| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
E mėrkure, 11 shkurt 2004 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova
mbėrriti nė Madrid, ku do tė marrė pjesė nė takimin e liderėve tė
IDC-sė
-
NATO mund tė reduktojė
edhe mė forcat e KFOR-it nė Kosovė
-
Nė Gjakovė u mbajt debat
i hapur i FR tė LDK-sė me tė rinjtė e kėtij qyteti
-
"Rilindja" mė 12 shkurt
nuk do tė shėnojė 59-vjetorin e themelimit
-
Vendosen kontakte mes
afaristėve tė Kosovės dhe atyre tė Austrisė
-
Vizitė e suksesshme e
serbėve tė zhvendosur nė fshatin Livadicė
-
KFOR-i kontrollon
shtėpitė e disa pėrfaqėsuesve lokalė nė Zhegėr
-
Nė Gjilan formohet
shoqata pėr mbrojtjen e ambientit
-
Holkeri thotė se dialogu
ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė mund tė nisė brenda muajit shkurt
-
Ministria pėr Ekonomi
dhe Financa ka bėrė tė ditur se suficiti pėr vitin 2003 ėshtė 75
milionė euro
-
Njė delegacion i
Pentagonit dhe i Komanadės pėr Evropėn ėshtė takuar me komandantin e
TMK-sė
-
Nė listėn e zezė tė
Uashingtonit gjenden Menduh Thaēi, Abdyl Jakupi dhe Xhezair Shaqiri
-
BE publikoi listėn e
zezė pėr Maqedoninė me personat qė u ndalohet hyrja nė vendet
anėtare tė BE-sė
-
Dega e LDK-sė nė Gjilan
fare nuk ėshtė e befasuar me akuzat shpifėse tė Degės sė PDK-sė
-
Bugajski: Nė Shqipėri
kėrkohen ide tė reja
-
Rivendoset prania
diplomatike amerikane nė Libi
-
Asambleja Kombėtare
franceze shprehet pėr ndalimin e simboleve fetare nė shkollat
shtetėrore
-
Nė Bagdad janė vrarė sot
44 ushtarė tė rinj irakianė
-
Uesli Klark ka heqė dorė
nga gara pėr kandidatin presidencial
-
Trupat izraelite kanė
vrarė sot tė paktėn 9 palestinezė
-
Shpėrthim i ri nė Bagdad
- 25 irakianė tė vrarė
-
Ka arritur nė 47 numri i
viktimave nė sulmin e sotėm vetėvrasės nė qendėr tė Bagdadit
-
Kryeministri palestinez
ėshtė i gatshėm tė takohet me kryeministrin izraelit
-
Tė paktėn 13 palestinezė
tė vrarė
-
Hamasi i kėrcėnohet
Izraelit
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova
mbėrriti nė Madrid, ku do tė marrė pjesė nė takimin e liderėve tė
IDC-sė
-
-
Madrid, 11 shkurt 2004
- Presidenti i Kosovės Ibrahim
Rugova ka udhėtuar sot pėr nė nė Spanjė.
Me ftesė tė z. Hoze Maria Aznar, kryeministėr i Spanjės dhe kryetar
i Internacionales Demokrate tė Qendrės (IDC), Presidenti Rugova merr
pjesė nė takimin e IDC-sė nė nivel tė kryetarėve tė shteteve dhe
qeverive, qė mbahet nė Madrid mė 12 dhe 13 shkurt, thuhet nė njė
njoftim tė Zyrės sė Presidentit tė Kosovės.
-
Siē mėsohet, Presidenti Rugova do tė takohet me kryemnistrin aktual
tė Spanjės Hoze Maria Aznar dhe me kandidatin pėr kryeministėr tė
kėtij vendi, Mariano Rahoi (Rajoy).
-
Presidenti Rugova herėn e fundit e ka vizituar Spanjėn nė vitin
1999, kur ėshtė takuar me kryeministrin Aznar dhe me mbretin e
Spanjės Huan Karlos.
-
-
-
NATO mund tė reduktojė
edhe mė forcat e KFOR-it nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 11 shkurt 2004
- Sekretari i pėrgjithshėm
i NATO-s, Jap de Hop Shefer dhe komandanti i pėrgjithshėm i forcave
tė NATO-s pėr Evropė, gjenerali Xhems Xhons, kanė bėrė tė qartė se
Aleanca ėshtė nė proces e sipėr tė transformimit dhe synon tė lėvizė
drejt njė efikasiteti mė tė madh dhe mė fleksibil, tha sot para
mediave zėdhėnėsi i KFOR-it, Kris Tomson.
-
Poashtu ai tha se tė gjitha vendet e NATO-s, si dhe shtetet e reja
anėtare, ndodhen nė fazėn e reduktimit dhe rekrutimit tė forcave tė
tyre, duke i bėrė ato mė profesionale.
-
Zėdhėnėsi Tomson tha se prodhimi i vjetėr i sistemeve tė armatimit
tė vendeve tė ish-Paktit tė Varshavės ėshtė hequr nga perdorimi, dhe
ėshtė zėvendėsuar me prodhime tė teknologjise sė lartė. Ndėrkaq,
shtabet qendrore janė duke u shpėrbėrė apo duke u shkrirė nė mėnyrė
qė struktura komanduese tė jetė mė efikase dhe mė pak burokratike,
tha ai.
-
Edhe KFOR-i ka bėrė racionalizimin e tij qė nga mbarimi i luftės ne
Kosovė. Nė fillim tė misionit KFOR-i kishte rreth 50 mijė trupa
tokėsore, tanke dhe mjete tė tjera tė rėnda ushtarake, theksoi
Tomson, pėr tė shtuar se tani situata nė Kosovė ka ndryshuar.
-
-
Tani KFOR-i ka racionalizuar prezencėn e
vet deri nė shkallėn me 18 mijė trupa tė kėmbėsorisė se lehtė, tė
pėrkrahura nga forcat rezervė tė horizontit, por qė mund tė ruajnė
njė ambient tė qetė dhe tė sigurt, nėnvizoi Tomson.
-
Ai tha se pėr NATO-n pėrdorimi i forcės ushtarake mbetet opsioni i
fundit por, nė rast nevoje, forcat e Aleancės janė nė gjendje tė
vihen nė lėvizje shumė shpejt.
-
-
-
Nė Gjakovė u mbajt debat
i hapur i FR tė LDK-sė me tė rinjtė e kėtij qyteti
-
-
Gjakovė, 11 shkurt 2004
- Me pjesėmarrjen e shumė
tė rinjve, nė sallėn e pallatit tė kulturės "Asim Vokshi" nė Gjakovė
u mbajt njė takim takim tė hapur. Ishte i pranishėm edhe kryetari i
FR tė LDK-sė Lulzim Zeneli, deputetja e Kuvendit tė Kosovės Mevlyde
Saraēi, nėnkryetari i LDK-sė, dega nė Gjakovė Afrim Sulejmani.
-
Nė fjalėn pėrshendetėse, kryetari i FR tė LDK-sė Lulzim Zeneli u
fokusua nė ngjarjet kapitale pėr vitin 2004, duke veēuar si shumė tė
rėndėsishme zgjedhjet nacionale tė kėtij viti, duke e cilėsuar
angazhimin e tė rinjve nė kėtė process si shumė domethėnės dhe
kėrkoi njė pjesėmarrje mė tė madhe tė tė rinjve nė tė gjitha
proceset politike dhe shoqėrore. Ai gjithashtu vuri nė pah edhe
shumė aktivitete dhe projekte tė Forumi tė Rinisė pėr kėtė vit.
-
Kishte pyetje nga mė tė ndryshmet tė drejtuara pėr kreun e Forumit
tė Rinisė tė LDK-sė nė mesin e tė cilave u pėrmendėn edhe ēėshtja e
personave tė zhdukur, privatizimi, luftimi i dukurive negative,
mungesa e kushteve pėr studime, realizimi i projekteve komunale,
mungesa e vendeve tė reja tė punės, statusi politik i Kosovės etj.
-
-
-
"Rilindja" mė 12 shkurt
nuk do tė shėnojė 59-vjetorin e themelimit
-
-
Prishtinė, 11 shkurt 2004
- Festa tradicionale e
Ditės sė Rilindjes nė kėtė 12 shkurt, tė 59-vjetorit nuk mbahet,
shtyhet nė pritje qė tė jetė edhe festė e ridaljes sė gazetės sė
parė tė pėrditshme tė Kosovės. Nė vend tė ēfarėdo manifestimi, feste
a proteste, bordi i "Rilindjes" pėrkujton:
-
"Edhe pas dy vjet nga mbyllja e detyrueshme e gazetės tradiconale
'Rilindja', tė larguar padrejtėsisht nga shtėpia e saj, UNMIK-u qė
mori Pallatin e Rilindjes pėr ndėrtesė qeveritare, e as Qeveria e
Kosovės, nuk bėnė zgjidhjen alternative tė premtuar dhe si obligim
pėr tė drejtėn ligjore. Por, besojmė se dita e ridaljes - festa e
'Rilindjes' do tė jetė sė shpejti.
-
Nė kėrkim tė krijimit tė kushteve pėr ridalje 'Rilindja' ka marrė
letėr pėrkrahėse nga Kryeadministratori i OKB nė Kosovė, Harri
Holkeri, i ėshtė drejtuar edhe Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit
(AKM), dhe i ka paraqitur UNMIK-ut dokumentet e kėrkuara qė
dėshmojnė tė drejtėn qė pret ta realizojė".
-
"Mbyllja e njė gazete nė mėnyrėn si u mbyll *Rilindja+ nuk do tė
duhej tė ndodhte nė njė vend demokratik e ligjor. Konsiderojmė se
kjo mbyllje shkatėrruese ėshtė shkelje e rėndė e tė drejtės
njerėzore, edhe e tė drejtės legjitime e integritetit tė njė
institucioni shumė tė rėndėsishėm tė Kosovės", konstatohet mes
tjerash nė komunikatė tė bordit tė "Rilindjes".
-
-
-
Vendosen kontakte mes
afaristėve tė Kosovės dhe atyre tė Austrisė
-
-
Vjenė, 11 shkurt 2004
- Instituti pėr Menaxhim dhe
Inxhiniering tė Ndėrmarrjes (IEME), me qėllim qė tė mbėshtesė
ekonominė kosovare, nė bashkėpunim me partnerin e vet austriak WIFI
Austria International Know How Transfer (IKT), organizoi njė vizitė
disaditėshe afariste nė Vjenė tė Austrisė.
-
Vizita nė Austri kishte pėr qėllim vendosjen e kontakteve nė mes tė
afaristėve tė Kosovės dhe atyre tė Austrisė nė fushat ku ekziston
interesi i dyanshėm, shkėmbimi i pėrvojave apo edhe krijimi i
mundėsive pėr biznese tė reja.
-
Nesėr pritet qė grupi i afaristėve kosovarė tė kthehet nė Prishtinė.
-
-
-
Vizitė e suksesshme e
serbėve tė zhvendosur nė fshatin Livadicė
-
-
Podujevė, 11 shkurt 2004-
Njė grupi punues komunal pėr kthimin e personave tė zhvendosur nė
takimin e sotėm vlerėsoi tė suksesshme vizitėn e gjashtė serbėve nė
fshatin Livadicė e cila u realizua gjatė ditės sė djeshme.
-
Pėrfaqėsuesi e KFOR-it dhe tė SHPK-sė raportuan pėr gjendjen e qetė
tė sigurisė qė po mbretėron nė komunėn e Podujevės. Kurse
pėrfaqėsuesja e UNHCR-it znj. Paula Babos raportoi pėr vizitėn "Shko
dhe shiko", e cila ishte shumė mirė e organizuar dhe e realizuar pa
kurrfarė problemi.
-
"Vizita nė Livadicė ishte shumė e mirė dhe njerėzit qė vizituan
fshatin ishin tė lumtur qė u kthyen nė vendet e tyre dhe vizituan
pronat, varret si dhe u takuan me fqinjėt, tha pėrfaqėsuesi i
serbėve Millomir Jovanoviq, duke pohuar se ky ishte mendim i gjithė
pjesėmarrėsve tė vizitės.
-
Zv.kryetari i komunės Agim Kikaj kėrkoi nga GPK qė tė mos
keqinterpretohen pėrpjekjet pėr krijimin e atmosferės e cila ėshtė
ndėrtuar nė GPK por edhe nė Komisionin punues si dhe vlerėsoi se
vizita e suksesshme e projektit "Shko dhe shiko" ėshtė rezultat i
pėrbashkėt.
-
Nė takimin e sotėm tė Grupit punues komunal pėr kthimin e tė
zhvendosurve morėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė UNHCR-it, KFOR-it,
NKMDLNJ-sė, SHPK-sė, subjekteve politike tė komunės, Care
international, etj, ndėrkaq qė ishte e habitshme mungesa e
organizatorėve tė vizitės, Kėshillit Danez pėr Refugjatė dhe
UMCOR-it.
-
-
-
KFOR-i kontrollon
shtėpitė e disa pėrfaqėsuesve lokalė nė Zhegėr
-
-
Gjilan, 11 shkurt 2004
- Sot nė mėngjes ėshtė
kontrolluar nga ushtarėt e KFOR-it kryetari i bashkėsisė vendore nė
Zhegėr dhe anėtari i Kuvendit Komunal nė Gjilan, Rrahim Bajrami si
dhe disa shtėpi tė tjera nė kėtė fshat tė Grykės sė Karadakut.
-
Sipas Rrahim Bajramit, udhėheqėsi i njėsitit ushtarak e ka
justifikuar kontrollimin me faktin se mbrėmė nė kėtė fshat ishin
provokuar dhe gjuajtur me gurė disa serbė lokalė, ndėrsa ata, tė
shoqėruar nga KFOR-i, po i vizitonin pronat e tyre nė Zhegėr.
-
Rrahim Bajrami tha se nė kėtė bastisje janė pėrfshirė edhe Sokol
Godeni, zėvendėskryetar i nėndegės sė LDK nė Zhegėr, Sabri Idrizi,
ofiqar si dhe disa shtėpi tė tjera.
-
Kryetari i Bashkėsisė vendore nė Zhegėr thotė se nuk janė njoftuar
paraprakisht nga KFOR-i pėr kėto vizita tė shoqėruara tė serbėve
lokalė, nė mesin e tė cilėve, sipas Bajramit, ka edhe tė atillė qė
kanė marrė pjesė nė luftė, ose i kanė ndihmuar paramilitarėt serbė.
-
-
-
Nė Gjilan formohet
shoqata pėr mbrojtjen e ambientit
-
-
Gjilan, 11 shkurt 2004
- Si kudo nė botė, edhe nė
Kosovė, gjithnjė e mė shumė po thellohet vetėdija e qytetarėve pėr
ambientin dhe rėndėsinė e pazėvendėsueshme qė ka ai pėr ekziztencėn
tonė. Njė shoqatė, e cila i ka paracaktuar vetes pėr detyrė
mbrojtjen e ambientit, ėshtė formuar dje edhe nė Gjilan.
-
Avdyl Aliu, kryetar i shoqatės "Athili", e cila ka njė bord prej 9
anėtarėsh, thotė se qėllim kryesor kanė edukimin e qytetarėve pėr mė
shumė pėrkujdesje ndaj ambientit, nė tė cilin po jetojmė tė gjihtė
se bashku dhe kemi obligim t`ua trashėgojmė nė gjendje mė tė mirė
atyre qė do tė vijnė pas nesh.
-
Kėtė qėllim, sipas Avdyl Aliut, shoqata "Athili" do tė pėrpiqet ta
realizojė pėrmes debateve tė ndryshme nga kjo fushė, por nuk do tė
mungojnė as idetė dhe projektet konkrete pėr pastrimin e ambientit,
mbrojtjen e sipėrfaqeve tė gjelbėrta si dhe rikultivimin dhe
gjelbėrimin e sipėrfaqeve tė reja.
-
-
-
Holkeri thotė se dialogu
ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė mund tė nisė brenda muajit shkurt
-
-
Londėr, 11 shkurt 2004
- Shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri,
tha se plani i zbatimit tė standardeve do tė mund t'i paraqitet
Kėshillit tė Sigurimit brenda tre apo katėr javėsh.
-
-
Ai i deklaroi BBC-sė se dialogu ndėrmjet
pėrfaqėsuesve tė Kosovės dhe atyre tė Serbisė mund tė nisė brenda
muajit shkurt dhe se Prishtina, sipas sygjerimit tė tij, mund tė
ishte mikpritėse e kėtij raundi bisedimėsh. Holkeri i bėri kėto
komente pas njė takimi nė Londėr me ministrin britanik pėr Evropėn
Denis Mekshejn.
-
I pyetur se cilat janė pėrparėsitė qė i ka potencuar disa herė kur
tė kthehet nė Kosovė, Holkeri ka thėnė: "Unė kam shumė gjėra
urgjente pėr tė bėrė. Natyrisht se zbatimi i planit tė standardeve
ėshtė njera nga kėto gjėrė, por kemi nevojė urgjente t'i qasemi
problemit tė privatizimit dhe tė vazhdojmė me tė", ka thėnė z.
Holkeri.
-
-
Ai ka shtuar se do tė pėrqėndrohet nė
procesin e dialogut meqė ka shumė shumė gjėra pėr t'u bėrė dhe siē
tha do tė jetė nė kontakt me Beogradin me qėllim qė tė fillojė
dialogu sa mė shpejt tė jetė e mundur.
-
Holkeri tha se nuk dėshiron tė japė ndonjė datė tė saktė pėr
fillimin e dialogut, ngase, siē tha, ėshtė gjithmonė e rrezikshme tė
spekulohet rreth kėsaj, por shtoi se janė shumė afėr mundėsisė qė tė
fillojė dialogu. Nė lidhje me vendin e takimit ndėrmjet delegacionit
tė Prishtinės dhe Beogradit, Holkeri tha se "ideja origjinale ėshtė
qė vendi tė jetė Prishtina dhe Beogradi".
-
-
-
Ministria pėr Ekonomi
dhe Financa ka bėrė tė ditur se suficiti pėr vitin 2003 ėshtė 75
milionė euro
-
-
Prishtinė, 11 shkurt 2004
- Ministria pėr Ekonomi
dhe Financa ka bėrė tė ditur se suficiti pėr vitin 2003 do tė jetė
75 milionė euro. Raporti pėrfundimtar buxhetor pritet tė pėrpilohet
mė 31 mars tė kėtij viti.
Nė njė konferenė me gazetarė u tha se mė 31 dhjetor 2003 nė
llogaritė bankare tė Qeverisė kanė qenė 332 milionė euro, shumė kjo
e cila ėshtė spekuluar tė jetė suficit i vitit tė kaluar.
-
-
Mirėpo, nga kjo shumė duhet zbritur
mjetet e ndryshme siē janė mjetet e zotuara pėr kontrata dhe zotimet
e papaguara tė Qeverisė qendrore 166 milionė euro, apo gjithsej
bashkė me mjete tė tjera 257 milionė eruo, pėr tė mbetur 75 milionė
qė paraqet tepricė apo suficit, thanė zyrtarėt e Ministrisė sė
Ekonomisė dhe Financave.
-
Pėrndryshe tė hyrat e pėrgjithshme pėr periudhėn 12-mujore tė vitit
2003 kanė qenė 589, 7 milionė euro, qė rezulton se ato janė vetėm
njė pėr qind mė tė larta se tė hyrat e parashikuara buxhetore me
rishikim tė buxhetit.
-
-
-
Njė delegacion i
Pentagonit dhe i Komanadės pėr Evropėn ėshtė takuar me komandantin e
TMK-sė
-
-
Prishtinė, 11 shkurt 2004
- Njė delegacion i lartė i
Pentagonit dhe Komandės ushtarake amerikane pėr Evropėn ėshtė takuar
me komandantin e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, gjeneral Agim Ēekun.
Pėr takimin qė u zhvillua prapa dyerve tė mbyllura nė komunikatėn e
TMK-sė thuhet se ėshtė biseduar pėr tė arriturat dhe synimet e kėsaj
organizate.
-
-
-
Drejtuesit e arsimit tė
Kosovės biseduan me drejtorėt e shkollave tė rajonit tė Pejės
-
-
Pejė, 11 shkurt 2004
- Drejtuesit e Ministrisė sė
Arsimit, Shkencės e Teknologjisė, zhvilluan dje nė Pejė njė takim me
drejtorėt e shkollave fillore e tė mesme tė kėsaj komune, pastaj
Istogut, Klinės dhe Deēanit.
-
-
Nė qendėr tė kėtij takimi ishte roli i
reformave nė arsimin fillor dhe ndikimi i punės sė drejtorėve tė
shkollave si transmetues kryesor tė informacioneve dhe politikave tė
ndryshimeve nė procesin arsimor.
-
-
-
Nė listėn e zezė tė
Uashingtonit gjenden Menduh Thaēi, Abdyl Jakupi dhe Xhezair Shaqiri
-
-
Uashingon, 11 shkurt 2004
- Shtetet e Bashkuara tė
Amerikės zgjerojnė listėn e personave tė padėshiruar nga Maqedonia.
Kėshtu nga ky vend nė listėn e zezė tė shpallur nga Departamenti
Amerikan i Thesarit janė:
-
-
Menduh Thaēi, zėvendėskryetar
i Partisė Demokratike Shqiptare, Avdyl Jakupi, i njohur si
komandant "Ēakalla" dhe kreu i Partisė Demokratike Kombėtare,
Xhezair Shaqiri.
-
-
Nė bazė tė kėtij vendimi tė Uashingtonit
kėtyre personave do t'u bllokohet ēdo pasuri qė mund tė kenė nė
Amerikė dhe shtetasve amerikanė u ndalohet tė kryejnė transaksione
financiare me ta. Poashtu thuhet se paqja dhe
stabiliteti nė Evropė janė ndėr interesat jetike tė Qeverisė
amerikane dhe zbatimi i plotė i Marrėveshjeve tė Dejtonit dhe Ohrit
janė kritike nė kėtė drejtim.
-
-
-
BE publikoi listėn e
zezė pėr Maqedoninė me personat qė u ndalohet hyrja nė vendet
anėtare tė BE-sė
-
-
Bruksel, 11 shkurt 2004
- Bashkimi Evropian
publikoi edhe zyrtarisht tė ashtuquajturėn listė tė zezė pėr
Maqedoninė me personat qė u ndalohet hyrja nė vendet anėtare tė
BE-sė. Zyrtarėt evropianė thanė se kjo masė ka njė efekt
dymbėdhjetėmujor dhe se do tė ndryshohet vazhdimisht, ndoshta duke
shtuar edhe emra tė tjerė.
-
-
Kjo listė e zezė ėshtė titulluar: "Masa
shtrėnguese kundėr ekstremistėve nė Maqedoni", nė tė cilėn janė
pėrfshirė 12 persona tė cilėve nuk do t'u lejohet tė udhėtojnė nė
vendet anėtare dhe kandidate tė BE-sė.
-
Duke argumentuar kėto masa ndėshkuese, BE-ja nė njė deklaratė tė
posaēme thekson se pavarėsisht nga pėrmirėsimi i situatės nė
Maqedoni, disa individė vazhdojnė tė ndėrmarrin aktivitete tė
dhunshme apo t'i kundėrvihen nė mėnyrė tė pėrsėritur dhe tė
qėllimshme vėnies nė jetė tė Marrėveshjes sė Ohrit, nė tė cilėn
mbėshtetet stabiliteti, integriteti territorial, pandashmėria dhe
karakteri shumėkombėsh i Maqedonisė.
-
Me kėtė rast Kėshilli i Ministrave tė Bashkimit Evropian nėnvizon
edhe njėherė tjetėr se stabiliteti dhe normalizimi i jetės nė
Maqedoni kalon nėpėrmjet vėnies nė jetė plotėsisht tė Marrėveshjes
sė Ohrit.
-
Siē ėshtė bėrė e njohur nė listėn e ndalim-udhėtimit pėr nė vendet e
BE-sė gjenden emrat:
-
-
Gafurr Adili,
i njohur si komandant "Vardari" i AKSH-sė nga Kėrēova,
-
Hamdi Bajrami,
i njohur si komandant "Breza",
-
gjenerali nga Shqipėria Spiro Butka,
-
Goran Giorgevski,
ish-pjesėtar i njėsitit policor "Luanėt" nga Kumanova,
-
Xhemail Hyseni,
-
Abdyl Jakupi,
i njohur si komandant "Ēakalla"
-
Daut Rexhepi,
i njohur si komandant "Leka"
-
Sahit Rushitit,
-
Izair Samiu,
-
Goran Stojkov,
-
Fadil Sylejmani,
ish-rektori i Universitetit tė Tetovės dhe
-
Gjyner Sylejmani.
-
-
Nė fund tė kėsaj deklarate BE-ja
nėnvizon se vetėm nė raste tė veēanta siē ėshtė pėrshembull
pjesėmarrja nė ndonjė konferencė, qė do tė ndihmonte dialogun
politik, demokracinė, forcimin e tė drejtave tė njeriut, si dhe
stabilitetin e Maqedonisė, personat e sipėrshėnuar mund tė lejohen
tė udhėtojnė nė vendet anėtare tė BE-sė.
-
-
-
Dega e LDK-sė nė Gjilan
fare nuk ėshtė e befasuar me akuzat shpifėse tė Degės sė PDK-sė
-
-
Gjilan, 11 shkurt 2004
- Dega e LDK-sė nė Gjilan fare
nuk ėshtė e befasuar me akuzat shpifėse tė Degės sė PDK-sė. Njė gjė
e tillė madje ėshtė pritur duke i parė edhe monstrat e ngjashme
nėpėr shumė komuna tjera tė Kosovės.
-
-
Andaj strategjisė shpifėse, si njė nga
armėt mė tė njohura tė PDK-sė, domosdo qė ėshtė dashur t'i
bashkangjitet edhe dega e saj nė Gjilan pėr ta plotėsuar kėshtu
mozaikun e njė fushate tė pashpallur dhe tepėr tė hershme
parazgjedhore, thuhet nė njė komunikatė tė degės sė LDK-sė nė
Gjilan.
-
"Sikur mos tė ishte konsiderata ndaj opinionit publik dhe
anėtarėsisė sonė, fare nuk do duhej tė merremi me shpifjet e tyre mė
tė reja, mjeshtri kjo e pėrsosur pėr kėtė parti. Shihet mirėfilli se
realizimi i 180 projekteve vetėm nė vitin e kaluar apo i mbi 460
projekteve qėkur ka ardhur nė pushtetin komunal dega e LDK tė
Gjilanit, i ka trazuar tej mase kėta opozitarė, tė cilėt natyrisht
nuk dinė tė gjejnė mjete dhe mėnyra pėr tė ardhur nė pushtet sepse
ėshtė vota e qytetarėve qė pėrherė i stopon.
-
Dhe, pikėrisht pėr ta manipuluar kėtė qytetar i cili di tė vlerėsojė
punėn e bėrė dhe ka fuqi e kulturė pėr ta pranuar rezultatin e
arritur, pėrdoren njė varg shpifjesh, si nė rastin e verifikimit tė
anėtarėsisė sė LDK-sė dhe regjistrimit tė anėtarėve tė rinj, ashtu
edhe nė pėrpjekjet e administratės komunale pėr ta rritur
profesionalizmin dhe efikasitetin nė punė bashkė me pėrgjegjėsinė po
edhe pėr ta orientuar njė buxhet komunal tashmė tė aprovuar, nė
pėrmbushjen e kėrkesave dhe prioriteteve nė bazė tė njė programi
elektoral tė votuar nga qytetarėt", theksohet mė tutje nė
komunikatė.
-
"Asnjėherė nuk kemi pasur nevojė ta pėrdorimin kushtėzimin pėr
anėtarėsim nė LDK me ndonjė vend pune, joshje tjetėr apo edhe
asfaltim rrugėsh si ka trumbetuar e po trumbeton kjo Degė e PDK.
Ndėrsa tė thuash se edhe shėrbimet nė administratė komunale
kushtėzohen me anėtarėsim nė LDK kjo s'ėshtė tjetėr pos njė marri e
radhės qė shprehet dhe fantazohet nga opozitarėt e Gjilanit.
-
Po t'i pėrdorėsh deklaratat e shpifura apo tė manipuluara si nė dy
rastet e paraqitura edhe pėrmes masmediave, kjo s'ėshtė gjė tjetėr
pos verbėri politike dhe tentativė pėr tė ardhur nė pushtet pa i
zgjedhur mjetet".
-
"Dega e LDK-sė gjatė vitit tė kaluar njėmend ka pasur plasaritje
brenda radhėve tė saj nė mesin e kėshilltarėve nė Kuvendin e Komunės
por, fatmirėsisht kėto aspak nuk janė reflektuar nė punėn e
ekzekutivit gjilanas pėrkundėr tentativave.
-
-
Pėr kėtė flasin faktet tė cilat nė
vazhdimėsi i janė prezentuar opinionit publik nga ana e udhėheqėsve
komunal po edhe vetė Kuvendit tė Komunės.
-
Kjo flet edhe pėr njė transparencė tė madhe qė gjitherė ka qenė edhe
moto e Degės sė LDK-sė nė Gjilan po edhe e udhėheqjes komunale",
theksohet nė komunikatė.
-
"Ne e kuptojmė kėtė reagim tė PDK-sė dhe kėto shpifje tė reja pėr tė
cilat mė kompetente pėr t'u pėrgjigjur ėshtė udhėheqja komunale, si
njė shqetėsim dhe trazim i madh qė ka shkaktuar tash yshtja e madhe
e qytetarėve dhe veēmas e tė rinjėve pėr t'u anėtarėsuar nė LDK".
-
"Deri mė tash, gati nė ēdo lokalitet mbi 80% pėr qind e moshės mbi
18 vjeē po e ridėshmon dhe po e gjenė besimin nė LDK.
-
Sikur mos tė ishte punuar me sukses , nuk do tė vėrehej ky masivizim
kaq i madh pėr tė qenė anėtarė i LDK-sė", thuhet nė fund tė
komunikatės sė Degės sė LDK-sė nė Gjilan.
-
-
-
Bugajski: Nė Shqipėri
kėrkohen ide tė reja
-
-
Uashington, 11 shkurt 2004
- Eksperti i Qendrės pėr
Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare me seli nė Ushington, analisti
Janosh Bugajski, duke shfaqur qėndrimin e tij rreth zhvillimeve tė
fundit nė Shqipėri ka thėnė se kėrkohen ide tė reja dhe siē tha,
ndoshta njė rol mė i madh pėr njė brez tė ri politikanėsh,
pėrndryshe Shqipėria mund tė mbetet prapa vendeve tė tjera tė
rajonit. Analisti Bugajski i bėri kėto komente nė njė intervistė
dhėnė "Zėrit tė Amnerikės".
-
Sipas tij ėshtė e rėndėsishme qė politika tė mbahet nė kornizėn e
institucioneve dhe jo tė nxirret nė rrugė pėr tė mos lejuar krijimin
e njė situate tė rrezikshme.
-
"Tė protestosh nuk ka asgjė tė keqe, por mendoj se brenda kufijve tė
sistemit demokratik nuk duhet tė lejohet tė hyjsh me forcė nė
institucionet qeveritare apo nė parlament pėr tė zėvendėsuar me
dhunė njė udhėheqės tė caktuar politik", thotė Bugajski.
-
Ai shtoi se Shqipėria po qėndron nė vendnumėron dhe po kalon nga njė
minikrizė nė minikrizė tjetėr, nga njė akuzė nė nje tjetėr.
-
Po nė kėtė intervistė Bugajski shfaqi edhe qėndrimet e tij tė
njohura rreth statusit pėrfundimtar tė Kosovės, pėrkatėsisht
angazhimet e tij pėr pavarėsinė e saj.
-
-
-
Rivendoset prania
diplomatike amerikane nė Libi
-
-
Tripoli, 11 shkurt 2004
- Shtetet e Bashkuara
rivendosėn praninė e tyre diplomatike nė Libi, ndėrkohė qė
kryeministri britanik, Toni Bler, shpreson tė bėjė sė shpejti njė
vizitė nė kėtė vend afrikan nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr ta kthyer
atė nė gjirin e komunitetit ndėrkombėtar.
-
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi tė martėn se njė diplomat
amerikan po punon pranė ambasadės belge nė Tripoli, prania e parė
diplomatike amerikane nė atė vend qė nga viti 1980.
Zyrtarėt thonė se parashikojnė qė edhe diplomatė tė tjerė amerikanė
tė vizitojnė Libinė nė njė tė ardhme tė afėrt dhe qė Libia tė
vendosė sė shpejti praninė e saj diplomatike nė Uashington.
-
-
-
Asambleja Kombėtare
franceze shprehet pėr ndalimin e simboleve fetare nė shkollat
shtetėrore
-
-
Paris, 11 shkurt 2004
- Asambleja Kombėtare franceze u
shpreh me shumicė votash pėr ndalimin e simboleve fetare nėpėr
shkollat shtetėrore. Me kėtė hap mendohet se do t'u vihet pre
tensioneve mes minoriteteve fetare si hebrejve apo muslimanėve.
-
-
Bėhet fjalė pėr ndalimin e simboleve tė
tilla si kryqet, shamitė e kokės tė femrave muslimane, apo festet qė
mbajnė nė kokė besimtarėt ēifutė. Nxėnėsit qė nuk e respektojnė kėtė
rregull mund tė pėrjashtohen prej shkollės.
-
Kryetari i parlamentit Zhan Lui Debre tha se shkollat publike janė
njė vend ku mėsohet dhe jo vend pėr tė ushtruar veprimtari militante
fetare.
-
-
Kryeministri francez Zhan Piere Raferėn
e pėrshėndeti kėtė vendim. Sistemi i republikės franceze qė
parashikon njė ndarje tė prerė mes shtetit dhe festė mori njė
mbėshtetje tė fortė prej kėtij vendimi. Si instancė e fundit pritet
vendimi i senatit.
-
-
-
Nė Bagdad janė vrarė sot
44 ushtarė tė rinj irakianė
-
-
Bagdad, 11 shkurt 2004
- Njė atomobil bombė ka
shpėrthyer sot afėr qendrės sė rekrutimit tė ushtarėve tė rinj
irakianė nė Bagdad, duke vrarė 44 veta. Me kėtė sulm, bilanci i
pėrgjakshėm ėshtė - 100 tė vrarė brenda 24 orėve.
-
"Ka qenė njė sulm vetėvrasės nga njė njeri i vetėm", tha pėr
Rojterin koloneli amerikan Ralf Bejker. Shumica e viktimave ishin
rekrutė tė rinj.
-
"Ka qenė njė sulm kundėr irakianėve" tha Bejker. Automobili ishte i
mbushur me 300- 500 kg eksploziv plastik tė pėrzier me municion
artilerik, me "efekt vrasės" maksimal.
-
-
-
Uesli Klark ka heqė dorė
nga gara pėr kandidatin presidencial
-
-
Uashington, 11 shkurt 2004
- Ish-komandanti i NATO-s
Uesli Klark ka heqė dorė nga gara pėr kandidat tė Partisė
Demokratike pėr president tė SHBA-ve. Klark hoqi dorė nga
kandidatura pasi kandidati tjetėr Xhon Keri dje fitoi mė shumė vota
nė zgjedhjet partiake nė shtetet jugore Virxhinia dhe Tenesi.
-
-
Senatori Keri deri mė tash ka marrė
pėrkrahjen nė 12 nga 14 shtetet, ku deri mė tash janė mbajtur
zgjedhjet partiake pėr kandidatin presidencial amerikan nga radhjėt
e demokratėve.
-
-
-
Trupat izraelite kanė
vrarė sot tė paktėn 9 palestinezė
-
-
Gaza, 11 shkurt 2004
- Trupat izraelite kanė vrarė sot
tė paktėn 9 palestinezė nė qytetin e Gazės, duke akuzuar
ekstremistėt palestinezė se kishin hapur zjarr tė parėt. Forcat
izraelite kishin shkuar pėr tė shkatėrruar celulat militante
pėrgjegjėse pėr sulmet me granata nė kolonitė hebraike nė rripin e
Gazės.
-
Burimet palestineze thonė se ushtarėt izrealitė hynė nė kuartin
lindor tė qytetit Sixhaj dhe hapėn zjarr nė njė pikė policore
palestineze dhe vranė njė polic. Militantė tė armatosur palestinezė
luftuan kundėr izraelitėve, por me atė rast vriten edhe tetė
palestinezė tė tjerė, njofton Rojter.
-
-
-
Shpėrthim i ri nė Bagdad
- 25 irakianė tė vrarė
-
-
Bagdad, 11 shkurt 2004
- Njė makinė bombė ka shpėrthyer
nė qendėr tė kryeqytetit irakian, Bagdad, i dyti shpėrthim brenda dy
ditėsh. Njė zėdhėnės i forcave amerikane tha se 25 irakianė janė
vrarė nė shpėrthim, i cili ndodhi jashtė qendrės kryesore pėr
rekrutim tė Ushtrisė irakiane. Shpėrthimi u dėgjua nė gjithė
Bagdadin qendror.
-
Nuk ėshtė ende e qartė nėse ishte sulm vetėvrasės.
-
Shpėrthimi vjen njė ditė pasi pesėdhjetė veta, shumica civilė
irakianė, u vranė nė njė shpėrthim jashtė stacionit policor nė
qytetin Iskandarija nė jug tė Bagdadit. Shumica e tė vrarėve dhe tė
plagosurve nė shpėrthim po prisnin nė rradhė pėr tė aplikuar pėr
punė.
-
-
-
Ka arritur nė 47 numri i
viktimave nė sulmin e sotėm vetėvrasės nė qendėr tė Bagdadit
-
-
Bagdad, 11 shkurt 2004
- Ka arritur nė 47 numri i
viktimave nė sulmin e sotėm vetėvrasės me autobombė nė qendėr tė
Bagdadit, njofton Rojter.
-
Pėrfaqėsuesi ushtarak amerikan ka njoftuar se sulmi vetėvrasės ėshtė
kryer para qendrės sė rekrutimit ushtarak irakian, ku me qindra
njerėz pritnin tė paraqiten nė armatėn e re tė Irakut.
Zėdhėnėsi ushtarak amerikan ka thėnė se rebelėt po e ndryshojnė
taktikėn, duke sulmuar tani forcat irakiane tė sigurimit.
-
-
-
Kryeministri palestinez
ėshtė i gatshėm tė takohet me kryeministrin izraelit
-
-
Romė, 11 shkurt 2004
- Kryeministri palestinez Ahmad
Kurei ka deklaruar sot se ėshtė i gatshėm tė takohet me
kryeministrin izraelit Ariel Sharon kah fundi i shkurtit ose nė
fillim tė marsit. Ai njėherit paralajmėroi pėr pasojat e aksioneve
ushtarake izrealite sikur ai i kryer nė Rripin e Gazės ku u vranė 13
palestinezė.
-
"Nėse ēdo gjė do tė jetė nė rregull, jam i gatshėm pėr takimin me
Sharonin kah fundi i shkurtit ose fillimi i marsit", ka thėnė Korei
pas biseidemeve me shefin e diplomacisė italiane Franko Fratini.
-
-
-
Tė paktėn 13 palestinezė
tė vrarė
-
-
Gaza, 11 shkurt 2004
- Trupat izraelite kanė vrarė sot
tė paktėn 13 palestinezė dhe kanė plagosur 25 tė tjerė, gjatė
shkėmbimit tė zjarrit nė pjesėn lindore tė qytetit tė Gazės, thonė
dėshmitarėt dhe burimet spitalore.
-
Mjekėt thanė se 12 palestinezė, pėrfshirė edhe tė paktėn pesė
persona tė armatosur dhe njė polic janė vrarė nė kėtė qytet. Njė
tjetėr ishte vrarė gjatė ndėrhyrjes sė izraelitėve nė kampin e
refugjatėve Rafah.
-
Nė mesin e tė vrarėve ėshtė edhe Mohamed Hils (18), i biri i
Ahmedit, njė nga liderėt e organizatės Fatah tė Jaser Arafatit nė
Rripin e Gazės, njoftojnė agjencitė e lajmeve.
-
-
-
Hamasi i kėrcėnohet
Izraelit
-
-
Gaza, 11 shkurt 2004
- Organizata radikale palestineze
Hamas ėshtė kėrcėnuar sot me sulme tė reja kundėr izraeliėtve, si
pėrgjigje ndaj operacionit ushtarak izraelit nė qytetin e Gazės, nė
tė cilin janė vrarė tė paktėn 13 palestinezė.
-
"Rezistenca palestineze do t'ia japė armikut njė leksion qė nuk do
ta harrojė", ka deklaruar njė zyrtar i panjėjtėsuar i Hamasit.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|