|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Intervistė e albanologut dhe pėrkthyesit tė njohur, Dr. Robert Elsie

 
 

Shqiptarėt tė ndihen mė shumė si europianė

 
 

 
   
12 shkurt 2004 / TN
 
Albanologu Robert Elsie lindi nė Vankuvėr (Vancouver) tė Kanadasė mė 29 qershor 1950. Ndoqi Universitetin e Kolumbisė Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisė klasike dhe tė gjuhėsisė mė 1972. Po nė atė vit, erdhi nė Evropė me njė bursė studimesh. Vazhdoi studimet e larta nė Universitetin e Lirė tė Berlinit Perėndimor (Freie Universität Berlin), nė Shkollėn Praktike tė Studimeve tė Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) nė Paris, nė Institutin e Dublinit pėr Studime tė Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) nė Irlandė, dhe nė Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturėn mė 1978. Qė nga 1978 pati mundėsi tė vizitojė Shqipėrinė disa herė nė kuadrin e 'takimeve shkencore' midis Institutit tė Gjuhėsisė sė Universitetit tė Bonit dhe Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė.
 
Gjithashtu mori pjesė disa vite me radhė nė Seminarin Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare nė Kosovė. Pas studimeve universitare ai punoi pėr Ministrinė e Punėve tė Jashtme gjermane nė Bon. Ėshtė anėtar i Shoqatės sė Evropės Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, si dhe anėtar nderi i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Jeton nė njė fshat malor tė Gjermanisė afėr kufirit belg.
 
PYETJE: Cila ėshtė veprimtaria e parė nė fushėn e albanologjisė dhe pėrkthimi i parė letrar?
 
R. ELSIE: Unė fillova me poezinė shqiptare duke qenė se ajo ishte e panjohur nė botėn e jashtme. Duhet tė keni parasysh se nė vitet '80, bota dinte po kaq shumė pėr letėrsinė shqiptare sa dimė sot, apo tė paktėn sa di unė sot, pėr letėrsinė e Koresė sė Veriut. Sė pari, hartova dy antologji tė poezisė shqiptare, njė vėllim gjermanisht Einem Adler gleich: Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenwart (Si njė shqiponjė: antologjia e lirikės shqiptare qė prej shekullit 16 deri me sot) botuar nė vitin 1988, dhe njė vėllim anglisht, Anthology of Modern Albanian Poetry: an Elusive Eagle Soars (Antologjia e poezisė moderne shqiptare: njė shqiponjė e arratisur fluturon) botuar me vonesė nė vitin 1993. Kisha pėrkthyer edhe tėrė veprėn poetike tė Migjenit (nuk ishte shumė), botuar gjermanisht nė vitin 1987 dhe anglisht nė vitin 1991. Pėrveē kėsaj, botova nė ShBA njė fjalor tė letėrsisė shqiptare anglisht, Dictionary of Albanian Literature (1986) pėr tė pėrhapur njohuri bazė pėr kėtė letėrsi. Problemi im kryesor qė prej fillimit dhe deri me sot nuk ka qenė hartimi i pėrkthimeve dhe i librave, por gjetja e njė shtėpie botuese gati tė botojė librat. Kuptohet qė pėrkthime tė letėrsisė shqiptare nuk janė me fitim financiar, as pėr mua, as pėr botuesin.
 
PYETJE: Pėr mbi 20 vjet keni dhjetėra e dhjetėra studime, artikuj, reēensione, pėrkthime, etj.. Cilat nga punėt tuaja do tė veēonit si arritjet mė tė spikatura dhe pėr cilat keni mėdyshjen apo dyzimin pėr ta riparė?
 
R. ELSIE: Mua mė pėlqejnė gjithmonė librat e fundit, kurse me kalimin e kohės librat e para humbasin vlerėn e tyre pėr tė pasqyruar dhe tė pėrhapur kulturėn shqiptare nė botė. Pėr shembull, History of Albanian Literature (1995) dhe pėrkthimi i tij shqip Histori e letėrsisė shqiptare (1997), do t'i kisha bėrė ndryshe sot. Mund t'ju njoftoj se kam gati njė botim tė ri anglisht, i cili ka tė ngjarė tė quhet Introduction to Albanian Literature (Hyrje nė letėrsinė shqiptare), por deri me sot nuk kam gjetur njė shtėpi botuese nė Amerikė, e cila e pranon. Gjithmonė i njėjti problem: kultura e vogėl, e panjohur dhe mungesa e fitimit financiar pėr botuesin.
 
PYETJE: A mund tė na tregoni disa hollėsi rreth librave tuaj mė tė fundit tė botuar, dhe tė atyre qė keni ende nė punim e sipėr?
 
R. ELSIE: Gjatė kėtyre dy viteve tė fundit kam botuar mjaft. Nė vitin 2003 dolėn pėrkthimi anglisht i veprės letrare tė poetit Eqrem Basha: Neither a Wound nor a Song: Poetry from Kosova (As plagė as kėngė: poezi nga Kosova); Behind Stone Walls (Prapa mureve tė ngurta), monografi e etnologes norvegjeze Beritė Baker; njė antologji tekstesh historike: Early Albania: a Reader of Historical Texts, 11th-17th centuries (Shqipėria e hershme: njė doracak tekstesh historike, shek. 11-17); si dhe pėrkthimi anglisht i pesė kėngėve tė para tė Lahutės sė Malcis sė Fishtės, The Highland Lute: the Albanian National Epic, Cantos I-V, The Cycle of Oso Kuka (Lahuta e Malcis: epika kombėtare shqiptare, kėngėt I-V, cikli i Oso Kukės).
Nė fillimin e vitit 2004, dolėn edhe dy vepra kryesore nė SHBA: Historical Dictionary of Albania (Fjalori Historik i Shqipėrisė) me mė shumė se 700 zėra; dhe, nė bashkėpunim me Janice Mathie-Heck nga Kalgari (Calgary) nė Kanada, Songs of the Frontier Warriors: Albanian Epic Verse in a Bilingual English-Albanian Edition (Kėngė kreshnikėsh: poezia epike shqiptare njė botim dygjuhėsor shqip-anglisht). Tė dhėna pėr gjithė kėto botime dhe pėr botime tė tjera tė mia mund tė lexoni nė faqjen time tė internetit: www.elsie.de. Nė punim e sipėr, si projekt afatgjatė, e kam qė prej vitesh pėrkthimin anglisht tė Lahutės sė Malcis tėrėsisht (njė ēmenduri nga ana ime!). Pėrveē kėsaj, i kam gati njė fjalor historik pėr Kosovėn, njė antologji tregimesh shqiptare anglisht (e cila pret botimin e saj nė Ēikago), dhe vėllime tė veēantė tė pėrkthimit anglisht tė poetėve Azem Shkreli dhe Visar Zhiti.
 
PYETJE: Poezia e pėr mė tepėr epika nė botė nuk ka treg; shtoi dhe faktin qė kjo vjen nga njė vend i vogėl, si ia dolėt mbanė me Kėngė Kreshikėsh, dhe si e mendoni ta arrini me Lahutėn e Malėsisė?
 
R. ELSIE: Pėr Kėngėt e Kreshnikėve arrita pėr fat tė interesoj njė botues, Bolchazi-Carducci, nė Illinois. Kjo shtėpi botuese, sllovake, ka botuar mjaft letėrsi epike. Botuesi vetė, Zoti Lou Bolchazy, kishte studiuar pranė profesorit Berkeley Peabody-t, i cili vetė kishte qenė student i Albert Lordit nė Harvard. Lordi, bashkė me Milman Parry, shquhen nė botėn perėndimore si zbulues tė epikės ballkanase. Lordi kishte kryer hulumtime etnografike edhe nė Shqipėri nė vitin 1937. Figurat e tyre u pėrfytyruan nė librin e Ismail Kadaresė, Dosja H. Pra, ka njė vazhdimėsi tė ēuditshme deri tek unė, gjė qė nuk e dija nė fillim tė procesit botimor.
 
PYETJE: Cila ka qenė ndihma konkrete qė ju ka dhėnė shteti shqiptar dhe organizmat e varura prej tij nė kėtė promovim tė pandalshėm tė kulturės shqiptare? Po nga Presidentėt tanė a ju janė dhėnė urdhra a medalje? Raporti juaj me Akademinė e Shkencave dhe Universitet, (theksoj Universitetin e Tiranės) cili ėshtė?
 
R. ELSIE: Nuk them se shteti shqiptar mė ka dhėnė ndonjė ndihmė konkrete kohėt e fundit, por as nuk i kam kėrkuar ndonjė ndihmė tė veēantė. Nuk ankohem. Kam marrėdhėnie tė mirė profesionale dhe miqėsore me shumė shkencėtarė shqiptarė nga Akademia dhe nga Universiteti i Tiranės, njerėz qė punojnė nė kushte shumė tė vėshtira. Pėr sa u pėrket urdhrave dhe medaljeve, unė nuk kam shumė dėshirė tė bėhem njė personalitet publik.
 
PYETJE: Si njė ndėr pėrkthyesit e pakėt nga shqipja nė anglisht, sa prej letėrsisė veēanėrisht poezisė qė botohet sot ju bie nė dorė? Ē'mendim keni pėr kėto krijime dhe autorėt e tyre?
 
R. ELSIE: Nė vite '90 udhėtoja rregullisht nė Shqipėri, gati ēdo dy muaj, dhe bleja gati tėrė librat qė mė duheshin. Gjatė pesė viteve tė fundit, ku mė rrallė shkoj nė Shqipėri, them se nuk arrij tė gjej tėrė librat qė mė duhen, veēanėrisht sepse vėllimet mė tė mira poetike shpesh nuk gjenden nė libraritė ku kėrkoj. Shpėrndahen privatisht. Kuptohet qė nuk mund tė jap njė mendim tė saktė pėr krijimtarinė letrare nė Shqipėri sot, por them se dy-tre vitet e fundit kanė qenė mė interesante se vitet '90, ku kishte shumė eksperimentime kot dhe kopjime tė letėrsisė sė huaj. Kam pėrshtypjen tė paktėn qė ka lėvizje tani nė fushėn e poezisė.
 
PYETJE: A do tė kemi prej jush pėrkthime tė tjera tė poezisė bashkėkohore, nėse po, nėpėr cilėt rrugė a filtra do kalojnė kėto krijime? Nėse po, do tė zgjidhnit midis fituesve nė ēmimet e konkurseve letrare, apo do preferonit njė pėrzgjedhjen tuaj?
 
R. ELSIE: Besoj se do tė vazhdoj herė pas here tė pėrkthej letėrsi, nėse kam kohė dhe nėse arrij tė gjej njė botues. Kjo ėshtė pengesa kryesore pėr mua. Kot tė pėrkthesh nėse pėrkthimet nuk botohen. Pikėrisht pėr kėtė arsye, them nga dėshpėrimi, i futa gati tėrė pėrkthimet e mia letrare nė internet, nė faqjen time tė dytė: www.albanianliterature.com sepse pėrndryshe kot janė nė kompjuterin tim. Pėrsa i pėrket pėrzgjedhjes, them se nuk kam njė strategji tė veēantė. Disa vepra i pėrkthej, sepse mė pėlqejnė personalisht, apo autorėt e tyre mė pėlqejnė si individė, por zakonisht pyes shumė, marr mendime tė ndryshme dhe nė fund bėj njė sintezė. Natyrisht e kam tė qartė se njė filan autori shahet tmerrėsisht nga konkurrenti i tij dhe lavdėrohet jashtė mase nga kushėriri i tij i dytė. Nė Ballkan duhet tė kesh kėto gjėra parasysh. Duke qenė se letėrsia shqiptare njihet pak, ėshtė e arsyeshme parimisht qė tė pėrkthehen fillimisht autorė mė tė njohur nė Shqipėri dhe nė Kosovė, por kjo nuk duhet tė pėrjashtojė aspak autorė tė rinj.
 
PYETJE: E kemi tė lehtė tė ngrejmė panteonin e krijuesve shqiptarė ndėr vite, por tė vėshtirė njė panteon krijimesh, vlerat dhe bukuria e tė cilave tė dalin fitimtare mbi kohėn. Cilat do tė ishin disa prej veprave mė tė spikatura tė letėrsisė shqiptare?
 
R. ELSIE: Kjo ėshtė nė fakt njė pyetje e vėshtirė. Pėrveē Kadaresė, nuk shoh se kush do tė rrijė nė panteonin e letėrsisė shqiptare pas 20 viteve, por kam pėrshtypje se do tė ketė shumė figura qė nuk i njohim sot. Pas tronditjeve tė rėnda politike, ekonomike por edhe kulturore tė 15 viteve tė fundit, Shqipėria ngadalė ngadalė po merr veten, nė mėnyrėn e saj, dhe jam i bindur se do tė ketė autorė me shumė talent (por ndoshta shumica do tė jenė nė emigracion). Nė fund tė fundit, ėshtė lexuesi shqiptar, dhe jo unė, i cili do tė vendosė, apo tė themi mė realisht, i cili duhet tė vendosė pėr pranimin afatgjatė apo mospranimin e autorėve tė kėsaj letėrsie.
 
PYETJE: Vėshtirė tė mendohet njė pėrkthyes poezie tė mos shkruajė dhe vetė. A keni krijime tė tilla dhe a mendoni t'ia jepni nė shqip publikut mbase nėpėrmjet njė botuesi shqiptar?
 
R. ELSIE: Tė zhvishem krejt para jush? Jo, jo...
 
PYETJE: Pėrkthyes dhe interpret nė Hagė nė gjyqin ndaj Millosheviēit dhe njohės i pėrmasės sė dhimbjes nė vargjet e poetėve shqiptarė tė Kosovės. A pati raste tė bėnit njė lidhje tė tillė shkak-pasojė?
 
R. ELSIE: Them pėrgjithėsisht se vuajtja nxit frymėzimin dhe krijimtarinė letrare. Ēfarė ka prodhuar njė vend si Zvicra, e cila nuk ka njohur dhimbje apo tronditje? Orė me qyqe dhe ēokollatė. Por ndonjė autor botėror? Nuk ka vend tjetėr nė Evropė, i cili ka vuajtur mė shumė se Kosova gjatė 15 viteve tė fundit. Kėshtu unė pres gjėra tė mėdha prej asaj. Nė anėn tjetėr habitem nga pak se deri tani nuk ka dalė prej Kosovės njė vepėr madhore pėr atė qė ky popull ka pėsuar.
 
PYETJE: Njė veprimtari nė albanologji me sa duket e lidhur pazgjithshmėrisht; a e keni menduar t'i dhuroni Arkivit tė Shtetit Shqiptar, dorėshkrimet, shėnimet origjinale etj., si kėto?
 
R. ELSIE: Nuk besoj se jam kaq i rėndėsishėm sa qė shėnimet e mia tė mblidhen nė Arkivin e Shtetit. Mė interesant nė rastin tim do tė jetė ndonjė ditė biblioteka ime. Kam pėrshtypjen se kam njė ndėr bibliotekat kryesore albanologjike nė botėn perėndimore, ndoshta koleksionin mė tė madh tė letėrsisė shqiptare jashtė Ballkanit. Por biblioteka ime ėshtė njė problem pėr tė ardhmen. Akoma e shfrytėzoj.
 
PYETJE: Me bindjen se e keni skalitur emrin tek miqtė e vyer tė shqiptarėve, apo jeni njė shqiptar pa pashaportė, ēfarė do t'i thoshit popullit gjuhėn e tė cilit e flisni si bir i tij?
 
R. ELSIE: Nuk besoj se mund tė bėhem shqiptar tamam. Unė veē i vėzhgoj shqiptarėt nga larg, me dashamirėsi por edhe me shumė kritikė. Njė fjalė popullit shqiptar? Kam njė urim tė dyfishtė. Unė uroj qė shqiptarėt tė ruajnė identitetin e tyre kulturor nė botė (pra elementet fisnike dhe pozitive tė kėsaj kulture), por, njėkohėsisht, uroj qė shqiptarėt tė lėnė mėnjanė mendjengushtėsinė, nacionalizmin dhe etnocentrizmin e tyre dhe qė ata tė bėhen evropianė dhe qytetarė tė botės.
 
 
( Intervista ėshtė dhėnė pėr Forumin Shqiptar nė SHBA )

Dėrgoi pėr botim: Ē. Loloēi


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.