|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Vizitė e suksesshme e serbėve tė zhvendosur nė fshatin Livadicė

 
 

 
Podujevė, 11 shkurt 2004 (TN)  – Grupi Punues Komunal pėr kthimin e personave tė zhvendosur nė takimin e sotėm vlerėsoi tė suksesshme vizitėn e gjashtė serbėve nė fshatin Livadicė e cila u realizua gjatė ditės sė djeshme.
 
Pėrfaqėsuesi e KFOR-it dhe tė SHPK-sė raportuan pėr gjendjen e qetė tė sigurisė qė po mbretėron nė komunėn e Podujevės. Kurse pėrfaqėsuesja e UNHCR-it znj.
 
Paula Babos raportoi pėr vizitėn “Shko dhe shiko” e cila ishte shumė mirė e organizuar dhe e realizuar pa kurrfarė problemi. “Vizita nė Livadicė ishte shumė e mirė dhe njerėzit qė vizituan fshatin ishin tė lumtur qė u kthyen nė vendet e tyre dhe vizituan pronat, varret si dhe u takuan me fqinjėt”, tha pėrfaqėsuesi i serbėve Millomir Jovanoviq duke pohuar se ky ishte mendim i gjithė pjesėmarrėsve tė vizitės.
 
Zv. kryetari i komunės Agim Kikaj kėrkoi nga GPK qė tė mos keqinterpretohen pėrpjekjet  pėr krijimin e atmosferės e cila ėshtė ndėrtuar nė GPK por edhe nė Komisionin Punues si dhe vlerėsoi se vizita e suksesshme e projektit “Shko dhe shiko” ėshtė rezultat i pėrbashkėt.
 
Kikaj kėrkoi pėrgjegjėsi nga pjesėmarrėsit nė mėnyrė qė tė mos shkaktohet kundėrefekt pėr personat e zhvendosur me deklarata tė papėrgjegjshme pėr publikun dhe mediat.
 
Nė takimin e sotėm tė Grupit Punues Komunal – GPK pėr kthimin e tė zhvendosurve pos anėtarėve tė GPK morėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė UNHCR-it, KFOR-it, NKMDLNJ-sė, SHPK-sė, subjekteve politike tė komunės, Care international, etj, ndėrkaq qė ishte e habitshme mungesa e organizatorėve tė vizitės, Kėshillit Danez pėr Refugjatė dhe UMCOR-it.

 


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.