|
11 shkurt 2004 / TN
Ēerēiz LOLOĒI
( Tiranė )
Kryeministri dhe kryetari i Partisė
Socialiste Fatos Nano ka vendosur tė pėrdorė rrugėn e forcės, tė
kundėrveprimit tė dhunshėm dhe tė militarizimit tė forcave tė sigurisė
(Policia e Shtetit, Garda e Republikės, Shėrbimi i Fshehtė i Shtetit)
kundrejt protestave paqėsore qė kėrkojnė njė zgjidhje paqėsore qė nuk
mund tė jetė tjetėr pėrveēse zgjedhje tė pėrgjithshme parlamentare me
njė qeveri apo jo tranzitore, por me njė kuadėr sa mė tė plotė
elektoral.
Njė masė e konsiderueshme qytetarėsh qė
nuk janė absolutisht anėtarė dhe simpatizantė tė Partisė Demokratike,
kanė treguar paqėsisht nė tubimin e fillim-shkurtit se janė tashmė njė
masė e madhe njerėzish, pėrfaqėsues tė tė gjithė mazhorancės
opozitare, qė kėrkojnė tė kenė njė shtet mė solid dhe me institucione
tė pavarura, duan qė tė mos nėpėrkėmben dhe tė zvarriten mė me kriza
dhe mosqeverisje; se i quajnė tė pavlefshme numrat parlamentarė qė
rrėzojnė dhe mbajnė qeveri sa pėr tė thėnė, qė nuk durojnė mė tė jenė
europianėt mė tė kontrolluar nė tė gjithė rajonin si dhe qė ndihen tė
poshtėruar prej varfėrisė dhe prej monopolit tė njė klike tė veēuar
shtetėrore.
Prova e parė e tė gjitha arsyeve tė
mėsipėrme ishte tubimi i paparashikueshėm i shtatė shkurtit tė kėtij
viti, por ai mund tė shndėrrohet edhe nė njė demonstrim masiv paqėsor
qė nuk do tė mjaftonte as gjithė gjatėsi/gjerėsia e bulevardit
"Dėshmorėt e Kombit".
Policia apo garda e Republikės e ka pėr
detyrė kushtetuese qė tė ruajnė institucionet, personalitetet dhe
rendin publik, por egėrsimi i disa falangave tė saj e bėn edhe mė
irritues grumbullin e protestuesve paqėsorė; akoma mė irrituese janė
qėndrimet e N/kryeministrit Namik Dokle, tė vetė kryeministrit Fatos
Nano si dhe tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm Gramoz Ruēi.
Tre drejtues tė lartė tė qeverisė dhe tė
PS-sė, qė mund tė jenė pėrfaqėsues tė pakontestueshėm tė tetėqind
kongresmenėve (pėrderisa nuk ka zgjedhje demokratike nuk mund tė
pėrcaktohet edhe pėrqindja e vėrtetė qė gėzojnė socialistėt nė shkallė
vendi), nuk mund tė sillen kaq papėrgjegjėsisht dhe nuk mund t'u
tregojnė "dhėmbėt" qytetarėve tė tyre kur tė gjithė treguesit janė
mjaft tė dobėt dhe kur nuk gjendet asgjė pozitive qė mund t'i mbajė
ende nė kėmbė.
Mirė vendoset nė njė mbledhje qeverie se
do tė financohet disafish mė shumė policia, garda, shėrbimi i fshehtė,
po ku do tė gjenden kėto para, nga do tė sigurohen kėto tė ardhura? A
kanė menduar kėta drejtues se sa do tė rezistojnė nė njė seri
protestash paqėsore? Duke kėrcėnuar me terma tė pėrgjithshėm "ruajtje
shteti" dhe "ruajtje institucionesh", a janė ata vėrtet nė gjendje tė
pėrballojnė protesta tė vazhdueshme nė Tiranė dhe nė tė gjitha qytetet
e vendit?
Protestuesit e dymijė e katrės nuk janė as
ata tė nėntėdhjetė e njėshit dhe as tė viteve tė tjera tė
grumbullimeve dhe manifestimeve popullore; opozita shqiptare
gjithashtu nuk ėshtė mė ajo e kohėve tė shkuara; veprimet e zgjuara tė
tė dy palėve e bėjnė tashmė tė vėshtirė qėndrimin e mėtejshėm tė
kabinetit tė zotit Nano.
Tashmė e dinė tė gjithė se rėnia e parė e
qeverisė Nano erdhi prej vetė socialistėve; edhe dy qeveritė e tjera
socialiste ranė po prej tyre dhe nė kėtė rėnie-ngritje nė njė periudhė
gjashtė-shtatėvjeēare kanė mbetur nė mes njė sėrė investimesh, ka
mbetur pezull nėnshkrimi i marrėveshjes sė Asociim -Stabilizimit,
vendi pėrjeton tragjedi tė dukshme tė tipit Karaburun ku humbin jetė
njerėzish, por atė po e gėrryejnė tragjeditė mė tė frikshme si ajo e
varfėrisė, e mungesės sė kushteve mė elementare tė jetesės, e hendekut
social dhe e njė disniveli qė mund tė kalojė deri nė njė shpėrthim
social.
Ka tashmė shumė shembuj kur vende me
resurse dhe me potenciale mė tė mėdha se Shqipėria, kur nuk kanė
pranuar zgjidhjen politike dhe janė agresuar me shtetasit e vet, kanė
rėnė nė mėnyrė tė papritur; kėtė kumt mė shumė se kushdo duhet ta
kuptojė pjesa e ndėrgjegjshme dhe e pėrgjegjshme e socialistėve nė tė
gjitha nivelet.
|