|
- 10 shkurt 2004 / TN
-
- Nga
Miranda HAXHIA
-
-
Njė
herė moti, dyshimi dhe vullneti pėr tė thėnė tė mirėn ishte i keq.
Ēfarė dyzimi fatal, ēfarė kohė dyfytyrėsie! Sheh gėzimin njerėzor
dhe tė vjen turp qė e sheh, sheh hidhėrimin dhe pikėllimin njerėzor
dhe u dėshiron njerėzve gėzim. Tundohesh tė ndash me ta gėzimin, e
ndjen veten nė faj pėr njerėzit e privuar dhe i urren tė tjerėt pėr
mungesi shpirti. Krimineli i zbehtė tani del me gėrma tė mėdha nė
faqen e parė tė gazetės. Sapo hap sytė njeriu sheh dhe mbėrthehet
nga trauma e vrasjes, vetvrasjes, lajmit qė tė pėrēon indikatorė tė
rrezikshėm nė kujtesė.
-
-
Pėrfytyrimet e zbehin mė pas njeriun dhe ai bėhet i denjė pėr njė
veprim. Mė tej, si do ta durojė veprimin, si tia vėrė emrin kėtij
veprimi, si vlerė apo si antivlerė, si drejtėsi apo padrejtėsi, si
drejtpeshim apo hakmarrje ordinere, kjo ėshtė njė e pashkruar, ėshtė
njė proces i cili me dhe pa vetėdije po pėrcillet shtresė mė shtresė
duke rrezikuar precedentin e normales mbi kėtė fenomen jonormal.
Duke zmadhuar efektin e njė prostitute prej mishi e gjaku, njerėzit
harrojnė se tė gjithė janė nėn efektin e perqeshjes dhe talljes nga
njė tjetėr lloj prostitute, abstraksion rrėnqethės, me permasa tė
paimagjinueshme, me fytyrė tė paperceptueshme, por qė duke u
zvogėluar mėnyra si ajo ngjizet nė jetėn e Shqipėrisė, nderohet,
respektohet, i thuren lavde dhe i bėhen ndere sikur tė ishte kupola
e ndershmėrisė.
-
-
Kjo
ėshtė politika dhe apolitika, kjo ėshtė vallja, ku luajnė si tė
marrė deri sa djersijnė tė njėjtėt njerėz; dalin nga loja sapo
lodhen pak, rihyjnė sėrish pasi kanė marrė fuqi. Uff! Shumė pak
kulturė, shumė pak analizė, koment, shumė pak jetė nė pėrballjen e
parė tė ditės, sikur tė ishim mbledhur nė njė kafaz eksperimentues
ku vihen nė provė qeveri, ministra sikur tė ishin minj tė bardhė
laboratori. Kur kalon prova e parė eksperimentet kryhen edhe mbi
njerėzit e varfėr, duke i pėrdorur si termometra pėr tė matur
temperaturėn e harresės apo tė faljes. Dhe nė fund tė fundit janė po
ideatorėt e eksperimentit makabėr qė vet falin, vet risjelllin, vet
shtyjnė, vet pėrēmojnė. Gjithēka nė njė rreth vicioz: marr- jap;
flirt- demaskim dashuri tradhėti- bashkėjetesė azil, duke i
dhėnė pamjen mė tė veēantė dhe mė origjinale politikės shqiptare e
cila i ndėrron fytyrat dhe postet sikur tė ishin rroba qė i
pėrshtaten modės. (po tė ishin gra, do mendoja se Angjeli, Fino
etj.,kanė qėnė ca muaj me leje lindje. Do ishte mė e lehtė pėr tė
besuar ruajtjen e postit?!)
-
-
Mbetesh e trullosur nga zhurma e njerėzve tė mėdhenj, ministra,
sharlatanė, politikanė, gaztorė e tragjedianė, pickohesh nga thumbat
e tė vegjėlve qė zhgarravisin me pasion e plot epsh paditurie
shkarrashkrime e bukurshkrime pėr njė parti a pėr njė qeveri, kur
tė gjithė e dimė qė edhe pema e heshtur nuk ka mė shumė gjethe qė
bien nė vjeshtė e rilindin nė pranverė, sa ministra puthen e urrehen
nė Shqipėri brenda njė stine. Plot me miza tregu ėshtė mbushur
Shqipėria, pikėrisht, aty, ndihet zhurma mė e madhe e komedianėve tė
mėdhenj dhe zhuzhurima e roitja e mizave helmuese, duke krijuar
perversitetin poltik mė precedent, njė megallomani e shoqėruar nga
mbipesha e krruajtja nė lėkurė pėr shkak tė sėmundjes tipike
shqiptare le e rritur nė Shqipėri me emrin e pavaksinuar
sahanlėpirės.
-
-
Tė
gjithė flasin, ulėrasin, bėrtasin, dinjitet mė shumė ka mali. Tė
gjithė duan tė arrijnė fronin, sikur mbi fron tė qe ulur vet
lumturia! Shpesh mbi fron ulet balta madje shpesh froni qėndron
mbi baltė. Njerėzit i ka lodhur kjo luftė, e tani nuk mbetet gjė
tjetėr veē lodhjen tia vėnė nė shėrbim njė plaku Mere tė ri i
cili pasi shkėrrmoqi nga tufa e tij e tespijeve njė kokėrr, dy
kokrra duke i hedhur tej me zėmėrim, ngrihet dhe i kėrkon poshtė
sofrės, poshtė dyshemesė tė cilėn e ka shkelur me kėmbė.
-
-
Ēdo tė
rrotullojė nė aritmetikėn e tij nėse tespijet do tė ēthuren njė nga
njė? Ato kokrra janė tė sė njėjtės formė, tė sė njėjtės ngjyrė dhe
kanė tė njėjtėn madhėsi birre pėr tė mbajtur fillin e shtetit., nė
kėtė shtet ku vetvrasja e ngadaltė e tė gjithėve na quhet jetė. Tė
quash kulturė grabitjen qė bėn, tė vjellėsh vrerin e ta gėlltisėsh
pėrditė e nga njė ēikė tė patretur, tė fitosh pasuri duke harruar qė
bėhesh i varfėr nė shpirt, tė duash pushtet dhe para sė gjithash tė
kėrkosh ēelėsin anglez tė pushtetit, parąnė, do tė thotė tė jesh i
tepėrt, tė jesh impotent, tė kacavirresh si majmun bashkė me tė
tjerėt e tė biesh shpejt nė baltė e nė humnerė.
-
-
Tė
festosh 5 majin nė Amsterdam, tė luash me kujtesėn e njerėzve duke
ua servirur si lojė me zara 28-ėn dhe 29 Nėntorin, tė jesh i
pandjeshėm ndaj kėngės sė romėve tė zbathur analfabetė e tė harruar
barrakave, tė mos e dish sa e ka pensionin njė fshatar, tė lėsh
mėnjanė diturinė e tė karrakatinosh shkollat, tė fyesh mėsuesin dhe
tė pish dolli me bosin barkmadh e shoferin matrapaz, do tė thotė tė
harrosh se njė ditė ishe dhe ti i thjeshtė si tė gjithė, se njė ditė
do tė jesh dhe ti i thjeshtė si tė gjithė.
-
-
Kėtu
nga dita nė ditė duket sikur po luhet loja hodha njė letėr mu nė
postė
kush e ka rradhėn? Zjen dhe lėvrin tregu me miza. Ndėrsa
jeta ėshtė tjetėr gjė. Jeta ėshtė nė portin e pėrbaltur tė Durrėsit
qė i tregon atyre qė sna njohin se ku po shkelin, nė gardhe dhe
kortezhe lypėsish mjeranė; jeta ėshtė nė kufirin e pėrbuzur ku enden
tė mjerėt emigrantė e tallen me ta edhe ca monitorė qė prishen
gjithmonė, sapo shohin shqiptarė. Jeta ėshtė nė punėn e pastėr dhe
erė djerse tė njeriut tė mirė. Ku ti dijė kėto ai qė u gdhi sot
ministėr? Ai rrugėn e merr gjithmonė me avion, nuk fle nė poltronat
e tragetit, nuk shtyhet nė kilometrat e Kakavijės. Ku ti dijė kėto
ministri qė sapo e la njė post? Ai nuk ka kohė tė numėrojė e tė
artikulojė aftėsinė e tij e cila, sepse nuk ishte aq sa duhej u la
pėr ca kohė mėnjanė. Sapo ky X tė tresė ca dhjamra, e tė mėsojė
sėrish tė puthė me puthje ariu, do ti thirret pėrsėri emri pėr
ndonjė post tė ri.
-
-
Kjo
ėshtė loja. Nuk ėshtė pjekje gėshtjenjash, nuk ėshtė as korrje
gruri, ėshtė futboll mbi kokat e njė populli tė varfėr, ėshtė biznes
mbi tė madhėrishmet antivlera. Njerėz tė mirė e tė thjeshtė tė
mbledhur strukur rreth sobės sė ftohtė, tė shndrruar nė shitės tė
njeri- tjetrit, tė harruar e tė stėrharruar, me ngjyrė dhe pa
ngjyrė, vrasės dhe vetvrasės, ordinerė dhe klasikė, veteranė e tė
palindur akoma, nėse doni tė mos asfiksoheni nga fryma e qelbur,
thyejeni xhamin e dritares e dilni jashtė kėsaj retorike sharlatane
qė ju pėrplaset ēdo ditė nė fytyrė nė formėn e miliardierit dhe
puthadorit, nė formėn e druvarit dhe halabakut, nė formėn e artistit
dhe servilit, nė formėn e njeriut dhe kafshės me fytyrė njeriu.
-
-
Si
kudo edhe Shqipėria rrotullohet rreth vlerave tė reja, nė mėnyrė
tė padukshme, sepse ndėrsa politika vallėzon, Kadareja shkruan,
ndėrsa makinat ndėrrojnė pronarė, Mimoza Ahmeti e Luljeta Lleshanaku
kanė lėshuar britmėn e kushtrimit pėr mosvdekjen e gruas, ndėrsa
kostumet kalojnė nga dopio-petė nė mono- petė, Kujtim Ēashku e ka
pėrfunduar filmin ri, ndėrsa rreth komedianėve tė politikės
rrotullohet fama, njė picirruke e vockėl e ka mėsuar tashmė kėngėn
Pėr ty Atdhe!, sepse kėshtu e ka kjo botė.
-
-
Nga
ambicja e keqe vuajnė ministrat e traumatizuar, tė gjorėt vet
diagnozėn nuk e dinė, pasi kurrė nuk zbresin nga fronet, kurrė nuk i
lėnė lamtumirėn njė zyre, veē do shihemi sėrish!, pasi edhe nėnėn
e vet e pėrmallin nga celulari. Janė shndrruar nė dhoga dėrrase tė
lyer me vernik e tė brejtur nga krimbat, syvėngėr qė fshihen pas
zhurmės sė fjalės dhe vuajtjes sė njerėzve. Plot me palaēo dhe
gaztorė eshtė mbushur tregu si nė festė karnavalesh. kėta shtiren
si heronjtė e ditės. Janė tė panumėrt kėta tė poshtėr, kėta xhuxhė
tė politikės po sa e sa ndėrtesa krenare janė shkatėrruar veē nga
pika shiu dhe nga barėrat e kėqija.
|
|