|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
                E enjte, 12 shkurt 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Holkeri i ka bėrė thirrje opinionit botėror qė tė mos i harrojė problemet me tė cilat pėrballet Kosova

  • Nė Madrid takohen liderėt e shteteve e tė qeverive tė Internacionales Demokratike tė Qendrės

  • Qeveria e Kosovės refuzon fillimin e dialogut me "Qendrėn koordinuese serbe pėr Kosovėn"

  • Zėdhėnėsja e UNMIK-ut thotė se "Qendra koordinuese serbe pėr Kosovėn", nuk ėshtė strukturė paralele

  • Lambsdorf thotė se Serbia nuk ka kurrfarė roli nė procesin e privatizimit nė Kosovė

  • Sulmohet pėr vdekje Bahti Elshani nga komuna e Przirenit

  • Demarkacioni i kufirit ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė nė kėtė kohė do tė ishte shumė i rrezikshėm

  • Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar ndėrmjetėson nė takimin ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr tė zhdukurit

  • Gjilan: Komuna organizon debat publik me qytetarė pėr projektin e lagjes "Iliria"

  • Parashkollorėt vizitojnė policėt e SHPK-sė nė Gjilan

  • Podujevė: Kėshilli i Drejtorėve aprovon propozim vendimin pėr buxhetin 2004

  • Protestojnė ish-punėtorėt e Kuvendit tė Kosovės

  • Plani pėr zhvillimin ekonomik tė rajonit tė Mitrovicės

  • Serbėt e Kosovės shkojnė pėr kėshilla nė Beograd

  • Universiteti i Tetovės i bėn thirrje autoriteteve tė Shkupit qė tė ndėrpresin dosjet dhe listat e zeza kundėr shqiptarėve

  • BE kėrkon nga politikanėt e Shqipėrisė qė tė mos inkurajojnė pėrsėritjen e protestave tė dhunshme

  • Dy ushtarė tė vrarė amerikanė nė Bagdad

  • Bush kundėr armatimit bėrthamor

  • Gjashtė punėtorė tė huaj kanė humbur nė Emiratet e Bashkuara Arabe

  • British ervejz ka anuluar dy fluturime nga Londra

  • Nė Korenė e Jugut klonohen 30 embrione njeriu

 
  
Holkeri i ka bėrė thirrje opinionit botėror qė tė mos i harrojė problemet me tė cilat pėrballet Kosova
 
Londėr, 12 shkurt 2004 - Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri i ka bėrė thirrje opinionit botėror qė, pėrkundėr ngjarjve nė Irak dhe nė Lindjen e Mesme, bashkėsia ndėrkombėtare tė mos i harrojė problemet me tė cilat pėrballet Kosova.

"Mesazhi im ėshtė qė Kosova duhet tė mbetet nė hartėn politike. Problemet me tė cilat pėrballet Kosova ekzistojnė edhe mė tutje", citon fjalėt e Holkerit gazeta britanike "Fajnenshėll tajms".

"Jemi tė shtrėnguar qė tė bėjmė gara pėr vemendjen e opinionit ndėrkombėtar me kokėēarjet e tjera botėrore", ka thėnė Holkeri.

"Mos harroni se dhembja nė Kosovė ėshtė ende prezente", ka thėnė kryeadministratori i Kosovės nė njė intervistė dhėnė gazetės "Fajnenshėll tajms".

Sipas Holkerit, pėrmirėsimi i situatės nė Kosovė po zhvillohet ngadalė. Mirėpo, Holkeri ka shtuar se dhuna ndėretnike nė Kosovė qė nga viti 1999 ėshtė nė rėnie dhe gjatė dy viteve tė fundit situata po stabilizohet, ndonėse tensionet ende janė prezente, ka thėnė Holkeri pėr kėtė gazetė britanike.
 
 
Nė Madrid takohen liderėt e shteteve e tė qeverive tė Internacionales Demokratike tė Qendrės
 
Madrid, 12 shkurt 2004 - Nė Madrid sot nė mesditė i ka filluar punimet takimi dyditėsh i pėrfaqėsuesve nga shumė vende tė botės tė Internacionales Demokratike tė Qendrės (IDC).

Ndėrkaq, po sot pasdite do tė mbahet njė takim i veēantė i liderėve tė shteteve e qeverive dhe tė udhėheqėsve tė partive politike pjesėmarrės tė Kongresit tė Internacianles Demokratrike tė Qendrės, ku do tė marrė pjesė edhe Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.

Kryetari i Internacionales Demokratike tė Qendrės Hoze Maria Aznar sonte shtron njė darkė pėr mysafirėt.
 
 
Qeveria e Kosovės refuzon fillimin e dialogut me "Qendrėn koordinuese serbe pėr Kosovėn"
 
Prishtinė, 12 shkurt 2004 - Qeveria e Kosovės e sheh tė vėshtirė fillimin e dialogut pėr ēėshtje praktike me Beogradin nėse nuk formohet qeveria serbe. Qeveria e Kosovės nuk pajtohet qė e ashtuquajtura "Qendra koordinuese serbe pėr Kosovėn", e udhėhequr nga zėvendėskryeministri serb Nebojsha Ēoviq tė jetė palė nė bisedime nga ana serbe.
 
"Nuk jemi kundėr bisedimeve, por kėrkojmė tė takohemi vetėm me nivelet e Qeverisė sė Serbisė e jo me qendrėn koordinuese", deklaroi zėdhėnėsja Mimoza Kusari.
 
Ajo ka shtuar se Qeveria e Kosovės ėshtė e mendimit se "Qendra koordinuese serbe pėr Kosovėn" ka qenė mė tepėr si destabilizuese e proceseve nė Kosovė, sesa qė ka ndihmuar ndonjė proces. Madje, ka forcuar edhe strukturat paralele, tė cilat ende veprojnė nė Kosovė.

Megjithėkėtė sot nė Prishtinė do tė kthehet kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri, i cili menjėherė do tė takojė tė gjithė udhėheqėsit kryesorė tė Kosovės, ku edhe pritet tė definohet qartė se si do tė zhvillohet dialogu Prishtinė - Beograd.
 
 
Zėdhėnėsja e UNMIK-ut thotė se "Qendra koordinuese serbe pėr Kosovėn", nuk ėshtė strukturė paralele
 
Prishtinė, 12 shkurt 2004 - Zėdhėnėsja e UNMIK-ut, Izabela Karlovic ka thėnė se "Qendra koordinuese serbe pėr Kosovėn", nuk ėshtė strukturė paralele. "Qendra koordinuese serbe" ėshtė ndėrmjetėsuesi ynė. Ajo ėshtė qendėr koordinuese pėr Kosovėn, organ i emėruar nga Qeveria e Serbisė qė tė merret me ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me Kosovėn", ka thėnė zėdhėnėsja Karlovic.
 
 
Lambsdorf thotė se Serbia nuk ka kurrfarė roli nė procesin e privatizimit nė Kosovė
 
Nju Jork, 12 shkurt 2004 - Shefi i Shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut dhe Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit Nikolas Lambsdorf ka deklaruar se Serbia nuk ka kurrfarė roli nė procesin e privatizimit nė Kosovė
"Pėr dy vjet, sa ndodhem nė Kosovė, pėr privatizimin nuk kam biseduar me askend nga Beogradi - pėrveē me disa ambasadorė", i ka thėnė Lambsdorf gazetės amerikane "Vol strit xhornal", duke pėmendur ambasadorėt e Rusisė, SHBA-ve dhe tė disa vendeve evropiane.
 
 
Sulmohet pėr vdekje Bahti Elshani nga komuna e Przirenit
 
Prizren, 12 shkurt 2004 - Bahti Elshani (60) nga fshati Medved i komunės sė Prizrenit ėshtė sulmuar pėr vdekje nga persona tė panjohur. Ngjarja ka ndodhur sot nė orėt e hershme tė mėngjesit kur persona tė panjohur tentuan ta plaēkisin shitoren e tė ndjerit.
 
Nė momentin kur viktima i ka hetuar ata, sulmohet me sėpatė dhe vdes gjatė rrugės pėr spitalin e Prizrenit.

Pjesėtarėt e SHPK-sė tė rajonit tė Prizrenit menjeherė kanė shkuar nė vendin e ngjarjes dhe janė duke i bėrė hetimet.
 
 
Demarkacioni i kufirit ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė nė kėtė kohė do tė ishte shumė i rrezikshėm
 
Prishtinė, 12 shkurt 2004 - Kryeministri Bajram Rexhepi e ka njoftuar komandantin e KFOR-it nė Kosovė, gjeneralin Holker Kamerhof se demarkacioni i kufirit ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė nė kėtė kohė do tė ishte shumė i rrezikshėm.
 
Kryeministri Rexhepi e ka vlerėsuar si tė panevojshėm shėnimin e kufirit me Maqedoninė nė kėtė kohė, qė sipas tij mund tė ngrisė tensione tė padėshirueshme. Bėhet e ditur se me kėtė vlerėsim ėshtė pajtuar edhe komandanti Kamerhov.
 
 
Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar ndėrmjetėson nė takimin ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr tė zhdukurit
 
Prishtinė, 12 shkurt 2004 - Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar do tė ndėrmjetėsojė takimin e parė ndėrmjet nėngrupeve tė Grupit kosovar pėr dialog me nėngrupin nga Serbia. Mirėpo ende nuk ėshtė e sigurt se kur do tė fillojė diskutimi, ka deklaruar Hoze Pablo Barajbar, shef i Zyrės pėr Persona tė Zhdukur nė UNMIK.
 
Ai bėri tė ditur se ėshtė shef i nėngrupit tė UNMIK-ut nė kuadėr tė Grupit pėr dialog nė lidhje me personat e zhdukur me Beogradin. Ai shtoi se takimi i parė pritet tė mbahet mė 18 shkurt, mirėpo kjo ende nuk ėshtė datė e saktė sikur qė nuk ėshtė e saktė se cili do tė jetė vendi i takimit, deklaroi Barajbar.
 
 
Gjilan: Komuna organizon debat publik me qytetarė pėr projektin e lagjes "Iliria"
 
Gjilan, 12 shkurt 2004 - Banorėt e lagjes "Iliria" nė Gjilan do tė jenė pjesėmarrės tė drejtpėrdrejtė nė projektin e zhvillimit tė kėsaj pjese tė qytetit. Komuna e Gjilanit iu ka ofruar atyre mudėsinė qė tė marrin pjesė nė diskutimin publik pėr pjesėn e planit detal urbanistik, i cili do tė fillojė tė premtėn, mė 13 shkurt dhe do tė pėrfundojė mė 5 mars 2004.

Kryeshefi ekzekutiv Enver Muja thotė se vendimi pėr diskutimin publik tė projektit pėr lagjen "Iliria" iu krijon mundėsi qytetarėve qė tė shohin dhe t`i thonė mendimet e tyre pėr kėtė pjesė tė planit detal urbanistik, qė shtrihet nė njė sipėrfaqe prej afėr 14 hektarėve.

Tė drejtė pjesėmarrje nė debatin publik, i cili do tė mbahet pėr ēdo ditė pune, nga ora dhjetė deri nė pesėmbėdhjetė (10-15), nė sallėn e komiteteve tė Kuvendit tė Komunės, pos qytetarėve tė kėsaj lagje, kanė edhe subjektet tjera tė interesuara, ose qė janė tė ndėrlikuara nė hartimin dhe zbatimin e kėtij projekt-plani, ku mund tė parashtrojnė edhe pyetje pėr komisionin profesional, i cili ėshtė i angazhaur nė kėtė projekt.
 
 
Parashkollorėt vizitojnė policėt e SHPK-sė nė Gjilan
 
Gjilan, 12 shkurt 2004 - Fėmijėt e grupmoshave 4-5 vjet tė entit parashkollor "Ardmėria II" nė Gjilan kanė vizituar sot Shėrbimin Policor tė Kosovės nė Gjilan dhe pėr disa ēaste janė shoqėruar me uniformat, tė cilat, nė sytė e yllkave dhe fatosave reflektuan dashuri.

Drejtoresha Tylaj Hasanaj thotė se qėllimi i kesaj vizite ishte qė fėmijėt tė ndjejnė afėrsinė me policėt dhe tė kėrkojnė ndihmėn e tyre nė rrugė, saherė qė mund tė kenė nevojė.

Policėt i kanė njoftuar fėmijėt se cilėt mund tė jenė shkaktarėt dhe faktorėt kryesorė tė rrezikut ne komunikacionin rrugor, me rregullat e vendkalimit, mėnyrat si duhet tė sillen me personat e panjohur, pėr vendet e rrezikshme e tė tjera.
 
 
Podujevė: Kėshilli i Drejtorėve aprovon propozim vendimin pėr buxhetin 2004
 
Podujevė, 12 shkurt 2004 - Kėshilli i Drejtorėve i komunės sė Podujevės sot mbajti mbledhjen e parė nėn drejtimin e ushtruesit tė pėrkohshėm tė pėrgjegjėsive tė Kryeshefit tė Ekzekutivit Mehmet Gashit.

Kėshilli i Drejtorėve aprovoi propozim vendimin pėr buxhetin 2004 i cili kap shumėn 7.999.145 euro. Sipas kėtij projekt vendimi Granti i Qeverisė i aprovuar edhe nga Ministria pėr Ekonomi e Financa ėshtė 6.837.259 euro, mjete kėto tė dedikuara pėr administratėn komunale, shėndetėsinė primare, arsimin fillor dhe tė mesėm dhe shėrbimin e zjarrfikėsve.
 
Ndėrkaq qė nga tė hyrat vetjake komuna e Podujevės, sipas projekt vendimit planifikon tė inkasojė 1.161.866 euro pėr vitin 2004.

Projekt vendimi pėr buxhetin 2004 do t'i dėrgohet pėr shqyrtim Komitetit pėr politikė dhe financa i cili ia parqet Kuvendit komunal pėr miratim.
 
 
Protestojnė ish-punėtorėt e Kuvendit tė Kosovės
 
Prishtinė, 12 shkurt 2004 - Ish-punėtorėt e Kuvendit tė Kosovės paralajmėraun se do tė hyjnė nė njė grevė urie po qe se nuk pėrmbushen kėrkesat e tyre pėr t'u kthyer nė vendet e punės.

Ata u tubuan sot para Kuvendit tė Kosovės ku kanė punuar me vite dhe kėrkuan kthimin nė vendet e tyre tė mėparshme tė punės. Mirėpo ata thanė se askush nga zyrtarėt e Kuvendit nuk ka shprehur interesim pėr fatin e tyre.
 
Njėri nga ata tha se nėse nuk pėrmbushen kėrkesat e tyre do tė ndryshojnė formėn e protestės. Kėshtu ata qė nga dita e nesėrme do tė protestojnė ēdo ditė nga ora 11 para ndėrtesės sė Kuvendit tė Kosovės.
 
 
Plani pėr zhvillimin ekonomik tė rajonit tė Mitrovicės
 
Mitrovicė, 12 shkurt 2004 - UNMIK-u sė shpejti do tė publikojė njė plan pėr zhvillimin ekonomik pėr rajonin e Mitrovicės. Sipas zėdhėnėsit tė UNMIK-ut, Gjorgji Kakuk, administrata ndėrkombėtare ka vizion se cilat janė problemet dhe cila do tė ishte zgjidhja pėr zhvillimin ekonomik tė kėtij qyteti.

Plani po pėrgatitet nga ekspertėt e UNMIK-ut dhe kur tė jetė gati do tė jipet nė diskutim publik.
 
 
Serbėt e Kosovės shkojnė pėr kėshilla nė Beograd
 
Mitrovicė, 12 shkurt 2004 - Pėrfaqėsuesit e tė ashtuquajturės "bashkėsi tė komunave dhe lokaliteteve serbe" tė Kosovės nesėr do tė takohen nė Beograd me liderėt e Partisė Demokratike tė Serbisė, grupimit G17, Lėvizjes sė Rimėkėmbjes Serbe e tė Serbisė sė Re. Sipas pėrfaqėsuesit tė kėsaj bashkėsie tė serbėve, Marko Jakshiq, do tė bisedohet pėr masat qė duhet zbatuar nė Kosovė qė tė ndalet procesi qė ēon drejt pavarėsimit tė saj (Kosovės).

Ndėrkohė anėtari i Kryesisė sė Kvendit tė Kosovės Oliver Ivanoviq ka deklaruar se nė bisedimet e ardhshme mes Beogradit e Prishtinės duhet tė marrė pjesė edhe faktori ndėrkombėtar, sepse, sipas tij, deri mė tash nuk ėshtė vendosur kontakti dhe mirėkuptimi midis palės sebe dhe asaj shqiptare.
 
Ndryshe, Ivanoviq pajtohet qė bisedimet e grupeve tė punės tė mbahen nė Beograd e Prishtinė.
 
 
Universiteti i Tetovės i bėn thirrje autoriteteve tė Shkupit qė tė ndėrpresin dosjet dhe listat e zeza kundėr shqiptarėve
 
Tetovė, 12 shkurt 2004 - "Udhėheqėsit tanė nuk janė fajtorė pėr politikėn diskriminuese tė pushtetit maqedonas, qė po ndjek dekada me radhė kundėr pėrparimit tė shqiptarėve", thuhet nė njė reagim tė Senatit, Bordit dhe Unionit tė Studentėve tė Universitetit tė Tetovės lidhur me listėn e zezė tė Bashkimit Evropian, e cila sipas tyre ėshtė njė manipulim i qeveritarėve maqedonas.

Nė kėtė reagim u bėhet thirrje organeve qeveritare maqedonase qė t'i ndėrpresin sa mė parė dosjet dhe listat e zeza kundėr shqiptarėve dhe intelektualėve.
 
Njėherėsh, i bėhet apel edhe Bashkimit Evropian qė tė mos bjerė nė ndikimin e pushtetit maqedonas pėr tė mos marrė kėshtu fajin dhe pėrgjegjėsinė qė e ka ky pushtet. Po kėshtu i bėhet thirrje faktorit politik shqiptar, qė tė mos rrijė indiferent ndaj njollosjeve tė intelektualėve shqiptarė.
 
 
BE kėrkon nga politikanėt e Shqipėrisė qė tė mos inkurajojnė pėrsėritjen e protestave tė dhunshme
 
Bruksel, 12 shkurt 2004 - Bashkimi Evropian u bėri thirrje politikanėve tė Shqipėrisė tė mos e inkurajojnė pėrsėritjen e protestave tė dhunshme, tė cilat kėrcėnuan destabilizimin e Qeverisė.
 
Nė deklaratėn e BE-sė thuhet se Shqipėria do tė mundet t'u bashkangjitet radhėve tė Unionit nėse i pėrmbahet kursit tė rrformave paqėsore dhe zhvillimit e jo konfliktit. Deklarata u bėnė thirrje tė gjitha palėve tė shfaqin vetėpėrmbajtje dhe tė punojnė drejt qėllimit tė pėrbashkėt pėr njė Shqipėri stabile dhe prosperuese.
 
 
Dy ushtarė tė vrarė amerikanė nė Bagdad
 
Bagdad, 12 shkurt 2004 - Nga shpėrthimi i njė bombe skaj rrugės janė vrarė dy ushtarė amerikan mbrėmė nė Bagdad, bėri tė ditur komanda amerikane.

Pėrfaqėsuesi i komandės amerikane ka thėnė se bomba ka shpėthyer tė mėrkurėn nė mbrėmje, e cila ishte e vendosur skaj rrugės nė pjesėn perėndimore tė Bagdadit, ndėrsa po kalonte makina e tyre.
 
 
Bush kundėr armatimit bėrthamor
 
Uashingotn, 12 shkurt 2004 - Presidenti amerikan, Xhorxh Bush i ka bėrė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė bashkėpunuar me qėllim tė pengimit tė pėrhapjes sė mėtejshme tė armatimit bėrthamor e biologjik dhe tė programeve pėr krijimin e tyre.

"Amerika dhe gjithė bota e civilizuar do tė pėrballen me kėtė kėrcėnim pėr dekada tė tėra. Ne duhet t'i bėjmė ballė kėrcėnimit me sy tė hapur dhe pa e anashkaluar. Dua ta bėj tė qartė se Amerika nuk do t'i lejojė terroristėt dhe regjimet e rrezikshme tė na kėrcėnojnė me armėt mė vdekjeprurėse tė botės," tha presidenti Bush.
 
 
Gjashtė punėtorė tė huaj kanė humbur nė Emiratet e Bashkuara Arabe
 
Sharjah, 12 shkurt 2004 - Gjashtė punėtorė tė huaj kanė humbur jetėn dhe gjashtė tė tjerė janė lėnduar nga shembja e njė ndėrtese nė Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zėdhėnėsi i policisė ka thėnė se nė momentin e shembjes sė ndėrtesės nė qytetin Sharjah nė tė kishte 12 punėtorė. Gjashtė kanė humbur jetėn dhe gjashtė janė lėnduar dhe janė transferuar nė spital. Fjala ėshtė pėr punėtorėt nga India dhe Pakistani.
 
 
British ervejz ka anuluar dy fluturime nga Londra
 
Londėr, 12 shkurt 2004 - British ervejz ka anuluar sėrish njė fluturim nga Londra pėr nė Uashington tė dielėn e ardhshme pėr shkaqe sigurie, thanė sot zyrtarėt e kėsaj kompanie ajrore.

Poashtu British ervejz ka anuluar njė fluturim pėr tė hėnėn edhe nė relacionin Londėr-Riad pėr tė njėjtat arsye.

Kėto fluturime u anuluan pas kėshillave tė qeverisė.
 
 
Nė Korenė e Jugut klonohen 30 embrione njeriu
 
Seul, 12 shkurt 2004 - Shkencėtarė nga Koreja e Jugut kanė klonuar 30 embrione njerėzore pėr tė pėrftuar qeliza pėr tė cilat ata shpresojnė se do tė mund tė pėrdoren njė ditė pėr mjekimin e sėmundjeve.
Woo Suk Hwang i Universitetit Kombėtar tė Seulit dhe kolegėt e tij, e morėn materialin gjenetik nga qeliza normale tė femrave donatore dhe e kombinuan atė me vezėt e tyre.

Embrionet e pėrftuara pastaj u zhvilluan qė tė prodhonin inde qė mund tė ndahen nė ēdo ind qelizor.
Qėllimi ėshtė qė ato, tė pėrdoren pėr tė zėvendėsuar indet qė nuk funksionojnė tek pacientėt e sėmurė.

"Meqė kėto qeliza bartin kodin gjenetik tė bėrthamės qelizore tė njeriut, pas ndryshimeve, mund tė pritet qė tė transplantohet pa kundėrshtimin imun tė ērregullimeve degjeneruese," tha profesori Hwang.
 

  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.