|
13 shkurt 2004 / TN
Edison YPI
Shqipėria ėshtė vetė njė nga Western Countries. Kush nuk e di, le ta
mėsojė ! Nuk jemi Zulullarė as Tunguzllarė, jemi shqiptarė
mijėravjeēarė ! Mė shumė Zotninj se sa Gomarė ka thėnė njė i moēmi
ynė. Po ! Kemi qėnė, jemi e do tė jemi, shumė mė tepėr Zotninj se
Gomarė, kėtu, tani, e pėgjithmonė; Sa mali tė bėhet Hi e Hiri mal
pėrsėri Kemi Histori, Art, Kulturė, tė gjitha, aspak mė pak se shumė
prej Jush. Por pse, pse dėgjoni mė shumė pėllitjen e Gomerėve se
heshtjen e Zotninjve ?!
Janė dy
Western Ambasadors, nga mė tė rėndėsismit nė Tiranė, madje mė tė
rėndėsishmit. I pari, po mėson Shqip. Faleminderit me gjith shpirt
njėmijė herė Xhentėlmenit serioz. Mirpo, nė hyrjen Shqip nė njė
Konferencė Shtypi, mes tjerash, duke dashur tė thotė Jashtė
Shqipėrisė, tha; Jashtė shtetit. Cili kokėtrashė ja mėson Shqipen e
pėrdhunuar Ambasadorit ?!
Ndonjė
nga ata qė kanė thurur me po atė gjuhė Kushtetutėn dhe Ligjet ?!
Sigurisht Zoti Ambasador kur ti hyjė mė thellė Shqipes, madje ndoshta
edhe qysh tani po ti kthehet ta shohė si duhet, do ta kuptojė
ēmėnxyrė ka nxjerrė nga goja. I dyti, para disa ditėsh bėri njė Apel
publik nė Gjuhėn Shqipe nė disa gazeta pėr sensibilizim nė lidhje me
respektimin e rregullave pėr marrjen e Vizave nė ambasadėn pėrkatėse
pėr tė evituar Hidro Vorret Joniano/Adriatike. Shumė mirė bėri! Edhe
atij, shumė sinqerisht, shumė seriozisht, shumė faleminderit. Por
halli se Apeli i Tij i pėrkthyer Shqip titullohej Letėr e Hapur !...
Nė
gjuhėn e Ambasadorit ky pėrcaktim nuk e di saktėsisht si mund tė
tingėllojė dhe nė cilat raste pėrdoret, por di pėr shėmbull se sharja
nga Nėna ose nga Motra nė gjuhėn e tij nuk egzistojnė. E pikėrisht
ngaqė bėhet fjalė pėr njė kontekst gjuhėsor, shoqėror, kulturor,
politik e historik tė ndryshėm, edhe pse vėndi ynė dhe i Tiji tė dy
Western Countries janė, Ambasadori duhej tė ishte mė i kujdesshėm me
pėrkthimin apo pėrkthyesit. Duhej tė pyeste, duhej patjetėr ta dinte,
se dyzetvjeēarėt e lart nė Shqipėri ky titull i rrėnqeth, sepse nė
mėndjet e tyre menjėherė asociohet me Letrat e Hapura tė mėnxyrėshme
qė Diktatori ja drejtonte hera-herė Popullit tė tij tė dashur qė
rėnkonte nėn zinxhirė.
Pse atė
pėrcaktim disa Laro tė mediave e pėrdorin ende sot, ky natyrisht ėshtė
problem tėrėsisht i yni dhe jo i Ambasadsorit tė nderuar. Problemi i
Ambasadorit, fatkeqėsisht jo vetėm i Tij por edhe i yni, ėshtė se
Letrėn e Hapur, me siguri, njė numur i konsiderueshėm shqiptarėsh,
jo lexuesit e Larove tė palarė, por Zotėrinjtė, nuk e kanė zėnė me
dorė pikėrisht pėr arėsyen e sipėrpėrmėndur. U kujtoj shkarazi tė
nderuarve Ambasadorė diēka qė ndoshta e dinė por vlen tė pėrsėritet;
Kompjuterat punojnė edhe kur janė tė infektuar nga ndonjė Virus,
problemet vijnė mė vonė, ose si themi ne shqiptarėt; Dardha e ka
bishtin prapa...edhe kur duket sikur bisht nuk ka fare. Duhet tė na
njihni para se tė mesoni si tė komunikoni me Ne, Ju zotėrinj
Ambasadorė dhe tė tjerė. Sepse e meritojmė. Pėrtej mburrjeve dhe
modestirave tė fėlliqta; Nuk jemi dosido ! Pesėdhjetė vitet e fundit
tė Historisė sonė nuk ishin veēse njė aksident historik qė pėsuam. E
dimė qė humbėm shumė nė atė aksident.
Po pse
pak aksidente keni pėsuar, madje, le ta themi, shkaktuar Ju ?! Pėr tė
mos shkuar mė thellė nė Histori, dy tė fundit thertore botėrore, kush
i shkaktoi, Shqiptarėt ?! Tjetėr, ne na pllakosėn e desh na varrosėn
skemat financiare, piramidat. Nuk i shpikėm ne. Kishin bėrė vaki tek
Ju para nesh. Kėtu se pati kush guximin tė flasė, por ama as nga Ju
nuk dėgjuam gjysėm llafi ti thoshte kėtij mileti budallallėkun qė po
bėnte tė paksohej sado pak Hataja. Ndoshta kėto janė gjėra qė nuk kanė
ilaē, sepse pėr shėmbull hataja qė i gjet kėto ditė ata dhjetra
mijėra punėtorė tė qumėshtit nė vėndin fqinj, tė cilėve u shkuan nė
hale kursimet e gjithė jetės, edhe ajo nė fund tė fundit njė skemė
piramidale ishte. Por gjithsesi, Ju qė dinit mė tepėr, diēka duhej tė
kishit bėrė kur na kapi ēmėnduria.
Nejse,
sot vėrtet mijėra shqiptarė nguten tė hyjnė nė Europė si tu vijė
dore, por nuk janė ata mė tė shumtit. Janė shumė mė shumė
afrikano-veriorė qė mėsyjnė Europen jugore. Katragjyshėrit e tyre mund
tė kenė qėnė edhe kanibalė, ndėrkohė qė tanėt lexonin e shkruanin
Biblėn nė gjuhėn e vet. Sigurisht na vjen keq pėr ta, sepse hidro
vorret nuk bėjnė diferencime, por mes nesh e tyre diferenca sigurish
ka. Jemi Ne mė afėr Europės, jo stėrnipėrit e kanibalėve, e nuk
pranojmė tė trajtohemi njėlloj. Vėrtet qė rrugėve tė Perėndimit sillen
mijėra shqiptarė kriminelė, por mijėra e mijėra tė tjerė, shumė mė
tepėr se kriminelėt, janė shqiptarėt qė mėsojnė e punojnė normalisht
nė ato vėnde. Vėrtet shumė shqiptarė sjellin vdekjen pėrmes drogės nė
Perėndim, por ata veēse e transportojnė, tė tjerė e prodhojnė e tė
tjerė e konsumojnė.
Tre
milionė shqiptarė, me Kalashnikova nė duar, granata e tritol nė brez,
po tė hynin tė gjithė nė Europė kurgjė nuk do ti ndodhte asaj. Ēe
keqe do ta gjente Europėn nga shqipėtarėt e shumėvuajtur rrethuar me
tela gjatė dhjetra viteve, tė cilėt duke parė me llaftari qiellin ku
zogjtė fluturonin lindje-perėndim e viceversa, bėnin plane gjithaq
llaftarisėse pėr tė fluturuar drejt saj, plane qė do ti kishte zili
edhe NASA vetė ?! E po qe pėr ti hedhur sytė drejt vetes brėnda nė
Shqipėri, duke mos i fshehur aspak tė palarat, mund tė themi se edhe
nė kėtė vėshtrim, as Parajsė, as Ferr, popull si gjithė popujt, me tė
ėmbla e me tė hidhura, nuk jemi mė tė kėqijtė; Vėrtet kemi shumė
zhurmė, aspak stabilitet, shumė Krim, madje edhe babain modern qe shet
bijėn, por mos harroni se kemi edhe babain konservativ i cili sipas
principeve milenare vret Bijėn pėr Nder.
Nuk
ėshtė aspak faji ynė, as i juaji natyrisht, qė kur u hapėm nė 90-ėn,
koincidoi qė Ju Perėndimi i kishit kryer ndėrkohė reflektimet e mėdha,
nuk patėt Vlera tė vėrteta tė thella humane pėr tė na i ofruar, por
vetėm konsumizėm tė pastėr. Dikush, siē po ndodh jo rrallė, mund tė
thotė se sot Europa e ka tė vėshtirė tė vendosė pėr Shqipėrinė ngaqė
pėr kėtė duhet tė bien dakord pesėmbėdhjetė e kusur ministra tė
jashtėm. Absurditet ? Europa po bashkohet pėr ti kollajsuar kėto punė
jo pėr ti vėshtirėsuar. Justifikimi se me procedura ligjore cilido
shqiptar mund tė udhėtojė, nuk vlen.
Shihini
mirė statistikat ! Shumė mė shumė se Zotninjtė, janė Gomerėt
shqiptarė ata tė cilėt udhėtojnė mė tepėr. Madje janė pikėrisht ata
Gomarė qė na spiunonin dhe na burgosnin Ne Zotninjtė, ata qė U-S-A e
shqiptonin si S-I-D-A, ata qė ju urrenin mė sė shumti dje, kusur
sju linin, janė ata tė cilėt sot ju duan mė fort dhe - fjalė
fatale, e pabesueshme por e vėrtetė - edhe Ju po i doni mė fort. Pse
?! Pėr gabimin qė bėnė Zotninjtė shqiptarė duke shpresuar tė vinit ti
ēlironit, si Irakun sot pėr shėmbull ?! E pamundur ! Ne e kuptuam si
funksionon, dhe Ju e kuptuat qė ne e kuptuam. Kaq. Zotninjtė nuk
qurraviten, nuk bėjnė autokritikė. Atė, autokritikėn, po e bėjnė
Gomerėt, spo lėnė kėrrmė komuniste pa e nxjerrė nga varri dhe pa e
intervistuar nga divani, pėr tė treguar sa inteligjentė paskėshin qėnė
ata idiotėr.
Sju
kemi asnjė faj. Duhet tė na lini tė gjithėve, nuk ka tjetėr zgjidhje,
tre milionė sa jemi, tė udhėtojmė, tė fluturojmė lirisht ku tė duam
dhe sa herė tė duam nė tė gjithė Botėn. Keni pėr ta parė se edhe pėr
Ju edhe pėr Ne mė mirė do tė jetė.
E pėr ta
mbyllur; Lernani tė udhėtojmė, nė mos pėr tjetėr, qė tė pėrbindėshmet
Orwell-iane si pėr shėmbull; Qen i punės dhe Qen i lekut tė mos
pėrmbysen nė tė tjera tė pėrbindėshme, respektivisht; Pun e qenit
dhe Lek i qenit. Nuk jemi mė pak tė mėnēur se Ju, mė pak tė
shėndetshėm, a mė pak tė vullnetshėm. Jemi thjesht dhe vetėm mė tė
varfėr. Asnjė ndryshim tjetėr nuk kemi.
Ju
bėjeni tuajėn, dhe Ne ju premtojmė se do ta bėjmė tonėn, duke pasur
kujdes bashkarisht, qė tė mos ndodhė si ndodh ndonjėherė qė duke
dėgjuar ndonjė muzikė e cila na pėlqen harrojmė tekstin duke u dhėnė
tėrėsisht pas muzikės, ose, duke u dhėnė pas tekstit harrojmė muzikėn,
por duke u pėrpjekur ti bėjmė tė dyja siē duhet. Pėrndryshe nuk do tė
ishte mirė as pėr Ju as pėr Ne qė shqiptarėt, nė tė vetmin nga
Western Countries nė zyrat e tė cilit do tė hynim e dilnim pa
teklif, pa Vizė pa kurgjė, madje edhe me duart nė xhepat bosh, tė
mbetej Western Union-i.
|
|