|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Dy lajme nga Podujeva

 
 

 
Komuna nisė pėrgatitjet pėr aerofotografim tė terrenit dhe zonave kadastrale  
   
   
Podujevė, 13 shkurt 2004 (TN) – Nė bazė tė planit dhe programit tė Ministrisė sė Shėrbimeve Publike dhe Agjensionit Kadastral tė Kosovės pėr rekonstruimin dhe azhurimin e kadastrit nė Kosovė, komuna e Podujevės fillon pėrgatitjet realizmin e kėtij projekti qė ka tė bėjė me rilevimin aerofotogrametrik tė terrenit dhe zonave kadastrale.
 
Qėllimi i rilevimit aerofotogrametrik ėshtė harmonizimi i dokumentacionit kadastral me gjendjen nė terren nė mėnyrė qė qytetarėt t’i realizojnė tė drejtat e tyre mė lehtė dhe mė shpejt.
 
“Aerofotografimi do tė mundėsojė edhe planifikimin hapėsinor, mbledhjen e taksave si dhe planifikme tjera tė rėndėsishme”, pohoi drejtori i drejtorisė pėr kadastėr, gjeodezi dhe pronė i Podujevės Tahir Sahiti. Ai tha se komuna do tė themelojė shtabet pėr rilevim si dhe do ta bėjė pėrgatitjen e terrenit nė bashkėpunim me pronarėt e parcelave dhe AKK-nė.
 
Sipas projektit para rilevimit aerofotogrametrik, institucionet dhe qytetarėt duhet tė ndėrmarrin veprime nė pėrgatitjen e terrenit, ndėr tė cilat: sinjalizimi i shenjave qė nėnkupton pėrgatitjen dhe gėlqerosjen e figurave apo pėrgatitjen dhe sinjalizimin e pikave tė rrjetit referent KOSOVARE F01, pikave trigonometrike, poligonale dhe lidhėse si dhe pėrgatitjen e gurėve tė mezhdave tė parcelave me sinjalizmin e kėtyre gurėve.
 
Sinjalizimin e pikave tė matura me GPS dhe pikave tjera trigonometrike do ta bėjnė ekspertėt e drejtorisė pėr gjeodezi, kadastėr dhe pronė, kurse pėrgatitjen, sinjalizimin e gurėve tė mezhdave tė kufijve tė parcelave do ta bėjnė vet qytetarėt.
 
Pėr qytetarėt ėshtė e rėndėsishme qė parcelat e veta duhet ti zbulojnė gurėt ose ti pėrtrijnė e ti gėlqerosin. Bartės tė pėrgjegjėsive pėr pėrgatitjen e terrenit pėr rilevim janė Agjensioni Kadastral i Kosovės, komunat dhe DGJKP-tė.
 
Aerofotografimi i fundit nė Kosovė, sipas drejtorisė pėr gjeodezi kadastėr dhe pronė ėshtė bėrė nė vitet e ’60-ta.
 
 
 
Drejtoria pėr Gjeodezi, kadastėr dhe pronė e Podujevės publikon prioritetet pėr vitin 2004
  
   
Pėrpjekje e vazhdueshme pėr rregullimin e letėrnjoftimit urbanistik tė qytetit dhe fshatrave
 
Podujevė, 10 shkurt 2004 (TN) - Drejtoria pėr Kadastėr Gjeodezi dhe Pronė e komunės sė Podujevės sot bėri publike prioritetet pėr vitin 2004 qė paraqesin angazhimet nė sektorin e pronėsisė dhe kadastrit dhe gjeodezisė.
 
Sipas drejtorit tė kėsaj drejtorie z. Tahir Sahiti, nė sektorin e pronėsisė  do tė bėhet pėrgatitja, pėrpunimi dhe sisitemimi i lėndėve tė uzurpimeve tė vjetra tė periudhės sė viteve 1945-1960, bartja e regjistrimi nė librat kadastrale.
 
“Pėr shkak tė mospėrputhshmėrisė sė gjendjes faktike nė terren me gjendjen reale tė dokumentacionit kadastral, drejtoria do tė bėjė ekzekutimin pėrkatėsisht regjistrimin e tė gjitha lėndėve ku nuk ka pengesa juridike, kurse pėr rastet ku gjendja faktike nuk pėrputhet me kadastėr do tė bėhet riinqizimi”, deklaroi Sahiti. 
 
Sipas drejtorit Sahiti vėmendje e veēantė do t’u kushtohet tė gjitha tė uzurpimeve. “Lidhur me kėtė problem shqetėsues, nė bashkėpunim me  inspeksionin dhe urbanizmin, DKGJP do tė ndėrmerr masat e nevojshme pėr pėrmirėsimin dhe rregullimin e letėrnjoftimit urbanistik tė qytetit dhe fshatrave.
 
Uzurpimet sipas kėsaj drejtorie ndahen nė uzurpime tė vjetra dhe tė reja. Uzurpimet e vjetra pėrfshijnė periudhėn deri nė vitet e ’60-ta, kurse tė rejat prej vitit 1960 e deri mė sot. “Nė komunėn tonė, kryesisht nė qytet, ekzistojnė dhjetra raste tė uzurpimeve tė rėnda”, tha Sahiti duke pohura se po bėhen pėrpjekje tė vazhdueshme pėr tė bėrė zgjidhje pėr kėto raste.
 
Nga numri i pėrgjithshėm i lėndėve tė kryera tė periudhės 1990 -1999 qė presin ekzekutimin gjithsejtė janė 4037, kryesisht me kultura pyjore dhe kultura tė tjera, njoftoi drejtori Sahiti.
 
Sipas tij kėto raste ndahen nė kategoritė: “marrje pėr shkak tė uzurpimit”, “njohje nė bazė tė uzurpimit” dhe “ndėrprerje DKGJP do tė vendosė pėr kėrkesat pėr dhėnie nė shfrytėzim tė pronės shoqėrore duke u bazuar nė dispozita ligjore.
 
“Nė bashkėpunim me drejtorinė pėr buxhet dhe financa e drejtorinė pėr inspeksion do tė angazhohemi nė zbatimin e Vendimit tė Kėshillit tė drejtorve tė datės 09.12.2003 nė lidhje me masat qė do tė ndikojnė nė inkasimin e tė hyrave nga shfrytėzuesit e pronės publike dhe obligimeve tė tjera tatimore”, theksoi drejtori Tahir Sahiti.
 
Nė sektorin pėr kadastėr e gjeodezi janė duke vazhduar pėrpjekjet pėr kompletim tė elaboratit kadastral tė vitit 1999 i cili mungon. Elaborati kadastral pėrfshinė:planet origjinale, fotoskicat, regjistrat e ndėrrimeve, formularėt trigonometrik, koordinatat e pikave trigonometrike pėr territorin e Komunės, etj.
 
z. Sahiti deklaroi se do tė punohet edhe nė zhvillimin e rrjetit trigonometrik tė rendit III dhe IV pėr  fshatrat e komunės, do tė bėhet vektorizimi dhe skenimi i planeve kadastrale, pėrgatitja e regjistrave pėr intabulim tė tė drejtave tė pronėsisė dhe paluejtshmėrisė, formimi i kadastrit digjital, kryerja e punėve teknike profesionale, gjeodezike nė terren (matjet, ndarjet, identifikimet, incizimet sipas kėrkesave tė palėve), azhurimi dhe vendosja sipas akteve juridike pėr regjistrim nė librat kadastral dhe aktivitete tjera pėr kompletimin e dokumentacionit tė nevojshėm.
 
Drejtori Tahir Sahiti tha se ekipi i DKGJP do tė punojė si edhe deri mė sot nė rregullimin e dokumentacionit kadastral sipas kėrkesave tė personave fizik dhe juridik (fletė poseduese, kopje tė planit, certifikata tė gjendjes mbi tė drejtėn e pronės), njėherėsh tė gjitha palėve tė interesuara do tė u ofrohen shėrbime pėrkatėse profesionale nga drejtoria.

 


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.