|
-
13 shkurt 2004 / TN
-
-
Ardian VEHBIU
-
-
Koncepti se sa me shume
terhiqemi prapa ne kohe, aq me autentike e te mirefillta i gjejme
tiparet kombetare «gjuhen, kulturen, ndoshta edhe racen» i ka
rrenjet ne nje mendesi romantike qe, pa qene doemos e gabuar, mbetet
gjithnje e njeanshme dhe ndonjehere dogmatike. Mirepo kaq dendur
eshte perseritur ky koncept ne mitografine qe rrethon si nje re
arezash historine e shqiptareve, sa tanime pakkush e ve ne diskutim
dhe shumekush e merr per baze a per aksiome te patundur te
arsyetimeve per shqiptaresine e shqiptarizmin ne rrjedhe te
shekujve.
-
-
Natyrisht, per cdo
ideologji kombetariste tradicionale adhurimi i se kaluares nuk vihet
ndonjehere ne diskutim; dhe kjo vlen edhe per kombetarizmin
shqiptar, qe u perpunua gjate periudhes se Rilindjes, edhe si
doktrine edhe si mit.
-
-
Nuk ka prova te
mjaftueshme qe para Rilindjes ekzistonte nder shqiptare ndonje
kujtese historike e aq me pak ndonje vetedije kombetare si cilesisht
e ndryshme nga ajo krahinorja; madje edhe kujtimi i Skenderbeut nder
arbereshet e Italise eshte vene ne diskutim nga ndonje studiues.
Arsyeja per kete harrese aspak te pafalshme doemos lidhet me
padobine e nje kujtese kombetare per bashkesite shqipfolese, ne
rrethanat e copetimit te arealit shqiptar ne njesi politike,
administrative e fetare te vecuara e te kundervena.
-
-
E vetmja kujtese e
riprodhueshme nder keto bashkesi mbetej gjuha shqipe; megjithe
ndarjen e saj ne dialekte e te folme, dyndjen e huazimeve ne
strukturat leksikore, mungesen e nje tradite shkrimore dhe te
shkrimtareve ne kuptimin e plote te fjales si dhe rolin kulturor te
kufizuar e rregullisht te kercenuar nga gjuhe te tjera.
-
-
Ishte pikerisht gjuha qe
u sherbeu Rilindesve si platforme per programin e tyre te zgjimit te
vetedijes kombetare, i cili u tregua veēanerisht i suksesshem dhe,
tek e fundit, u kurorezua me krijimin formal te kombit shqiptar ne
Ballkan, si bashkesi reale dhe shtetformuese. Levrimi i shqipes
letrare gjate shekullit XIX beri te mundur perhapjen nder shqiptare
te miteve historiko-romantike te Skenderbeut dhe te nje periudhe
shoqerisht idilike qe i kish paraprire ardhjes se osmaneve ne
Ballkan; vetedija kombetare u themelua keshtu mbi nje krenari
kombetare, ne kuptimin qe kombi shqiptar perceptohej tanime si nje
komb te cilit ia vlente t»i perkisje.
-
-
Megjithate, Rilindja
gjithnje ishte nje levizje elitash e orientuar per nga e ardhmja;
pse nxitja e krenarise kombetare dhe kulti i se kaluares
mitiko-heroike te kombit kishin gjithnje per synim krijimin e
formave te larta te organizimit te bashkesise shqiptare ne Ballkan e
gjetiu, duke perfshire edhe e sidomos themelimin e shtetit shqiptar
modern, sic ndodhi (fale edhe koniunkturave nderkombetare te
favorshme) ne vitin 1912.
-
-
Ne kete pike, momenti
romantik i ideologjise kombetare duhej te shnderrohej ne energji
praktike dhe ne te vertete ne disa raste u shnderrua; por inercia e
nje ideologjie e vecanerisht nje mitografie ngushelluese si ajo e
Rilindjes u tregua me e forte se vullneti per te ndertuar nje shtet
shqiptar te shendetshem e modern. Per pasoje, romantizmi kombetarist
i De Rades, vellezerve Frasheri e Fishtes mbijetoi si nje force
manipuluese gjithnje e me regresive, apologjetike dhe frenuese. Jo
me kot deri edhe ideologet totalitare u dashuruan pas ketij
koleksioni rrefenjash ne vitet 70-80, per te mos folur per lulezimin
e mitofilise kombetariste ne periudhen e tranzicionit, kur
ligjeratat kulturore i shpetuan nga kontrolli Akademise dhe u
harlisen ne forma nga me surrealet.
-
-
Ndryshimet dramatike ne
kulturen shqiptare keto 10-15 vjetet e fundit kane cuar nder te
tjera edhe ne nje disociim te ligjeratave kulturore nga jeta e
vendit; ne kuptimin qe mitografia e Rilindjes nuk po ka me lidhje me
organizimin e shtetit dhe te shoqerise ne Shqiperi, as po mund t»i
sherbeje si ndergjegje shoqerore a frymezim
per veprim elitave politike dhe te biznesit qe kane marre ne dore
fatet e vendit; madje edhe pretendimi i saj per te funksionuar si
nje lloj psikoterapie per masat e zhgenjyera nga realiteti po
shfuqizohet me shpejtesi marramendese per shkak te depertimit tanime
te papermbajtshem te miteve te parase, pasurimit te shpejte, qejfit,
mashtrimit, Perendimit nga njera ane, dhe riaktivizimit kapilar te
feve tradicionale nga ana tjeter.
-
-
Mitofilia kombetariste
rrezikon te katandiset keshtu ne nje fe te vonuar te elitave pa
pushtet, mbeturinave te mbijetuara te shoqerise civile te viteve 80,
ndriēimtareve senile qe u ka mbetur ora ne
vitet 30, patrioteve flakehedhes te kafeneve dhe qendistareve te
flamurit kombetar.
Formula e mirenjohur e Vaso Pashes «Feja
e shqyptarit...» na e verteton, sikur te ishte nevoja, se raporti i
mitologjise kombetariste me fene si komponente e vetedijes sociale
(dhe individuale) shtrihet pertej nje metafore te thjeshte
propedeutike, sidomos ne rrethanat e kombit shqiptar, thelbi i te
cilit tradicionalisht eshte perkufizuar duke i kapercyer dallesat
fetare.
-
-
Ne te vertete,
kombetarizmi kurdohere ka funksionuar si fe per nje pjese te
shoqerise shqiptare qe ka refuzuar te identifikohet me perkatesine e
vet fetare; dhe kjo edhe sot gjen shprehjen e vet ne ritualet intime
e publike te nje pjese te popullates, te cilat nxiten e mbeshteten
nga ligjeratat filo-rilindese te elitave. Aq me teper, ne rrethanat
e perceptimit te klases udheheqese ne Shqiperi si te korruptuar,
kozmopolite dhe amorale, kombetarizmi gjithnje eshte i gatshem te
ofrohet si alternative e materializmit te pafre dhe si ideologji per
te gjithe ata qe i kundervihen modernes, qofte edhe vetem ngaqe nuk
kane mundur t»i hipin atij treni.
-
-
Mirepo vetedija e te
qenit shqiptar eshte teper e rendesishme per t»ua besuar vetem atyre
qe i kundervihen te sotmes, qofte nga e majta qofte nga e djathta e
spektrit politik dhe ideologjik ne Shqiperi. Edhe pse nje pjese e
elitave ne pushtet po e perdorin karten kombetare ne menyre
gjithnje e me te papergjegjshme sic perdornin dikur citatet e
Enverit dhe vijen e masave, d.m.th. thjesht per t»i dhene nje
bojatisje te pranueshme interesave te tyre private «Shqiperia si
entitet ne syte e popullit te vet, te Evropes dhe te mbare botes
mbetet e organizuar sipas nje parimi kombetarist».
-
-
Me fjale te tjera, eshte
vete ky parim kombetarist qe do rithemeluar, per t»iu pershtatur
koniunkturave te reja politike dhe kulturore dhe per te marre ate
funksion qe ia kerkon koha: pikerisht rehabilitimin e Shqiperise ne
kontinent. Natyrisht, kjo nuk mund te realizohet duke ia lakuar
prejardhjen etnike nenes se Skenderbeut, as duke ia kerkuar rrenjet
pellazgjike emrave te perendive e madje krejt qyteterimit grek
antik.
-
-
Shqiptarizmi i sotem ka
nevoje, para se gjithash, te kaloje pertej permases historike, duke
u rithemeluar si program, jo si zbulese. Kjo do te thote edhe qe
keshtjellat, legjendat, tirqet e fustanellat, heshtat ilire,
mbishkrimet, varret e heronjve, lahutat, lashtesia e gjuhes dhe e
races, Muji, epersia ndaj fqinjeve (se bashku me indinjaten
perkatese per cdo padrejtesi shekullore reale ose te trilluar) u
duhen lene romaneve per femije, muzeve, filmave vizatimore,
doktoratave universitare dhe punishteve te kukllave; pse
kombetarizmi do rikendellur si vizion i asaj Shqiperie qe duam, por
qe ende nuk e kemi.
-
-
Nese nje vizion i tille
kerkon sot perfytyrimin e integrimit evropian si shkolle e dialogut
dhe e perbashkimit te interesave ekonomike e kulturore me popuj te
tjere te afert e te larget, atehere edhe kombetarizmi shqiptar
lipset doemos te nderroje forme, per te kaluar nga nje logjike
perjashtuese e ballafaqimit dhe e mbijeteses ne nje logjike
perfshirese te komunikimit dhe te bashkejeteses.
|
|