|
11 shkurt 2004 / TN
Zbulimi i tri rasteve tė fundit nga
policia e UNMIK-ut, ende pa vepruar kriminelėt, tregon se kjo polici e
ka nėn kontroll situatėn. Kur e ka kjo, do tė thotė se ėshtė i
angazhuar edhe KFOR-i nė kėtė drejtim. Kėshtu qė e kanė lehtė ta
kontrollojnė ēdo lėvizje tė shkrbimeve sekrete. Ato nuk do ta lejojnė
njė gjė tė tillė, ngase as UNMIK-ut, as KFOR-it nuk i konvenon krijimi
i trazirave nė Kosovė, pėr arsye se do ti dėshtonin tė gjitha
pėrpjekjet pėr demokratizimin e saj.
Shkruan: Nazmi LUKAJ
(Prishtinė)
Informata qė publikoi njė e pėrditshme
jona pėr pėrgatitjen e likuidimit fizik tė tre zyrtarėve tė lartė tė
LDK-sė, informatė kjo qė ka bazėn tek njohuritė e policisė sė
UNMIK-ut, tronditi fuqishėm opinionin tonė, i cili shpresonte se ky
vit do tė jetė njė vit i qetė.
Sipas disa burimeve tė sigurta, policia e
UNMIK-ut tre tė rrezikuarit pėr likuidim fizik i ka njoftuar pėr kėtė
ēėshtje. Njėri nga tė kėrcėnuarit, sipas njė burimi tė sigurtė, ėshtė
njė ish-i burgosur politik, qė ėshtė njė nga autoritetet mė tė mėdha
tė LDK-sė. Kjo informatė, aq sa ėshtė e trishtueshme pėr opinionin, po
aq na bėn tė shpresojmė se policia e UNMIK-ut tani ka nėn kontroll
lėvizjet e shkrbimeve sekrete nė Kosovė, qė ėshtė njė sinjal i mirė se
kėto nuk do tė mund ti realizojnė objektivat e tyre kriminale.
Shikuar nė anėn tjetėr, kjo informatė
trishtuese sinjalizon se grupet kriminale kanė krijuar lista tė reja
tė vrasjeve tė zyrtarėve tė lartė tė LDK-sė, pėr tė shkaktuar panik
tek aktivistėt e LDK-sė qė tė tėrhiqen nga aktiviteti nė prag tė
fushatės zgjedhore pėr zgjedhjet parlamentare, qė do tė mbahen nė
tetor tė kėtij viti. Po edhe tek elektorati i LDK-sė, sepse duan qė me
ēdo kusht ti sjellin nė pushtet partitė e majta. Madje, edhe pėrmes
njė rrėmuje tė madhe, qė do ta shkaktonin nė popull vrasjet e figurave
tė larta tė kėsaj partie.
Ky organizim i ri kriminal do edhe njė
analizė tjetėr: pse shėrbimet sekrete kriminale u vunė nė lėvizje pas
kėrkesave tė partive tė djathta nė Shqipėri pėr largimin e Fatos
NANO-s nga posti i kryeministrit dhe pėr krijimin e kushteve pėr
zgjedhje tė reja, si dhe pas deklarimit tė shefit tė Shėrbimit tė
Ushtrisė Serbo- Malazeze-Momir Stojanoviqit se nė Kosovė janė tė
instaluara edhe shkrbimet sekrete serbe? Ose, a janė vėnė nė funėsion
edhe shėrbimet sekrete shqiptare dhe serbe nė Kosovė pėr tė bėrė
rrėmujė, tė nxitura nga SHIK-u i Shqipėrisė?
Dhe, ku qėndron krejt qėllimi i kėtij
organizimi tė ri kriminal. Kuptohet se veē partive tė majta, qė janė
tė interesuara ta marrin pushtetin nė Kosovė, mė shumė se edhe kėto
interesim pėr kėtė ka Partia Socialiste e Shqipėrisė. Mu pėr kėtė, ajo
ka ndikuar edhe nė pėrqarjet e grupeve politike dhe ushtarake te ne
gjatė luftės, dhe kėtė mėsim e ka vazhduar menjėherė pas saj e deri
mė sot.
Tani, kur Qeveria Socialiste ėshtė e
kėrcėnuar seriozisht nga tė djathtėt nė Shqipėri qė tė bie nga
pushteti, pėr ta shtyrė veten edhe mė tutje nė scenėn politike atje,
ėshtė edhe disa herė mė shumė e interesuar qė ta zhvendosė situatėn e
tensionuar politike nė Kosovė. Ajo ėshtė e interesuar qė tė ndodhin sa
mk shumė vrasje nė Kosovė, pėr ta mbuluar jehona e krimit tė tyre
brohoritjen e demonstruesve nė Tiranė pėr rrėzimin e Fatos NANO-s.
Veē Qeverisė sė Tiranės, kėtė e dėshiron
edhe Serbia, pėr objektivat e veta. Qeveria aktuale e Tiranės nė
pushtet ka ardhur edhe me ndihmėn e Serbisė, e cila, nė mėtimin e vet
pėr ti realizuar kėto objektiva, jetikisht ėshtė e interesuar qė kjo
qeveri tė mbetet nė pushtet. Pėr ti ndihmuar socialistėve nė Shqipėri
pėr ti bartur problemet nė Kosovė, edhe Serbia ka futur rrjetet e
veta tė shkrbimit sekret, ekzistimin e tė cilave e ka pohuar ditė mk
parė shefi i Shkrbimit informativ tė Ushtrisė Serbo-Malazeze,
Stojanoviq, nė njė agjenci serbe tė tėrbuar antishqiptare.
Se kjo qeveri aktuale nė Shqipėri ėshtė
instaluar edhe me ndihmėn e Serbisė, ka dėshmuar me veprimet e veta
disa herė deri mė tani vetė kreu i saj, Nano. Se pėr Greqinė, dihet
shumė ekzaktėsisht. Pėr kėtė qėllim, pra, nė Kosovė ka gjasa shumė tė
mėdha tė operojnė me bashkėrenditje tė tri shkrbimet sekrete: ai i
Kosovės, i krijuar menjėherė pas luftės, SHIK-u i Shqipėrisė dhe ai
serb. Sinjalet pėr vrasje tė reja, dėshmojnė edhe njė fakt tjetėr: se
shkrbimet kriminale shqiptare nė Kosovė qė janė krijuar menjėherė pas
luftės, bėjnė edhe punėn e Serbisė nė Kosovė, e jo vetėm qė vrasin pėr
pikėpamje politike.
Kėtė e dėshmon edhe planifikimi qė kanė
bėrė pėr vrasjen e njė ish-tė burgosuri politik, qė ka njė kapital
shumė tė madh kombėtar nė Kosovė, e qė nuk ka qenė edhe aq ekstrem nė
pikėpamjet e tij politike, vrasjen e tė cilit nuk ka atdhetar tė
mirėfilltė qė e dėshiron, veē Serbisė, kundėrshtar i fuqishėm i sė
cilės ka qenė vazhdimisht ai. Qoftė drejtpėrdrejt, qoftė pėrmes
SHIK-ut tė Shqipėrisė, i cili, qė kur ka ardhur nė pushtet Partia
Socialiste, ėshtė mbushur me figura tė komprometuara, pėr tė cilėt
edhe ėshtė shkruar se kanė pasur dhe kanė lidhje me shkrbimet sekrete
serbe.
Pėr fund, parashtohet pyetja: A ka gjasė
tė realizohet ky skenar i kėtij projekti monstrum tė ri tė shėrbimeve
sekrete kriminale? Pėrgjigja del me probalitet mė tė madh kah jo-ja se
po-ja. Pse? Njė: zbulimi i tri rasteve tė fundit nga policia e
UNMIK-ut, ende pa vepruar kriminelėt, tregon se kjo polici e ka nėn
kontroll situatėn. Kur e ka kjo, do tė thotė se ėshtė i angazhuar edhe
KFOR-i nė kėtė drejtim. Kėshtu qė e kanė lehtė ta kontrollojnė ēdo
lėvizje tė shkrbimeve sekrete. Ato nuk do ta lejojnė njė gjė tė tillė,
ngase nuk u konvenon krijimi i trazirave nė Kosovė, pėr arsye se do
ti dėshtonin tė gjitha pėrpjekjet pėr demokratizimin e saj.
Zbulimi i rasteve nė fjalė nga ana e
UNMIK-ut, dėshmon qartė se grupet kriminale do tė jenė tė zbuluara
ende pa vepruar. Andaj, sduhet tė ketė shqetėsim as pėr zyrtarkt e
lartė tė LDK-sė e as pėr elektoratin, tė cilėt duhet tė angazhohen me
tėrė potencialin nė fushatėn e LDK-sė pėr zgjedhjet parlamentare,
sepse ėshtė shumė jetike pėr Kosovėn qė kjo parti tė dalė triumfuese.
Kuptohet se zyrtarėt e lartė tė LDK-sė, por edhe mė pak tė lartė,
vetėm duhet tė ketė mė shumė kujdes nė lėvizjet e tyre. Dhe, ata qė
janė me mė peshė tė kėrkojnė nga policia e UNMIK-ut dhe e SHPK-sė ti
kenė nėn pėrkujdesje tė rreptė.
|
|