|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Procesi i privatizimit nė Kosovė i bllokuar

 
 

 

12 shkurt 2004 / TN

Linda Karadaku / "Zėri i Amerikės" (11 shkurt 2004)
 
Qeveria e Kosovės tha sot se procesi i privatizimit ėshtė bllokuar. Njė zėdhėnėse e qeverisė theksoi se qeveria vazhdon tė mbėshtesė kėrkesat e saj nė lidhje me kėtė proces, ndėrkohė qė po sot administrata ndėrkombėtare nė Kosovė, nėnvizoi se procesi i privatizimit duhet tė vazhdojė dhe se UNMIK, po kėshtu, nuk ka ndryshuar qėndrim nė lidhje me tė.

Qeveria e Kosovės vazhdon tė mbėshtesė qėndrimin e saj nė lidhje me procesin e privatizimit dhe agjensinė kosovare tė mirėbesimit, e cla mbikqyr kėtė process. Zėdhėnėsja e qeverisė, Mimoza Kusari, konfirmoi sot pas mbledhjes sė qeverisė, se nesėr pritet tė zhvillohet njė takim midis kryeministrit Bajram Rexhepi dhe pėrfaqėsuesit tė lartė tė administratės ndėrkombėtare, Klaus Lamsdorf, nė lidhje me kėtė process.

“Ėshtė fakt se procesi i privatizimit ėshtė i bllokuar, qeveria nuk lėviz nga kėrkesat e veta, janė argumenta tė qėndrueshme qė ende qėndrojnė. Ditėt e ardhshme, kryeministri do tė takohet pėrsėri me zotin Hollkeri dhe zotin Lamsdorf”, tha zėdhėnėsja.

Po sot, administrata ndėrkombėtare nė Kosovė tha se procesi i privatizimit duhet tė vazhdojė. Zėdhėnėsja e administratės Izabel Karlovic, tha se UNMIK vazhdon tė mbėshtesė tė njėjtin qėndrim qė ka pasur nė lidhje me kėtė.

Ndėrkohė, po sot, qeveria ka diskutuar edhe nė lidhje me njė projektligj pėr lirinė fetare dhe statusin juridik tė bashkėsive fetare nė Kosovė, i cili ėshtė shtyrė pėr shqyrtim tė mėtejshėm.

“Ky projektligj u shty pėr shqyrtim tė mėtejshėm sepse do ti dėrgohet njė shkresė zyrtare kishės ortodokse, koalicionit “Kthimi”, shoqatės sė kishave norvegjeze, Kėshillit tė Evropės dhe komuniteteve pėr kėshilla tė tjera. Kjo shtyrje bėhet pėr shkak tė rėndėsisė sė kėtij ligji”, tha zėdhėnėsja.

Ndėrkohė, kryeministri Bajram Rexhepi ka biseduar sot me komandantin e paqeruajtėsve nė Kosovė, gjeneralin Holger Kamerhof, nė lidhje me kufijtė e Kosovės dhe pėrcaktimin fizik tė vijės kufitare.

“Kryeministri tha se pėrcaktimi fizik i vijės kufitare me Maqedoninė, rrit tensionet e panevojshme, me tė njėjtėn pikė, u pajtua edhe gjenerali Kamerhof dhe u ra dakord qė tė punohet mė tej pėr kėtė ēėshtje”.

Ndėrkohė po sot, zėdhėnėsja e qeverisė Mimoza Kusari, konfirmoi se kryeministri i ka dėrguar njė letėr komisionerit tė lartė tė policisė nė Kosovė, Feller, nė tė cilėn ka kėrkuar sqarime pėr informacionet e publikuara nė media, pėr kėrcėnime pėr 3 zyrtarė tė lartė tė LDK-sė. Zonja Kusari tha se ende nuk ka ndonjė pėrgjigje pėr kėtė nga zoti Feller.

 


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.