|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Rikujtim

 
 

E kujt ishte Kosova para 115 vitesh?

 
 

Kosova sipas “Shqiptarit” tė Bukureshtit mė 1889

 
 

( Riprodhim nga versioni shqip, qė botohet krahas variantės rumune )

 
 

 
12 shkurt 2004 / TN
 
Nga Baki YMERI
 
 
Festa pansllaviste nė Kosovė tė Shqipėrisė
 
“Nė kėtė dakikė qė shkruajmė kėto rradhė, bėhet festa nė Kosovė tė Shqipėrisė, festa e pansllavistėve qė pėr 500 vjet qė nė kohė tė luftės ndėr mes tė turkut dhe serbit, lufta tė cilėn e fituanė turqit nė Ballkan. Mė shumė komitete sllave ngaj Bullgaria, ngaj Serbia, ngaj Male Ziu, dhe ngaj mė shumė vise tė ujėdhesės tė Ballkanit, ngaj Rusia dhe ngaj Austro-Ungaria, thonė (se) janė ardhur nė Shqipėri pėr kėtė niet. Pėr ēudi ėshtė kjo festė ndėr shqipėtarė, vėllehtė dhe turqit ngaj ujdhesa e Ballkanit...: kjo festė qė del nė shesh sot bje mė shumė erė orthodhoksie pansllaviste, se sa festė e kombit, dhe me zemėr tė qėruarė ngaj anė e Serbisė, sikur duket ngaj ditėtoret sllave!...Se:
 
Ēduanė serbrit tė rėfejnė botės me kėtė sebep, i cili nuku ka asnonjė niet tė qėruarė? Ēkanė mbuluarė serbrit nė Kosovė, qė tė kenė sebepnė tė dreqtė e ta sbulojnė tani me kaqė panair? Lavdinė e kombit? Po kjo e knaz Lazarit, qė u vra nė Losovė, nuku ėshtė mė: aju humbi, qė atėherė, vetėm njėherė mė parė kur vdiq prenci (i) tyreDushan. Mėsim? Nuku kanė pasur serbrit as njė herė. Lavdinė e luftės? Dhe kjo nuku ėshtė pėr veē lavdia e turqve qė muntnė sllavėt dhe elinėt, nė (si)ujėdhesėn e Ballkanit. Ēniet ka tė fshehur nė gjith kjo festė pansllaviste me kaqė donoma?
 
Po tė mentohet dhe tė gjuanjė si cili do, tė gjitha tė punuarat e shoqėrisė tė panserbėve qė quhet “Shėn Sava”, atėherė e gjen kollaj nietnė e tyre, pėr tė keqen e kombeve tė Ballkanit. Me gjithė kėto do mbajnė sebep tė tjerė(t), nė tė punuarat e sllavėve nė tėrtipet e tyre, nė tė sjellat e tyre, et(j)., et(j).; atėhere do ta shohė gjithėkush, ētė mėdha munafikllėke ka nė bark kjo festė! Jo vetėm kombet e vogėla nga Ballkani, po edhe kombet e mbėdha tė Evropės s’janė rehat dhe gjuajnė gjithėnjė tė marėn vesh tė kėsaj mahanae.
 
Mbretėria e turkut, sikundėr shėkojmė ngaj ditėtoret e Evropės, bėri dhe dėrgoj pėr kėtė punė nota (haber) nė tė gjitha mbretėritė e mėdha, duk u  thėnė atyreve lartėsinė e kėsaj feste; vetėm Rusia i dha njė tė pėrgjegjur qė sėshtė gjėsen(d); tė tėra ato tė tjerat, i dhanė tė kuptohenė nė faqe, dhe sėnfshehur nė tė pėrgjegjurit tė tyre kanė njė frikė, mė pak a mė shumė ėshtė e madhe, dhe mos ngjasė mė aksafish, me kėto sebepe tė tanishme, qė gjenden azėr, mund tė ndizet nė ujėdhesėn nė njė zjar i keq i pėrghithēim! Dhentė Zoti qė, frika tė dalė erėnė: gjer tani, pėr fat tė mirė, nuku kemi nonjė haber tė keq.
           
 
Sllavizmi vjen nė Kosovė me qibrit nė xhep
 
Ēkėrkojnė serbrit nė Kosovė? Ha!...mbesojmė, Europa nuk munt tė jetė kaqė qorkė, satė mos kupėtohet njė niet kaqė tė dukur, me sy dhe me qepalla, kush ta fshehė njė sher politik qė duket! Sllavizmi vjen nė Kosovė me qibrit nė xhep. Ajy kėrkon nė Ballkan mashė tė zerė zjarrė...! Ajy e di qė kombi luftar nė Ballkan ėshtė shqipėtari, i cili gjithėnjė ngaj qė gjendet nė terėt mendja e tij, dhe fuqia, qe masha dhe krahu i fortė, pėr kombet qė janė tė dėlira sot nė Ballkan! Shqipėtari ėshtė nė errėsirė, pa dritė, dushmanėt e gėnjejnė kollaj ngaj e padia, shqipėtari nuk ėshtė i zoti tė bėnjė probė tė drejtė nė rojtjen e tij, dhe ndėr rojtjen e kombeve tė tjera tė botės, qė ta mbesonjė ėndėrrėn, shqipėtari nėnė turkun ron i dėlirė dhe pa rėndėsira (pagime), dhe jo si rojnė kombet e tjera nė komshitė, me rėndėsira tė mėdha dhe si ropėr.
 
Po kur vjen sllavi, dhe i thotė ca gėnjeshtra tė mėdha nė vesh, duke thėnė qė kombi sllav ron shumė mė mirė, dhe ėshtė mė (i) dėlirė, dhe ka gjithė tė mirat, et(j), et(j), shqipėtari (i) mbeson nga sebepi qė ėshtė qor. Kėtu ėshtė plaga, me intrigat munt tė hedhė shkėndijat nė mes tė Ballkanit: sllavizmi e di kėtė ngaj istoria e kohės sė shkuarė! Sllavizmi ka shumė shpresė ta harrimė nietnė e tij, ajy mbeson qė punėn e ka gati; se Apostojtė e tij nuk rinė me duar nė gji: kanė futur shumė intrika nė vesh tė shqipėtarėve; njė nga kėta Apostuj ėshtė mbuluar nė Manastir (Bitolia). Shumė musulmanė shqipėtarė janė intriguar ngaj sllavėt: ja u kthyenė mendjen me tė taksurat tė rena. Ija e padija ku e shpie tė mjerin njeri, nė ēenem, intrika edhe mbretėrinė e humb!
 
Na vjen shumė keq qė Europa, e cila rėfehet qė interesatet pėr ujėdhesėn e Ballkanit, dhe mė tepėr Turqia, nuku ju bėnė mėsime tė ngjarat qė shkuanė nė Ballkan! Thamė gjithėnjė, dhe do tė thomi se nuku ėsht as serb, as Bullgar, as Rus, as Orthodhoks, as grek, pėr veē Shqipėtar i qėruarė. Shqipėrtari ka nevojė pėr mėsim, wqė tė kupėtonjė vetė tė mirėn, qė asnonjė tjatėr komb a mbretėri, smund tė ketė lirėsinė tė fisit, tė zakoneve dhe tė dhėna mė pak, se si gjendet tani nė krahun e qiverisė Turkut! Shqipėtarit i lipset gjuha e tij qė tė kėndonjė, dhe ta dijė sa tė mira gėzon shqipėtari, mė tepėr se ngaj ato kombet e tjera, qė quhen mė vehte...nė ujėdhesėn e Ballkani!
 
Po tė sqohet shqipėtari, ėshtė i zoti ta ruanjė gjithėnjė ujėdhesėn tė mos turbullohet kurrė, nga ēdo milet sado i fortė qė tė jetė, dhe nga ēdo anė qė tė vinjė: Po, kėshtu qor, dhe pa dije, shqipėtari do ndeznjė zjarrė, dhe do apė dorėn me dushmanėt fort kollaj, pėr tė keqen e fisit dhe tė mbretėrisė (sė) turkut, si dhe interesave tė gjithė Evropės qė kanė nė Orjent! E ngasim gjenė pėrsėri, (M)bretėrinė e Turkut, Austro-Ungarinė dhe Anglinė, qė ti mbarojnė kėto sebepe qė thamė.
 
Mė nė funt, i lutemi qeverisė tonė Otomane, tė bėnjė shkoli tė gjuhės tė tyre shqipėtarėve, qė serbi ėshtė dushman, bullgari dushman, maleziu dushman, moskovi, greku dushman, dhe tė gjithė punojnė qė tė sjellin qiverinė Rus(e) nė ujėdhesėn e Ballkanit, dhe tė na bėjnė ropėr, e tė shuajnė fisin shqipėtar!”(“Kosova”, artikulli i botuar nė tė pėrjavshmen “Shqipėtari” (Albanezul), nr.24, Bukuresht, 1889).
 
( E riprodhoi me pėrmirėsime tė imta ortografike, Baki Ymeri )


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.