|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Sipas KFOR-it ēek e sllovak Podujeva ndėr rajonet mė tė qeta nė Kosovė

 
 

 
Podujevė, 13 shkurt 2004 (TN)  - Gjendja e sigurisė nė rajonin tonė tė pėrgjegjėsisė ėshtė e qetė dhe pa probleme, pos disa akteve tė vogla kriminale, tha nė konferencėn e sotme pėr shtyp tė KFOR-it ēek e sllovak komandanti i Batalionit tė Katėrt, nėnkoloneli Josef Kopecki i cili zėvendėson nėnkolonelin Zdenek Havala deri nė prill tė kėtij viti.
 
“Ne mė shumė jemi tė koncentruar nė vijėn kufitare dhe nė qendėr tė qytetit ku situata ėshtė e qetė”, deklaroi Kopecki duke pohuar se gjatė javėve tė kaluara ka pasur njė vrasje, disa incidente tė vogla dhe tri raste tė prerjes ilegale tė druve.
 
Sipas nėnkolonelit Kopecki, nė bazė tė statistikave, mund tė thuhet se nė Podujevė ka rėnie tė aktiviteteve kriminale dhe rajoni i kėsaj komune, krahasuar me komunat tjera, ėshtė ndėr rajonet mė tė qeta nė Kosovė.
 
Nėnkoloneli Kopecki komentoi njė informacion tė publikuar javėn e kaluar lidhur me bastisjen e njė familje vendore pėr tė tetėn herė me radhė.
 
“Ėshtė e vėrtetė qė ajo familje ėshtė bastisur tetė herė, por nga viti 1999-2001 ajo familje ėshtė bastisur pesė herė nė asistencė tė Batalionit skotlandez dhe 3 herė nga Batalionet ēeke e sllovake”, tha nėnkoloneli Kopecki i cili tha se kjo ėshtė bėrė me kėrkesėn e policisė sė UNMIK-ut dhe tė SHPK-sė me arsye se ka pasur aktivitete ilegale.
 
Sipas burimeve tona tetė herė janė bastisur shtėpitė e Salih Rashitit dhe tė Avdi Ahmetit nga fshati Peran. Kopecki tha se KFOR-i ėshtė kėtu qė ta ndihmojė UNMIK-un dhe SHPK-nė.
 
Batalioni i Katėrt ēek e sllovak pėrfundon misionin nė prill tė kėtij viti dhe sipas nėnkolonelit Kopecki kontigjenti i ardhshėm do tė ketė njė organizim tjetėr.

                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.