|
-
10 shkurt 2004 / TN
-
-
Si nė Kosovė, Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni akoma nuk kanė
ndryshuar konditat apo natyra e ndryshimeve tė parapara nė favor tė
interesit nacional shqiptar. Kjo zhagitje do tė zgjasė edhe njė kohė
bukur tė gjatė, pėrderisa elitat politike shqiptare do ta kuptojnė
rėndėsinė dhe domethėnien qė ka sajimi dhe implementimi i
strategjisė sė pėrbashkėt pėr realizimin dhe mbrojtjen e interesit
nacional kuptohet, brenda procedurave dhe proceseve politike
demokratike
-
-
Shkruan: Dr. Nehat SADIKU
-
-
Kohėve
tė fundit shpesh dėgjojmė se jemi bėrė pjesė e karrocės sė
moskujdesit tė duhur ndaj interesit nacional tė popullit shqiptar
nė Maqedoni. Tė shumtė janė ata intelektualė shqiptarė qė janė tė
dėshpėruar ndaj politikės sė elitave shqiptare, ndėrkohė qė tė paktė
janė ekspertėt e ndryshėm politik, ekonomik dhe financiarė qė mund
t'i gjesh nė administratė apo nė institucione. Mė tė mirėt qysh moti
janė larguar prej trojeve etnike shqiptare. Njė shtet qė ndaj elitės
intelektuale sillet nė mėnyrė diskriminuese dhe shpartalluese, ai
shtet nuk ėshtė shtet, por shpellė tmerri dhe lemerie shpirtėrore.
-
-
Interesi nacional duhet tė paraqes avancimin dhe afirmimin e
proceseve tė ndėrtimit/ngritjes sė nacionit, si dhe aftėsinė e
(ri)definimit tė interesit tė tij; pas kėsaj duhet tė vijojė momenti
kur bėhet fjalė pėr ruajtjen e nacionit tė afirmuar, pėr qeverisjen
e tij efektive etj. Ndėrtimi dhe mbrojtja e nacionit vlejnė si
elemente kompatibile tė ēfarėdo interesi nacional. Te shqiptarėt nė
Maqedoni dhe te kombi shqiptar nė pėrgjithėsi kėto rrjedhin nga
rezistenca kulturore gjatė 250 viteve tė fundit, ndėrkohė qė kjo
rezistencė pikėn e saj kulminante tė zhvillimit tė vet e ka arritur
nė fillim tė viteve 80-ta dhe, pastaj, pjesėrisht bartet nė vitet
e 90-ta dhe tanimė sėrish aktualizohet edhe mė shumė, duke i
pėrfshirė tė gjitha pjesėt etnike shqiptare sipas njė logjike
zik-zake tokviliane.
-
-
Kemi
pasur disa raste tė organizimit tė referendumeve, aprovimit tė
kushtetutave dhe, sė fundi, organizim tė rezistimit me karakter
ēlirimtar dhe emancipues. Elitat politike shqiptare, si zakonisht,
materialin e tyre shpirtėror nė ndėrtimin e nacionit e bartin prej
historisė sonė kombėtare, kushtetutave, legjislacionit dhe prej
marrėveshjeve ndėrkombėtare. Teza ime ėshtė: se akoma nuk ka
pėrfunduar procesi i formimit dhe ndėrtimit tė nacionit te
shqiptarėt nė Ballkan.
-
-
Ēka
pas hapave fillestarė?
-
-
Pas
kėtyre hapave fillestarė interesi nacional pasurohet, rishtohet,
por mund edhe tė revidohet, duke iu pėrshtatur konditave tė ndryshme
etj. Te elementet kryesore tė interesit nacional bėjnė pjesė edhe
procedurat demokratike, me anė tė tė cilave mund tė sajohen
ndryshimet e parapara. Pas hapave konkrete fillestare nėse ėshtė
e lejueshme qė interesin nacional ta personifikojmė vjen deri te
komplikimi i strukturės sė vetė interesit nacional. Mund tė flasim
pėr pėrbėrjen e tij, elementet themelore dhe ato tė dorės sė dytė
etj. Ėshtė e domosdoshme qė tė vijė deri te definimi i funksionit
apo pėrdorimit tė interesit nacional.
-
-
Nė
esencė shikuar, mund tė flasim pėr interesin nacional tė njė
nacioni apo shteti vetėm pėr nga aspekti i jashtėm, nė raport ndaj
nacioneve tė tjera. Interesi nacional i shqiptarėve duhet tė
funksionojė nė krahasim me interesat nacionale tė shteteve tė tjera.
Pėr interesin nacional shqiptar nė marrėdhėniet ndėrkombėtare duhet
tė kujdesen strukturat e autorizuara shtetėrore qė merren me
politikėn e jashtme. Interesi nacional formohet brenda njė shteti
pėrmes procedurave tė duhura demokratike, tė cilat nė marrėdhėniet
ndėrkombėtare i pėrfaqėsojnė institucionet e mirėfillta shtetėrore
dhe pėrfaqėsuesit e tyre. Brenda njė shteti, nė politikėn e
brendshme, si zakonisht, nuk flasim pėr interesin nacional apo
shtetėror, por pėr interesin e pėrgjithshėm, interesin publik, qė
parimisht formohet nė mėnyrė tė njėjtė sikurse edhe interesi
shtetėror.
-
-
Ku
qėndron dallimi ndėrmjet interesit shtetėror apo nacional, siē e
prezantojmė nė raport me shtetet tjera dhe interesit tė pėrgjithshėm
apo publik? Te tė dyja kėto raste bėhet fjalė pėr instruksionet
(urdhrat), porositė, vlerat, politikėn ... qė i pėrkrah shumica e
shtetasve. A mund tė vijė deri nė kundėrshti ndėrmjet kėtyre
relacioneve, tė themi, pėr atė qė e pėrkrahim pėr pėrdorimin nė
shtėpi dhe atė qė e paraqesim apo prezantojmė jashtė shtetit? A
vlejnė standardet e dyfishta si pėr politikėn e brendshme dhe atė tė
jashtme?
-
-
Me
plot tė drejtė mund tė them se ekzistimi i koncensusit politik dhe
shoqėror ndėrmjet politikės sė brendshme dhe asaj tė jashtmes
paraqet njėfarė vėrtetimi tė kredibilitetit shtetėror dhe kjo vlen
si pjesė e pandashme apo gjenerike e interesit shtetėror. Mund tė
themi me plot tė drejtė se interesi shtetėror (qė e prezanton apo
pėrfaqėson politika e jashtme) ka pėrparėsi tė dukshme para
interesit publik, d.m.th. para politikės vendore, le tė jetė ajo
edhe aq shumė e rregulluar demokratikisht. Do t'i pėrmendi disa
shembuj, si prej historisė sonė kombėtare, ashtu dhe prej
historisė botėrore, por edhe prej shembujve tė tanishėm, aktualė.
-
-
Represioni i brendshėm
-
-
Pėr
Shqipėrinė dhe ish-RSFJ (edhe pėr shumė ish-shtete tė tjera
komuniste) qe e njohur se nė marrėdhėniet ndėrkombėtare
deklaroheshin si shtete liridashėse dhe progresive, pėrderisa nė
marrėdhėniet e brendshme qenė tejet represive represive ndaj
shtetasve tė vet. Kėtė politikė diskriminuese, shkombėtarizuese
vazhduan ta sajojnė dhe ta implementojnė me forma dhe mėnyra tjera
edhe regjimi i Millosheviqit dhe regjimi i Kiro Gligorovit. Disa
prej shteteve tė mėdha, siē janė SHBA, e kritikonin - duke pasur dhe
praktikuar standardet mė tė larta demokratike nė vend, ato udhėhoqėn
njė politikė tė jashtme jodemokratike.
-
-
Prej
kėtyre shembujve dhe shembujve tė tjerė tė ngjashėm, mund tė
konstatojmė se nė botėn moderne akoma ekzistojnė rastet e
standardeve tė dyfishta (do tė ishte e logjikshme nėse do tė thoshim
se nė rastet e kėtilla shtetet dekredibilizohen dhe delegjitimizohen
nė marrėdhėniet politike ndėrkombėtare) - diku duhet tė ekzistojė
ishulli i rrenave, ose nė shtėpi, ose jashtė. Problemi ėshtė edhe
mė i komplikuar sesa ky qė jepet (dhe duket) nė shikim tė parė. Le
ta parashtroj tezėn e parė, se dallimi ndėrmjet interesit nacional
dhe publik, ndėrmjet politikės sė jashtme dhe tė brendshme... p.sh.
mund ta sqarojmė si me interesat afatshkurtėra dhe ato afatgjate.
Prej kėtij konstatimi rrjedh edhe teza e dytė se shtetet nė
marrėdhėniet ndėrkombėtare i pėrfaqėsojnė interesat e tyre
afatgjate. Nėse pėr kėto ēėshtje mund tė mendojmė nė kėtė mėnyrė,
nuk ėshtė e njėjtė se a flasim pėr interesin publik ( tė
pėrgjithshėm, tė shumicės apo tė pėrbashkėt...) apo pėr interesin
shtetėror/nacional; dhe kjo shumė shpejt mund tė ndodhė qė nė njė
shtet interesat afatshkurtėra t'i prezantojmė si ato afatgjate dhe e
kundėrta.
-
-
Si
mund tė ruhet prona shqiptare nė BE nėse vlen qarkullimi i lirė i
kapitalit, i mallrave dhe i njerėzve? Pėr shembull, populli shumicė
me anė tė mbivotimit nė Parlament e sjell ligjin pėr kufizimin e
disponimit tė pronės shtetėrore. A mund disponimin e lirė mbi pronėn
tia huazosh sektorit privat shqiptar? Kush mund tė garantojė se
pronėn tuaj (pėr para tė majme) nuk do tia shitni tė huajve? Ēfarė
garancish kanė pronarėt shqiptarė tė cilėt nuk do tė sillen me
kujdes me pronėn e tyre nė krahasim me tė huajtė? A mundet
mėnjanuar mundėsinė qė pronarėt vendas do tė kishin qenė mė pak tė
kujdeshėm ndaj tė punėsuarėve sesa tė huajtė? A posedojnė mjaft
mjete financiare shqiptarėt nė Maqedoni qė tė marrin pjesė nė
blerjen e bankave apo ndėrmarrjeve me rėndėsi? Kush janė ata blerės?
A mund tė vijė deri tek bartja e kapitalit tė ri nė Maqedoni, me anė
tė tė cilit do tė hapeshin vendet e reja tė punės, do tė rritej
produktiviteti, duke garantuar rritjen sa mė tė madhe tė shkallės sė
rritjes ekonomike?
-
-
Ndoshta elitave politike nuk u shkojnė kaq mirė punėt sa mezi presin
organizimin e konferencės ndėrkombėtare donatore, mezi presin sasitė
e reja tė kapitalit dhe ardhjes sė investitorėve tė huaj? Dominon
qėndrimi se ekonomia nė Maqedoni akoma mban fshehur potencialet e
saja pėr rizhvillim? Elitave politike nuk u mungojnė as fjalėt se
akoma ekziston hapėsira pėr zhvillimin nė fushėn e turizmit,
ekologjisė, shėndetėsisė, kulturės, bankave dhe hazardimit? Ndoshta
interesi nacional i shqiptarėve tė Maqedonisė paraqet vetėm njė
frazė, me anė tė sė cilės disa prej afaristėve politik mundohen ta
detyrojnė ta dėbojnė tėrė konkurrencėn dhe tė mbeten mbretėr nė
labirintin e kotėsisė? Ndoshta dikush gjatė kohėve tė fundit ėshtė
munduar ta definojė apo ta revidojė interesin nacional tė
shqiptarėve tė Maqedonisė? A mund ta definojnė kush kujt i mėteket
apo vetėm afaristėt ēlirimtarė dhe ish-ushtarakė apo afaristėt
politikė apo, sė bashku, pėr tė mirėn e tė gjithėve?
-
-
Vlera
e shtegtimit
-
-
Interesi nacional apo shtetėror nė tė kaluarėn (pak a shumė gjatė
periudhave tė ndryshme autoritare) tregohet si njė vlerė madhore, e
ēuditshme, e paprekshme dhe e padiskutueshme, vlerė e fundit dhe si
e pėrfunduar nė zhvillimin e saj gjeneriko-etimologjik. Duke qenė i
karakterizuar si njė nocion i realizuar, nuk mund tė bėhej objekt
studimi, por u shndėrrua pėr shqiptarėt nė ish-Jugosllavi dhe
Shqipėri si tabu temė dhe ēėshtje e besimit apo vlerė shtegtimi.
Ashtu qė interesi nacional/shtetėror gjatė kohėrave komuniste u
definua me diktatin dhe diktaturėn e Partisė dhe megalomaninė e tė
mėdhenjėve, duke u bazuar pėr nga njėra anė te konstruktet e shumta
teorike dhe historike, dhe tek mekanizmat e shumtė me karakter
represiv dhe ndėrkombėtar (lokale, internacionale...).
-
-
Nė
demokraci, interesi nacional/shtetėror definohet nė procesin e
kompeticionit tė porosive tė ndryshme apo obcioneve politike, ku
kanė pėrparėsi porositė apo obcionet e pėrditshme dhe praktike nė
lidhje me prosperitetin, jetėn e lumtur dhe sigurinė. Ndoshta
kundėrshtarėt e blerjeve tė disa ndėrmarjeve vendase prej tė huajve
e vėrtetuan tezėn e tyre pėr procedurat demokratike tė qeverive qė
quhen demokratike, por qė nė realitet nuk paraqesin gjė prej fjalės
demokratike? Apo mjetet e fituara prej shitjes sė "Telekomit" mė sė
miri do tė pėrdoreshin pėr ekzaminimin e bashkėshtetasve apo hapjes
sė vendeve tė reja tė punės dhe ikjes sė procesit regresiv dhe
dekadencial tė militarizimit tė shtetit dhe shoqėrisė?
-
-
Nėse e
perceptojmė argumentin se shqiptarėt nė Maqedoni deri nė ditėt e
sotme (kuptohet, pas shpalljes zyrtare tė njėnashme tė tė gjitha
veprimeve me karakter shtetformues nga elita politike maqedonase
pavarėsisė, kushtetutės etj.etj) nuk kemi mundur zyrtarisht ta
shpallim interesin tonė nacional, por jemi kėnaqur me apologjinė
dhe ideologjemin e realizimit tė interesave tona pak a shumė
brenda kontekstit jugosllav tė vėllazėrim - bashkimit, rolit
prirės tė partisė komuniste dhe nė suazat e lėvizjes ndėrkombėtare
punėtore dhe me shtesat e vetėqeverisjes socialiste dhe mbetjes
jashtė blloqeve imperialiste. Le tė mundohemi ta pėrshkruajmė
historinė politike tė shqiptarėve para vitit 1991 nė mėnyrė
objektive dhe tė logjikshme, shumė rėndė do ta vėrtetonim tezėn, se
shqiptarėt nė kėto krijesa artificiale shtetėrore kemi jetuar nė
pajtim me interesat tona apo nė pajtim me vullnetin e shumicės sė
kombit shqiptar pėr nga ana tjetėr po ashtu ėshtė rėndė pėr ta
vėrtetuar, se nuk kemi jetuar nė pajtim me mundėsitė tona.
-
-
Sot
dhe nė tė ardhmen
-
-
Shqiptarėt nė Shqipėri patėn jetuar brenda regjimit komunist, i cili
vendin e shndėrroi nė njė istikam dhe shpellė tė varfėrisė,
moszhvillimit ekonomik dhe shkatėrrimit tė elementeve tė interesit
nacional shqiptar. Te shqiptarėt nė ish-Jugosllavi ekzistonin
mundėsitė reale akoma tė pashfrytėzuara, potencialet e ndrydhura,
por para viteve tė nėntėdhjeta ato nuk mund tė vinin nė shprehje.
Nuk mund tė afirmoheshin, sepse nuk ekzistonte askush qė do tė
fillonte me procedurat pėr formimin e interesit nacional, ndėrsa
aktivitetet e kėtilla qenė tė rrezikshme, tė ndaluara, sankcionuese,
duke i marrė parasysh rrethanat objektive ndėrkombėtare, tė
destinuara pėr tė mos pasur sukses.
-
-
Deri
nė fillim tė viteve nėntėdhjetė nė Kosovė elita politike serbe e
ndėrtoi njėrin prej kampeve tė fundit tė pėrqendrimit nė Evropė,
ndėrsa nė Maqedoni elita politike maqedonase vazhdoi me politikėn
diskriminuese dhe shkombėtarizuese deri nė ditėt e sotme. Si nė
Kosovė, Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni akoma nuk kanė ndryshuar
konditat apo natyra e ndryshimeve tė parapara nė favor tė interesit
nacional shqiptar. Kjo zhagitje do tė zgjasė edhe njė kohė bukur tė
gjatė, pėrderisa elitat politike shqiptare do ta kuptojnė rėndėsinė
dhe domethėnien qė ka sajimi dhe implementimi i strategjisė sė
pėrbashkėt pėr realizimin dhe mbrojtjen e interesit nacional
kuptohet, brenda procedurave dhe proceseve politike demokratike.
|
|