|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
                E marte, 10 shkurt 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Gjilan: Opozita pėrpiqet t`i devalvojė tė tjerėt pėrmes shpifjeve

  • Shefi i Departamentit tė Drejtėsisė sė UNMIK-ut mohon se ka pasur vrasje politike nė Kosovė!?

  • Podujevė: Kryeshefi i Ekzekutivit dha dorėheqje dhe kaloi nė detyrė tė re

  • Nė Gjilan filloi procesi gjyqėsor kundėr ish-komandantit tė UĒPMB-sė dhe katėr bashkėluftėtarėve tė tij

  • Morina bisedoi me pėrfaqėsuesit e KFOR-it italian rreth aeroportit tė Gjakovės

  • Bordi i ART-sė ka shqyrtuar procedurat parakualifikuese tė tenderit tė telefonisė mobile

  • Xhemajl Hyseni e vlerėson tė dobishėm bashkėpunimin ndėrmjet komunave Gjilan dhe Iper

  • Ombudspersoni Novicki i shkruan ministrit tė Arsimit, Osmani

  • LDK nė Vushtrri: Muharrem Shabani ėshtė shkarkuar nė mėnyrė legjitime dhe tė drejtė

  • Nė Kuvendin e Kosovės u organizuar njė dėgjim publik lidhur me Projektligjin pėr kinemtografinė

  • Nė Prishtinė u mbajt audicioni pėr manifestimin "Gjeniu i vogėl"

  • Tribunali i Hagės ua ka vazhduar ndalimin e komunikimit Millosheviqit dhe Sheshelit

  • Nė Kumanovė ėshtė sulmuar selia e degės sė BDI-sė

  • Presidenti Moisiu u nis pėr vizitė trupave paqeruajtėse shqiptare nė Irak

  • Bashkimi Evropian sot edhe zyrtarisht duhet tė publikojė listėn e zezė tė personave nga Maqedonia

  • Policia i ka dorėzuar prokurorisė sė Tiranės materialet pėr procedurė penale ndaj tetė protestuesve

  • Ish-rektori i UT Fadil Sylejmani thotė se lista e zezė nuk ėshtė e BE-sė por e Qeverisė maqedonase

  • Sahit Rushiti, ish-pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare i ėshtė dorėzuar policisė maqedonase

  • OSBE konstaton se pėrdorimi i armėve tė zjarrit ėshtė mjeti i fundit

  • Presidenti Moisiu dekoroi Ervin Dervishin pas vrasjes nė Irak me "Medaljen e artė tė Shqiponjės"

  • Ēoviq ka deklaruar se takimi i parė pėr ēėshtje praktike do tė mund tė fillojė nė Prishtinė

  • Vritet aktivisti i Brigadės sė martirėve, arrestohen 10 palestinezė

  • Tė paktėn 43 persona kanė humbur jetėn nė avionin e rrėzuar

  • Nga njė shpėrthim vriten 50 njerėz nė jug tė Bagdadit

  • Tė paktėn 25 njerėz kanė humbur jetėn nga rrėzimi i njė avioni iranian

  • Njė i vdekur dhe katėr tė plagosur nė njė shpėrthim vetėvrasės sot nė Irak

  • Nė Konja kanė vdekur 92 veta

  • Forcat amerikane kanė kapur njė nga liderėt e partisė BAAS

  • Vriten dy ushtarė amerikanė

  • Nė trazirat nė Haiti janė vrarė 41 persona

  • Bler takon diplomatin e Libisė

  • Koreja e Veriut mohon zbulimet bėrthamore

  • Pakistani thotė se rrjeti i fshehtė qė ka shitur sekrete bėrthamore do tė ēmontohet

  • Gjykata e lartė izraelite mbi ligjshmėrinė e murit tė sigurimit

 
  
Gjilan: Opozita pėrpiqet t`i devalvojė tė tjerėt pėrmes shpifjeve
 
Gjilan, 10 shkurt 2004 - Nėpėr mediat lokale tė Gjilanit dhe nėpėr faqet e shtypit ditor tė Kosovės, sot ėshtė raportuar pėr njė konferencė shtypi apo takim me gazetarė tė cilėn e ka mbajtur dega e PDK-sė nė Gjilan, ku janė akuzuar rėndė organet komunale tė Gjilanit.

Krejt do tė ishte nė rregull dhe do tė kuptohej si njė aktivitet normal i kėsaj dege partiake nė Gjilan, e cila ushtron rolin e opozitės, sikur vėrtet ky rol tė ushtrohej nė mėnyrė konstruktive dhe nė bazė tė argumenteve.

Por, kjo nuk ndodh. Me shpifje tentohet edhe njėherė (si shumė hera deri tash) qė tė manipulohet dhe dezinformohet opinioni publik, thuhet nė njė komunikatė tė KK tė Gjilanit.

"Pėr hir tė njė informimi objektiv, jemi tė obliguar tė informojmė me se asnjėherė nė veprimtarinė e deritashme dhe as tash, organet komunale tė Gjilanit e, para sė gjithash ekzekutivi i saj, nuk ka ndjekur e as do tė ndjekė politikė diferencuese ndaj qytetarėve tė vetė, pavarėsisht pėrkatėsisė partiake, qoftė nė asfaltimin apo mermetimin e rrugėve, ujėsjellėsit, kanalizimit e nevojave tė tjera tė qytetarėve.

Madje as qė ka pasur kėrkesa apo pretendime tė tilla edhe nga partia sė cilės i pėrkasin pėrgjegjėsit kryesor tė komunės, sepse kjo do ta dėmtonte nė radhė tė parė vetė partinė nė saje tė sė cilės dhe mbi programin elektoral tė saj kanė ardhur nė pushtet.

Edhe te ēėshtja e punėsimit, e cila potencohet bukur shumė nga zyrtarėt e kėsaj partie, pėrdoret shpifja si argument bazė pėr ta degraduar punėn e sinqertė dhe profesionale tė ekzekutivit gjilanas.
Punėtorėt tė cilėt apostrofohen nga kryetari i kėsaj dege dhe njėherėsh deputet nė Kuvendin e Kosovės, janė pranuar jo tash, por qysh nė vitin 2000 dhe pikėrisht nė kohėn kur pėrgojuesi i tashėm ishte bashkėkryesues i Kėshillit Administrativ tė Gjilanit.

Dhe, nė rastin e tyre kemi tė bėjmė vetėm me avansim tė brendshėm, i cili ėshtė bėrė nė pajtim me normat ligjore, pėrmes njė konkursi intern. Por pse ai ėshtė manipuluar apo dezinformuar nga "informatorė" tė partisė sė tij brenda shėrbimit civil komunal, ėshtė pėrgjegjėsi e tij e jo e jona.
Njejtė manipulohet edhe me buxhetin e komunės pėr vitin 2004 dhe, pikėrisht nga njė nėpunės i shėrbimit civil komunal, i cili braktis vendin e tij tė punės pėr t' i dalė nė ndihmė partisė nė fushatėn tashmė tė filluar kundėr udhėheqjes komunale tė Gjilanit.

Tė gjitha tė hyrat vetanake (3.517.000 Euro) si dhe 308.000 euro nga Buxheti i konsoliuar i Kosovės, shfrytėzohen pėr projekte kapitale, po tė komunės qė do tė thotė pėr ato nevoja prioritare qė i kanė fokusuar vetė qytetarėt e Gjilanit dhe qė janė aprovuar edhe nga Kuvendi i Komunės sė Gjilanit.
Por pse ky nėpunės qė keqpėrdorė vendin e punės, nuk di ta lexojė si duhet buxhetin e komunės, nuk janė fajtorė udhėheqėsit e komunės. Fajtor ėshtė detyra partiake qė e ka marrė pėr ta denigruar vetė komunėn, megjithėse pa sukses, fatmirėsisht.

Sa pėr njohurinė e opinionit publik, deri mė tash janė kryer tri revizione financiare, njė nga niveli i komunės, njė nga niveli i qendrės (MEF-it) dhe njė nga njė revision i pavarur dhe, gjithēka ėshtė konstatuar nė pajtim me rregullat dhe procedurat nė fuqi.

Kėto revizione, pėrpos kontrollimit tė rregullt, kanė ushtruar edhe kontrollime tė befasishm edhe atė kryesisht tė nxitura prej shpifjeve tė ulėta, pėr tė cilat njė ditė do tė pėrgjijen vetė shpifėsit.
Edhe sa i pėrket bursimit tė studentėve nga buxheti i komunės, ēdo gjė ėshtė zhvilluar nė pajtim me kriteretet qė i ka pėrcaktuar vetė Kuvendi dhe Komiteti pėr Arsim i kėtij Kuvendi.

Kreu i opozitės nė Gjilan, nė bazė tė pozicionit qė ka, vėrtet do duhej tė jetė mė i kujdesshėm ndaj fjalės publike, sepse ka cėnuar ndjenjat e qytetarėve dhe veēmas tė atyre qė janė goditur nga tėrmeti, duke i dezinformuar se duhet t'u jepen para e jo material ndėrtimor nė bazė tė shumės qė do ta caktojė vetė Kuvendi i Komunės.

Opozita do duhej t'i gjejė vėrtetė argumentet ose t' i kėrkojė ato kur i mungojnė sepse ne jemi transaprentė, madje edhe tej mase e, mos ta devalvojė veten pėrmes shpifjeve tė kėtilla", thuhet nė kėtė komunikatė.
 
 
Shefi i Departamentit tė Drejtėsisė sė UNMIK-ut mohon se ka pasur vrasje politike nė Kosovė!?
 
Prishtinė, 10 shkurt 2004 - Shefi i Departamentit tė Drejtėsisė sė UNMIK-ut Pol Kofi paraqiti sot raportin e punės njėvjeēare tė kėtij deprtamenti. Kofi tha se Avdyl Jakupi, i njohur si komandant "Ēakalla" dhe Xhemal Hyseni i njohur si komandant "Xhejmi Shea" sė shpejti do t'i ekstradohen autoriteteve tė Maqedonisė. Sipas Kofit, kėrkesėn zyrtare e ka bėrė ministri i Drejtėsisė sė Maqedonisė Ixhet Mehmeti.

"Vendimi mė i dėshirueshėm pėr ne do tė ishte qė Avdyl Jakupi dhe Xhemal Hyseni t'u dorėzohen autoriteteve maqedonase", tha Kofi. Ndėrkaq sa i pėrket Shefket Musliui, ai tha se me gjithė insistimet e Serbisė vendimi do tė merret pas pėrfundimit tė gjykimit kundėr Musliut.

Njeriu i parė i drejtėsisė Pol Kofi mohoi tė ketė pasur vrasje politike nė Kosovė (!?), duke mos dhėnė pėrgjegje pse deri mė tash asnjė nga kryesit e kėtyre vrasjeve nuk ėshtė arrestuar dhe pse ka dėshtuar nė kėtė drejtim departamenti qė ai drejton.
 
"Nuk dua tė them se ka pasur vrasje politike", tha Kofi. Por ai pohoi se nė disa segmente ka krim tė organizuar, por jo si nė disa vende tė tjera, duke theksuar kontrabandėn me cigare, trafikimin me njerėz etj. Ai tha se lufta kundėr korrupsionit mbetet prioritet i lartė i UNMIK-ut.

Kofi paralajmėroi ngritjen e akuzave kundėr pėrgjegjėsve tė trazirave nė burgun e Dubravės tė vitit tė kaluar dhe kundėr disa firmave tė mėdha pėr shkak tė borxheve ndaj KEK-ut.

Kofi tha se nė tė ardhmen "ekziston shpresa" se do tė ketė ministri tė drejtėsisė.
 
 
Podujevė: Kryeshefi i Ekzekutivit dha dorėheqje dhe kaloi nė detyrė tė re
 
Podujevė, 10 shkurt 2004 - Kryeshefi i Ekzekutivit tė komunės sė Podujevės Ejup Visoka dha dorėheqje pėr shkak tė kalimit nė detyrė tė re, bėri tė situr kryetari i komunės Agim Veliu.

Nė bazė tė njė autorizimi tė kryetarit tė komunės, kompetencat dhe pėrgjegjėsitė e Kryeshefit tė komunės sė Podujevės deri nė marrjen e vendimit tė Kuvendit pėr caktimin e ushtruesit tė detyrės nė kohėn dhe procedurat e parapara, do t'i ushtrojė Mehmet Gashi, drejtor i drejtorisė pėr buxhet dhe financa.
Gashi sot pranoi detyrėn nga Kryeshefi i ekzekutivit i komunės sė Podujevės.
 
 
Nė Gjilan filloi procesi gjyqėsor kundėr ish-komandantit tė UĒPMB-sė dhe katėr bashkėluftėtarėve tė tij
 
Gjilan, 10 shkurt 2004 - Sot nė Gjykatėn e qarkut nė Gjilan ka filluar procesi gjyqėsor kundėr ish-komandantit tė UĒPMB-sė, Shefket Musliu dhe katėr bashkėluftėtarėve tė tij, Besim Tahiri, Jeton Arifi, Feriz Qerimi dhe Xhevdet Musliu.
 
Kundėr Musliut dhe katėr personave tė tjerė rėndojnė akuza pėr "rrėmbime, kryerje tė veprave kriminale nė bashkėveprim, shtrėngim dhe armėmbajtje pa leje" pėr periudhėn 2001-2003.

Trupin gjykues e pėrbėjnė tre gjykatės ndėrkombėtarė, ndėrkaq aktakuzėn njė prokurore ndėrkombėtare.
 
 
Morina bisedoi me pėrfaqėsuesit e KFOR-it italian rreth aeroportit tė Gjakovės
 
Gjakovė, 10 shkurt 2004 - Ministri i Transportit dhe i Postė-Telekomunikacionit Zef Morina u takua sot nė aeroportin e Gjakovės me pėrfaqėsuesit e komandės sė KFOR-it italian.

Ministri Morina tha se nė kėtė takim ėshtė biseduar pėr punėt dhe angazhimin pėr shndėrrimin e aeroportit ushtarak tė Gjakovės nė njė aeroport civil, duke shtuar se punėt duhet tė fillojnė gjatė verės. Fillimisht do tė zgjerohet pista e pastaj edhe punėt e tjera, tha ai.

Gjithashtu nė kėtė takim ėshtė biseduar edhe rreth ekspropriimit tė tokave rreth aeroportit dhe pėr kėtė ēėshtje tashmė arritur marrėveshja me pronarėt e tyre.

Mirėpo, nuk u tha se kur ky aeroport mund tė fillojė me fluturime civile.
 
 
Bordi i ART-sė ka shqyrtuar procedurat parakualifikuese tė tenderit tė telefonisė mobile
 
Prishtinė, 10 shkurt 2004 - Bordi i ART-sė (Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit), ka shqyrtuar procedurat parakualifikuese tė tenderit tė telefonisė mobile dhe lėshtu kėtė njoftim.

Nė bazė tė kritereve tė parapara nga Ministria e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, ART-ja pėr fazėn e parė, ka konstatuar se kompania InvestCOM nuk ka plotėsuar kushtin minimal tė dorėzimit tė tri (3) kopjeve nė gjuhėn angleze; gjė qė u theksua edhe me rastin e hapjes publike tė dokumentacionit, mė 6 shkurt.

Bordi i ART-sė ėshtė duke vazhduar punėn nė shqyrtimin e dokumentacionit tė kompanive tė tjera pjesėmarrėse, mbėshtetur nė kriteret e pėrcaktuara nga Ministria e Transportit dhe
Postė-Telekomunikacionit.

Bordi i ART-sė konfirmon se mbėshtet plotėsisht nė standardet ndėrkombėtare dhe nė Ligjin pėr Telekomunikacionin duke garantuar veprimtari tė hapur dhe vendimarrje: transparencė objektive, profesionale, tė pavarur dhe sipas mundėsive teknike efikase.

Bordi i ART-sė, konform Nenit 79 tė Ligjit Aplikativ, u bėn me dije tė gjithė ofruesve tė shėrbimeve telekomunikuese, pavarėsisht nga statusi i tyre juridik, qė tani e tutje duhet t'i nėnshtrohen kėtij ligji.

Bordi i ART-sė fton tė gjithė ekspertėt vendorė, institucionet shkencore, pjesėmarrjen e sektorit privat, shoqėrinė e gjerė civile si dhe organizmat ndėrkombėtar (UNMIK-u, OSCE-nė, KFOR-in, Zyrat diplomatike) tė marrin pjesė aktivisht, tė ndihmojnė dhe pėrkrahin nė rregullimin dhe zhvillimin e sektorit tė telekomunikacionit nė Kosovė, thuhet nė njė komunikatė tė kėsaj Ministrie.
 
 
Xhemajl Hyseni e vlerėson tė dobishėm bashkėpunimin ndėrmjet komunave Gjilan dhe Iper
 
Bruksel, 10 shkurt 2004 - Nė Konferencėn pėr bashkėpunim dhe partneritet ndėrkombėtar tė komunave, e cila po mbahet nė qytetin Antverpen tė Belgjikės, sot ka diskutuar Xhemajl Hyseni, zėvendėskryetar i komunės sė Gjilanit, i cili ka folur pėr bashkėpunimin ndėrmjet Gjilanit (Kosovė) dhe Iperit (Belgjikė).

Pasi i ka bėrė njė prezentim tė shkurtėr komunės sė Gjilanit, Xhemajl Hyseni, fillimisht ka thėnė se pėr katėr vite e gjysmė, pas luftės, nėn administrim tė pėrbashkėt me strukturat e UNMIK-ut, komuna e Gjilanit ka shėnuar njė progres tė pėrgjithshėm. Ėshtė arritur njė stabilitet politik, gjendja e sigurisė ėshtė e nivelit tė kėnaqshėm, ėshtė avancuar toleranca ndėretnike dhe dukshėm janė avancuar vlerat civilizuese.

Gjithashtu, gjatė kėsaj periudhe kohore ėshtė kaluar me sukses faza emergjente dhe e rindėrtimit dhe tani po vazhdon faza e zhvillimit. Me sukses ėshtė duke u bėrė transferi i pėrgjegjėsive nga UNMIK-u te strukturat vendore. Kėto pėrparime janė arritur nė saje tė angazhimeve tė pėrbashkėta tė faktorit vendor dhe atij ndėrkombėtar dhe tė donacioneve dhe ndihmave tė komunitetit ndėrkombėtar, ka thenė Hyseni.

Mė tutje, z. Hyseni ėshtė pėrqėndruar te partneriteti ndėrmjet Gjilanit dhe Iperit, fazat dhe fushat e bashkėpunimit, i cili ka nisur nė vitin 2001, i cili do tė konretizohet edhe me njė projekt konkret - kopshtin pėr fėmijė nė lagjen "Iliria", qė duhet tė finalizohet nė maj 2004.

Komuna e Gjilanit vlerėson se bashkėpunimi i deritashėm ishte shumė i rendėsishėm dhe ai duhet tė zhvillohet mė tutje, duke u avancuar me projekte tė reja nė fushėn e infrastrukturės, ambientit dhe rinisė, e mė vonė edhe nė kulturė, sport, ekonomi, ka thėnė ndėr tė tjera Xhemail Hyseni nė konferencėn e Belgjikės.
 
 
Ombudspersoni Novicki i shkruan ministrit tė Arsimit, Osmani
 
Prishtinė, 10 shkurt 2004 - Ombudspersoni i Kosovės, Marek Antoni Novicki, i ka shkuar njė letėr Rexhep Osmanit, ministėr i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, tė cilėn thotė se ka pranuar njė kėrkesė mė 6 shkurt 2004.
 
Novicki thotė se parashtruesja e saj ankohet se drejtoresha e shkollės sė mesme "Sami Frashėri" nė Prishtinė ia kishte ndaluar ta mbajė shaminė e saj tė kokės, duke u bazuar nė njė vendim tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė.
 
Ajo gjithashtu i kishte thėnė asaj qė do tė pėrjashtohej nga shkolla nėse do tė insistonte ta mbante shaminė edhe mėtutje nė kokė, shkruan Obudspersoni Novicki.

"Ky rast ngrit ēėshtje serioze tė tė drejtave tė njeriut. Prandaj, do tė kisha pasur dėshirė t'ju lus tė mė informoni rreth dispozitave ligjore nė tė cilat Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė e ka bazuar vendimin e saj pėr tė ndaluar mbajtjen e shamive tė kokės nėpėr shkolla.
 
Nė mėnyrė qė tė vazhdoj mė tutje me hetimet e mia mbi kėtė rast, do tė kisha pasur dėshirė qė kėto informata tė m=i ofroni sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur, por jo mė vonė se mė 23 shkurt 2004", thotė nė fund tė letrės obudspersoni Novciki nė letrėn drejtuar ministrit tė Arsimit, Rexhep Osmani.
 
 
LDK nė Vushtrri: Muharrem Shabani ėshtė shkarkuar nė mėnyrė legjitime dhe tė drejtė
 
Vushtrri, 10 shkurt 2004 - Kryesia e degės sė LDK-sė nė Vushtrri nė njė komunikatė thotė se kryetari i Asamblesė Komunale, z.Muharrem Shabani ėshtė shkarkuar nė mėnyrė legjitime dhe tė drejtė.
 
Njėherėsh edhe pėrfaqėsuesit e OSBE-sė dhe UNMIK-ut shkarkimin e vlerėsuan si tė ligjshėm dhe tė drejtė kėtė shkarkim.

Kryesia e Degės sė LDK-sė pėrkrah ēdo vendim tė ligjshėm dhe tė drejtė tė Asamblesė Komunale.
Nė komunikatė mė tutje theksohet se iniciativa doli nga Grupi Parlamentar i LDK-sė dhe u mbėshtet edhe nga dy grupet tjera parlamentare.
 
Shkarkimi ėshtė bėrė nė procedurė tė rregullt, pasi qė ka hyrė nė mėnyrė tė rregullt nė rendin e ditės. Nga 24 votues, 22 ishin pro shkarkimit, njė kundėr dhe njė abstenim.

Prandaj, Kryesia e degės sė LDK-sė i bėn thirrje anėtarėsisė dhe qytetarėve qė tė mos i pėrkrahin protestat me thirrje fyese.

Janė institucionet legale rruga e zgjidhjes sė problemeve, e kurrsesi rruga me fyerje e shpifje, theksohet nė komunikatė.

"Lusim anėtarėsinė e LDK-sė qė tė mos bjerė nė kėto gracka, duke dėmtuar rendin dhe qetėsinė publike. Vushtrrisė i duhet rendi, qetėsia, ligji dhe angazhimi institucional pėr krijimin e kushteve mė tė mira pėr jetesė. Le t'ia mundėsojmė kėtė sė bashku administratės sonė dhe tė zgjedhurave tė popullit.
 
Vushtrria kurrė nuk ka pranuar tė keqen, por, historikisht si qytet i lashtė ka luftuar pėr mė tė mirėn.
Ta ndihmojmė sė bashku tė mirėn pėr tė gjithė", thuhet nė fund tė komunikatės sė sė Degės sė LDK-sė nė Vushtrri.
 
 
Nė Kuvendin e Kosovės u organizuar njė dėgjim publik lidhur me Projektligjin pėr kinemtografinė
 
Prishtinė, 10 shkurt 2004 - Komsioni pėr Kulturė, Rini e Sporte i Kuvendit tė Kosovės organizoi njė dėgjim publik lidhur me projektligjin pėr kinemtografinė nė Kosovė.
 
Pjesėmarrėsit e kėtij takimi vlerėsuan se institucionet qė merren me prodhimin dhe distribuimin e filmit duhet tė pėrqėndrohen nė krijimin e kushteve pėr zhvillimin e kinematografisė.
 
Po ashtu ata thanė se veprimtaria kinematografike nė Kosovė duhet tė jetė jashtė ndikimeve politike.
 
Nė diskutimin e hapur rreth projektligjit pėr kinemtografi nė Kosovė morėn pjesė pėrfaqėsues tė Qeverisė e tė Kuvendit dhe ekspertė tė filmit dhe kulturės.
 
 
Nė Prishtinė u mbajt audicioni pėr manifestimin "Gjeniu i vogėl"
 
Prishtinė, 10 shkurt 2004 - Me organizimin e TV 21 dhe Klan tė Shqipėrisė u mbajt audicioni pėr manifestimin "Gjeniu i vogėl". Ftesės pėr pjesėmarrje nė kėtė projekt iu pėrgjigjen 450 fėmijė nga mbarė Kosova, nga tė cilėt 23 fėmijė tė talentuar kanė hyrė nė garėn e mėtejshme pėr manifestimin "Gjeniu i vogėl".
 
 
Tribunali i Hagės ua ka vazhduar ndalimin e komunikimit Millosheviqit dhe Sheshelit
 
Hagė, 10 shkurt 2004 - Tribunali i Hagės ua ka vazhduar sot edhe pėr 30 ditė ndalimin e komunikimit ish-diktatorit jugosllav Sllobodan Millosheviq dhe kryetarit tė Partisė Radikale Serbe Vojisllav Sheshel. Kjo ndalesė ka pėr qėllim pengimin e pjesėmarrjes sė tyre aktive nė jetėn politike tė Serbisė, thuhet nė njė njoftim tė Tribunalit tė Hagės.
 
 
Nė Kumanovė ėshtė sulmuar selia e degės sė BDI-sė
 
Kumanovė, 10 shkurt 2004 - Mbrėmė nė Kumanovė persona tė panjohur kanė hapur zjarr mbi selinė e degės sė Bashkimit Demokratik pėr Integrim dhe nga ndėrtesa janė hequr simbolet partiake, kanė bėrė tė ditur burimet policore.
 
Sulmuesit rreth orės njė pas mesnatės kanė shkrepur dhjetė plumba mbi ndėrtesėn nė tė cilėn ndodhet dega e BDI. Gjatė kėtij sulmi nuk ka pasur tė lėnduar, por janė shkaktuar dėme materiale. Pėr momentin nuk dihet se kush janė sulmuesit.
 
 
Presidenti Moisiu u nis pėr vizitė trupave paqeruajtėse shqiptare nė Irak
 
Tiranė, 10 shkurt 2004 - Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, u nis sot pėr vizitė nė Kuvajt dhe Irak, gjatė tė cilės do tė takojė misionin paqeruajtės ushtarak shqiptar nė Mosul.
 
Nė pėrbėrje tė delegacionit tė kryesuar nga Presidenti Moisiu janė shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, gjeneral Pėllumb Qazimi, kryetari i Komisionit Parlamentar tė Mbrojtjes, Dashamir Shehi etj.

Programi i vizitės sė Presidentit Moisiu nė kėto dy vende parashikon takimin me kryetarin e Parlamentit tė Kuvajtit, Jasim AlBKarafi e nė vazhdim atė me administratorin amerikan nė Irak, Ambasadorin Pol Bremer si dhe me gjeneralin Rikardo Sanēes, Komandant i Forcave tė Bashkuara tė Koalicionit. Njė takim tė veēantė Presidenti Moisiu do tė ketė me trupat tona ushtarake nė misionin e tyre paqeruajtės nė Mosul.
 
 
Bashkimi Evropian sot edhe zyrtarisht duhet tė publikojė listėn e zezė tė personave nga Maqedonia
 
Bruksel, 10 shkurt 2004 - Bashkimi Evropian sot duhet qė edhe zyrtarisht tė publikojė listėn e personave nga Maqedonia tė cilėve u ndalohet hyrja nė vendet e BE-sė. Ndalimi ka tė bėjė me obstruksionet pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe kėrcinimit tė sigurisė sė rajonit.
 
Sipas njoftimeve tė pakonfirmuara, nė listėn e zezė duhet tė gjenden nja dhjetė shqiptarė dhe dy maqedonas.
 
 
Policia i ka dorėzuar prokurorisė sė Tiranės materialet pėr procedurė penale ndaj tetė protestuesve
 
Tiranė, 10 shkurt 2004 - Ekspertėt e policisė ia kanė dorėzuar prokurorisė sė Tiranės materialet pėr procedurė penale kundėr tetė personave qė gjatė protestės tė sė shtunės sė kaluar kanė kryer, ose siē thuhet, kanė nxitur akte tė dhunshme para ndėrtesės sė Kryeministrisė.
 
 
Ish-rektori i UT Fadil Sylejmani thotė se lista e zezė nuk ėshtė e BE-sė por e Qeverisė maqedonase
 
Shkup, 10 shkurt 2004 - Prej personave qė kanė hyrė nė listėn e zezė tė Bashkimit Ėvropian, ku u ndalohet hyrja nė vende tė kėtij institucioni tė rėndėsishėm evropian, ėshtė prononcuar vetėm ish-rektori i Universitetit tė Tetovės Fadil Sylejmani. Ai thotė se kjo listė nuk ėshtė e Bashkimit Evropian, por listė e zezė e Qeverisė sė Maqedonisė, tė cilėn ajo ia ka pėrcjellė BE-sė.
 
Sulejmani thotė se gjithė jetėn ia ka kushtuar arsimimit tė popullit shqiptar, pėrkatėsisht legalizimit tė Universitetit tė Tetovės. Ai thotė se asnjėherė nuk i ka bėrė obstruksion Marrėveshjes sė Ohrit dhe shton se me futjen e tij nė kėtė listė do t'i pamundėsohet pjesėmarrja nė shumė konferenca shkencore ndėrkombėtare.

Partitė politike shqiptare nė Maqedoni pėr momentin nuk dėshirojnė tė prononcohen pėr kėtė ēėshtje, meqė sipas tyre kjo listė ėshtė ende jozyrtare.
 
 
Sahit Rushiti, ish-pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare i ėshtė dorėzuar policisė maqedonase
 
Shkup, 10 shkurt 2004 - Sahit Rushiti, ish-pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, i ėshtė dorėzuar policisė maqedonase, pasi gjendej i fshehur prej muajsh. Ministria e Brendshme e Maqedonisė kohė mė parė kishte lėshuar njė urdhėrarresti pėr Sahit Rushitin, i cili akuzohet pėr vrasje dhe ishte dėnuar nė mungesė me 12 vjet burg pėr vrasjen e njė shqiptari.
 
Ai ishte nė listėn e personave mė tė kėrkuar tė policisė maqedonase. Nuk dihen ende arsyet e dorėzimit derisa policia kishte dėshtuar nė arrestimin e tij nė qershorin e vitit tė kaluar, ku nga pėrplasja ndėrmjet Rushitit dhe policisė kishte humbur jetėn njė grua.
 
 
OSBE konstaton se pėrdorimi i armėve tė zjarrit ėshtė mjeti i fundit
 
Tiranė, 10 shkurt 2004 - Vlerėsimet lidhur me protestat e fundit tė opozitės shqiptare nė Tiranė nuk janė tė njė mendje. Kėshtu, shefi i delegacionit tė BE-sė, si dhe ambasadori amerikan dėnuan pėrdorimin e dhunės nga ana e protestuesve dhe pėrgėzuan policinė.
 
Ndėrkaq, shefi i OSBE-sė shprehu rezerva pėr qėndrimin e policisė dhe pėrgėzoi opozitėn. OSBE i bėri thirrje si Qeverisė ashtu edhe opozitės demokratike nė Tiranė qė tė nxjerrin mėsime pėr ngjarjet e 7 shkurtit, kur njė demonstrim paqėsore pėr disa minuta doli jashtė kontrollit. OSBE-ja i kėrkoi policisė shqiptare qė tė zbatojė me pėrpikėmėri ligjin pėr parandalimin e dhunės nė protestat e tilla dhe theksoi se pėrdorimi i armėve duhet tė jetė mjet i fundit.

Nė njė deklaratė tė publikuar dje OSBE thotė se nė demokraci e drejta pėr tė protestuar ėshtė e garantuar dhe e mbrojtur, por kjo e drejtė bartė gjithashtu edhe pėrgjegjėsi, pėrfshirė edhe shmangien e pėrdorimit tė dhunės dhe provokimeve tė dhunshme, ka deklaruar ambasadori Osmo Liponen. Ai ka pėrgėzuar deputetėt e Partisė Demokratike nė pėrpjekjet qė kanė bėrė pėr ta qetėsuar situatėn.
 
 
Presidenti Moisiu dekoroi Ervin Dervishin pas vrasjes nė Irak me "Medaljen e artė tė Shqiponjės"
 
Tiranė, 10 shkurt 2004 - Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu dekoroi Ervin Dervishin ushtarin shqiptaro-amerikan, pas vrasjes nė Iarak me "Medaljen e Artė tė Shqiponjės" me motivacionin pėr sakrificėn sublime nė luftė kundėr terrorizmit pėr mbrotjen e vlerave tė demokracisė, paqes dhe lirisė, duke i lartėsuar nderin kombit tė tij.
 
 
Ēoviq ka deklaruar se takimi i parė pėr ēėshtje praktike do tė mund tė fillojė nė Prishtinė
 
Beograd, 10 shkurt 2004 - Zėvendėskryeministri serb Nebojsha Ēoviq ka deklaruar se takimi i parė nė vazhdimin e dialogut pėr ēėshtje praktike ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės do tė mund tė fillojė nė Prishtinė, ndėrkaq takimi i ardhshėm nė Beograd. Ēoviq ka thėnė se autoritetet nė Serbi janė tė gatshme pėr dialog.
 
 
Vritet aktivisti i Brigadės sė martirėve, arrestohen 10 palestinezė
 
Xhenin, 10 shkurt 2004 - Aktivisti i Brigadės sė martirėve Al-Aksa, grup palestinez qė ėshtė i lidhur me Fatahun, Ahmad Al-Mohdi, ėshtė vrarė nė pėrleshje me ushtarėt izraelitė nė qytetin Xhenin nė Bregun Perendimor.

Ndėrkohė forcat izraelite kanė arrestuar 10 palestinezė, nė mesin e tyre pesė janė aktivistė tė Al Fatahut tė Jaser Arafatit.
 
 
Tė paktėn 43 persona kanė humbur jetėn nė avionin e rrėzuar
 
 
Sharjah, 10 shkurt 2004 - Tė paktėn 43 persona kanė humbur jetėn dhe tre tė mbijetuar ndodhen nė gjendje kritike tė plagosur nga rrėzimi i njė avioni tė Iranit nė Emiratet e Bashkuara Arabe, i tha Frans Pressit shefi i policisė sė Sharjahit.

"Kėtu ka 43 trupa dhe tre tė mbijetuar nė gjendje kritike, por numri nuk ėshtė definitiv", tha koloneli Al-Mutava. Autoritetet e aviacionit civil tė Iranit thonė se nė avion ndodheshin 39 pasagjerė dhe 6 anėtarė tė ekiupazhit.
 
 
Nga njė shpėrthim vriten 50 njerėz nė jug tė Bagdadit
 
Iskandarija, Irak, 10 shkurt 2004 - Rreth 50 njerėz janė vrarė dhe me dhjetra tė tjerė janė plagosur sot (e martė) kur njė autobombė ka shpėrthyer nė njė stacion policor nė jug tė Bagdadit, citon Rojter mjekėt e spitalit.

"Kėtu ka rreth 50 martirė, 30 prej tyre janė idetifikuar dhe me dhjetra janė tė plagosur", tha Dr. Tahsim Ahmad nė spitalin e Iskanderisė, afėr vendit tė sulmit. Mjeku i spitalit Rezak Xhanabi tha: "Tridhjetė tė vrarė janė sjellė kėtu. Unė besoj se ky numėr po rritet. Unė besoj se janė 49".
 
 
Tė paktėn 25 njerėz kanė humbur jetėn nga rrėzimi i njė avioni iranian
 
Sharjah, 10 shkurt 2004 - Tė paktėn 25 njerėz kanė humbur jetėn tė martėn kur njė avion i kompanisė Iranian Kish Airlans ėshtė rrėzuar nė Gjirin e Emirateve tė Bashkuara Arabe, njofton Rojter.

"Punonjėsit e emergjencės kanė mbledhur trupat e 20 personave. Ata i kanė mbėshtjellė me ēarēafė tė bardhė dhe i kanė futur nė thasė plastikė pėr t'i dėrguar nė ambulancė', ka thėnė njė dėshmitar. Nė avion ndodheshin 40 njerėz.
 
 
Njė i vdekur dhe katėr tė plagosur nė njė shpėrthim vetėvrasės sot nė Irak
 
Bagdad, 10 shkurt 2004 - Njė bombė ka shpėrthyer afėr stacionit policor dhe shtėpisė sė autoriteteve nė qytetin e vogėl Ramadi nė jug tė kryeqytetit tė Irakut. Sulmuesi vetėvrasės ėshtė vrarė dhe katėr bodigardė janė plagosur, njofton Rojter.
 
 
Nė Konja kanė vdekur 92 veta
 
Konja, 10 shkurt 2004 - Ekipet e shpėtimit kanė nxjerrė sot nga gėrmadhat e ndėrtesės sė shembur nė qytetin Konja trupat edhe tė tri personave. Kėshtu numri i pėrgjithshėm i viktimave ka arritur nė 92.
 
 
Forcat amerikane kanė kapur njė nga liderėt e partisė BAAS
 
Bagdad, 10 shkurt 2004 - Forcat amerikane kanė kapur njė nga liderėt e partisė BAAS, Muhsin Kadėr al-Hafaxhi, i cili ndodhet i 48 nė listėn e zyrtarėve mė tė kėrkuar tė Irakut, ka bėrė tė ditur komanda amerikane. Muhsin Kadėr al Hafaxhi u ėshtė dorėzuar autoriteteve irakiane, tė cilat pastaj ua dorėzuan forcave amerikane.
 
 
Vriten dy ushtarė amerikanė
 
Bagdad, 10 shkurt 2004 - Tė hėnė dy ushtarė amerikanė janė vrarė, ndėrkaq gjashtė tė tjerė janė plagosur ndėrsa po deaktivizionin eksplozivin nė veri tė Bagdadit, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i ushtarak amerikan.
 
 
Nė trazirat nė Haiti janė vrarė 41 persona
 
Porto Prens, 10 shkurt 2004 - Gjatė njė rebelimi nė Haiti nė pėrpjekje pėr tė pėrmbysur pushtetin nė 10 qytete janė vrarė 41 persona. Trazirat shpėrthyen kur rebelimin e filloi Fronti Revolucionar i Rezistencės Artibonita. Lideri opozitar Andre Aped ka akuzuar presidentin Zhan Aristid se ėshtė pėrgjegjės pėr dhunėn dhe e ka quajtur "diktator e despot", njofton Frans Press.
 
 
Bler takon diplomatin e Libisė
 
Londėr, 10 shkurt 2004 - Kryeministri britanik Toni Bler takohet sot me ministrin e jashtėm libian nė Londėr, takimi i parė i kėtij niveli nė mė shumė se 20 vjet.

Abdulrahman Shalgam do tė diskutojė lidhur me vendosjen e lidhjeve mė tė ngushta me Britaninė pas vitesh izolimi dhe sanksionesh.

Kryeministri si dhe ministri i Jashtėm britanik Xhek Stro pritet t'i kėrkojnė Libisė qė t'i pėrmbahet njė kalendari pėr ēmontimin e programeve tė armėve, veēanėrisht atyre bėrthamore.
 
 
Koreja e Veriut mohon zbulimet bėrthamore
 
Phenian, 10 shkurt 2004 - Koreja e Veriut ka kundėrshtuar akuzat e shkencėtarit tė lartė bėrthamor tė Pakistanit se ai i ka shitur teknologji armėsh Phenianit.

Nė reagimin e tij tė parė ndaj pohimeve, ministri i jashtėm i Koresė sė Veriut i pėrshkroi akuzat si "propagandė tė ndyrė" tė Shteteve tė Bashkuara, qė kanė pėr qėllim izolimin e Koresė Veriore nė bisedimet shumė-kombėshe rreth programit tė saj bėrthamor, tė cilat pritet tė zhvillohen mė vonė gjatė kėtij muaji.
 
 
Pakistani thotė se rrjeti i fshehtė qė ka shitur sekrete bėrthamore do tė ēmontohet
 
Uashington, 10 shkurt 2004 - Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, thotė se Pakistani ka premtuar tė ēmontojė njė rrjet tė fshehtė qė u ka shitur sekrete bėrthamore Iranit, Libisė dhe Koresė sė Veriut.

Sekretari Pauell tha tė hėnėn se ai dhe presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, diskutuan rreth kėtij problemi gjatė njė bisede telefonike. Ata diskutuan rreth procesit hetomor tė Islamabadit nė lidhje me shitjen e sekreteve bėrthamore nga shkencėtari kryesor i Pakistanit nė fushėn atomike, Abdul Kadir Khan.
 
 
Gjykata e lartė izraelite mbi ligjshmėrinė e murit tė sigurimit
 
Tel Aviv, 10 shkurt 2004 - Gjykata e lartė e Izraelit ka hapur seancėn pėr tė prėcaktuar nėse muri i sigurimit qė qeveria izraelite po ndėrton nė Bregun Perėndimor ėshtė i ligjshėm apo jo.

Dy organizata izraelite tė tė drejtave tė njeriut po argumentojnė se projekti nuk ėshtė i ligjshėm pėr shkak se dėmton rėndė jetesėn e banorėve palestinezė dhe se pjesė tė tij kalojnė nėpėr territor tė pushtuar.

Por, njė avokat i qeverisė tha se drejtimi i murit mund tė ndryshojė pėr tė lehtėsuar qarkullimin e palestinezėve nėpėr zona tė rėndėsishme.

Seanca nė Izrael u hap dy javė para se ēėshtja e murit tė sigurimit tė paraqitet nė gjykatėn botėrore. Pritet qė gjykata e Lartė e Izraelit tė japė vendimin e saj brenda disa ditėsh.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

>