|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
                E hėne, 09 shkurt 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Mbyllet Brigada Shumėkombėshe Qendra, detyrat e KFOR-it nė kėtė sektor do tė zhvillohen nė mėnyrė tė re

  • Morina nesėr bisedon me pėrfaqėsuesit e KFOR-it pėr aeroportin e Gjakovės

  • Nė Gjilan konfiskohen 3.750 litra vaj ilegal

  • Dy shpėrthime nė Manastar, pa viktima

  • Njė i vdekur dhe njė i lėnduar rėndė nė njė sulm nė Pejė
  • Ēapell nuk i mohon shkrimet e shtypit pėr pėrgatitjen e vrasjeve politike tė tre zyrtarėve tė lart tė LDK-sė
  • Bisedimet Prishtinė-Beograd pritet tė rifillojnė nga mesi i shkurtit
  • Pėrfaqėsuesi i Gjilanit merr pjesė nė simpoziumin pėr bashkėpunim ndėrkombėtar tė komunave nė Belgjikė
  • Qendra pėr marketing e biznes harton Informatorin e Mjekėsisė Kosovare – IMKOS
  • Njė delegacion i shoqatės "Handicaped and Disapled People of Kosova" merr pjesė nė njė takim nė Malme tė Suedisė
  • Rreth 20 afaristė nga Kosova nė njė vizitė disaditėshe nė Austri
  • Dhjetė fėmijė nga Kosova tė cilėt vuajnė nga sėmundjet e zemrės shkuan pėr shėrim nė Zvicėr dhe Gjermani
  • Arrestohen disa persona pėr prodhimin dhe kontrabandimin e alkoolit
  • Qeveria dėnon si tė papėrgjegjshme incidentin e sė shtunės
  • Nė listėn e zezė tė Bashkimit Evropian gjenden 10 shqiptarė dhe dy maqedonas
  • Policia e Tiranės ka liruar 64 veta qė i kishte arrestuar nė protestat e pardjeshme nė Tiranė
  • Pėrfaqėsuesit e Komisionit Evropian nė Tiranė kanė dėnuar dhunėn gjatė protestės sė pardjeshme
  • Nė Athinė ka filluar njė proces gjyqėsor kundėr pesė anėtarėve tė grupit terrorist
  • Njė grua e re ėshtė gjetur sot e gjallė nė qytetin Konja
  • Kerry: Bush ndryshon argumentat pėr Irakun
  • Papandreu udhėheqės i ri i PASOK-ut
  • Krizė ushqimore nė Korenė e Veriut
 
  
Mbyllet Brigada Shumėkombėshe Qendra, detyrat e KFOR-it nė kėtė sektor do tė zhvillohen nė mėnyrė tė re
 
Prishtinė, 9 shkurt 2004 - Qė nga 1 maji i tė kėtij viti Shtabi i Pėrgjithshėm i Brigadės Shumėkombėshe Qendra do tė mbyllet, ndėrkohė qė detyrat e KFOR-it nė kėtė sektor do tė zhvillohen nė mėnyrė tė re, tha sot para mediave komandanti i kėsaj brigade Anders Branstrom.

Mirėpo sipas tij, disa nga funksionet do tė trajtohen nga Shtabi i Pėrgjithshėm i KFOR-it, si dhe do tė formohet njė strukturė e re e quajtur "Dėrgata Ushtarake Shumėkombėshe" qė do tė vendoset nė kėtė zonė.
 
Dėrgata e re do tė raportojė drejtpėrdrejt nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė KFOR-it si dhe do tė bėhet zbarkimi i grupeve ndėrlidhėse nė ēdo komunė, tė cilat do tė raportojnė nė SHP tė KFOR-it.
 
Gjeneral Branstrom tha se kjo dėrgatė e re do tė formohet nga njėsitet nė pėrmasa kompanie nga gjashtė shtete: Finlanda, Suedia, Irlanda, Republika Ēeke, Sllovakia dhe Lituania.

Gjenerali Branstrom sqaroi se njė aspekt i rėndėsishėm i kėtij ndryshimi do tė jetė zbarkimi i grupeve ndėrlidhėse tė Kosovės pėr tė mbėshtetur punėn e UNMIK-ut dhe tė Policisė si dhe tė ndėrlidhet me pjesėt tė ndryshme tė shoqėrisė civile.
 
"Ne kemi filluar tė testojmė dhe tė dėshmojmė kėtė metodė tė re tė punės", theksoi ai. Branstrom tha se metodat do tė jenė tė ndryshme dhe do tė pėrfshijnė operacione udhėheqėse tė zbulimiti, duke pėrdorur mė tė mirė burimet dhe fuqinė njerėzore.
 
E gjithė kjo qė tė sigurohet njė ambient i qetė dhe i sigurt. Pėr policinė, ushtrinė dhe pėr popullin e Kosovės, ndryshimet dhe tranzicionet janė shenja pozitive tė progresit, i cili ėshtė prezent, tha gjeneral Branstrom.
 
 
Morina nesėr bisedon me pėrfaqėsuesit e KFOR-it pėr aeroportin e Gjakovės
 
Prishtinė, 9 shkurt 2004 - Nesėr nė Aeroportin e Gjakovės do tė mbahet njė takim ku do tė zhvillohen biseda konkrete lidhur me mundėsinė e zgjatjes dhe tė zgjerimit tė pistės ekzistuese tė kėtij aeroporti.

Nė kėto biseda do tė marrė pjesė ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit Zef Morina, me bashkėpunėtorėt, pėrfaqėsuesit e Komandės sė KFOR-it italian dhe strukturat udhėheqėse tė Kosovės dhe tė Gjakovės.

Ka kohė qė po zhqyrtohet mundėsia qė aeroporti i Gjakovės tė shfrytėzohet edhe pėr nevoja civile.
 
 
Nė Gjilan konfiskohen 3.750 litra vaj ilegal
 
Gjilan, 9 shkurt 2004 - Inspeksioni i tregut nė Gjilan ka konfiskuar dje 3.750 litra vaj ushimqor nga njė transportues privat, i cili nuk posedonte kurrfarė dokumentacioni pėr mallin. Inspektori Kamber Bajrami ishte njoftuar nga policia se njė furgon, tė cilin e kishin ndaluar pėr kontroll nė rrugėn "Skėnderbeu" nė Gjilan, nuk posedonte dokumentacionin pėrcjellės pėr vajin ushqimor "Diamant".

Nė bazė tė rregullave pėr tregti, inspektori ka konfiksuar nga transportuesi Shefki Veseli nga Bujanoci 250 pako me vaj, pėrkatėsisht 3.750 litra, tė cilat nė Kosovė janė futur jashtė pikės doganore.

Malli kontrabandė po bartej me njė furgon qė kishte tabela tė Kosovės. Shefkiu ka thėnė se ai ishte vetėm vozitės i furgonit, nė tė cilin u zbulua vaji ushqimor pa dokumentacion tė nevojshėm dhe se atė duhej ta shkarkonte nė Gjilan.
 
 
Dy shpėrthime nė Manastar, pa viktima
 
Manastir, 9 shkurt 2004 - Dy shpėrthime tė fuqishme kanė ndodhur mbrėmė nė qytetin maqedonas Manastir. Njė mjet shpėrthyes ishte vendosur nė njė xhami, ndėrkaq tjetri nė njė shitore.
 
Viktima nuk ka pasur, por dėmet materiale janė tė mėdha. Pėrveē xhamisė dhe shitores nga shpėrthimet janė dėmtuar edhe ndėrtesat pėrreth. Policia po i zhvillon hetimet, por pėr momentin nuk ka njohuri pėr kryesit e kėtyre akteve. Sipas njoftimeve tė para, me siguri bėhet fjalė pėr dy bomba dore.
 
 
Njė i vdekur dhe njė i lėnduar rėndė nė njė sulm nė Pejė

Pejė, 9 shkurt 2004 - Sot rreth orės 5.00 tė mėngjesit, nė njė kafene nė dalje tė Pejės nė rrugėn pėr nė Mitrovicė, njė person tash pėr tash i panjohur, ka sulmuar me thikė dy vetė.

Nga plagėt e marra ka vdekur Xhevdet Ēelaj (32) nga fshati Arbanė i Pejės, ndėrkaq Skėnder I.Berisha (32) nga fshati Tėrsteniku poashtu i Pejės, ndodhet nė gjendje kritike nė spitalin e Pejės.

Sipas zėdhėnėsit tė SHPK-sė Avni Morina, pėr kėtė sulm janė arrestuar tre tė dyshimtė, por nuk janė bėrė tė ditur emrat e tyre.

 
Ēapell nuk i mohon shkrimet e shtypit pėr pėrgatitjen e vrasjeve politike tė tre zyrtarėve tė lart tė LDK-sė
 
Prishtinė, 9 shkurt 2004 - Zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut Derek Ēapell nuk i mohon shkrimet e shtypit pėr pėrgatitjen e vrasjeve politike tė tre zyrtarėve tė lartė tė LDK-sė. Ēapell i tha BBC-sė se pėr shkaqe operacionale dhe tė sigurisė nuk mund tė japė hollėsi rreth mundėsisė se pėrgatitjeve tė kėtyre vrasjeve me qėllime politike.
 
Por, shtoi se nuk e mohon njoftimin e shtypit kosovar. Ai ka shtuar se nuk pret ndonjė pėrshkallėzim tė situatės nė prag tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Kosovė.

"Unė nuk e mohoj rrėfimin nė gazetėn 'Zėri' pėr pėrgatitjen e kėtyre vrasjeve, por nuk jam i gatshėm qė tė komentoj atė pėr shkaqe tė operacionit tė sigurisė. Unė thjesht nuk mund tė flas pėr kėtė rast, sepse kėtu pėrfshihet zhvillimi i njė hetimi policor ose siguria e disa njerėzve, prandaj pėr kėto shkaqe nuk mund tė komentoj", - ka thėnė z. Ēapell.

Duke u pėrgjigjuur nė pyetjen se a janė ngritur masat e sigurisė pėr politikanė tė ndryshėm nė Kosovė sot, z. Ēapell u pėrgjigj: "Ky do tė ishte njė reagim i menēur dhe i arsyeshėm. Sėrish nuk mund tė jap hollėsi tė sigurisė qė ne po e ndėrmarrim".
 
 
Bisedimet Prishtinė-Beograd pritet tė rifillojnė nga mesi i shkurtit
 
Prishtinė, 9 shkurt 2004 - Bisedimet ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pritet tė rifillojnė nga mesi i shkurtit, mirėpo vendi ende nuk ėshtė pėrcaktuar. Zėdhėnėsja e Qeverisė sė Kosovės, Mimoza Kusari tha se ende ka mbetur e hapur ēėshtja e vendit ku do tė mbahet dialogu, ndėrkaq agjenda sipas saj tashmė dihet: ēėshtja e tė zhdukurėve dhe energjetika.
 
Ajo tha se Qeveria e Kosovės ėshtė e gatshme t'i fillojė bisedimet me Beogradin dhe se nė kuadėr tė grupit pėr dialog janė formuar dy nėngrupe: ai pėr persona tė zhdukur nga lufta dhe nėngrupi pėr energjetike. Sipas saj takimi mund tė realizohet ashtu, siē paralajamėruar.

Fillimin e kėtij dialogu e ka pėrkrahur edhe shefi i grupit parlamentar tė koalicionit "Kthimi", Dragisha Kėrstoviq. Ai shpreson se koalicioni do ta mbėshtesė dhe takimi do tė realizohet nga mesi i shkurtit.
 
 
Pėrfaqėsuesi i Gjilanit merr pjesė nė simpoziumin pėr bashkėpunim ndėrkombėtar tė komunave nė Belgjikė
 
Gjilan, 9 shkurt 2004 - Nė qytetin Antverpen tė Belgjikė po mbahet simpoziumi ndėrkombėtar pėr bashkėpunim dhe partneritet tė komunave, ku po merr pjesė edhe komuna e Gjilanit, e cila pėrfaqėsohet nga zėvendėskryetari Xhemajl Hyseni.

Siē ėshtė paraparė, Xhemajl Hyseni do tė flasė nė kėtė takim rreth bashkėpuniminit dhe partneritetit tė komunės sė Gjilanit me qytetin Yper tė Belgjikės si dhe nė pėrvojat, mundėsitė dhe problemet e kėtij bashkėpunimi.

Gjatė qėndrimit tė tij nė Belgjikė, zėvendėskryetari i komunės, do tė takohet edhe me kryetarin e komunės aė Yperit, Lyc Dean.
 
 
Qendra pėr marketing e biznes harton Informatorin e Mjekėsisė Kosovare – IMKOS
 
Prishtinė, 9 shkurt 2004 - Ministria e Shėndetėsisė ndihmon dhe pėrkrah Qendrėn pėr Marketing e Biznes pėr hartimin e Informatorit tė Mjekėsisė Kosovare.

Me qėllim tė ngritjes sė informimit tė opinionit vendor e ndėrkombėtar me tė dhėnat shėndetėsore e informatave tė vlefshme nga lėmi i shėndetėsisė, njoftohen subjektet e shėndetėsisė publike dhe private qė ta japin ndihmėn e kėrkuar nga kjo Qendėr.
 
 
Njė delegacion i shoqatės "Handicaped and Disapled People of Kosova" merr pjesė nė njė takim nė Malme tė Suedisė
 
Prishtinė, 9 shkurt 2004 - Njė delegacion i shoqatės "Handicaped and Disapled People of Kosova" do tė marrė pjesė nė takimin i cili do tė mbahet nė Malme tė Suedisė nga data 13 mė 16 shkurt. Nė ketė ceremoni hapjen solemne do ta bėjė Mbretėresha e Suedisė.

Delegacionin e Kosovės do ta udhėheqė kryetari i Shoqates HDPK Agim Vatovci, sekretari i Ministrisė pėr Punė dhe Mirėqenie Sociale Zylfije Pllana.
 
 
Rreth 20 afaristė nga Kosova nė njė vizitė disaditėshe nė Austri
 
Prishtinė, 9 shkurt 2004 - Rreth 20 afaristė nga Kosova udhėtuan dje pėr njė vizitė disaditėshe nė Austri. Gjatė qėndrimit tė tyre nė kėtė vend afaristėt nga Kosova do tė kenė takime tė shumta me kolegėt e tyre austriak me tė cilėt do tė bisedojnė pėr mundėsitė e bashkėpunimit nė tė ardhmen. Kėtė vizitė e ka organizuar Insitituit pėr Menaxhim dhe Inxhiniering tė Ndėrmarrjes IMM.
 
 
Dhjetė fėmijė nga Kosova tė cilėt vuajnė nga sėmundjet e zemrės shkuan pėr shėrim nė Zvicėr dhe Gjermani
 
Prishtinė, 9 shkurt 2004 - Dhjetė fėmijė nga Kosova, tė cilėt vuajnė nga sėmundjet e zemrės shkuan pėr shėrim nė Zvicėr dhe Gjermani nė klinikat e kėtyre vendeve. Shkuarjen e tyre e mundėsoi shoqata humanitare bamirėse "Nėna Terezė" me ndihmėn e bashkatdhetarėve tanė nė botėn e jashtme.
 
 
Arrestohen disa persona pėr prodhimin dhe kontrabandimin e alkoolit
 
Prishtinė, 9 shkurt 2004 - Tė premtėn e kaluar policia e UNMIK-ut ka arrestuar katėr persona tė dyshimtė pėr kontrabandim me 38 tonė etanol, qė pėrdoret pėr prodhimin e pijeve alkoolike. Sasia e kėsaj subtantance ėshtė zbuluar nė lagjen "Arbėria" tė Prishtinės.
 
Siē shkruan shtypi i sotėm, policia ka shfaqur dyshimin se bėhet fjalė pėr njė grup tė organizuar qė ėshtė marrė me prodhimin ilegal tė pijeve me pėrmasa tė mėdha.
 
 
Qeveria dėnon si tė papėrgjegjshme incidentin e sė shtunės
 
Tiranė, 9 shkurt 2004 - Pas kthimit nga Madridi, ku ndodhej pėr njė takim tė Internacionales Socialiste, kryeministri shqiptar Fatos Nano ka mbledhur menjėherė kabinetin e tij dhe ka diskutuar nė detaje ngjarjet e shtatė shkurtit pėrpara selisė sė kryeministrisė.

Qeveria shqiptare i ka quajtur veprime tė papėrgjegjėshme dhe antikushtetuese tė njė turme, ngjarjet e 7 shkurtit, kur protestues tė opozitės tentuan tė hynin nė selinė e kryeministrisė, ndėrsa policia ndėrhyri me forcė duke shtėnė edhe nė ajėr.

Ajo ka deklaruar se mbetet plotėsisht e angazhuar tė thellojė reformat integruese.

Ndėrsa opozita thotė se do tė vazhdojė protestat pėr rrėzimin e kryeministrit socialist Fatos Nano dhe ēuarjen e vendit nė zgjedhje tė reja.
 
 
Nė listėn e zezė tė Bashkimit Evropian gjenden 10 shqiptarė dhe dy maqedonas
 
Shkup, 9 shkurt 2004 - Mediat maqedonse kanė raportuar se nė listėn e zezė tė Bashkimit Evropian gjenden 10 shqiptarė dhe dy maqedonas. Pėr kėta persona ėshtė thėnė se po i pengojnė pėrpjekjet pėr arritjen e paqes nė kėtė vend.
 
Nė kėtė listė gjenden disa udhėheqės tė Aramtės Kombėtare Shqiptare, tė cilėt veprojnė nė Maqedoni, disa ish-luftėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, njė pjesė e udhėheqjes sė Universitetit tė Tetovės, komandanti i njėsisė speciale maqedonase "Luanėt" dhe njė pjesėtar i saj. Kėtyre personave qė nga dita e martė u ndalohet hyrja nė vendet e Bashkimit Evropian.

Njoftohet se nė kėtė listė pos tė tjerėve gjenden edhe Abdyl Jakupi dhe Xhemail Hyseni qė tashmė u janė dorėzuar autoriteteve paqeruajtėse tė KFOR-it nė Kosovė.
 
Nė listė janė edhe Gafurr Adili, Daut Rexhepi, kryetar i degės sė PDSH-sė nė Tetovė, gjenerali nga Shqipėria Spiro Butka, i cili nė media ėshtė prezentuar si "Vigan Gradica", Sait Shiti, Gjylere Sylejmani, Izair Samiu dhe Fadil Sylejmani.

Nė kėtė liste gjenden edhe maqedonasit Goran Stojkovski dhe Goran Ilievski, ish-oficerė tė lartė tė njėsitit policor "Luanėt".
 
 
Policia e Tiranės ka liruar 64 veta qė i kishte arrestuar nė protestat e pardjeshme nė Tiranė
 
Tiranė, 9 shkurt 2004 - Policia e Tiranės ka liruar tė arrestuarit nėpėr komesariatet e policisė pas manifestimit tė pardjeshėm para ndėrtesės tė kryeministrisė, bėjnė tė ditur burimet zyrtare nga Ministria e Rendit Publik. Policia kishte shoqėruar pardje 64 persona pas protestave para ndėrtesės sė kryeministrisė pėr ushtrim dhune ndaj forcave tė rendit, si dhe mungesė dokumentacioni.
 
 
Pėrfaqėsuesit e Komisionit Evropian nė Tiranė kanė dėnuar dhunėn gjatė protestės sė pardjeshme
 
Tiranė, 9 shkurt 2004 - Pėrfaqėsuesit e Komisionit Evropian nė Tiranė kanė dėnuar dhunėn gjatė protestės sė pardjeshme kundėr qeverisė nė Tiranė. Ambasadori, Luc Salsman, pėrfaqėsues i delegacionit tė Komisionit Evropian nė Shqipėri tha se parlamenti ėshtė institucioni kryesor i demokracisė sė njė vendi.
 
Ai shtoi se edhe mitingjet paqėsore janė tė zakonshme nė vendet demokratike, por nėse protestat paqėsore pėrzihen me akte dhune, atėherė pėrfundimi i tyre bėhet i rrezikshėm dhe i paparashikueshėm.
 
Ambasadori Salsman tha se policia nė tė tilla raste duhet tė mbrojė institucionet demokratike. Ai tha se situata nė Shqipėri nuk ėshtė e krahasueshme me atė tė Gjeorgjisė disa muajve mė parė.

Ndėrkaq, kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha tha se opozita zhvillon vetėm protesta paqėsore, duke fajėsuar sėrish shėrbimet sekrete pėr provokime tė incidenteve gjatė tubimeve.

Kėshilli Kombėtar i Partisė Demokratike vendosi qė tė ndjekė mėtej rrugėn e protestave pėr tė rrėzuar qeverinė e kryeministrit Nano. 
 

Nė Athinė ka filluar njė proces gjyqėsor kundėr pesė anėtarėve tė grupit terrorist

Athinė, 9 shkurt 2004 - Sot nė Athinė ka filluar njė proces gjyqėsor kundėr pesė tė dyshuarve pėr tė cilėt besohet se i takojnė grupit terrorist Lufta Revolucionare Popullore.

Tė gjitha ata akuza i ngarkon pėr 83 vepra terroriste. Njė nga pikat e akuzės ėshtė edhe vrasja e zėvendėsprokurorit publik dhe tė njė zyrtari tė policisė mė 1989 gjatė njė sulmi me bombė mbi automobilin e policisė.

 
Njė grua e re ėshtė gjetur sot e gjallė nė qytetin Konja
 
Konja, 9 shkurt 2004 - Njė grua e re ėshtė gjetur sot e gjallė sot nė mėngjes nėn gėrmadhat e ndėrtesės sė shembur para shtatė ditėsh nė qytetin turk Konja. Ekipet e shpėtimit po pėrpiqen ta nxjerrin edhe njė person tjetėr tė ri, kėmbėt e tė cilit ende janė tė ngujuara nėn shtyllat e betonit.

Njė ditė mė parė nga gėrmadhat u nxor i gjallė njė djalosh 16-vjeēar. Ai deklaroi se kishte mbetur i ngujuar nė podrumin e ndėrtesės dhe tashmė nuk e di sesa ditė ka mbijetuar nėn gėrmadha.
 
 
Kerry: Bush ndryshon argumentat pėr Irakun
 
Uashington, 9 shkurt 2004 - Kandidati kryesues demokrat pėr president tė Shteteve tė Bashkuara, Xhon Keri, ka akuzuar presidentin Xhorxh Bush se ka ndryshuar versionin lidhur me arsyet e futjes nė luftė nė Irak.

Ai po reagonte pas njė interviste televizive njėorėshe nga zoti Bush gjatė sė cilės ai tha se kishte hyrė nė luftė sepse Sadam Huseini kishte potencialin qė tė prodhonte armė tė shkatėrrimit nė masė.

Kerry tha se ky qėndrim ishte shumė i ndryshėm nga pretendimi para luftės se Sadam Huseini i kishte kėto armė me siguri.
 
 
Papandreu udhėheqės i ri i PASOK-ut
 
Athinė, 9 shkurt 2004 - Ministri i jashtėm grek Jorgos Papandreu ėshtė zgjedhur udhėheqės i partisė qeverisėse PASOK.

Kjo zgjedhje pason largimin nga ky post muajin e kaluar tė kryeministrit tė tanishėm Kostas Simitis.

Papandreu, i cili ishte i vetmi kandidat nė garė, mori mė shumė se njė milion vota nga anėtarėt dhe mbėshtetėsit e partisė.

Deri tani udhėheqėsi i partisė zgjidhej nga komiteti qendror.

Papandreu do ta udhėheqė partinė nė zgjedhjet e pėrgjithshme qė mbahen vetėm katėr javė mė pas.

Ky ishte njė rezultat mė i mirė se sa kishin guxuar tė parashikonin shumė vetė nė kampin e Papandreut. Njė milion vota pėrbėjnė gati 10 pėrqind tė tė gjithė popullsisė.
 
 
Krizė ushqimore nė Korenė e Veriut
 
Phenian, 9 shkurt 2004 - Programi i OKB-sė pėr Ushqimin (UNFP) thotė se i kanė pėrfunduar rezervat e ushqimit nė Korenė e Veirut.

Ajo thotė se mė shumė se gjashtė milion njerėz do tė kalojnė pa ushqimet e emergjencės deri sa tė mbėrrijnė nė prill furnizime tė reja.

Deri atėhere, thotė UNFP-ja, racionet ushqimore do t'u jepen vetėm 100 mijė personave qė kanė mė shumė nevojė - shumica gra me barrė dhe fėmijė nė spitale dhe shtėpi fėmije.

Pėrfaqėsuesi i programit tė ushqimit nė Phenian, Masood Hyder, thotė se arsye pėr mungesėn e ushqimeve ėshtė lodhja e donatorėve dhe rėnia e financimeve nė njė kontekts tė pafavorshėm politik - njė referencė qė ndoshta lidhet me ambicjet bėrthamore tė Koresė sė Veriut.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

l>