| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
| |
ULNI TYTAT, JU KEMI PARĖ! |
|
|
|
|
|
|
|
|
- 10
shkurt 2004 / TN
-
-
Lajmi i kėtyre ditėve qė burime tė larta tė policisė
sė UNMIK-ut e bėnė publik se tre zyrtarė tė LDK-sė janė tė
kėrcėnuar seriozisht me vrasje nga grupe tė organizuara, tronditi
skenėn politike tė Kosovės dhe mė gjerė. Situatėn e trazuar e tundi
edhe mė shumė Ēapell, i cili nuk e mohoi lajmin e dhėnė nė Zėri ».
Shkurt, kėsaj radhe, qėllimit tė zi tė kriminelėve, policia e
UNMIK-ut iu pėrgjigj me ugur tė bardh duke i zbuluar para kryerjes
sė veprės.
-
-
Shkruan : Skifter KRONI
-
-
Me arsye, ky lajm shqetėsoi tė gjithė shqiptarėt,
por mė sė shumti radhėt e LDK-sė. Spekulimet se kush ėshtė tash nė
shėnjestėr tė kriminelėve po vazhdojnė. Pėrveē spekulimeve, nuk mund
tė thuhet se nė qarqet e ngushta tė LDK-sė nuk dihet se kush ėshtė
seriozisht i kėrcėnuar nga kėto grupe tė organizuara
kriminelėsh. Dihet se tė tre kėta zyrtarė ushtrojnė poste tė
rėndėsishme nė institucionet lokale dhe nacionale tė Kosovės. Tė
tretė, sidomos njėri prej tyre, moti kanė krijuar emėr nė
historikun kombėtar, tė cilin po e pasurojnė ēdo ditė. Por, a do tė
lejojė LDK me 400.000 anėtarėt e saj qė grupe tė organizuara
kriminelėsh tia pushkatojnė zyrtarėt e devotshėm edhe mė tutje. Kur
themi kėshtu, nuk mendojmė qė duhet ndezur luftėn civile nė
Kosovė, tė cilėn disa herė, me gojėn e Baton Haxhiut, e ka
promovuar RTK. Luftė jo, por organizim dhe syqeltėsi gjithsesi. Ēdo
gjė dhe ēdokush i dyshimt duhet tė denoncohet te organet kompetente
tė sigurisė, por gjithnjė duke pasur kujdes qė policia e UNMIK-ut
mos tė pengohet nė kryerjen e detyrave tė saj.
-
-
Disa pyetje dhe konstatime
-
-
Sidoqoftė, ky lajm duke qenė i trishtueshėm, nė vetė
pėrmbajtjen e tij, sepse paralajmėron vrasje, shtron edhe shumė
pyetje:
-
Nėse nuk i takojnė ndonjė strukture tė organizuar,
me tė drejtė shtrohet pyetja, nėn urdhėrinė e kujt veprojnė kėto
grupe tė organizuara kriminelėsh?
-
-
- A janė grupe tė reja, apo edhe mė herėt kanė
vepruar dhe kryer vrasje politike nė Kosovė?
-
- A kanė lidhje me padronėt partiak tė atyre qė
vranė Ukė Bytyēin etj., apo me ata qė sulmuan natėn familjen Musa
nga Strellci i Deēanit?
-
- Ēlidhje kanė kėto grupe tė organizuara
kriminelėsh me SHIKun e socialistėve tė Nanos dhe me MUP-in e
Serbisė.
-
- A mund tė jenė mė tė shkathta se policia e
UNMIK-ut, etj.,?
-
-
Pyetjet mund tė mos kend fund, aq mė tepėr, kur
dihet se kėtij lajmi i paraprinė disa gjėra tepėr tė dyshimta si:
bastisja, kohė mė parė, e shtėpisė sė Sheremet Ahmetit tė SHPK-sė
dhe zėvėndėsit tė tij, Destan Thaēit, sulmet e Jakup Krasniqit
drejtuar ndaj Kryeparlamentarit Daci pėr keqpėrdorim tė parave pėr
tenderin e renovimit tė Parlamentit tė Kosovės. Daci si duket nuk i
ka lejuar Jakupit dhe shokėve tė pararojės sė OMLK-sė (Organizata
Marksiste Leniniste e Kosvės) tė mirren me renovimin e Parlamentit
dhe kėshtu e ka shpetuar kėtė institucion nga vendosja e mjeteve
pėrgjuese nga ana e shokėve. Pastaj, braktisja e vendeve tė punės
sė policėve tė SHPK-sė e organizuar qėllimisht nga ministry i
Sherbimeve Publike.
-
-
Reagimet e partive politike
-
-
Ėshtė krejt normale, qė pas njė lajmi lemeritės,
gazetarėt e mediave tė shkruara dhe elektronike vrapuan drejtė
selive tė partive politike.
-
-
Nė pyetjen e gazetarėve pėr tė ditur diēka mė shumė
pėr kėtė lajm, derisa Lulzim Zeneli i LDK-sė fliste qetė duke i
bėrė kėrkesė policies sė UNMIK-ut tė jap mė shumė detaje, Hydajet
Hyseni i PDK-sė ishte shumė i shqetėsuar. Lajmin e kualifikoi si
fantastiko-politik!!! Ndoshta ka menduar tė thotė
fantastiko-policor? Nė vazhdim vajtoi, duke holluar buzėt, me atė
fjalorin e pasur tė tij déją vu. Hyda edhe pse nuk di tjetėr
shprehje nė frengjisht, dukej shumė i shqetėsuar. Ka arsye Hyda tė
shqetėsohet. Kaq !
-
-
Po HashimThaēi !? Kryetari PDK-sė, Hashim Thaēi,
kurrė nuk e ka denuar asnjė vrasje politike nė Kosovė. Ēėshtė e
vėrteta, ai ka deklaruar disa herė se « vrasjet nė Kosovė janė tė
denueshme », por kurrė dhe nė asnjė rast nuk i ka denuar nė emėr tė
vet dhe tė partisė sė tij. Pėrmbajtja e sintagmave : « vrasjet nė
Kosovė janė tė denueshme » dhe « vrasjet politike nė Kosovė i denoj
nė emėrin tim dhe tė partisė time » kanė dallim cilėsor. Por ai qė
ka pėrpiluar lista vrasjesh dikur pėr tė ardhur nė pushtet me dhune
e me vrasje, a ka fytyrė dhe guxim ta nderrojė fjalorin duke
ndėrruar edhe kursin ? Jo. Edhe po tė kishte « fytyrė », guxim
kurrėsesi, sepse ua ka frikėn atyre, qė pamerita, e sollėn nė
pushtetin e QPK-sė. Nė tė vėrtetė, Thaēi para ca kohe ka qenė
« musafir » i Kastriot Islamit dhe sa herė mprehen thikat pėr
Kosovėn, ai gjindet me udhėheqėsit e « Komiteteve tė Shpetimit
Kombėtar » tė vitit 1997.
-
-
Nė tė vėrtetė, pas kthimit nga lutja e mėngjesit nė
SHBA, nė vend tė Thaēit, foli Kryeministri Rexhepi dhe tha se « do
tė kėrkoj mė shumė detale pėr kėtė lajm nga policia e UNMIK-ut ».
Kjo deklaratė ishte pėr konsum tė publikut baritor, sepse Rexhepi e
di qė policia e UNMIK-ut nuk i jep atij llogari.
-
-
Shumė i tronditur u duk zėdhėnėsi i AAK-sė, Ernest
Luma ! Ai akuzoi policinė e UNMIK-ut se duke pėrhapur lajme tė
kėtilla « po favorizon LDK-nė dhe po ushtron terror psikologjik mbi
partitė tjera » (PDK, AAK, LKQK dhe nėnen e tyre LPK). Nė ēdo shtet
ku sundon ligji, Ernest Luma, pėr akuzat e pabaza drejtuar policisė
do tė pėrgjigjej para ligjit. Por, si duket « rreziku pėr vrasje »
qė u kanoset tre zyrtarėve tė LDK-sė ėshtė i madh, saqė policia e
UMIK-ut ska kohė tė mirret me llomotitjet e Ernestit.
-
-
Megjithatė, do tė ishte mirė qė Ramush Haradini tė
thotė ndonjė fjalė pėr « Shqiponjat e zeza ». A veprojnė ato ende nė
Rrafshin e Dukagjinit, sidomos nė trekėndshin : Deēan-Klinė-Pejė ? A
i kanė ndėrruar maskatė ? Si dallohen nga pjestarėt e AKSH-sė ?
Ramushi duhet tė tregojė edhe kush i nget furgonėt me xhama tė
errėt, tė paregjistruar, nėpėr fshtrat e Deēanit, kah kanė ardhur
ata ēuna me koka tė rruara dhe kush i paguan ?
-
-
Drejtimi i (pa) njohur
-
-
Prej vrasjes sė parė tė gazetarit Ali Ukaj nė Tiranė
e deri te lajmi i fundit i policisė sė UNMIK-ut nė « Zėri », populli
herė me zė, herė me pėshpėrimė kėto vrasje i ka cilėsuar politike.
Pėrveē nė ndonjė rast tė rrallė, tė gjithė tė vrarėt kanė qenė
aktivistė tė dalluar tė LDK-sė, ose simpatizantė tė flaktė tė saj.
Kriminelėt pas akateve makabre, pothuajse gjithnjė, « kanė ikur nė
drejtim tė (pa) njohur » edhe pse populli ua ka parė gjithnjė tutat.
Nė mungesė tė kurajos pėr ti denoncuar te organet e sigurisė, nė
tri votimet e pasluftės, kriminelėve dhe padronėve partiak tė tyre
ua ka dhėnė denimin e merituar.
-
-
Kriminelė, ju mund tė lini akoma fėmijė jetimė, por
planin e punuar nė Gjermani, para luftės, pėr shkatėrrimin e LDK-sė
jau kemi djegur.
-
-
Kriminelė, ulni tutat se ju kemi parė. Tash, iu ka parė edhe
policia e UNMIK-ut. Ikja nė drejtim tė (pa) njohur ėshtė rrugė
njėkahėshe !
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|