajraliu, kryetar i Grupit Parlamentar tė
LDK-sė dhe Shemsi Veseli, kryetar i Grupit Parlamentar tė PDK-sė,
pritėn sot Gerrit Volk dhe Jan Dirk Blaauw, pėrfaqėsues tė
Parlamentit tė Holandės.
-
Beqiri i njoftoi mysafirėt lidhur me organizimin e Asamblesė
Komunale tė Prishtinės, si dhe pėr tė gjitha tė rriturat dhe sfidat
e Kuvendit Komunal tė Prishtinės. Po ashtu ai tha se nė kuadėr tė
Asamblesė Komunale tė Prishtinės janė tė pėrfshira tė gjitha
strukturat politike, pėrfshirė kėtu edhe minoritetet.
-
Kryetari i Prishtinės, Ismet Beqiri shprehu vullnetin pėr
bashkėpunim me kryeqytetin, apo ndonjė qytet tė Holandės pėr
bashkėpunim mė tė theksuar dhe pėr binjakėzim tė mundshėm.
-
Gerrit Volk foli pėr parapėrgatitjen e njė seminari qė do tė
organizohet nė qershor tė kėtij viti pėr zgjedhjet, ndėrkaq kėtė
javė nė takimin me ambasadorin holandez, ai tha se do t'ia
pėrcjellin kėrkesat pėr vendosjen e kontakteve tė ndonjė qyteti tė
Holandės me Prishtinėn.
-
-
-
Mbahen pesė punėtori
regjionale pėr parimet udhėzuese tė Kombeve tė Bashkuara pėr
zhvendosjen e brendshme
-
-
Prishtinė, 13 shkurt 2004
- Punėtoria e parė nga
pesė sosh, pėrkitazi me parimet udhėzuese tė Kombeve tė Bashkuara
lidhur me zhvendosjen brenda vendit, organizuar nga Komisioneri i
Lartė i Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjatė (UNHCR) dhe Zyra e
Komisionerit tė Lartė tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtat e
Njeriut (UNOHCHR), do tė mbahet nė Gjilan mė 16 shkurt, dhe mė pas
punėtori tė tjera do tė mbahen nė tė gjitha regjionet.
-
Qėllim i punėtorisė ėshtė tė ofrojė njė njohje nė lidhje me parimet
udhėzuese tė KB-ve pėr zhvendosjen brenda vendit dhe tė sqarojė
pėrgjegjėsitė e niveleve tė ndryshme tė qeverisjes, tė KB-ve,
OJQ-ve, dhe palėve tė tjera drejt sigurimit e tė drejtave e tė tė
zhvendosurve brenda vendit, e po ashtu edhe hetimin e rrugėve
praktike mė tutje.
-
-
Do tė ketė, po ashtu, diskutime nė
lidhje me implementimin e parimeve udhėzuese. Pjesėmarrės do tė jenė
edhe zyrtarė tė lartė tė qeverisė, dhe pėrfaqėsim tė organizatave
relevante tė vendit dhe ndėrkombėtare, thuhet nė njė komunikatė pėr
media tė UNHCR-it.
-
-
-
Komuna e Podujevės nis
pėrgatitjet pėr aerofotografimin e terrenit dhe zonave kadastrale
-
-
Podujevė, 13 shkurt 2004
- Nė bazė tė planit dhe
programit tė Ministrisė sė Shėrbimeve Publike dhe Agjencionit
Kadastral tė Kosovės pėr rikonstruimin dhe azhurimin e kadastrit nė
Kosovė, komuna e Podujevės fillon pėrgatitjet realizmin e kėtij
projekti qė ka tė bėjė me rilevimin aerofotogrametrik tė terrenit
dhe zonave kadastrale.
-
Qėllimi i rilevimit aerofotogrametrik ėshtė harmonizimi i
dokumentacionit kadastral me gjendjen nė terren nė mėnyrė qė
qytetarėt t'i realizojnė tė drejtat e tyre mė lehtė dhe mė shpejt.
-
-
Aerofotografimi do tė mundėsojė edhe
planifikimin hapėsinor, mbledhjen e taksave si dhe planifikme tjera
tė rėndėsishme, tha drejtori i drejtorisė pėr kadastėr, gjeodezi dhe
pronė i Podujevės Tahir Sahiti.
-
-
Ai tha se komuna do tė themelojė shtabet
pėr rilevim si dhe do ta bėjė pėrgatitjen e terrenit nė bashkėpunim
me pronarėt e parcelave dhe AKK-nė.
-
Aerofotografimi i fundit nė Kosovė, sipas drejtorisė pėr gjeodezi
kadastėr dhe pronė ėshtė bėrė nė vitet e '60-ta.
-
-
-
Hani i Elezit: Duhet tė
paguajnė pėr programin TV qė nuk e shikojnė
-
-
Hani i Elezit, 13 shkurt 2004
- Banorėt e rajonit tė
Hanit tė Elezit janė tė revoltuar pėr shkak se nė faturat e KEK-ut
pėr muajin dhjetor duhet tė paguajnė edhe taksėn prej 3,5 euro pėr
RTK, ndonėse programi i TV Kosovės nuk shihet fare nė kėto anė.
-
Qytetarėt reagojnė ndaj taksės sė tillė dhe kėrkojnė nga KEK-u t'i
lirojė nga ajo pagesė qė tė paktėn tė paguajnė pėr energjinė e
shpenzuar. Ka raste qė nė faturat e energjisė elektrike tė mos
figurojė asnjė kilovatorė e shpenzuar, por konsumatori duhet tė
paguajė vetėm taksėn e RTK-sė.
-
Televizioni i Kosovės nuk ka bėrė pėrpjekje tė duhura qė programi i
saj tė shihet nė kėto, ndonėse trumpeton ēdo ditė se ėshtė "qind pėr
qind" i Kosovės!
-
-
-
Nė Tokio do tė mbahet
takimi ministror pėr forcimin e marrėdhėnieve ekonomike nė Ballkanin
Perėndimor
-
-
Tokio, 13 shkurt 2004
- Ministria japoneze e Punėve tė
Jashtme ka bėrė tė ditur se mė 5 prill do tė mbahet takimi ministror
ku do tė diskutohet pėrforcimi i marrėdhėnieve ekonomike nė
Ballkanin Perėndimor. Nė kėtė takim do tė marrin pjesė ministrat e
punėve tė jashtme dhe tė ekonomisė sė Shqipėrisė, Bosnje e
Hercegovinės, Kroacisė, Maqedonisė, Serbisė e Malit tė Zi, si dhe
pėrfaqėsuesve tė vendeve tė Evropės Juglindore.
-
-
-
Nė Maqedoni greva e
pėrgjithshme nė arsim, shkencė dhe kulturė ende vazhdon
-
-
Shkup, 13 shkurt 2004
- Nė Maqedoni greva e
pėrgjithshme nė arsim, shkencė dhe kulturė ende vazhdon, ndėrkaq pėr
shkak tė saj tashmė tri javė nuk punojnė ēerdhet, shkollat,
institucionet kulturore dhe shkencore. Ndėrkohė ende nuk ka
paralajmėrime pėr vazhdimin e negociatave ndėrmjet sindikatės dhe
Qeverisė.
-
-
-
Njė polic ushtarak
amerikan ėshtė vrarė dhe tė dy tė tjerė janė plagosur
-
-
Bagdad, 13 shkurt 2004
- Njė polic ushtarak amerikan
ėshtė vrarė dhe tė dy tė tjerė janė plagosur me rastin e aktivizimit
tė njė mjeti shpėrthyes tė enjtėn nė mbrėmje nė Bagdad, bėri tė
ditur ushtria amerikane.
-
"Njė ushtar nga Brigada e 16-tė ėshtė vrarė, kurse dy tė tjerė janė
plagosur kur mbi ta ėshtė hedhur njė mjet shpėrthyes, ndėrsa
ndodheshin nė patrullim afėr kaurtit Abu Garib nė Bagdad", ka
deklaruar sot zėdhėnėsi i ushtrisė amerikane.
-
-
-
Tė paktėn dy afganė janė
vrarė e gjashtė tė tjerė janė plagosur
-
-
Kabul, 13 shkurt 2004
- Tė paktėn dy afganė janė vrarė
e gjashtė tė tjerė janė plagosur tė premtėn nė njė shpėrthim qė
ndodhi nė pozicionin e ushtrisė qeveritare nė Afganistanin
Juglindor.
-
Shpėrthimi ka ndodhur disa orė pasi qė mbi 20 raketa u shkrepėn mbi
bazėn ajrore nė Khost, ku janė tė vendosur ushtarėt amerikanė, ka
bėrė tė ditur policia afgane.
-
-
-
Arrestohet njė ushtar
amerikan pėr spiunazh
-
-
Uashington, 13 shkurt 2004
- Njė roje amerikane i
gardės, skuadra e tė cilit po nisej pėr nė Irak ėshtė arrestuar nėn
akuzat se po pėrpiqej t'i dėrgonte informacione sekrete rrjetit tė
Al-Kaidas.
-
Ai ėshtė specialisti, Rajan Anderson, 26 vjeē. Ai po mbahet nėn
arrest nė bazėn e skuadrės sė tij, Fort Lewis nė shtetin e
Uashingtonit.
-
Specialisti Anderson dukej se ishte objekt i njė operacioni tė
ushtrisė amerikane, FBI-sė dhe departamentit tė drejtėsisė.
-
Sipas zyrtarėve tė Pentagonit, ai po pėrpiqej tė hynte nė chatroom-e
ekstremiste tė internetit dhe po pėrpiqej tė vendoste kontakte me
operativė tė Al-Kaidas pėr tė ofruar shėrbimet e tij pėr dhėnien e
informacioneve.
-
Ata thonė se ai edhe ėshtė kthyer nė mysliman. Si ekuivalenti i
korporalit dhe anėtar i njė ekipi tė tankeve, aksesi i tij ndaj
informacioneve sekrete ka qenė i kufizuar, por ai mund tė ketė
informacione mbi aftėsitė dhe planet e skuadrės sė tij qė do tė
dislokohet nė Irak muajin tjetėr.
-
-
-
Uashingtoni beson se
Irani vazhdon pėrpjekjet pėr prodhimin e armėve bėrthamore
-
-
Uashington, 13 shkurt 2004
- Njė diplomat i lartė
amerikan tha se Uashingtoni beson se Irani vazhdon pėrpjekjet pėr
prodhimin e armėve bėrthamore.
-
Ndihmėssekretari i Shtetit, Xhon Bolton, tha se Shtetet e Bashkuara
nuk kanė dyshim se Irani nuk po i pėrmbahet premtimit tė bėrė vitin
e kaluar pėr tė pezulluar programin e pasurimit tė uraniumit.
-
Ai tha se inspektorėt e Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė Atomike
kanė gjetur skicat e impianteve tė sofistikuar pėr pasurimin e
uraniumit me synim prodhimin e bombės atomike.
-
Zoti Bolton e quajti kėtė "njė veprim tjetėr mashtrues tė Iranit"
pėrsa i pėrket programit tė tij bėrthamor, pėr tė cilin Teherani
thotė se ka thjesht qėllime paqėsore.
-
-
-
Kėrkohet ndalimi i
klonimit riprodhues
-
-
Seul, 13 shkurt 2004
- Shkencėtarėt koreano-jugorė qė
me sukses klonuan embrione tė njeriut pėr tė marrė inde pėr studime
shkencore, kanė bėrė thirrje qė tė ketė njė ligj qė ndalon klonimin
e foshnjeve.
-
Woo Suk Hwang qė drejtoi studimin tha se klonimi riprodhues ishte
gabim dhe ēdo komb duhet ta nxjerrė atė jashtė ligjit.
-
Ai po fliste nė njė konventė shkencore tė mbledhur nė Seattle ku u
bėnė tė ditura rezultatet e studimit.
Woo Suk Hwang i Universitetit Kombėtar tė Seulit dhe kolegėt e tij e
morėn materialin gjenetik nga qeliza normale tė femrave donatore dhe
e kombinuan atė me vezėt e tyre.
-
Embrionet e pėrftuara pastaj u zhvilluan qė tė prodhonin inde qė
mund tė ndahen nė ēdo ind qelizor.
Qėllimi ėshtė qė ato tė pėrdoren pėr tė zėvendėsuar indet qė nuk
funksionojnė tek pacientėt e sėmurė.
-
-
-
Kodi i Windows jashtė
Microsoft-it
-
-
Uashington, 13 shkurt 2004
- Gjiganti kompjuterik,
Microsoft ka pranuar se disa nga informacionet themelore tė
sistemeve kompjuterike tė tij janė bėrė tė njohura nė internet.
-
Ai thotė se kodi i burimit pėr sistemin operues tė Windows po
pėrhapet nė mėnyrė tė paligjshme.
-
Microsoft pėrpiqet tė mbajė sekret kodin pėr sistemin e Windows. Ai
ėshtė ekuivalenti i ADN-sė pėr kompjuterat dhe tashmė firma ka frikė
se po tė bjerė nė duar tė gabuara, kodi mund tė pėrdoret pėr tė
infiltruar miliona kompjuterė nė gjithė botėn.
-
Mė shumė se 90% e kompjuterave tė botės pėrdorin Windows. Kodi i
cili u shfaq nė faqet e internetit ėshtė baza e Windows 2000 dhe
Windows NT.
-
-
- Pas njė
sulmi me bombė vdes ish-presidenti ēeēen
-
-
Doha, 13 shkurt 2004 -
Ish-presidenti ēeēen Zelimkan Jandarbajev ka vdekur pas njė sulmi me
bombė mbi veturėn e tij, i thanė Frans Pressit burimet spitalore me
kusht anonimiteti.
-
Jandarbajev prej tri vitesh jetonte nė kryeqytetin e Katarit, Doha.
Ai me insistimin e Rusisė ishte futur nė listėn e Kombeve tė
Bashkuara tė grupeve dhe individėve qė kanė lidhje me rrjetin
terrorist Al Kaida.
|
|