|
12 shkurt 2004 / TN
Nga
Miranda HAXHIA
Jeta
ėshtė gjithmonė e shkurtėr, nuk tė lė shumė mundėsi pėr tė riparuar,
por ndodh ndonjėherė qė je i penduar, je borxh, ke dhėnė borxh, je nė
njė listė. Kur je nė listėn e tė papunėve shumė shpejt zgjeron hartėn
e listave, sepse shtohet lista e borxhit tek dyqani i bukės, tek
dyqani i ushqimeve, shtohet pafuqishmėria pėrballė vuajtjes e
pamundėsisė. Mendon se jeta fillon e ndriēohet, kur i shpėton tė
qėnurit nė listėn e tė pamartuarve, pasi kur je martuar, kur tė ke
fėmijėn e parė dhe njė tė dytė tė duket se jeta bėhet mė e lehtė.
Pastaj
ndihesh i zhgėnjyer, sepse fėmijėt janė shumė tė vegjėl dhe nuk e kanė
aftėsinė pėr tė kuptuar pse prindi pėrdor mė shumė fjalėn : nuk kam!,
apo njė tjetėr prind: hape gojėn, sa tė duash! dhe pėrsėri ndjen
pafuqishmėrinė pėr ta shmangur rritjen e fėmijės me kompleksin e tė
pasurit apo tė mos pasurit, kur kjo moshė eshtė e padenjė pėr tu
lėnduar. Pėr kėtė apo pėr atė mendon qė gjėrat do tė shkojnė mė mirė
kur ata tė jenė rritur. Nė vazhdim ndihesh i lėnė mėnjanė pėr sjelljen
e tyre prej adoleshentėsh. Ndjehesh ngushtė kur tė dalin duarsh,
kupton qė ke nėnvlerėsuar shumė, ose i ke mbivlerėsuar shumė, por
gjithmonė duke eksperimentuar nė bazė tė pėrvojės personale. Jemi tė
bindur se do ta kemi mė tė vėshtirė kur tė kenė pėrballuar kėtė
moshė.
Mendojmė
tė ndihemi mė mirė kur bashkėshorti tė ketė zgjidhur problemet e tij
tė punės, endwrrojmw se kur do tw mund tw blejmė njė makinė, kur do
kalojmė pushime tė mrekullueshme, jo tw ngjashme me papunwsinw, kur
nuk jemi tė shtrėnguar pėr tė marrė borxh., kur bwjmw pjesw vetwm nw
njw listw, nw listwn e vetvetes. Gjithmonė me shpresėn se ėshtė njė
moment kur duhet filluar, se ėshtė njė cak qė ose tė afron, ose tė
largon nga e ashtuquajtura lumturi vetiake, familjare, apo asnjėra nga
kėto. E njohim moralin e shprehjes:
Duhet
gjithmonė tė pėrballojmė vėshtirėsi tė ēdo lloj gjėje. Por nuk besoj
tė ketė psikolog nė botė qė nė bazė tė studimit tė rrethanave dhe
jetės sė shumė shqiptarėve qė janė tė destinuar tė jenė papunė, tė
mos kenė mundėsi pėr tė patur ngrohje, tė mos kenė mundėsi tė blejnė
njė palė kėpucė pėr fėmijėt, tė mos kenė frymė as pėr tė kėrkuar, as
pėr tė vendosur, tė vazhdojė tė thotė se duhet tė kemi kurajo dhe fuqi
ende pėr tė duruar.
Megjithatė njerėzit e kanė kurajon pėr tė caktuar njė moment kur
duhet tė ndėrgjegjėsohen, tė zgjohen, tė ngrihen, tė duan veten e
tyre, ta respektojnė mė shumė mundėsinė qė u ėshtė dhėnė kur kanė
ardhur nė jetė pėr tė qėnė tė lumtur, ēfarėdo qė tė ndodhė. Alfred
Souza thotė: Pėr shumė kohė pata pėrshtypjen qė jeta ime do tė
kishte filluar shpejt, jeta e vėrtetė! Por ishin gjithmonė pengesa pėr
tu kapėrcyer rrugės, diēka pėr tu zgjidhur qė kėrkonte akoma kohė,
borxhe qė nuk ishin paguar akoma. Nė vazhdim jeta do tė kishte
filluar. Mė nė fund e kuptova qė keto vėshtirėsi ishin vet jeta. Kjo
mėnyrė perceptimi tė ndihmon pėr tė kuptuar qė nuk ekziston njė mes
pėr tė qėnė tė lumtur, por lumturia ėshtė nė mes.
Tė
vazhdosh tė ecėsh me dėshirėn pėr tė qėnė i denjė pėr njė punė, pėr tė
bėrė dikė tė adhurojė punėn tėnde, pėr tė krijuar njė kohė tė cilėn
nuk e pėrēmon, sepse punon diku, kujtohesh qė koha nuk pret asnjė.
Pse duhet tė presė i papuni pėr tė ngritur zėrin, sa tė mbarojė dimri
e bashkė me dimrin dhe zėri i tij, pse duhet tė stėrmundohen njerėzit
pėr tė harxhuar kohėn me dieta shto 5 kg, hiq 5 kg, pėr tė patur
fėmijė e pėr tė shikuar si ikin nga shtėpia, si lajnė makinat, si
enden rrugėve, si vrasin e vjedhin, si pijnė dhe shajnė. Sa vazhdon
pritja pėr tė patur njė punė, sa duhet tė presė njeriu pėr tė patur
njė shtėpi, njė makinė tė re, pėr tė ardhur e premtja, e diela.
Lumturia dhe gėzimet e jetės nuk janė grumbuj statikė, por njė
udhėtim.
Ēdo tė
ndodhte nėse do tė punonin njerėzit sikur tė mos kishin nevojė pėr
para, tė dashuronin sikur tė mos donin tė vuanin, tė kėrcenin sikur
askush tė mos i shikonte. Nuk besoj se i mban mend njeri emrat e
njerėzve mė tė pasur tė botės, fitueseve tė Miss- bota, e fituesve tė
ēmimit Nobel, fituesit e fundit tė Oskar si aktor apo aktore. Dhe kjo
ėshtė normale, pasi asnjė prej nesh nuk kujton dot mė tė mirėt e sė
shkuarės. Dhe duartrokitjet ikin. Dhe trofetė e kupat mbulohen nga
pluhuri. Fituesit harrohen.
Por tė
gjithė i kujtojnė emrat e tre profesorėve qė kanė ndihmuar nė
formimin tėnd, emrat e tre shokėve qė tė kanė ndihmuar nė njė moment
tė vėshtirė, apo ndonjė njeri qė tė ka bėrė tė ndihesh i rendėsishėm.
Njerėzit qė lėnė gjurmė nė jetėn tėnde nuk janė ata me kredibilitet tė
lartė, me shumė para, apo me shumė ēmime. Janė ata qė kujdesen pėr ty,
ata qė nė ēdo mėnyrė janė pranė teje. Reflekto njė moment. Jeta ėshtė
shumė e shkurtėr! Ti nė cilėn listė je? Nuk je midis tė famshmėve, por
je midis atyre qė unė po tė kujtoj me kėtė mesazh.
Disa
vite mė parė, nė Paraolimpiadėn e Seattle (USA), nėntė atletė, tė
gjithė mendėrisht dhe fizikisht hantikapatė ishin gati nė vijėn e
nisjes pėr garėn e 100 m. Me dėgjimin e krismės sė pistoletės, tė
gjithė filluan garėn, jo tė gjithė vraponin, por me dėshirėn pėr tė
arritur dhe fituar. Midis tre vetave vraponte njė djalosh i vogėl i
cili u rrėzua mbi asfalt, bėri dy- tre salto dhe filloi tė qajė. Tetė
tė tjerėt e dėgjuan djaloshin tė qante, ngadalėsuan dhe vėshtruan
prapa. U ndalėn dhe u kthyen prapa, secili prej tyre. Njė vajzė me
sindromėn e Down u ul pranė tij. Filloi ta puthte duke i thėnė: Tani
je mirė? atėhere tė nėntė u pėrqafuan e filluan tė ecnin drejt
pistės sė vrapimit. Tė gjithė nė stadium u ngritėn nė kėmbė dhe
duartrokitjet vazhduan pėr disa minuta.
Njerėzit
qė ishin prezentė e kujtojnė akoma kėtė histori.
Pse?
Sepse brenda nesh e dimė qė:
Gjėja mė
e rėndėsishme nė jetė ėshtė tė fitosh pėr vetveten. Gjėja e
rendėsishme nė kėtė jetė ėshtė tė ndihmosh tė tjerėt tė fitojnė, edhe
pse tė ndodh rrallė tė ndryshosh drejtimin tėnd. Edhe pse tė duken tė
parrėzueshėm njerėzit qė kanė kapėrcyer majėn e pushtetit, edhe pse tė
duken tė papėrballueshėm njerėzit qė kanė fryrė xhepat nė kurriz tė
votės tėnde, nė kurriz tė vuajtjes tėnde, nė kurriz tė urisė tėnde e
tė fėmijėve tė tu, ti, njeri i ndėrgjegjėsuar dhe i uritur, ti njeri i
papunė dhe pa mbiemėr tė njohur qeveritarėsh, ti njeri me gishtin tė
njollosur akoma nga boja e njė vote tė stėrpėrdorur, duhet tė guxosh,
duhet tė ulėrasėsh: Unė jam ende gjallė! Atėhere, i kthehemi fillimit
sėrish.
A do tė
doje tė ishe nė listėn e bosėve tė korruptuar, a do tė doje tė ishe nė
listėn e mjekėve sharlatanė, a do tė doje tė ishe nė listėn e
zyrtarėve qė shesin njė firmė si qoftet nė mes panines, a do tė doje
tė ishe nė listėn e partiakut qė ndėrron 100 parti, a do tė doje tė
ishe nė listėn e tė burgosurve, tė vrasėsve? Kurrsesi, por ėshtė e
rėndėsishme tė jesh nė listėn e njerėzve tė mirė, pėr ti treguar tė
gjithėve se edhe ti je njeri, edhe ti ke tė drejtė tė jetosh, tė hash,
tė gėzosh, tė punosh, tė votosh, tė kundėrshtosh. Nėse arrin tė
kuptosh rėndėsinė e qėnies tėnde pikėrisht sot, nė palcė tė dimrit,
nė zemėr tė paradokseve qė tė sheh syri ēdo ditė, tė kujtoj tia
lexosh edhe dikujt tjetėr kėtė mesazh, sepse njė qiri nuk humbet
kurrė, nėse ndez njė tjetėr.
|
|