|
10 shkurt 2004 / TN
-
Nga
Dr.
Artan FUGA
Ka nje
dore te padukshme qe i con gjerat per dreq. Ky konstatim nuk ka te
beje me ndonje zbulim konkret misterioz qe do te na shpjegonte krizen
e fundit politike ne vend. Ne fakt, kemi te bejme thjesht me nje
pikepamje teorike qe eshte perpunuar nga filozofi amerikan Xhon Rolls,
i cili ben pjese tek ata autore te rendesishem te koheve tona qe kane
mbrojtur tezen e domosdoshmerise se nderhyrjes se shtetit, te fuqise
publike, ne jeten shoqerore dhe ekonomike. Xhon Rollsi dhe filozofe te
tjere te kesaj tendence, si per shembull, filozofi gjerman Jurgen
Habermas, jane quajtur ndryshe edhe filozofe te majte per shkakun se
kane perpunuar bazat filozofike e politike te socialdemokracise
moderne. Ideja e tyre baze eshte se ne shoqerite demokratike te
tregut, faktori njeri duhet te kete nje rol shume aktiv per
korrigjimin e devijimeve spontane, por sistematike, qe mund ta
degjenerojne sistemin e te drejtave dhe lirive politike.
Xhon
Rolls mendon se pa kete nderhyrje te vullnetshme te realizuar nga
njeriu, sidomos nga shteti, shoqeria demokratike shkeputet nga parimet
e saj baze dhe vetvetiu, si nje tren qe del nga shinat, e braktis
gjithnje e me shume origjinen e vet demokratike duke u transformuar ne
nje lloj oligarkie elitare. Pa nderhyrjen e ndergjegjshme te njeriut,
pra te fuqise publike ose te gjithe shoqerise, po te lihet ne
automatizmin e vet te verber, sipas Rolls, ka rrezik qe sistemi
demokratik i mbeshtetur ne ekonomine e tregut, te degjeneroje
krejtesisht brenda dy brezash. Ne kete kuptim, ai shprehet se duket
sikur nje dore e padukshme i con gjerat per dreq. Ne menyre te
figurshme, kjo shprehje do te thote se shoqeria demokratike e tregut,
duke patur te gjitha epersite mbi format e meparshme te sundimit
politik, perseri permban ne vetvete disa mekanizma automatike, te
cilat po te mos drejtohen dhe korrigjohen ne menyre te vazhdueshme,
kane tendencen per te prodhuar dukuri dhe marredhenie shoqerore, te
cilat i largohen gjithnje e ne menyre me serioze frymezimeve te
demokracise. Kjo do te thote se sa here qe shoqeria e humbet
kontrollin mbi spontanitetin e sistemit ne te cilin mbeshtetet, aq
here do te duket se nje dore e padukshme i con gjerat per keq.
Femijet s'trashegojne shanset e barabarta te prinderve
Xhon
Rolls mendon se themeli me i thelle i nje sistemi politik demokratik
eshte realizimi i shanseve te barabarta per te gjithe qytetaret.
Kuptimi i lirive politike individuale behet i plote atehere kur
shoqeria krijon kushte te barabarta, ose pak a shume, te barabarta per
inisiativen e lire dhe veprimtarine ekonomike te qytetareve. Rolls
konstaton ketu nje problem serioz qe nese nuk mbahet parasysh rrezikon
te prishe parimet baze te demokracise, pra te hedhe ne ere idene e
realizimit te shanseve te barabarta per te gjithe. Perpara se te
shpjegoje idene e vet, Rollsi argumenton se lirite politike nuk do te
kishin kuptm nese ato nuk do te zbatoheshin mbi individe qe kane pak a
shume shanse te barabarta ne jete. Perndryshe, lirite politike te
barabarta, ne kushtet e pabarazive te spikatura faktike, do te jepnin
perseri qytetare te pabarabarte nga pikepamja politike. Lirite
politike individuale, thelbesisht te barabarta per te gjithe
qytetaret, do te prodhonin keshtu pabarazite me te medha politike.
Supozojme, shprehet Rolls, se kemi nje pike zero qe eshte casti
fillestar kur jane vendosur marredheniet demokratike te mbeshtetura
ekonomikisht tek ekonomia e tregut. Ne kete cast fillestar, te gjithe
jane te entuziazmuar dhe plot shprese dhe ideale per te ardhmen. Duke
e nisur nga nje pike fillestare zero, pa pasur shume dallime prej
njeri-tjetrit, te gjithe individet duken se nisen nga nje vije
startimi e barabarte. Te gjithe kane te njejtat shanse per te fituar
apo per te humbur. Ketu eshte pika ideale e demokracise, sipas Rolls.
Realizimi ideal i parimeve te demokracise konkretizohet, pra,
pikerisht ne castin kur demokracia sapo eshte vendosur. Fiton vertet
ai qe eshte me i zoti, qe i kupton me shpejt nevojat dhe mundesite e
kohes, qe ka energji, agresivitet me te madh, qe ka shpirt
qendrueshmerie, qe di te perballoje sfidat dhe rreziqet e kohes, qe
eshte i zoti te dale ballaz rrezikut, qe perballon veshtiresite e
aventures, qe duron, sakrifikon duke mos u dhene perpara asnje
veshtiresie deri ne mberritjen e qellimit te vendosur.
Brenda
nje brezi, thekson Rolls, midis individeve lindin dallime shoqerore
dhe ekonomike shume te medha. Por askush midis ketyre individeve nuk
mund te ankohet se perse te tjeret kane me shume mundesira ekonomike
dhe shoqerore se sa vete ai. Ne fund te fundit, mbetja e tij pas nuk
ka ardhur vecse per shkak te pazotesise se tij. Askush vec atij vete
nuk e ka fajin dhe pergjegjesine per pabarazite shoqerore te krijuara.
Ne fund te fundit, shoqeria ju kishte krijuar te gjitheve kushte te
barabarta per te arritur suksesin e kerkuar. Te gjithe kishin shanse
te barabarta ne jete.
Prinderit, qe perbejne brezin e pare te individeve qe filluan te
jetojne ne nje shoqeri demokratike te mbeshtetur ne ekonomine e
tregut, tani jane te moshuar dhe fillojne te dalin nga procesi i
veprimtarive aktive jetesore, duke ja u lene stafeten femijeve te
tyre. Ky kalim behet ne menyren me te natyrshme te mundshme. Prindi i
le trashegim femijes se tij pronen dhe te mirat qe ka trasheguar.
Duket se nuk ka gje me te drejte dhe te natyrshme se ky kalim.
Nderkohe, ketu fillon shmangia e pare serioze e zbatimit te parimit te
dhenies te shanseve te barabarta per te gjithe. Bijte e eterve te tyre
tashme nuk e nisin veprimtarine e tyre duke u mbeshtetur ne nje vije
nisjeje te barabarte per te gjithe. Ky fenomen behet edhe me i rende
kur jane niperit qe e marrin stafeten e iniciatives se lire. Ne kete
pike dora e padukshme godet rende. Shoqeria nuk i u siguron me te
gjithe individeve shanse te barabarta jetese dhe pune. Ideja baze e
demokracise qe kerkon te jetohet ne nje bote ku asnje individ te mos
jete i privilegjuar ne krahasim me te tjeret rrezikon te goditet,
thekson Xhon Rollsi, qysh ne castin kur disa e fillojne jeten e tyre
nga pozita shume me te privilegjuara ne krahasim me te tjeret.
Femija e
nje te pasuri qe supozohet se e ka vene me meriten e tij personale
pasurine qe ka lene ne trashegim, enis veprimtarine e tij jetesore nga
nje baze shume me e larte dhe e perparuar se femija e dikujt qe per
paaftesine e tij, ne rradhe te pare, nuk ka mundur te dale mbi uje per
te qene ne te njejtin nivel pasurie si te tjeret. Ketu, tek ndryshimi
i brezave, dicka qe duket me se normale, fillon veprimi i asaj dores
se padukshme, qe sic thote Rolls, i con gjerat per dreq dhe gjithnje e
me keq.
Individet e suksesshem te brezit te dyte te tranzicionit nuk do te
jene me njerezit me te zote, me te zgjuar, me te qendrueshem, por
vetem ata qe kane pasur prinder te tille perpara njezete a tridhjete
vjeteve. Nje individ shume i zgjuar, i vullnetshem, me plote cilesi te
mira do te detyrohet te dorezohet perpara nje individi tjeter shume me
pak i zoti se i pari, por qe fati e ka bere te trashegoje nga prindi
te mira te jashtezakonshme materiale. Vete evoluimi i natyrshem i
sendeve, zevendesimi i natyrshem i nje brezi njerezish nga tjetri,
prodhon keshtu nje ves qe perkeqeson ne nje mase te konsiderueshme
situaten fillestare te castit historik zero kur eshte vendosur
demokracia dhe ekonomia e tregut. Nese shoqeria nuk do te nderhynte
per te korrigjuar kete proces regresiv, atehere, shprehet Rolls,
gjendja do te perkeqesohej gjithnje e me shume pasi te kalonin dy apo
tre brezat e pare te njerezve qe kishin vendosur te jetonin ne kushtet
demokratike te barazise se shanseve ne jete.
Nuk do
te ishin me individet me te zote dhe me te afte qe do te dilnin ne
krye te arritjeve shoqerore me te medha. Nje individ i mefshet, per te
mos thene gjysme debil, por me trashegimi te spikatur, do te kishte
shume me teper sukses ne jete se nje djale me talent te vecante, por
pa mjete materiale ne dispozicion. Keshtu, mund te ndodhe qe shoqeria
te vrase talentet e saj dhe te favorizoje individe qe nuk e meritojne
personalisht suksesin qe kane arritur. Suksesi nuk i perket pra
njeriut me te zot. Por, historia nuk perfundon me kaq. Veshtiresite
kapin jo vetem vleresimin shoqeror mbi veprimtarine njerezore, por
prekin edhe institucionet. Insititucioni me i prekur behet shkolla.
Sociologjia moderne ka vertetuar statistikisht dhe katerciperisht se
ne shoqerite demokratike te tregut, megjithe demokratizimin e spikatur
te arsimit, nxenesit dhe studentet me nota me te larta, ata qe
konsiderohen se jane nxenesit me te mire dhe me te zote, ata qe marrin
medalje dhe flete nderi, vijne nga familjet me nivel material dhe
kulturor relativisht me te larte. Ndersa nxenesit e prapambetur, ata
qe mesues cinike i quajne te keqinj, vijne si rregull nga familje te
varfera dhe me probleme ekonomike dhe shoqerore. Kur statistikat
vertetuan kete fakt sociologjik te pamohueshem, pedagogjia moderne
hyri ne nje krize nga e cila veshtire se po del dot persa i perket
sistemit te vleresimit te nxenesve dhe studenteve. Dilema eshte e
madhe sepse ndersa thuhet se ne shkollen pragmatiste vleresohet me
larte individi me i zot, ne fakt, notat me te mira nuk i jepen atij,
por i akordohen nxenesit me trashegimi familjare me te pasur
ekonomikisht dhe kulturalisht. Ne vend qe te vleresohen nxenesit, ne
fakt, keshtu ju vihen nota prinderve te tyre. Meritokracia e famshme
behet nje fjale krejt boshe sepse ne fakt nuk u njihen meritat
individeve me te zote, por u rinjihen privilegjet prinderve me te
pasur.
Dhe nuk
duhet harruar, shprehet Xhon Rolls, se jetojme ne je shoqeri
teknokratike ku promovimi i individeve ne jeten profesionale dhe
shoqerore mbeshtetet ne vleresimin e diplomave shkollore dhe te
arsimit te marre prej tyre. Ne vendet me kyce shoqeria nuk promovon
pra me te zotet, perkundrazi keta pengohen, por vendos ata individe,
merita e vetme e te cileve eshte te kene qene bij familjesh te zena
ekonomikisht.
Dora e padukshme e ben te drejten te padrejte
Xhon
Rolls mendon se perkeqesimi i gjendjes nuk prek vetem dinamiken
shoqerore, por edhe thelbin e sistemit te ligjeve dhe te drejtesise qe
zbaton shteti. Ne parim, kjo drejtesi duhet te zbatohet ne menyre te
barabarte per te gjithe, sepse keshtu e kerkojne frymezimet
demokratike. Mirepo, ne fakt, ndodh krejt e kunderta. Ligjet dhe
drejtesia, duke ruajtur nje pamje te jashtme siperfaqesore, te
barabarte per te gjithe, ne fakt, privilegjojne disa shtresa dhe
perkeqesojne gjendjen ekonomike, kulturore dhe arsimore te shtresave
me te gjera te popullsise. Ne kete menyre, e drejta ka rrezik te
shnderohet dhe te behet e padrejte.
Rolls
merret gjate me kete ceshtje ne vepren e tij "Teoria e se drejtes".
Sipas tij, ceshtja duhet pare ne dy nivele. Ne nivelin e pare, duhet
pranuar se ne shoqerite demokratike te tregut drejtesia zbatohet pak a
shume njelloj per te gjithe qytetaret. Ne kete rrafsh, sistemi i
ligjeve duket se realizon drejtesine e vertete. Kjo duket disi me
qarte atehere kur keto ligje ndeshkojne lloj-lloj mashtruesish,
vjedhesish, dhunuesish, vrasesish, qe nuk meritojne te enden te lire
ne shoqeri duke shkaterruar jeten e familjeve dhe te individeve te
panumert. Zbatimi i ligjeve dhe i drejtesise ne keto raste eshte me se
i domosdoshem dhe realizon nje gjendje ku te gjithe qytetaret ndjehen
njelloj te barabarte midis tyre.
Analiza
e Rolls shkon me tej duke na zbuluar horizonte te reja te filozofise
politike bashkekohore. Sipas Rolls, niveli i dyte i zbatimit te
drejtesise dhe i ligjeve ka te beje me faktin se ligjet riprodhojne
nje gjendje institucionale te percaktuar me se miri, E drejta kerkon
qe te respektohen ligjet. Mirepo, keto ligje, jo pak here,
sanksionojne nje gjendje shoqerore qe eshte e padrejte kur krahasohet
me parimet themelore te demokracise. Xhon Rolls mendon se ne kete
menyre permbajtja e nje sere ligjesh rrezikon te behet formale dhe te
shtremberoje natyren e vertete te marredhenieve shoqerore.
Ligja
mund te sanksionoje se te gjithe qytetaret kane te drejte te ushtrojne
lirshem te gjitha profesionet e mundshme dhe te zene edhe vende pune
te te gjithe niveleve ne administraten shteterore. Te gjithe mund ta
pranojne si formalisht te drejte kete ligj. Por analiza sociologjike
ka vertetuar se kjo e drejte rrezikon te mbetet nje slogan i thate, pa
permbajtje sepse faktet e mbledhura nga vendet me demokraci te
zhvilluar, vazhdon Rolls, por edhe filozofe te tjere te majte si
Burdie dhe Habermas, tregojne se klasa e re e qeveritareve del si
rregull, statistikisht, nga ata qe qeverisin apo nga shtresat e larta
dhe gjysem te larta te shoqerise. Ne kete menyre, ne vend qe te kemi
nje sistem te drejtash politike te barabarta per te gjithe, kemi te
bejme me teper me nje sistem te tere riprodhimi shtresor. Qeveritaret
dalin nga ata qe tashme qeverisin dhe te qeverisurit mbetem kurdohere
te qeverisur. Ne fazen e pare, ndonje individ i calltisur ngaradhet e
popullit mund te zinte ndonje qoshe te humbur ne administraten
shteterore, kurse me pas kjo do rrezikonte te behej nje ngjarje
gjithnje e me e rralle. Dora e padukshme do t'i conte gjerat gjithnje
e me keq.
Ligja
mund te sanksionoje nje mije here se te gjithe kane te drejten e
prones dhe mund ta ushtrojne kete te drejte fare lirisht. Ne fazen e
pare te tranzicionit demokratik, ne te vertete, nje pjese e madhe e
popullsise ka idene se lirisht mund te behet me prone. Por me pas, e
drejta e prones mbetet nje slogan, sepse pronaret e riprodhojne klasen
e tyre, ndersa ata qe nuk kane prone veshtire se mund te behen me
ndonje te tille. Aq me teper, me perqendrimin e kapitaleve dhe me
sundimin e tregut nga ana e pronareve gjithnje e me te medhenj,
pronaret e vegjel, tregetare, zanatcinj, etj., e humbasin edhe ate pak
prone te vogel qe kane patur, duke falimentuar. Sa me larg te shkoje
procesi i vendosjes se marredhenieve te lira te tregut, aq me shume
kapitale duhen per te zhvilluar nje veprimtari te lire ekonomike. Kjo
do te thote se gjithnje e me pak individe kane mundesi te merren me
biznes. Dora e padukshme i ka cuar gjerat per dreq.
Ligja do
te thoshte se te gjithe kane te drejten e barabarte te informimit dhe
komunikimit. Ne fazen e pare te vendosjes se ekonomise se tregut, nje
fletushke me kater faqe do te mjaftonte per te hyre ne tregun e
shtypit dhe per te gjetur nje lexues. Ne kete faze te pare, komunikimi
i ideve ne shoqeri behet me shume me ane te mbledhjeve, mitingjeve,
thashethemeve. Te gjithe duken se jane te barabarte persa i perket se
drejtes se tyre per te komunikuar. Por dora e padukshme edhe ketu i ka
cuar gjerat per dreq. Me pas, per te komunikuar mesazhe ne shoqeri ka
nevoje te zoterosh kapitale te medha, sepse duhen mbajtur gazeta te
fuqishme, te shperndara ne te gjithe territorin e vendit dhe stacione
radiotelevizive me teknologji moderne. Media, edhe duke qene
krejtesisht e lire dhe pa asnje shtrengim nga ana e shtetit, bie
keshtu vetevetiu ne doren e nje shtrese fare te holle njerezish te
kamur, ndersa e drejta e barabarte e komunikimit mbetet nje fjale
boshe per individet e thjeshte. Keta te fundit mund te ndihen te
lumtur vetem atehere kur ndonje gazetar i vrullshem i ndonje stacioni
televiziv iu zgjat me perbuzje dhe rrembimthi mikrofonin, pa i pare
fare ne sy, per te dhene ndonje opinion fluturak te mbetur anonim,
rreth ndonje pyetjeje kurth ose ndofta edhe krejt idiote, kuptimin e
thelle te se ciles mund ta dije vetem konceptuesi i emisionit. Te
gjithe kane te drejten te komunikojne, por ne fakt disa japin mesazhe
ne opinionin publik, kurse pjesa tjeter eshte e shtrenguar vetem te
konsumoje permbajtjen e tyre, biles me pagese. Dora e padukshme nuk
rresht se levizuri.
E
drejta, e sanksionuar keshtu nga ligjet ne fuqi, do te rrezikonte te
behej formale, pra e pazbatueshme, duke u bere e padrejte. E drejta
ligjore, e kuptuar dhe e zbatuar ne menyre te kulluar dhe puritane,
realisht do te rrezikonte te prodhonte realitete qe do te ishin ne
kundershtim me frymen e saj, pra do te prodhonte padrejtesi. Rolls
shpjegon se tanime gjendja behet absurde. Njerezit qe perfitojne nga
situata e re e krijuar mundohen te qetesojne shpirtin e tyre duke
thene se ata jane te drejte dhe veprojne gjithmone me drejtesi,
perderisa, si qytetare te ndershem, nuk bejne tjeter vecse respektojne
me perpikmeri ligjet ne fuqi. Por ne fakt, pikerisht zbatimi formalist
i drejt`sise, ne kushtet kur shoqeria nuk mban parasysh veprimin e
dores se padukshme qe i con gjerat per dreq, behet burimi i
padrejtesive shoqerore. Pabarazite behen gjithnje e me te medha, te
drejtat dhe lirite individuale behen gjithnje e me shume si ajo
levozhga e arres gunge qe brenda eshte bosh, gjendja politike e masave
te gjera popullore nuk njeh me ndonje permiresim ne krahasim me
fillimet e demokracise dhe kjo shpjegon gjeresisht se perse entuziazmi
politik i fillimit eshte zevendesuar shpesh nga stresi per te
perballuar situaten e papritur dhe te padeshirueshme.
E drejta korrigjuese qe i kthen pabarazite ne dallime
Le ta
qetesojme lexuesin duke i thene se Xhon Rolls nuk eshte aspak nje
filozof marksist. Si produkt i kultures se kombit te tij, Rollsi, sado
i majte qe te shprehet, perseri, mbi te gjitha, vlereson lirite
politike individuale qe jane, sipas tij, e mira siperore. Nese
njerezit do te viheshin ndonje here perpara dilemes qe do t'u kerkonte
te zgjidhnin midis lirive individuale dhe barazise ekonomike, ata
kurre, thote Rolls, nuk do te duhej te sakrifikonin lirine politike
per hir te barazise ekonomike. Ai qe humb lirine, me pas, i humbet te
gjitha te mirat e tjera materiale. Po sipas ketij filozofi, barazia
matematike ne te ardhura dhe ne pasuri midis qytetareve do te ishte
shenja me e qarte e totalitarizmit dhe e padrejtesise. Ne cdo rast,
thekson ai, ato pabarazi qe ndihmojne per te permiresuar jeten e me te
varferve, duhen pranuar si te domosdoshme dhe nuk duhen cenuar.
Sigurisht, nje barazi qe e rrit nivelin e varferise nuk ka se cfare i
duhet shtresave te gjera te popullsise. Cilado gje qe nxit
specialistet, inxhinjeret, sipermarresit, teknokratet, etj., per te
punuar me mire, per ta organizuar me mire prodhimin, per te rritur
mireqenien e te gjithe shoqerise duhet perkrahur.
Megjithate, Xhon Rolls mendon se veprimi i dores se padukshme duhet
ndalur. E drejta formale, thote ai, po te veproje ne menyre disi te
verber dhe te paorientuar ne menyre te vullnetshme prej njeriut,
prodhon padrejtesi te ndryshme, prandaj na duhet nje tjeter koncept
per te drejten ne kushtet e sistemit politik demokratik. Kjo lloj
tjeter e drejte, sipas tij, do te quhet e drejte korrigjuese. Ne
kuadrin e veprimit te kesaj te drejte, shteti duhet te nderhyje ne
shoqeri duke harmonizuar veprimin e faktoreve spontane te ekonomise
konkurrenciale te tregut me nderhyrjen e ndergjegjshme dhe qellimore
te shoqerise, me qellim qe vlerat e demokracise te mbeten te
paprekura.
Shoqeria
kujdeset qe gjendja shoqerore dhe ekonomike e shtresave te gjera te
popullsise te mos behet pengese absolute duke shkaktuar qe individe te
panumert te dale prej saj te mos kene asnje shprese dhe mundesi per te
ngjitur shkallet e hierarkise shoqerore. Asnje post administrativ nuk
duhet te mbetet realisht prone e nje klase te privilegjuar. Per
arsimin e larte publik mund te zbatohen sigurisht tarifa qe kane te
bejne me te drejten e regjistrimit, por nese nxenesit apo studentet e
prejardhur nga shtresat e zena ekonomikisht duhet te paguajne keto
tarifa per te hyre ne Universitet, studentet e ardhur nga periferia e
shoqerise duhet te mbeshteten fuqimisht dhe masivisht nga shteti per
te perballur shpenzimet e arsimimit te tyre.
Shteti
atyre nuk ju merr, por ju jep. Atyre iu duhen paguar tarifat e hyrjes
ne shkollen e larte. Rezultati mesatar ne konkursin hyres per ne
Univesitet, i arritur nga nje nxenes qe vjen nga malesite e
prapambetura te vendit, duhet te kete vlere reale me te madhe se i
njejti rezultat i arritur nga nje nxenes i kryeqytetit. Ndersa nje
njeri me te ardhura normale duhet ta paguaje avokatin e tij, dikush
tjeter qe ndodhet larg ketyre mundesive, duhet te kete te drejten qe
shteti te vere ne dispozicion te tij ndihmese juridike te kualifikuar
falas. Ness shteti merr taksa nga njerezit me te ardhura normale, ne
te kundert, ai jep perkrahje financiare qe individet dhe familjet e
varfera te paguajne qerate e shtepive dhe te jetojne ne shtepi me qera
sa me te ulta.
Keta
jane disa nga shembujt qe mund te konkretizojne ate qe Rolls e quan
drejtesi korrigjuese, e cila ben qe nje pjese e te ardhurave te
krjijuara nga shoqeria te shkoje drejt shtresave te gjera te
popullesise per te sigurruar barazine e shanseve, kushtin baze
themelor te demokracise, te cilin, dora e padukshme e ekonomise
liberale te tregut, thote Rolls, ka tendence ta zhbeje dhe ta zhduke.
Ne kete menyre, pabarazite fillestare te shnderuara spontanisht ne
padrejtesi shoqerore, marrin nje forme te re dhe te pranueshme duke u
transformuar ne dallime shoqerore te arsyeshme dhe te mirepranuara nga
te gjithe.
|
|