|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Politikė

 
 

GRUPET E INTERESIT DHE LOBIMI

 
 

 
9 shkurt 2004 / TN
  
Nehat SADIKU* Qani NUHIU*
 
Ese pėr demokracitė e reja dhe tė vjetra
 
1.HYRJE
 
Nė tė gjitha shkollat amerikane ( duke u nisur prej traditės sė Jefferson-it) dhe nė shumė vende tė tjera tė botės fėmijėt i mėsojnė se “demokracia paraqet pushtetin e popullit”.1 Kur e kemi fjalėn pėr demokracitė, pikėsėpari kėtu mendojmė pėr sistemet demokratike politike,  qė DAHLI (1971:1-14) i pėrcakton si poliarhi: me kėtė nocion nėnkuptojmė ata sisteme politike, qė me (nė) kushtetutė janė tė definuar si “demokratike” duke aplikuar institucionet “demokratike”, ku zhvillohen proceset “demokratike” tė sjelljes sė vendimeve politike. Vetia themelore e sistemeve politike demokratike paraqet ((parasegjithash?!) mundėsinė formale, qė shtetasit tė participojnė  tek proceset e sjelljes sė vendimeve politike; nė kėto sisteme i njohin fortė mirė tė gjitha format e ndryshme tė pjesėmarjes si dhe ēkyējes sė njerėzve tek proceset e sjelljes sė vendimeve, qė si zakonisht i pėrcaktojmė si forma dhe metoda tė demokracisė direkte dhe indirekte.  Demokracitė/poliarhitė pėr tė cilat flasin DAHLI (1971) si dhe LIJPHARTI (1981) nė librat e tyre mundet ti pėrcaktojmė si “demokraci tė vjetra apo tradicionale”.  Si “demokraci tė reja “ (vetėm formalisht) i theksojmė ata sisteme politike, qė patėn aprovuar kushtetutat demokratike si dhe formalisht patėn ndėrtuar institucionet demokratike para do kohe.2
 
Sistemet demokratike politike njerėzve ua garantojnė mundėsinė, qė tė marin pjesė nė proceset politike tė sjelljes sė vendimeve. Vullneti i lirė i njerėzve konziston me vetė situatat konkrete tė vendosjes, se a do tė marin pjesė nė proceset e sjelljeve tė vendimeve politike apo jo;3 nėse vendosin pėr pjesėmarjen nė jetėn politike si dhe vendimsjelljen, ku rendi adekuat juridik si dhe institucionet e sistemit politik ua ofrojnė opcionet e ndryshme.
 
Nė kėtė ese e parashtrojmė pyetjen, pse njerėzit janė tė motivuar pėr sjelljen e njė vendimi tė kėtillė, qė tė participojnė nė proceset politike? Sidomos na intereson, nė ēfarė mėnyrash mundohen tė ndikojnė tek sjellja e vendimeve tė ndryshme? Kėtu ėshtė tejet me rėndėsi, qė tė ofrohet pėrgjigja, se si interesat e ndryshme reflektohen dhe organizohen si dhe cilat kanale dhe mėnyra tė ndryshme tė interesave tė organizuara pėrdoren pėr ti arritur objektivat e parashtruara?
 
2. INTERESAT
 
Interesat paraqesin aktivitetin e duhur pėr ēdo shoqėri progresive dhe demokratike. Assesi nuk duhet t’na befason rasti se garantimi si dhe tė qeverisurit e shprehjes, formimi, koordinimi si dhe realizimi i interesave tė ndryshme nė institucionet e sistemit politik si dhe tek proceset e sjelljes sė vendimeve politike i kategorizojmė nė rastin e funkcioneve themelore tė ēdo sistemi politik. Nė shoqėritė moderne tė rregulluara juridikisht si zakonisht rrugėt (kanalet dhe institucionet) i pėrcaktojnė dhe rregullojnė, mėnyrat dhe format e tė shprehurit, koordinimi dhe implementimi i interesave tė ndryshme nė sistemin politik kushtetuta dhe sistemi juridik. Sistemet politike kėto funkcione i kryejnė nė mėnyra tė ndryshme; si njė kriter pėr vlerėsim mundet tė na shėrben modeli i thjeshtė teorik skematik, ku sistemet demokratike (idealisht nė pėrgjithėsi) mundėsojnė dhe servojnė interesat plurale, pėrderisa sistemet jodemokratike i kufizojnė dhe pėr kėto e pėrdorin represionin. Nė praktikė si zakonisht nė ēdo shoqėri i hasim kombinimet e ndryshme  tė dyja modeleve ideale.4 Poashtu duhet theksuar pėr faktin se  interesat e ndryshme “depėrtojnė” nė sistemin politik edhe nėpėrmjet tė rrugėve si dhe mėnyrave, qė sistemi juridik nuk i parasheh dhe rregullon.
 
Nė ēdo shoqėri ekziston njė numėr i madh i interesave tė ndryshme; edhe ma shumė, ēdo njeri posedon me njė sėrė interesash tė ndryshme. Pėr nga aspekti i sistemit politik si dhe aspekti i studimit interesat aktuale janė, qė nė sistemin politik, veprimi i institucioneve tė saja si dhe nė proceset e sjelljes sė vendimeve ashtu apo kėshtu ndikojnė, sidomos ata interesa, qė nė njė mėnyrė tė kėtillė apo tė atillė derdhen nė sistemin politik si dhe proceset e sjelljes sė vendimeve politike.Vetia themelore e tė gjitha kėtyre interesave ka qenė qė tek kjo tė fitojnė dimenzionin e tyre politik.5 Sistemi politik si dhe vendimet e sjellura paraqesin kornizėn shoqėrore pėr realizimin e kėtyre interesave. Interesat e ndryshme si dhe aktivitetet e shumta pėr realizimin e tyre paraqesin shkakun kryesor pėr aktivitetin politik tė njerėzve, pėr bashkėpunimin dhe organizimin e tyre.
 
3. ORGANIZIMI I INTERESAVE
 
Vetėm nė rastet specifike kur bėhet fjalė pėr personalitet me ndikim tė duhur ekonomik dhe politik, individi shumė rrėndė mundet ti afirmon interesat e veta specifike nė procesin e sjelljes sė vendimeve politike. Afirmimi i interesave parėsore nė kontekstin shoqėror ballafaqohet apo konfrontohet me interesat tjera si dhe mbartėsit e tyre; sjellja e vendimeve pėrkatėse nė procesin e vendimsjelljeve ndonjiherit ėshtė e rastėsishme, nė realitet kjo reflektohet si njė rezultat i forcave tė baraspeshuara politike pėr ēastin e duhur. Kėtė e pati theksuar edhe vetė Max Weberi (1922), fuqia shoqėrore paraqet bazėn themelore tė pushtetit dhe faktorin kryesor tek afirmimi i interesave parėsore.
 
Individėt me interesat e pėrbashkėta apo tė ngjajshme lidhen dhe organizohen nė mėnyra tė ndryshme, qė tek konteksti i duhur shoqėror duke bashkėpunuar dhe koordinuar veprimin duke ofruar mundėsitė mė tė mira pėr realizimin dhe afirmimin e interesave specifike  nė procesin e sjelljes sė vendimeve politike nėpėrmjet tė institucioneve politike tė sistemit. Nė format e ndryshme tė organizimit tė interesave bėjnė pjesė edhe format specifike tė organizimit politik siē janė partitė politike, qė paraqesin faktorin kryesor nė procesin politik si dhe pėrbėrsin elementar si dhe shtyllėn e sistemeve demokratike politike ekzistuese; vetia themelore e partive politike ėshtė qė me partitė tjera politike qė brenda kornizave dhe rregullave pėrkatėse tė sistemit politik luftojnė pėr participimin e tyre nė pushtet. (P.sh. BEYEME , 1985; DUVERGIER , 1972; PANEBIANCO, 1988).
 
Edhepse grupet e interesit dėshirojnė tė ndikojnė tek sjellja e vendimeve politike dhe nė pushtet ( mė saktėsisht nė mbartėsit dhe institucionet e pushtetit), nė dallim prej partive politike apo formalisht nuk luftojnė pėr marjen apo rruajtjen e pushtetit. Interesat e veta specifike grupet e interesit si dhe asociacionet  mundohen ti realizojnė nėpėrmjet tė rrugėve tė ndryshme dhe nė mėnyra tė ndryshme, qė pėr kushtet e dhėna ju duken mė efikase.
 
Tek kjo grupet e ndryshme tė interesit pėr nga integrimi i tyre intern si dhe fortėsia, organizimi si dhe niveli i institucionalizimit, natyra dhe mėnyra e veprimit janė tejet tė ndryshme midis veti. Jean BLONDEL (1969:79) duke i marė parasysh kėto veti specifike tė grupeve tė interesit i kategorizon nė kėto tipe:
 
- grupet e zakonshme (p.sh. fiset, kastat, grupet etnike),
- grupet institucionale (p.sh. kisha dhe komunitetet fetare, ushtria, burokracia) dhe
- grupet mbrojtėse (p.sh. sindikata, organizatat e punėdhėnėsve, asociacionet proesionale)
- dhe grupet promotive (p.sh. asociacionet tregėtare dhe industriale, ndėrmarjet ekonomike, grupet ekologjike dhe lėvizjet e reja shoqėrore).
 
Kėto lloje nė vazhdim ndahen nė kontinumin asociativo-organizativ, tek i cili pėr llojin e parė ėshtė tipike natyra komunale e komunitetit si dhe shkalla e ulėt e asociativizmit, tek tjerat intenziviteti i komunalizmit (natyra e komunitetit) zvogėlohet pėrderisa asociativizmi rritet. 
 
4. ĒFARĖ PARAQET LOBIMI?
 
Grupet e interesit dhe shoqatat pėrdorin rrugė tė ndryshme dhe mėnyra, pėr ti afirmuar interesat e tyre nė procesin e sjelljes sė vendimeve nė shoqėri. Qėllimi i tyre kryesor paraqet rritjen e shkallės sė ndikimit nė institucionet (e sistemit politik) dhe individėve, qė janė tė rėndėsishėm tek sajimi dhe firmosja e vendimeve pėrkatėse. Nė tė shumtėn e rasteve “kjo tragjedi politike” zhvillohet nė prapavijė, larg “syve dhe veshėve” tė opinionit publik, nuk mundet aq lehtė idnetifikuar dhe vėrrejtur se si rrjedhin gjėrat. Me njė fjalė, vperimin e kėtillė tė grupeve tė interesit dhe shoqatave nė procesin politik e definojmė si lobim. Tek kjo ėshtė interesante, se lobimin asnjėra prej sistemeve juridiko kushtetutare nuk e theksojnė apo nuk e pėrcaktojnė mė imtėsisht. Jurisdiksioni nė kėtė lami gjatė viteve tė fundit ka marė njė hov tė duhur zhvillimi, tendencat e rregullimit juridik tė lobimit si zakonisht janė po aq sa fragmentare dhe i definojnė vetėm disa prej kushteve tė pėrgjithshme. E drejta e ndalon dhe mundohet ta pengon vetėm disa prej eksceseve, qė mundet ta rrezikojnė veprimin e parashikuar kushtetonjės tė sistemit politik dhe institucioneve tė saja.
 
Paraqitja dhe zhvillimi i lobimit ėshtė ngushtė i lidhur me atė, se institucionet ekzistonjėse si dhe kanalet e sistemit politik parlamentar dhe demokracive presidenciale nuk ofrojnė derdhjen e interesave tė ndryshme nė proceset e vendimit politik. (p.sh. BEYME, 1971 dhe 2003).
 
Nė dallim prej parlamentarizmit klasik parlamentarizmi korporativ vendos disa prej kanaleve, qė mbartin interesat e ndryshme tė organizuara nė sistemin politik. (p.sh. SADIKU:120-122) Mirėpo kėta kanale tė institucionalizuara pėrfshijnė vetėm njė pjesė tė duhur tė interesave tė organizuara nė shoqėrinė pėrkatėse dhe kėshtu e begatojnė lobimin tradicional. Nė saje tė studimit komparativ tė lobimit tek shoqėritė moderne thjeshtė mundet tė konstatojmė se, rregullimet e kėtilla ofrojnė vetėm disa prej kanaleve tė reja si dhe institucioneve pėr lobim.
 
Nė shoqėrinė moderne pėrpos lobimit ekzistojnė edhe format tjera tė interesave tė organizuara qė afirmohen dhe vjen nė shprehje realizimi i tyre konkret. Njė rol tejet tė rėndėsishėm tek kjo luajnė aktivitetet e ndryshme tek “baza qytetare” (“grass-roots” activities) si dhe mobilizimi i njerėzve pėr njė objektivė tė duhur tek formimi dhe orientimi i opinionit publik apo presionit tė opinionit publik tek ēėshtjet aktuale shoqėrore. Deri nė njė shkallė tė duhur format e ndryshme tė interesave tė organizuara shėrbehen me kėta metoda, qė si zakonisht pėr ta dhe me to harxhohen sasi tė mėdhaja energjish, rezultatet e tyre janė jo stabile tė papritura; format e kėtilla tė punės prej mbartėsve tė kėtyre aktiviteteve kėrkojnė qė tė mbartin pėrgjegjėsinė dhe shkallėn e rrezikut para opinionit dhe planerėve tė njė politike tė kėtillė. Shkaku kryesor se lobimi pėr format e ndryshme tė interesave tė organizuara mbetet njė dukuri dhe veprimtari tejet interesante, si dhe sė fundi mėnyra kryesore e ndikimit tek procesi politik i sjelljes sė vendimeve si dhe tek realizimi i interesave specifike. (Shiko p.sh. OLSON, 1982 dhe 2003).
   
Pėr natyrėn e lobimit na tregon shumė edhe preardhja semantike e vetė termit. Tek kjo shumė pak na ndihmon definicioni, qė e sjellin Fjalorėt e gjuhėve moderne europiane por edhe vetė Fjalori i gjuhės shqipe. Fjalori i gjuhės frengjishte e thekson se lobi “paraqet njė grup joformal njerėzish, qė mundohen ti realizojnė interesat e tyre specifike politike.” (1994:501). Me sa duket ky term ka hyrė nė pėrdorim nė gjuhėn shqipe pėrmes anglishtes, saktėsisht thėnė prej anglishtes amerikane, nė gjuhėn anglishte ky term qe infilitruar prej gjuhės sė mėvonshme vulgare latine.  Fjala “lobby” nė anglishte nėnkupton nė mes tjerash korridorin apo dhomėn, qė shėrben si vendpritje pėr miqėt nė kėtė ndėrtesė, teatėr apo hotel, por njėherit edhe njė dhomė tė madhe nė ndėrtesėn e parlamentit apo kuvendit apo tė ndonji organi tjetėr institucional, qė nė dallim prej dhomės sė mbledhjes ėshtė nė disponim pėr opinionin. Po nė kėto vendtubime apo vendtakimesh lobistėt lobojnė tek anėtarėt e parlamentit (deputetėt), anėtarėt e qeverisė dhe anėtarėt e administratės dhe mundohen ti bindin, qė ti pėrkrahin interesat e tyre specifike dhe tė firmosin ndonjė vendim tė duhur.6 Lobistėt mundet tė jenė anėtarė tė ndonji grupi tė interesit apo shoqatės, nė tė shumtėn e rasteve kėta janė individė dhe agjencione profesionale, qė grupet e interesit apo shoqatat  i “punėsojnė” pėr ti pėrfaqėsuar apo realizuar interesat e tyre specifike nė procesin politik tė sjelljes sė vendimeve.7
 
Literatura pėr lobimin ėshtė shumė e pasur, veēanarisht ėshtė i njohur dhe detalisht i pėrpunuar lobimi nė kongresin dhe administratėn e SHBA, ku lobimi ėshtė mė sė shumti i zhvilluar dhe mė i njohur. (P.sh.:CIGLER & LOOMIS, red., 1985, DEAKIN, 1966; ZEIGLER & PEAK, 1972). Nė demokracitė tradicionale si zakonisht gradualisht qenė zhvilluar parimet dhe mėnyrat e lobimit, edhepse pėr shkak tė vetė natyrės karakteristike tė veprimit, lobistėt mundohen qė ti zbulojnė metodat dhe mėnyrat e reja tė ndikimit, pėr tė influencuar tek bartėsit e shumtė tė funkcioneve publike si dhe pėr sjelljen e vendimeve jetike nė institucionet e sistemit politik.
 
4.1. Paratė dhe fuqia politike: lobimi si kėmbim
 
Studimi i lobimit paraqet nė tė shumtėn e rasteve njė proces tė komplikuar, sepse veprimtaritė zhvillohen nė mėnyrė sekrete, apo pjesėrisht larg opinionit publik. Nga njėra anė mbartėsit e interesave tė organizuara specifike si zakonisht nuk duan, qė nė opinion tė qarkullon “identiteti apo emri i tyre” nė lidhje me sjelljen e ndonji vendimi politik; nė anėn tjetėr deputetėt dhe zyrtarėt e lartė shtetror nuk duan ta tregojnė, se janė lojal ndaj ndonji grupi tė interesit ose tė mvarur prej saj. (P.sh. GRAZIANO, 1994: 113-117)
   
Siē vlen pėr proceset politike nė pėrgjithėsi, edhe pėr lobimin mundet tė themi, se nėnkupton “lojėn e parave –“lojėn me paratė” dhe fuqinė (politike/shoqėrore).”** Kėtu vjen nė shprehje kėmbimi i balansuar pak a shumė. Lobistėt zyrtarėve tė zgjedhur u ofrojnė mjetet financiare pėr kampanjot e tyre zgjedhore si dhe veprimin e suksesshėm tė partive politike, si dhe nėpėrmjet tė rrjetit tė organizuar tė interesave nė terren ndihmojnė tek fitimi i votave nė zjgedhjet. Si njė mall tejet i rėndėsishėm apo “si njė mall me vlerė”, qė lobistėt ua ofrojnė pėrfaqėsuesve tė zgjedhur, funkcionarėve shtetror si dhe nėpunėsve tė administratės shtetrore paraqesin informatat jo tė njohura pėr ēėshtjet, pėr tė cilat sillen vendimet nė sistemin politik; kėtu lobistėt shpeshherė kujdesen, qė kėto tė dhėna tė jenė tė plasuara nė kontekstin e duhur apo tė pėrpunuar profesionalisht, i cili flet pėr zgjidhjen konkrete tė interesit tė pėrcaktuar konkret qė realizohet me sukses. Pėrfaqėsuesit e zgjedhur kėta “shėrbime” lobistėve ua kthejnė ashtu, qė brenda institucionit pėrkatės tė sistemit politik mbėshtesin dhe votojnė pėr zgjidhjen, qė e propozon dhe pėrkrah grupi i interesit pėrkatės. (P.sh. Graziano, 1994: 116-129) Jurisdiksioni tek rregullimi i kėtij “kėmbimi tė fshehur” mbetet i pafuqishėm dhe jashtė lojės “politiko-juridike”, edhe kur mundohet ti definon dhe kufizon transakcionet financiare tė lidhura me lobimin.8
 
5. LOBIMI NĖ DEMOKRACITĖ TRADICIONALE DHE TĖ REJAT
 
Siē vlen pėr proceset demokratike nė pėrgjithėsi, nė demokracitė tradicionale dalėngadalė qenė formuar disa parime tė zakonshme elementare. Qėndrimi ndaj lobimit, nė disa rrethe nė fillim qe pranuar negativisht dhe nė mėnyrė refuzonjėse, dalėngadalė pati ndryshuar dhe sot shumica e shteteve demokratike e pranojnė lobimin si njė dukuri normale apo si njė element pėrbėrės tė procesit demokratik politik. Pėr ti afirmuar dhe realizuar interesat specifike nė procesin politik, nė shoqėritė moderne formohen njė numėr i madh i grupeve tė interesit dhe shoqatave, qė nė mėnyra  dhe rrugė tė ndryshme mundohen tė ndikojnė tek  procesi i sjelljes sė vendimeve nė institucionet e sistemit politik nė tė gjitha nivelet – prej vetėqeverisjes lokale deri tek niveli qendror i pushtetit, duke pėrfshirė edhe njėsitė federale tek shoqėritė plurale. Paraqtija e lobimit nuk ėshtė veti vetėm e shteteve nacionale, por zhvillohet edhe tek organizatat e shumta ndėrkombėtare dhe sidomos brenda kornizave tė integrimeve ndėrkombėtare ekonomike. (BERGER, red., 1981; WILSON, 1987) Edhe ashtu janė gjithmonė prezente vlerėsimet kritike se lobimi dhe ndikimi i madh i interesave tė ndryshme tė organizuara mundet tė shkakton shumė devijime nė sistemin politik demokratik dhe rrezikon realizimin e parimit themelor demokratik pėr pushtetin e popullit. (P.sh. GREIDER, 1992)
 
Nėse pėr organizimin e interesave dhe lobimin nė demokracitė tradicionale ekzistojnė shumė hulumtime dhe tė dhėna, pėr nga ana tjetėr praktikisht nuk ka hulumtime dhe tė dhėna pėr “demokracitė e reja.” Artikujt e ndryshėm qė i trajtojnė proceset e tranzicionit (transformimin shoqėror, kalimin) si dhe demokratizimin prej ish shteteve tė “socializmit real” nė Evropėn Lindore dhe tė Mesme edhe asaj Juglindore nė mėnyrė parciale i vlerėsojnė interesat e ndryshme tė organizuara nė kėto shoqėri si dhe rolin e tyre nė procesin politik. Nė kėtė kontekst vlen tė pėrmendet studimi i rolit tė konceptit, strukturės dhe rolit tė kushteve/subjekteve tė shoqėrisė civile si dhe roli i tyre nė procesin e tranzicionit dhe konsolidimit paraprak tė demokracisė si nė shtet pėrkatėse dhe komparativisht.*** Me padyshim se do tė kalon edhe njė kohė e duhur, para se tė kemi nė disponim studime afatgjata pėr organizimin e interesave, grupet e interesit dhe shoqatave si dhe lobimin nė kėto shtete. Kėtu duhet theksuar faktin se situata ndryshon prej njė shteti nė shtetin tjetėr tek demokracitė e reja, dhe konstatimet pėr njė shtet nuk mundet tė pėrdoren pėr interpretimin e thjeshtėzuar pėr tė gjitha “demokracitė e reja.”
   
Tek studimi i lobimit tek “demokracitė e reja” ėshtė e domosdoshme tė respektohen tė gjitha rrethanat specifike tė periudhės sė tranzicionit, duke i shqyrtuar edhe pėrvojat e deritanishme historike qė janė jostabile dhe mundet tė zgjatin edhe disa dekada. Komuniteti ndėrkombėtar dhe demokracitė perendimore me veprimin e tyre, inicijativėn dhe pėrkrhajen opozitave nė shtetet pėrkatėse si dhe strukturave tė shoqėrisė civile dukshėm pėrshpejtuan  tek “zhbėrrja e komunizmit”, pėrfytyrimet ideale pėr sistemet e tyre demokratike politike me disa modifikime dhe adoptime  u bėnė model pėr reformat kushtetutese si dhe praktikimin e institucioneve demokratike nė shtetet e Evropės Juglindore.  Tek kjo nė “demokracitė e reja” shpeshherė e keqpėrdornin faktin se “sistemet ideale demokratiko-politike” nė demokracitė tradicionale askundi nuk funkcionojnė nė formė tė pastėrt, siē ėshtė parashikuar normativisht; edhe pėr vetė demokracitė tradicionale ėshtė karakterisitike dihotomia nė mes sistemit tė definuar normativ dhe realitetit shoqėror. Sa i pėrket orgnaizimit tė interesave dhe lobimit duhet theksuar edhe faktin, se sistemi juridik nė demokracitė tradicionale perendimore kėtė problematikė e rregullojnė si zakonisht nė mėnyrė fragmentare.
   
Pas aplikimit formal tė  demokracisė nė “demokracitė e reja” institucionet demokratike, kultura politike dhe tradita gradualisht janė nė zhvillimin e sipėrm tė formimit dhe zhvillimit. Tek shtetet pėrkatėse kėtė situatė e kushtėzon edhe vetė fakti, se regjimet e reja qenė tė detyruara te rruajnė ish aparatin shtetror apo tė gjitha segmentet e saja vitale.9 Disproporcioni nė mes realitetit shoqėror dhe aspektit noramtiv nė kėto shoqėri ėshtė akoma shumė i lartė, se sa kjo vlen pėr demokracitė tradicionale, proceset politike dhe sjelljes sė vendimeve, ku akoma dominojnė qendrat joformale tė fuqisė politike.10 Sėrish vimė deri tek konstatimi se nuk mundet aq lehtė dhe simbolikisht aplikuar demokracinė vetėm me pranimin e jurisdiksionit tė rri; demokratizimi si zakonisht paraqet njė proces jo stabil dhe me pasoja afatgjate negative pėr kėtė proces. Njerėzit nė tė shumtėn e rasteve ndjehen tė zhgėnjyer, por e ndjekin me vėmendje aplikimin formal tė demokracisė, nė kėtė kontekst paraqesin edhe njė pritė shtesė dhe komplikim.****
 
Rrethanat e cekura nė kėto shtete pėrcaktojnė  edhe kornizėn referenciale pėr organizimin e interesave dhe lobimin. Nė kėto sisteme poashtu ekziston pluralizmi i formave tė interesave tė orgnaizuara si dhe tek kėto sisteme gjatė procesit tė lobimit mė tė sukseshėm  janė ata qė kanė mė shumė para dhe fuqi politike. Nė njė shtet dhe shoqėri relativisht jostabile dhe fluide nė kalim lobimi si zakonisht zhvillohet nė prapavijė, i padukshėm pėr opinionin publik, kjo vlen edhe pėr demokracitė tradicionale, edhepse pėr kėtė nė opinion ekzistojnė spekulime tė shumta edhe qasje joserioze. Sidomos pėr shtetet pėrkatėse (p.sh. Kosova, IRJM, Sėrbia, Mali i Zi, Shqipėria, Rusia, Bullgaria, Rumania, etjetj.) tek politologėt e shumtė ekzistojnė dyshimet e arsyeshme, se posedojnė me njė fuqi politike tė “pa kontrolluar” dhe ndikim shoqatat e ndryshme kriminele, qė sidomos nė nivelin lokal e kontrollojnė dhe ushtrojnė pushtetin politik.
 
Nė dallim prej demokracive tradicionale, ku faktorėt e lobimit shpeshherė janė tė pėrqėndruara tek institucionet pėrkatėse tė sistemit politik dhe sidomos nė parlament, ku vendoset pėr ndonji ēėshtje me rėndėsi, qė pėrfshinė interesin specifik tė ndonji grupi tė interesit, pėr lobimin nė “demokracitė e reja” vlen qėndrimi se pėrafėrisht nė mėnyrė intenzive paraqitet tek institucionet formale tė sistemit demokratik politik si dhe tek qendrat joformale politike. Edhe ma shumė, siē vlente kjo pėr disa demokraci tradicionale (p.sh. Italia me sistemin e saj partitokratik), tek demokracitė e reja mė pak stabile si zakonisht lobimi paraqet  njė proces mė efikas tek qendrat joformale tė fuqisė politike.
 
6. NĖ VEND TĖ PĖRFUNDIMIT
 
Duke u nisur prej studimeve ekzistuese dhe pėrvojave personale kemi konstatuar, se lobimi nė tė shumtėn e rasteve tek demokracitė tradicionale nėnkupton njė veprimtari tė fshehtė, qė ėshtė e rregulluar juridikisht nė mėnyrė parciale. Lobimi si zakonisht zhvillohet nė kufi me rregullat dhe ligjet juridike, ashtuqė i shyen disa prej politologėve amerikan tė konstatojnė se lobimi nė realitet i refuzon parimet themelore tė demokracisė liberale. Organizimi i interesave tė ndryshme specifike si dhe transakcioneve financiare tė lidhura me lobimin janė tė pėrpunuara mė detalisht pėr nga aspekti normativ dhe kufizimi tek ata lami qė kanė nevojė pėr njė kontroll efikas dhe tė plotė shoqėror.
   
Sa i pėrket organizimit tė interesave specifike dhe lobimit nė “demokracitė e reja”, situata ėshtė mė e komplikuar. Edhepse rregullimi juridik i interesave tė organizuara ėshtė formalisht mė restriktiv, nė shumė raste dominon njė konfuzitet i madh. Kėsaj gjendje kaotike duhet shtuar edhe faktin se tek proceset politike nė mėnyrė (ind)direkte janė tė pėrfshirė apo dukshėm nė tė ndikojnė edhe strukturat e organizuara kriminele. Procesi i sjelljes sė vendimeve politike tek disa prej “demokracive tė reja” ėshtė jotransparent, rolin kryesor nė tė e luajnė qendrat joformale tė fuqisė politike dhe ekonomike. Rrethanat e kėtilla me sa duket e kushtėzojnė lobimin si dhe veprimtarinė e lidhur pėr interesat e organizuara. Pėr fat tė keq akoma nuk ekzistojnė studimet e mirėfillta, qė pyetjet e interesave tė organizuara dhe lobimit nė shtetet pėrkatėse do ti analizonim nė mėnyrė komparative dhe interdisciplinare. Kėtu duhet theksuar faktin se situata dukshėm ndryshon prej njė “demokracie tė rre” nė tjetrėn prej “kėtij grupi”. Nėse shtetet pėrkatėse nė mes tė demokracive tė reja (p.sh. Ēekia, Hungaria, Polonia, Sllovenia) gjatė 13 viteve tė fundit “me plot sukses” janė munduar ti fitojnė atributet identike me demokracitė tradicionale, demokracitė tjera tė reja kanė shumė pak tė pėrbashkėt me kėto procese tė integrimit tė kėtyre shteteve nė UE dhe NATO. Poashtu vlen edhe i njėjti konstatim tek vlerėsimi i situatės dhe trendeve nė laminė e organizimit tė interesave dhe lobimit.
   
Si pėr demokracitė tradicionale dhe ato tė rejat parashtrohet njė pyetje elementare dhe e pėrbėrė: Si dhe sa janė tė pėrshtatura sistemet juridike dhe kushtetuese pėr realitetin e ndryshueshėm shoqėror, dhe sa janė efektiv, aktiv dhe tė sukseshėm tek rregullimi i proceseve dhe veprimtarive tė ndryshme pėr lobimin si njė proces tė komplikuar politik? Por siē duket pra prej rastit konkret tė IRJM-sė, se jeta politike, lobimi, grupet e interesit akceptohen si njė dukuri me njė logjikė tė imponuar: tek elitat politike dominon teza se gjėrat nuk janė ata qė shihen nė shiqim tė parė! Determinantat politike tė realizimit tė marėveshjes kornizė tė Ohrit identifikohen tek dy variablat kryesore: tek realiteti pėr zbatimin e saj apo tek improvizimi  pėr degradimin e pėrmbajtjes kualitative tė saj, me ndihmėn e grupeve tė organizuara tė interesit brenda qendrave formale tė politikės dhe qendrave joformale tė fuqisė politike dhe ekonomike. Nga qeveria nė qeveri,nga elita nė elitė ndryshon vetėm retorika e asgjė tjetėr. Grupet e interist janė bėrrė pengu i njė lojė aq sa kozmetike dhe aq sipėfaqėsore.*****
 
ABSTRACTS:
 
Although this division may be questionable, we can divide political systems that have officially (formally) introduced democracy and democratic institutuions into “traditional democracies” and “new democracies”.In this context, new democracies are countries where democracy has been introduced relatively recently (up to two, three decades ago). This article discusses the role of interests in politics and the influence that organised interests have on decision-making within political processes and systems. It tries to detect differences and common characteristics of lobbying in “traditional” and “new democracies” – taking into account the often cesret and convered nature of activities. The article discusses also certain characteristics and problems of a legal regulation of lobbying in modern societies.
 
LITERATURA E STUDJUAR DHE E CITUAR:
   
BERGER, Suzanne, redaktorja (1981): Organizing interests in Western Europe: Pluralism, corporatism, and the transforamtion of politics; Cambridge University Press; Cambridge, London, New York, New Rochelle, Melbourne, Sydney.
BEYEME, Klaus von:
-          Die parlamentarischen Regierungssysteme in Europa (1970), Piper & Co. Verlag; München.
-          Interessengruppen inder Demokratie (1971), Piper & Co. Verlag; München.
-          Political parties in western democracies (1985), Gower Publishing Company Limited; Aldershot.
BIBERAJ, Valentina (2004): “Democracy and Civil Society”  - nė BIBERAJ Valentina & SADIKU, Nehat, redaktorė (2004): Civil Society, Political Society, Democracy in FYROM; Albanian Political Science Association; Toronto, f. 43-71.
BLONDEL, Jean (1969): An Introduction to Comparative Government; Praeger Publishers; New York, Washington.
BOBBIO, Norberto:
-          Democracy and Dictatorship: The Nature and Limits of State Power (1989), Polity Press, Oxford.
-          The Future of Democracy: A defence of the rules of the games (1987), Polity Press; Oxford.
CIGLER, C & LOOMIS, B., redaktorė (1985): Interest Group Politics; Congressional Quarterly Press; Washington , D.C.
DAHL, Robert A.:
-          Democracy and its Critics (1989), Yale University Press; New Haven.
-          Democracy in the United States: Promise and performance (1972), end edition,Rand McNally Political Science Series; Rand McNally; Chicago.
-          Democracy,Liberty and Equality (1986), Norwegian University Press; Denmark.
-          Dilemmas of Pluralist Democracy: Autonomy vs. Control (1982), Yale University Press; New Haven, London.
-          Polyarchy: Participation and Opposition (1971), Yale University Press; New Haven, London.
-          A Preface to Democratic Theory (1956), The Univeristy of Chicago Press, Chicago, Illinois.
DEAKIN, James (1966): The Lobbyists; Public Affairs Press; Washington, D.C.
DOWNS, Anthony (1957): An Economic Theory of Democracy; Harper & Row Publishers; New York.
DUVERGIER, Maurice (1972): Political Parties: Their Organization and Activity in the Modern State (Foreword by Barbara and Robert NORTH), Methuen & Co.; London.
GAFURI, Merita (2004): “Lobbying, Exchnage and the Definition of Interests: Some reflections based on the Albanian experience in FYROM” – nė nė BIBERAJ Valentina & SADIKU, Nehat, redaktorė (2004): Civil Society, Political Society, Democracy in FYROM; Albanian Political Science Association; Toronto, f. 113-132.
GREIDER, William (1992): Who will tell the People: The betrayal of American democracy; Simon & Schuster; New York, London, Toronto, Sydney, Tokyo, Singapore.
HAGUE, Rod & HARROP, Martin & BRESLIN, Shuan (1992): Comparative Government and Politics: An Introduction, Third Edition; MacMilan, London. (Comparative Government and Politics Series Editor: Vincent Wright).
HELD, David (1990): Models of Democracy, Polity Press, London.
LIJPHART, Arend:
-          “Consociational Democracy” (1969) – artikulli nė World Politics, Vol. 21, Nu.2/1969, f.207-225.
-          Democracies: Patterns of Majoritarian and Consensus Government in twenty-one  Countries (1984), Yale University Press; New Haven, London.
NUHIU, Qani:
-          “Nation-States, Their Constitutions nad Multi-Ethnic Reality: Do Constitutions of Nations States Correspond to Ethnic Reality in FYROM” (2003), Politus, The Journal of Democracy-Development, Vol. III, No. 3/2003, f. 1-9.
-          “Marėveshja e Ohrit- Realitet apo improvizim?! “ (2003), Nr. 42., 7.dhjetor , Shkup  f. 4-9.
MCLEAN, Ian (1987): Public Choise: An Introduction; Basil Blackwell, Oxford (E ribotuar 1990).
OLSON, Mansur (1982) : The Rise and Decline of Nations; Yale University Press; New Haven.
PANEBIANCO, Angelo (1988): Political Parties: Organization and Power; Cambridge Studies in Modern Political Economies;Cambridge University Press; Cambridge, London, New York, New Rochelle, Melbourne, Sydney.
PATTERSON, Thomas E. (1993): The American Democracy; McGraw-Hill, Inc.; New York, St. Luis, San Francisco, Auckland, Bogota, Caracas, Lisbon, London, Madirc, Mexico, Milan, Montreal, New Delhi, Paris, San Juan, Singapore, Sydney, Tokyo, Toronto.
SARTORI, Giovanni (1987): The Theory of Democracy Revisited (1987), Catham House Publishers, Inc., Catham, N.J. (Part one: The Contemporary Debate; Part two: The Classical Issues).
SADIKU, Nehat:
-          Demokracija v pluralni družbi: komparativna analiza v primeru Makedonije (1996), ZPS, Ljubljana.
-          Neliberalizem versus nekorporativizem (2001), ZPS, Ljubljana.
VANHANEN, Tatu (1990): The Process of Democratization: A Comparative Study of 147 States, 1980-88, Crane Russak;New York, Bristol, Washington, London.
WEBER, Max (1922): Wirtschaft und Gesellschaft, bearbeitet von Max Weber; J. C. B. Mohr / P. Siebeck; Tübingen 1922.
WILSON, Frank L. (1987): Interest-group politis in France; Cambridge University Press; Cambridge, London, New York, New Rochelle, Melbourne, Sydney.
ZEIGLER, L. HARMON & PEAK, G. Wayne (1972): Interests Groups in American Society, Second edition; Prentice Hall, Englewood Cliffs, N.J. (c 1964).
 

*Nehat SADIKU - Doktor i shkencave politike, drejtor i Institutit tė transformuar pėr studime politike nė njė Institut ndėrkombėtar pėr studime politike shqiptare me seli nė Lubianė dhe ligjėrues nė Fakultetet e shkencave politike nė Zagreb dhe Lubianė.

*Qani NUHIU, zavendėsdrejtor i INPP me seli nė Lubjanė, magjistrant i shkencave politike dhe redaktor i revistės shkencore POLITUS.

1 »Democracy is the rule of the people for the people,« e pėrsėrisin kėtė definicion tautologjik pa mos u zhytur fare tek pėrmbatja e saj abstrakte e cila ėshtė pėrvetsuar nė tėrrėsi. Sikurse arsimtarėt do ti numėronin  (duke i paraqitur shkurtimisht) tė gjitha definicionet e ndryshme tė demokracisė , deri nė mbarimin e vitit shkollor do tju mungonte koha e duhur pėr realizimin e programeve tė shumta mėsimore. Nuk duhet tė habitemi assesi, kush ėshtė ai qė i njeh tė gjitha definicionet e demokracisė? Dhe sė fundi tė gjitha definicionet si dhe interpretimet e  ndryshme tė demokracisė paraqesin pjesėn e pasur dhe pjesėn e demokracisė vetė. Nė saje tė kėsaj kornize do tė kishte qenė mirė ta theksonim se si nėpėr shkolla si dhe mediat publike nė shoqėritė demokratike pėrpos definicioneve tė propozuara (pėrcaktimeve koherente) ekzistojnė dhe janė relevante edhe shumė definicione tjera. Ata qė kjo problematikė si dhe definimi i shumėllojshėm i demokracisė ju intereson mė gjėrė, propozojmė qė nė mes tjerash ti shfletojnė edhe kėto vepra si vijojnė: BOBBIO, 1987 DHE 1989; DAHLI, 1956, 1982, 1985, 1986 DHE 1989; DOWNSI,1957; HELDI,1989; LIJPHARTI, 1969 DHE 1984; SADIKU, 1993; SARTORI, 1987.
2 Nė mesin e »demokracive tė reja« i rradhisim posaēarisht ata shtete tė Evropės lindore, tė Mesme, dhe Juglindore ku zyrtarisht i patėn shpallur »kushtetutat demokratike« apo »ndryshimet kushtetuese demokratike« nė mbarim tė viteve tė tetėdhjeta si dhe nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta. Pėr nga aspekti i demokracive tradicionale/poliarhive nė mesin e demokracive tė reja mundet ti numėrojmė ata sisteme politike, qė gjatė dy apo tri dekadave nė reformat demokratike (apo me revolucionin) u transformuan prej regjimeve diktatoriale – p.sh. Spanja dhe Portugalia.
3 Rregullimi juridik i shteteve pėrkatėse nė disa shembuj konkret e pėrcakton obligimi i shtetasėve  qė tė marin pjesė nė disa prej aktiviteteve tė duhura tė sjelljes sė vendimeve politike. Nė disa prej shteteve (p.sh. Australia, Franca) pjesėmarja nė zgjedhje paraqet njėfarė obligimi dhe pėr mungesėn  apo mospjesėmarjen  janė tė parashikuara sankcionet; me pa dyshim se votuesit janė krejtėsisht tė lirė tek sjellja e vendimeve si dhe definimi apo pėrcaktueshmėria, lirisht mundet ti dorėzojnė liēetat e zbrazta apo liēetat jovalide, nėse kanė vendosur qė pėr shkak tė protestimit tė mos votojnė duke mos pėrkrahur asnjėrėn prej opcioneve tė ofruara. Kritikėt e pjesėmarjes obligative tek procesi i votimit sipas mendimit tonė  janė tejet sipėrfaqėsore dhe jo tė sakta, shumė herė i krahasojnė me ish rrendin dhe praktikėn nė sistemet politike tė ashtuquajturit “socializmit real” – p.sh. nė Evropėn e mesme Lindore dhe Juglindore. Kėtu harojnė pėr “socializmin real” – p.sh. nė Evropėn lindore dhe tė mesme. Kėtu e harojnė faktin se pjesėmarja votuese formalisht tek kėto shtete si zakonisht nuk ka qenė e obliguese dhe e sankcionuar; pjesėmarja nė zgjedhjet ka pasur vetėm njė ngjyrim politik tė mbėshtjellur me njė cuflamė tė moralit dhe nderit qytetar as mė pak e as mė shumė se kjo. Me padyshim se patėn ekzistuar trungjet si dhe mekanizmat e ndryshėm tė pushtetit politik jo vetėm se garantonin pjesėmarjen e madhe nė zgjedhje, por edhe rezultati pėrfundimtar qe koherent me tė priturat e elitės politike; duke i analizuar mėnyrat dhe format e ndryshme tė prodhimit tė frigave para sankcioneve apo pasojave tė ndryshme  pėr vetė qytetarėt si pjesėmarės tė zgjedhjeve dhe qė patėn votuar ashtu siē llogariste elita politike nė pushtet. Elitat politike nė tė ashtuquajturat shtetet e “socializmit real” pjesėmarjen votuese si dhe rezultatet nė tė shumtėn e rasteve i patėn proklamuar si rezultat i pėrkrahjes sė votuesve, duke e fituar legjitimitetin e plotė si pushtet politik dhe si elitė politike qė qeveris me shtetin dhe jetrat e njerzve. Njė pjesėmarje tė kėtillė tė qytetarėve nė proceset politike mundet ta pėrcaktojmė si njė “participim obligativ dhe politikisht i orientuar, dhe i imponuar” duke e dalluar prej participimit tė lirė politik dhe demokratik  nė regjimet demokratike. (P.sh.: HAGUE, HARROP, BRESLIN, 1992: 156-206).
4 Kjo ėshtė e kushtėzuar me faktin, se detyra elementare e ēdo sistemi politik paraqet qėndrueshmėrinė dhe balansimin e veprimit stabil dhe afatgjatė tė riprodhimit tė ēfarėdo komuniteti njerėzor si dhe strukturave tė saja. Sidomos duhet respektuar  natyrėn plurale dhe dinamike si dhe strukutrėn e brendshme polivalente tė shoqėrive moderne, nuk ėshtė me rėndėsi vetėm veprimi i sistemit nė rrethanat stabile shoqėrore, por mė prioritarja paraqet aftėsinė esenciale tė ēdo sistemi, qė tė reagon gjatė situatave tė krizės dhe tė ofron zgjidhje tė duhur. Nė kėtė kontekst vjen nė shprehje aftėsia e sistemit politik, qė tė pengon pėrkeqėsimin e konflikteve etnike duke qeverisur dhe ofruar rrugėdalje pėrnjėherit. Kjo rrjedh prej faktit se konfliktet nė shoqėrinė normale paraqesin dukuritė dhe gjendjet – tė kushtėzuara me ekzistimin e pluralizmit shoqėror, politik, kulturor dhe tė interesave tė ndryshme. Kėtu duhet theksuar edhe faktin se shoqėritė moderne nuk janė tė strukturuara nė realitet nė mėnyrė dhe forma simetrike – nė dallim prej premisave tė modeleve ideale teorike – nė dallim prej modeleve kushtetuese tė sistemeve ekzistuese politike. (NUHIU, 2003: 4-9)
5 Se nė ē’mėnyrė interesat e ndryshme fitojnė dimenzionin politik, si dhe rradhitja e shembujve specifik pėr kėtė dukuri shiko ma shumė tek autorėt (HAGUE, HARROP, BRESLIN, 1992:209).
6 Fjalori i Websterit termin “lobby” e definon si njė prapashtesė: “ a hall vestibule, or corridor serving for a waiting room, etc., as in an apartment room,hotel, theater, etc.; 2. a large hall adjacent to the assembly room of a legislative or deliberative body and open to the public; 3. a group o lobbyists representing the same special interest; as a cotton lobby; 4. in a ship, an apartment under the quarter-deck, immediately in front of the captain’s cabin (Obs.); 5. a place in wich cattle are confined near the farmyard, fomred by hedges, trees and other fencing.” Si dhe si njė folje: “ to get or try to get legislatores to vote for (a measure) by acting as a lobbyist.” (Webster’s New Universal Unabridged Dictionary. Deluxe Second Edition.Dorset&Baber,USA, 1983: 1060).
7 Fjalori i Websterit i definon kėshtu: “Lobbyist: a person who tries to get legislators to introduce or vote for measures favorable to a special interest that that he represnets.” (Po aty: 1060).
** GAFURI, Merita (2004): “Lobbying, Exchnage and the Definition of Interests: Some reflections based on the Albanian experience in FYROM” – nė nė BIBERAJ Valentina & SADIKU, Nehat, redaktorė (2004): Civil Society, Political Society, Democracy in FYROM; Albanian Political Science Association; Toronto, f. 115.
 
8 Aspektet e kėmbimit shpeshherė janė shumė vėshtirė tė kuptohen. Kėshtu qė p.sh. nė SHBA sidomos gjatė periudhės sė luftrave parazgjedhore prej bartėsve tė interesave tė organizuara tek kandidatėt derdhen me dhjetra milionė dollarėsh amerikanė tė dedikuara pėr finansimin e kampanjove tė shtrenjta zgjedhore. Kandidatėt qė kandidojnė pėr sė pari herė pėr ndonji funksion hasin nė vėshtirėsi tė shumta tek mbledhja e mjeteve tė duhura financiare, pėrderisa kandidatėt qė sėrish kandidojnė pėr ndonji post tė duhur,kanė nė disponim njė numėr tė konsiderueshėm tė grupeve tė organizuara dhe tė motivuara tė interesit, qė pa probleme tė mėdhaja arrinė tė mbledhin mjete tė bollshme financiare pėr kampanjon parazgjedhore. Njė rol tė rėndėsishėm tek ky proces luajnė PAC (Political Action Committees), qė i formojnė disa prej interesave tė orgnaizuara pėr angazhimin e tyre tek rruajtja e lidhshmėrisė me mbartėsit e funkcioneve politike dhe sidomos pėr lobimin mė efikas pėr shumė ēėshtje dhe inicijativa politke me karkater global. (PATTERSON,1993: 390-396, 445-446). Politologėt nė tė shumtėn e rasteve konstatojmė se zgjidhja e funkcionarėve mvaret prej interesave specifike tė organizuara dhe mjeteve tė fituara financiare qė e kushtėzojnė suksesin apo rezultatin  e duhur nė zgjedhje; kėtu duhet pėrmendur njė “shaka tė zezė” se gjoja Amerikanėt kanė “njė kongres mė tė mirė, qė paratė mundet ta blejnė” (the best Congress the money (dollar) can buy).
*** BIBERAJ, Valentina (2004): “Democracy and Civil Society”  - nė BIBERAJ Valentina & SADIKU, Nehat, redaktorė (2004): Civil Society, Political Society, Democracy in FYROM; Albanian Political Science Association; Toronto, f. 43-71.
9 Siē pati konstatuar Hannah Arendt pėr revolucionin e tetorit se ish aparatin shtetror (administratėn) edhepas ndryshimeve rrėnjėsore shoqėrore nuk mundet aq thjeshtė eliminuar apo ndėrruar, siē paramendonte Lenini para revolucionit. Shiquar praktikisht nė asnji shoqėri nuk mbetet nė disponim sasi tė duhura kadrovike dhe financiare, qė do ta mundėsonin ndrrimin e tėrrė aparatit shtetror. Edhepse ish aparati shtetror si zakonisht nuk ka qenė pėr nga aspekti ideollogjik neutral nė tė shumtėn e rasteve qe nė pyetje edhe profesionalizmi i saj si dhe kualiteti, eliminimi i saj i tėrrėsishėm do tė rriste shkallėn e pakontrolluar tė kaosit dhe anarkisė. Arendt konstaton se si zakonisht regjimi i rri duhet tė kėnaqet me atė qė tė bėnė ndrrimin e disa individėve kryesor si dhe disa pjesė tė aparatit shtetror me kuadrot qė e pėrkrahin apo e pranojnė orientimin e rri ideollogjik dhe politik, duke patur besim se kėto ndryshime do tė mundėsojnė veprimin e duhur tė aparatit tė rri shtetror.
10 Kėtu duhet theksuar si njė argument i duhur, se opozitat e atėhershme nė kohėn e tė ashtuquajturit “socializėm real” shpeshherė e kritikonin regjimin komunist pėr shkak tė disproporcionalitetit nė mes pėrcaktimeve normative dhe ideologjike dhe realitetit shoqėror dhe praktikės shoqėrore, qė qe shkaku kryesor nė disa periudha me moskėnaqėsinė me regjimin ekzistonjės.
**** NUHIU, Qani:“Nation-States, Their Constitutions nad Multi-Ethnic Reality: Do Constitutions of Nations States Correspond to Ethnic Reality in FYROM” (2003), Politus, The Journal of Democracy-Development, Vol. III, No. 3/2003, f. 3.
*****Nuhiu, Qani “Marėveshja e Ohrit- Realitet apo improvizim?! “ (2003), Nr. 42., 7.dhjetor , Shkup  f. 4.


                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.