|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Podujevė: Kėshilli i Drejtorėve aprovon propozim vendimin pėr buxhetin 2004

 
 

 
   

Podujevė, 12 shkurt 2004 (TN) -  Kėshilli i Drejtorėve i komunės sė Podujevės sot mbajti mbledhjen e parė nėn drejtimin e ushtruesit tė pėrkohshėm tė pėrgjegjėsive tė Kryeshefit tė Ekzekutivit Mehmet Gashit. Nė kėtė takim morėn pjesė edhe kryetari Agim Veliu e zv. kryetari i komunės Agim Kikaj si dhe pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut.

Kėshilli i Drejtorėve aprovoi propozim vendimin pėr buxhetin 2004 i cili kap vlerėn 7.999.145 euro. Sipas kėtij projekt vendimi Granti i Qeverisė i aprovuar edhe nga Ministria pėr Ekonomi e Financa ėshtė 6.837.259 euro, mjete kėto tė dedikuara pėr administratėn komunale, shėndetėsinė primare, arsimin fillor dhe tė mesėm dhe shėrbimin e zjarrfikėsve. Ndėrkaq qė nga tė hyrat vetanake komuna e Podujevės, sipas projekt vendimit planifikon tė inkasojė 1.161.866 euro pėr vitin 2004.

Projekt vendimi pėr buxhetin 2004 do ti dėrgohet pėr shqyrtim Komitetit pėr politikė dhe financa i cili ia parqet Kuvendit komunal pėr miratim.

Kėshilli i drejtorėve diskutoi edhe pėr projektin e Qeverisė sė Kosovės dhe Agjensionit Kadastral pėr pėrgatitjen e terrenit pėr aerofotografim si dhe obligimet e komunės pėr kėtė projekt tė rėndėsishėm pėr ēka raportoi drejtori i Drejtorisė pėr gjeodezi, kadastėr dhe pronė Tahir Sahiti.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.