|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Koment

 
 

Ferr’ i horrave

 
 

 

9 shkurt 2004 / TN

Edison YPI

Ekziston! Mund ta vizitojė kushdo. Ftohen ta vizitojnė sidomos frekuentuesit e qajtoreve tė Tiranės dhe nė pėrgjithėsi bjerrakohėsit pa kalendar, pa sahat, pa busull, fanatikėt partiakė, fanatikėt fetarė, shkruesit dhe lexuesit e artikujve kilometrikė nėpėr gazeta dhe revista, nėpunėsa, drejtorė, ministra, deputetė. Nuk refuzohen qefjflinjtė e modės dhe tė telenovelave. Madje, kėta, edhe pse jo mė tė rėndėsishmit, do tė jenė ata qė do tė ndjehen mė tė lumturit pas asaj vizite. Sepse do tė shohin e dėgjojnė gjėra qė nuk ua ka rrokur mendja kurrė.

Do tė provojnė emocione ku e ku mė tė forta se ato qė ofron moda dhe telenovelat. Pėr shembull, ata tė modės do tė mbeten tė mahnitur kur tė shohin se nė kėtė dynja, ka vende ku jetojnė budallenj, tė cilėt nė vend tė atyre kėpucėve me majė aq nė modė, pėrdorin gjithė ditėn e lume nga mėngjesi deri nė mbrėmje veēse ēizme llastiku, edhe ato gjithė baltė. Ndėrsa telenovellarėt vėrtet do t’i humbin nja dy a tri puntata me intriga fantastike plot jastėqe lagur me lot, me hyr e dil e pėrplas derėn me nevrikllik, nėpėr sallone tė protagonistave, tė cilėt e kalojnė jetėn pa bėrė asnjė punė tjetėr, veē atyre intrigave dhe kurtheve qė u kurdisin njėri-tjetrit, por gjatė vizitės nė fjalė do tė provojnė emocione aq tė forta sa do t’u ngjethet mishi, do t’u ngjethet si kurrė mė parė kur tė shohin se ka; po, po, ka njerėz tė cilėve mendja as u ka vajtur, as kurrė nuk do t’u vejė pėr intriga me hilera dhe katrahura sentimentale, dhe s’ėshtė hiē ēudi qė telenovelat e tyre tė dashura, pas kėsaj vizite, tele tė vjella t’u duken.

Sa i pėrket tė apasionuarve pas filmave tė horrorit, tė cilėt hė pėr hė janė nė krizė pėr shkak tė krizės sė vet televizioneve, janė tė ftuar edhe ata ta vizitojnė sa mė shpejt Ferrin e Horrave. Madje, kėta do mbeten pa mend fare si askurrė nga filmat e tyre tė zemrės, kur tė shohin njerėz, jo me sharra, sqepara dhe kazma ndėr duar, duke prerė gurmazėt e njėri-tjetrit, thyer kafka, ngulur nė kurriz majėn e kazmės kur tjetri fle, por po me ato instrumenta, duke punuar tokėn. Vėrtet?! Po. Diku mes Lushnjės dhe Peqinit ndodhet fshati Hysgjokaj.

Rruga qė lidh Lushnjėn me Peqinin ėshtė njė rrugė dytėsore jo fort e keqe. Fshatra tė vegjėl me pak shtėpi, kodrina tė buta, njerėz gjithashtu tė butė qė tė shohin drejt me njė vėshtrim tė pa zbėrthyeshėm. Jo tamam myzeqarė, disi mė tė ashpėr. Rruga, litar kilometrik, flakur nga ndonjė kaubojs i krisur, rrethuar qafėn e asaj kodrės atje larg. Vende-vende ullishta. Tokat pėrgjithėsisht tė mbjella. Furgonė mallrash dhe pasagjerėsh, vijnė-ikin. Ata qė ikin parakalojnė shkathtėsisht nė formėn e njė sfide, mburrje. Le tė mburren dhe zbavitem me kėtė lojė tė kėndshme sė cilės ja di hilenė. Rrėshqasin mbi mijėra gungat e rrugės, qindra gropėzat, dhjetėra kthesat, i kanė kaluar ato me qindra herė, ikin tė kryejnė shpejt ndonjė punė a tė dėrgojnė njerėz sa mė shpejt, duke lėnė pas tė humburin e lumtur tė kėsaj gare, i cili shpesh humb me dashje.

Ja dhe fshati Hysgjokaj, Ferri i atyre tė ftuarve ta vizitojnė. Por kurrsesi tė jetojnė kėtu, asnjė ditė, jo sepse kėtu mungon mikpritja, apo se do t’u derdhen fuēia zifti tė zi tė nxehtė mbi kurriz. Jo, jo, s’ka nga kėto nė Hysgjokaj. Vizitorėt e nderuar tė sipėrpėrmendur, qytetas a kryeqytetas, vėrtet do tė shohin kėtu Ferrin e tyre, por nuk do tė jetonin dot asnjė ditė pėr arsye krejt tė tjera. Kėtu o mik vetėm punohet. Kėtu zor se do gjesh ndonjė muhabetēi tė tė llafosė a tė tė shoqėrojė, duke tė habitur me bėma a gjėma tele tė vjellash. Kėtu tė gjithė, edhe fėmijėt, mbathin vetėm ēizme dhe i kanė gjithė kohėn vetėm me baltė.

Nė hyrje tė fshatit Ferr’ tė Horrave, aspak Parajsė e vendalive, ta urojnė mirseardhjen tre vila gjigande qė zor se edhe nė Tiranė mund t’i shohėsh. Vilat janė tė pėrfunduara, por me kabllo, tuba dhe motorra nėpėr kėmbė, kuptohet se kush i ka ndėrtuar ėshtė betuar tė mos vdesė pa i bėrė si ato tė Zvicrės, a Italisė, a Greqisė, ku ndoshta ka qenė, ose i ka parė me ndonjė katalog. Rruga ėshtė bosh, tė gjithė janė nė punė. Pėr fat kalojnė atypari dy fshatarė me ēizme dhe kapuēa nė kokė qė banojnė n’ato vila. Japin shpjegimet pėrkatėse pa u mburrur aspak, thjesht dhe shkurt.

Njė mik nė Tiranė mė kishte thėnė se, nga Hysgjokaj, nuk kishte ikur asnjė emigrant. Nuk ishte tamam ashtu. Ishte mė mirė dhe mė bukur; Emigrantė fshati ka, dhe jo pak, por shkojnė e vijnė, shkojnė punojnė e vijnė e sjellin para’ pėr tė ndrequr banesat, ndėrtuar tė reja, e pėr tė pėrmirėsuar jetėn. “Ja, kėto shtėpi me para dhe djersė kurbeti, me shumė punė e sakrifica i kemi bėrė, thotė njėri prej tyre. Nuk njohim viza-miza ne, kush na jep ne nga ato, fluturojmė, ikim vetė, kryesisht nė Greqi, me ditė e net tė tėra, nėse nuk hasim vėshtirėsira tė pa parashikuara, nga kufiri nė Selanik, shtatė ditė e shtatė net mė kėmbė, mes borės ngricės e zhegut, maleve, lumenjve, luginave, pėrrenjve.

Gjithmonė vijmė, nuk kemi asnjė bashkėfshatar tė humbur mashkull, pėr vajza tė humbura s’bėhet fjalė”. Njė baba dhe i biri atje tej, tė dy me ēizme. Vėrej se si vėrejnė se dikush me diēka varur nė qafė, qė duhet tė jetė aparat fotografik, ka ardhur nga larg dhe interesohet pėr fshatin e tyre. Vetėm ndalin, nuk afrohen si ndodh zakonisht nė fshatra tė tjerė. Kanė dinjitet! Nuk qurraviten, dhe duket nga larg, punėt i kanė nė rregull. Shtėpi e re dykatėshe, e lyer, e zbukuruar, e sistemuar, njė furgon, i tyre natyrisht, dhe, pėrpara shtėpisė njė goxha sipėrfaqe me sera. Nuk vijnė ata tek unė, por shkoj unė tek ata, duke m’u dridhur gjunjėt natyrisht, dhe duke m’u mbushur sytė tani qė po i shkruaj kėto fjalė. Mirėpo, mėc-mėc, ē’t’u thuash e ē’tė tė thonė?! Fjalėt s’dalin dot, s’ka hapėsirė pėr fjalė, flet puna. Punė, punė, punė, pas shpinės sė tyre ulėret djera e tyre, shtėpia, sera, furgoni.

Pėrshėndetem, i kap nė qafė, u bėj njė foto, sipas meje madhėshtore, sipas ndonjė vizitori tė ardhshėm tele vjellar, nuk e di se si, dhe ndahem. Kaq. Nė mes tė fshatit, hedh sytė pėrqark, asnjė centimetėr tokė e pa kultivuar. Kryesisht sera. Fshati ka rreth pesėqint shtėpi. Toka?! Sipas njė kalimtari; “Tė gjithė kanė marrė tokėn e vet sipas Ligjit”. Edhe “tokėn e vet” edhe “sipas Ligjit”?! Ligji sikur nuk pėrputhet fort me “tokėn e vet”. Le tė jetė si tė dojė Ligji, Ligji shkon e vjen, lakohet, rrotullohet, ndryshohet. Toka, toka ėshtė miliona vjeēare, ajo ka rėndėsi, e pėrderisa punohet e gjitha, ēfarė mbetet me pyt pėr Tok’ e pėr Ligj?! Vazhdoj soditjen. Ka Saldator, Kovaēhanė, Gomist, Shkollė e mesme, plot furgonė dhe vetura, jo njė, por dy pika furnizimi me karburant. Gjithēka nė lėvizje. Madje, edhe disa pensionistė qė shullohen nė diell duke luajtur shah. Jo, luajnė shah duke u shulluar nė Diell.

- Ka Qajtore kėtu?
- Ka si s’ka, kemi tetė, u themi kafenera, shkojmė nė mbrėmje, gjatė ditės qajmė dhe ēajmė tokat.
- Pse vetėm sera, gjith’ kėto sera?!
- Shif rrushi-rrushin e piqu...
- .......
- Po ta vėsh re mirė, nuk kemi vetėm sera, ka edhe tė tjera.
- Sa sera janė gjithsej?
- Shtatėqint e pesėdhjet dynym sera diellore, dy dynym sera me avull.
- A ka familje qė nuk kanė sera?
- Shumė pak.
- Sa?
- Nga pesėqint shtėpi, nja tridhjetė nuk kanė.
- Sa makina ka fshati?
- Tridhjetė e pesė furgonė, tre minibusa, tetė traktorė, disa freza, shumė motoēikleta, nuk e di sa vetura.
- Sa tė mekanizuara janė serat?
- Pak, shumė pak, i punojmė me krahė, disa kanė freza.
- Sa kushton afėrsisht ndėrtimi i serave?
- Jo afėrsisht, por saktėsisht, tre milionė lekė tė vjetra ndėrtimi, plus tre milionė tė tjera pusi pėr vaditje, i cili kėtu nuk ėshtė kurrė mė i cekėt se njėqint e tetėdhjetė metra i thellė, domethėnė plot gjashtė milionė lekė tė vjetra njė dynym serė.
- Ēfarė kultivohet nė kėto sera?
- Kastraveca, domate, speca, pjepra etj. Kemi shumė problem transportin e prodhimeve. Nuk arrijmė ta transportojmė dot tė gjithin. Vijnė disa nga Tirana dhe Lushnja, qė na i marrin lirė.
- Hmmm......(Ky ėshtė problem i gjithė fshatrave tė Botės).
- Po mor po....
- A ka ndihmė mjekėsore?
- Po, Qendėr shėndetėsore, mjek, ndihmėsmjek, infermiere.
- Ēfarė jeni, myslimanė, kaurrė?
- Tė gjithė myslimanė.
- Ku ėshtė Xhamia?
- Nuk kemi ende Xhami. Kemi Hoxhė. Edhe Xhaminė do ta ndėrtojmė.
- Si e kaluat pranverėn e ’97-ės, patėt kurbanė?
- Asnjė, disa fshatarė rrėmbyen armė nėpėr depot e ushtrisė, por nuk i pėrdorėn kurrė, asnjė vrasje, asnjė plagosje, tani i kanė dorėzuar tė gjitha armėt.
- Cili ėshtė Deputeti juaj?
- Myslym Murrizi.
- Duket ndonjėherė kėndej?
- Gjithmonė, pėr ē’do sebep, mesatarisht dy herė nė muaj.
- A ju ka ndihmuar shteti, ndonjė shoqatė, a diēka tjetėr.
- Kemi Shoqatėn tonė tė serave, “Darsia” quhet. Na ka ndihmuar edhe CAFOD.
- Me korent si jeni?
- Pėr ibret, katėr-pesė orė nė njėzetekatėr orė.
- Po pompat e puseve kur i vini nė funksionim?!
- Kur vjen korenti.
- Kur vjen korenti?
- Natėn.
- Po “tele tė vjellat” kur i shihni?
- Kurrė. Kush jau ka ngenė atyre kėtu.
- Pse tėrė kėta bunkerė, kė do ruanin, Peqinin e gomerėve, apo gomerėt e Peqinit?!
- Qėnke shakaxhi.

Mbi ēatira ka njė numur tė pabesueshėm ngrohėsash diellorė. Nė lagjen time, nė Tiranė, qė ėshtė sa dhjetė herė ky fshat, nuk ka kaq ngrohėsa diellorė. Antena satelitare tė panumėrta. Numri mė i madh i shtėpive janė tė reja ose tė ristrukturuara. Mbi disa ēati valvitet flamuri shqiptar, shumė-shumė mė bukur se nė sheshin “Skėnderbej”. Njė shtėpi e pa ristrukturuar e ka margaritarin brenda gjoksit tė vet, brenda nė oborr; njė traktor i ri i madh i fuqishėm.

- Ka partira kėtu?
- Si ore s’paska. Shtatė kemi, Partinė Demokratike, Partinė Socialiste, Partinė Socialdemokrate, Aleancėn Demokratike, Ballin, Republikanen, Legalitetin.
- Si shkoni me njėri-jatrin?
- Shumė mirė, s’kemi pasur kurrė probleme, sejcili nė hall tė vet, domethėnė nė politikė tė vet.
- Cila parti fiton kėtu?
- Sekush hisen e vet. Mė parė Kryetarin e Komunės e kishim tė Partisė Demokratike, tani e kemi socialist. E kemi kryer ne atė, si i thoni ju andej, rotacionin.
Shtėpi tė mėdha tė reja nė ndėrtim. Makina, pompa, motorre, betoniera, tuba, kabllo, kazanė. Rrethepėrqark sera dhe toka tė mbjella e sistemuar bukur.
- Hej ēun, tėndin e ke atė Jeep? Shumė tė mirė e paske.
- Po, e kam blerė nė Greqi, pėr merak.
- Tani je kthyer pėrgjithmonė apo...?
- Si ta shoh, si tė mė venė punėt.
- Vijnė gazetat kėtu?
- Jo, kurrė. Kėtu vetėm gjyshi im lexon gazeta. Edhe ai vetėm njė gazetė lexon.
- Cilėn?!
- (........)
- Pse vetėm atė?
- Sepse vetėm ajo i pėlqen. Thotė se nuk ėshtė si tė tjerat, nuk ėshtė grindavece. Ja sjell i biri ēdo ditė nga Lushnja. Ka njė thes plot me t’atilla.
- Mė vjen keq qė nuk mund ta shkruaj emrin e gazetės sė dashur tė gjyshit tėnd nė reportazhin tim.
- Pse?!
- Do ta marrėsh vesh kur tė lexosh reportazhin.

Kthehem drejt Peqinit. Pas lė pamjet e hatashme tė fshatit fshat qė punon, qė nuk ka nge pėr gazeta, dėngla, doracakė, moda dhe marrina. Pak nga pak, kthes’ pas kthese, fshat pas fshati, zbehet vibracioni, meket drita, rrezatimi i hatashėm i punės, lodhjes, djersės, derisa pranė autostradės sė turpit Elbasan-Rrogozhinė, qė s’po ka tė mbaruar, ndal para njė TIR-i nė pension, shndėrruar nė qajtore. E meriton njė foto.

Horra, patate tė divaneve, spurdhjakėr, trima pas kuvendit, gazetarė gromėsimtarė, heronj tė pallavrave, kampionė tė gėnjeshtrave, luftėtarė tė paepur tė mullinjve tė erės, zagarė tė politikės, minj tė gjirizave, morra mediatikė bythlėpirės tė politikės, hajdutė tė pushtetit, zvarranikė tė zyrave; lėrini njė ditė batakēillėqet se s’do bėhet hataja, shkoni shihuni nė pasqyrė sa tė shėmtuar jeni, nuk do ju mbetet kushedi ēfarė nė tru o trukokallėr o zemėr zinj, megjithatė shkoni, shkoni shihni se si nė njė fshat tė vetėm bėhet mė shumė se ju tė gjithė sė bashku bėni pėr njė shtet tė tėrė, mos kini frikė, nuk do t’ju kallxojė, a internojė, a burgosė kush atje, sepse s’ka se kush, sepse jeni ju, rraca juaj, qė i bėnit ato mynxyra, shkoni pra hidhini njė sy fshatit qė punon, Ferrit tuaj!


                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.