| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Recension |
|
| |
NJĖ
LIBĖR
I RI PĖR
HIMAREN:
HIMARA - NĖ
DRITĖN
E TĖ
DHĖNAVE
HISTORIKE, GJUHĖSORE
DHE ETNOLOGJIKE |
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
-
9 shkurt 2004 / TN
-
-
Ēerēiz
LOLOĒI
-
-
Auori: RAMI MEMUSHAJ
-
Titulli: HIMARA - NE DRITEN E TE DHENAVE HISTORIKE,
GJUHESORE DHE
-
ETNOLOGJIKE.
-
Formati: 14 x 20 cm.
-
ISBN: 9992727 1 797 1
-
Faqe: 206.
-
Ēmimi: 500 leke (4 euro)
-
-
Sapo ka dale ne qarkullim njeliber i ri per Himaren, krahinen
shqiptare ne bregdetin e jugut te Shqiperise, e cila zuri nje
vend qendror ne ngjarjet e tetor-nentorit te vitit te kalur ne
jeten politike shqiptare, me rastin e zgjedhjeve vendore.
|
-
-
Ky
fakt, por jo vetem ku, ka zgjuar nje interes akoma me temadh per
shume njerez per te ditur diēka me shume per Himaren dhe banoret e
saj.
-
-
Duke qenė se aleati mė i madh i armiqve tė kombit tonė, shprehet
autori i librit ne parathenien e librit, nė pėrpjekjet pėr tė na
pėrēarė e pėr tė na larguar nga njėri-tjetri ka qenė kurdoherė
padituria, pėr tė shpėrndarė mjegullėn e paragjykimeve dhe tė
mėtimeve pa baza historike ndaj Himarės, jane bere pėrpjekje nė kėtė
libėr tė ndriēohen prejardhja e himarjotėve, vendi i saj nė Labėri,
lidhjet tradicionale e historike me krahinat fqinje dhe ēfarė e
dallon atė prej tyre.
-
-
Edhe me gjere ne liber jane trajtuar problemet e pakicave dhe etnive,
llojet e tyre, deshmite historike per krahinen e Himares si pjese e
Kaonise (ilireve), statusi i saj ne kohen e sundimit romak, bizantin;
statusi i saj ne Arberi, Laberi, lidhjet fetare dhe lidhjet e tjera
te brendshme tradicionale etj. Nje kapitull i veēante i kushtohet
ēeshtjes nese ka pakica ne Himare, migrimit dhe shtresace te huaja
kulturore, mitologjise dhe besimit, dokeve, zakoneve, folklorit etj.
Gjithashtu, autori merret edhe me emrat e
-
-
njerezve dhe vendeve, gjuhen e himarjoteve, te folmen shqipe dhe
greke te Bregdetit te Siperm, si dheme problemin e pakicave
gjuhesore ne Himare.
-
-
- Parathenie nga
Rami Memushaj
-
-
Pamjet televizive nga zgjedhjet vendore tė tetorit qė shkoi nė
qytetin e Himarės na lanė tė gjithėve njė pėrshtypje tė pakėndshme.
Ai manifestim antishqiptar, ku dikush pozonte para kamerave me
flamurin grek e dikush shante nė njė shqipe tė pastėr atdheun e vet,
Shqipėrinė, ishte me tė vėrtet acarues. Por kjo nuk ėshtė hera e
parė qė nė Himarė ndodhin skena tė tilla. Pavarėsisht nga ajo se
janė shfaqje tė ēastit apo tė kurdisura, nė thelb, ato flasin pėr
njė ftohje tė himarjotėve me shtetin e tyre. Ky tėhuajėsim i ka
rrėnjėt nė dėshtimin e politikave tė shtetit kombėtar tė djeshėm dhe
tė sotėm ndaj vendit dhe ndaj kėsaj krahine. Pakėnaqėsitė ndaj
shtetit janė gjė e natyrshme, por nė Himarė, ndryshe nga pjesa
tjetėr e Shqipėrisė, qarqe tė caktuara po i nxitin dhe po i
shfrytėzojnė kėto pakėnaqėsi pėr qėllime tė mbrapshta.
-
-
Pas
jehonės qė patėn nė vend ngjarjet e tetornėntorit 2003 nė bashkinė
e Himarės, nuk janė tė paktė ata qė duan tė dinė diēka pėr Himarėn
dhe pėr banorėt e saj. Pikėrisht, kėto ngjarje dhe ndjenjat qė
ngjallėn ato tek njerėzit e thjeshtė, mė shėrbyen si nxitje ti
vihesha punės pėr shkrimin e kėtij libri, nė njė pėrpjekje pėr tė
treguar identitetin e himarjotėve.
-
-
Aleati mė i madh i armiqve tė kombit tonė nė pėrpjekjet pėr tė na
pėrēarė e pėr tė na larguar nga njėri-tjetri ka qenė kurdoherė
padituria. Kėshtu ka ndodhur nė tė kaluarėn, kėshtu po ndodh, pėr
fat tė keq, edhe nė ditėt tona. Shembujt e kėsaj injorance janė tė
shumtė dhe vijnė nga tė gjitha krahėt e shtresat e popullsisė. Ato i
shohim tek i riu qė shqyhej para kamerės duke thirrur shqip: «Shqipėria
ėshtė Alkaeda!»; te vajza e re mbuluar me flamurin grek; tek ai
burri i pjekur i lyer me bojė pėr ti dėshmuar Greqisė dhe botės
terrorin e shtetit shqiptar; te qytetari shqiptar qė, pėr tė
pėrfituar njė trajtim tė veēantė prej shtetit grek, thotė dhe e
beson vėrtet se ėshtė vorioepirot; te besimtari ortodoks qė
vėllezėrit myslimanė, me tė cilėt ėshtė i lidhur me njė mijė fije, i
pėrbuz dhe i sheh me mosbesim; te politikani qė kundėrshtarin e vet
nga Himara apo nga Jugu e quan grek.
-
-
Pėr
tė shpėrndarė mjegullėn e paragjykimeve tė tilla dhe tė mėtimeve pa
baza historike ndaj Himarės, jam pėrpjekur tė ndriēoj prejardhjen e
himarjotėve, vendin e saj nė Labėri, lidhjet tradicionale e
historike me krahinat fqinje dhe ēfarė e dallon atė prej tyre.
Qėllimi ėshtė tu tregoj lexuesve tė thjeshtė, qė nuk kanė mundėsi
tė thellohen nė libra e shkrime historike, sidomos himarjotėve tė
trullosur nga propagandat fetare dhe shoviniste, tė vėrtetėn pėr
Himarėn. Po, njėherazi, dua tu jap njė pėrgjigje edhe atyre qarqeve
qė pėrpiqen ta paraqitin Himarėn si pakicė greke. Se sa ua kam
arritur kėtyre qėllimeve, kėtė ia lė nė dorė lexuesit ta gjykojė.
Ajo qė mund tė them, ėshtė se e kam shkruar kėtė libėr me njė
ndjenjė tė thellė dashurie pėr Himarėn, tė trashėguar nga prindėrit
tanė dhe tė forcuar nga njohjet dhe miqėsitė me himarjotėt gjatė
viteve tė shkollimit e tė punės.
-
-
Pėr
pėrgatitjen e librit jam mbėshtetur nė dokumente tė botuara dhe nė
burime arkivore, nė njė literaturė pak a shumė tė pasur historike e
gjuhėsore, nė folklorin e botuar tė krahinės, po edhe nė materiale
gojore tė mbledhura prej meje dhe prej tė tjerėsh nė fshatra tė
Labėrisė. Njė ndihmė veēanėrisht tė ēmuar mė ka dhėnė me materialet
e tij pėr Himarėn mbledhėsi i palodhur i traditės gojore tė Labėrisė,
studiuesi Bardhosh Gaēe, tė cilin gjej rastin ta falėnderoj thellė
nga zemra pėr bujarinė e treguar.
-
- Te tjera per
Himaren
-
-
Ndarja e Shqipėrisė midis Greqisė dhe Sėrbisė ėshtė formuluar si
platformė politike e kėtyre dy shteteve qysh mė 1844, nė programin
grek tė Megali-Idesė dhe nė Naēertanien e ministrit sėrb Ilia
Garashanin. Por mėtimet greke mbi trojet shqiptare ishin nyjėtuar qė
pa mbaruar lufta pėr pavarėsinė e Greqisė, kur njė nga krerėt e
atėhershėm deklaronte se «kufiri veriperėndimor i Greqisė duhej tė
ishte lumi i Vjosės» . Pasardhėsit e tyre shkuan edhe mė tej, duke
shpallur se «Shqipėria fillon pėrtej maleve veriore tė Epirit, nė
qoftė se kėto fillojnė nga Vjosa ose Shkumbini», se «Epiri ėshtė njė
vend thjesht grek qė i ėshtė njohur shtetit grek nga shumė shtete
dhe nga njė traktat evropian.»
-
-
Pėr
tu dhėnė njė mbėshtetje mėtimeve tė tyre, qarqet shoviniste greke
dhe profesorėt nė shėrbim tė tyre janė pėrpjekur tė falsifikojnė
historinė dhe tė dhėnat e autorėve tė vjetėr mbi Epirin, duke e
paraqitur kėtė si krahinė krejt helene, tė banuar nga fise greke,
dhe si njė pjesė tė pandarė tė Greqisė , si dhe tė falsifikojnė tė
dhėnat pėr popullsinė greke tė Epirit, duke i numėruar pėr tė tillė
edhe ortodoksėt shqiptarė. Shtypi grek, nga ana e vet, nga gjysma e
dytė e shek. XIX e kėndej shpėrtheu njė fushatė tė tėrbuar kundėr
shqiptarėve. Edhe mė tė papėrmbajtur u bėnė shovinistėt grekė nė
synimet e tyre ndaj kombėsisė shqiptare nė fillim tė shek. XX., kur
nė mitingje e nė shtyp bėheshin hapur thirrje «pėr tė zhdukur nga
faqja e dheut Shqipėrinė», pėr ta shuar «nga hartat gjeografike,
duke e zėvendėsuar me emėrtimin kombėtar Epir» . Kjo konstante e
pandryshuar e politikės greke ndaj Shqipėrisė i ka sjellė vendit
tonė humbjen e njė pjese tė mirė tė trojeve tė veta, shumė luftėra,
shkatėrrime e mjerime.
-
-
Pėrpjekjet pėr aneksimin e tė ashtuquajturit Vorio-Epir, grekėt i
nisėn qysh para Lidhjes sė Prizrenit. Sipas njė diplomati francez tė
asaj kohe, qeveria greke kishte filluar tė punonte pėr tė pėrgatitur
kushtet pėr bashkimin e Epirit me Greqinė, duke krijuar komitete dhe
duke dėrguar agjentė nė Epir, tė cilėt punonin «pėr tė ushqyer
frymėn pėr qėndrime qė tė mundin, kur ta lejojnė rrethanat e
favorshme, pėrmbushjen e kėsaj dėshire» . Kėto pėrpjekje morėn
trajtėn e aksioneve ushtarake para dhe veēanėrisht nė prag tė
Kongresit tė Berlinit. Qeveria greke mendonte tė zbarkonte trupa nė
Himarė, me qėllim qė tė provokonte njė kryengritje prapa kufirit pėr
ta shkėputur nga trungu mėmė zonėn nga Himara nė Delvinė dhe pėr ta
bashkuar me Greqinė. Pėr kėtė, nė gusht 1877, u dėrgua fshehurazi nė
Himarė njė agjent, qė u takua me kapedanėt e Bregdetit dhe u pėrpoq
ti bindte tė lejonin zbarkimin e njė kontigjenti grek nė Skalomė tė
Qeparoit. Por qeparotasit i thanė njeriut tė grekėve se himarjotėt
nuk do tė linin kėmbė greku tė shkelte nė brigjet e tyre.
-
-
Kjo
i detyroi grekėt ta zhvendosnin aksionin e tyre nė Sarandė, ku, mė
24 shkurt 1878, zbarkoi njė forcė prej 800 vullnetarėsh, e cila
zuri fshatin e Lėkurėsit . Ky aksion u thye nga ushtria turke dhe
forcat shqiptare tė prefekturės sė Gjirokastrės, ndėrkohė qė
popullsia e fshatrave tė krishtera tė pellgut tė Delvinės, tek e
cila grekėt kishin mbėshtetur shpresa tė mėdha, qėndroi nė
pėrgjithėsi pasive, siē e pohojnė dhe vetė autorėt grekė.
-
-
Por
atė qė nuk mundi ta bėnte me bandat e andartėve, Greqia e arriti me
ndihmėn e Fuqive tė Mėdha, tė cilat nė Kongresin e Berlinit pranuan
ti jepnin asaj toka shqiptare pėr tė bėrė njė shtet tė madh grek,
qė tė mund tė pėrballonte Turqinė. Me vendimet e kėtij Kongresi,
Greqia mori mė 1881 njė pjesė tė trojeve tona jugore, qė pėrfshinte
qytetin e Artės me rrethina.
-
-
Njė
pjesė tjetėr tė tokave shqiptare Greqia e gllabėroi gjatė Luftės
Ballkanike, kur ushtritė e saj mėsynė nė njė vijė tė gjerė qė
shkonte nga Llogaraja deri nė Pogradec. Ndėrsa trupat greke po i
afroheshin Janinės, mė 19 nėntor 1912, ushtri tė rregullta e andartė,
nėn komandėn e majorit himarjot Spiro Milo, zbarkuan nė Himarė.
Qėllimi ishte tė merrej pjesa veriore e tė ashtuquajturit Vorio-Epir,
dhe kėshtu copėtimi i Shqipėrisė tė bėhej njė fakt i kryer. Mirėpo
nė frontin e Himarės forcat greke u gozhduan nė vend nga qėndresa e
vullnetarėve shqiptarė tė Lumit tė Vlorės dhe tė Kurveleshit, por
edhe nga ndikimi i patriotėve himarjotė, qė nuk donin konflikt me
kėto krahina , ndėrkohė qė nė frontin e jugut ato pėrparuan drejt
Janinės, tė cilėn e morėn nė mars 1913, duke arritur nė kufijtė e
sotėm shtetėrorė.
-
-
Grekėt nuk mbetėn tė kėnaqur, por u pėrpoqėn qė pjesėn tjetėr tė
Shqipėrisė sė Jugut ta merrnin nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Nė
memorandumin qė i paraqiti kėsaj Konference nė dhjetor 1918,
kėrkesėn pėr territoret e mbetura tė Epirit tė Veriut Greqia e
mbėshteste nė kriterin fetar. Memorandumi e paraqiste popullsinė
ortodokse tė rretheve Korēė e Gjirokastėr si shumicė dhe atė
myslimane si pakicė dhe, sipas tyre, duhej qė edhe popullsia
myslimane tė bashkohej me Greqinė, pasi nuk do tė ishte e drejtė qė
«njė pakicė mė pak e qytetėruar tė shtronte e tė sundonte njė
shumicė me njė qytetėrim mė tė lartė».
-
-
Meqė Konferenca e Paqes i njohu Shqipėrisė kufijtė e vitit 1913, qė
nuk mund tė ndryshoheshin mė me forcėn e armėve, shteti grek vuri nė
veprim mjete tė tjera, si elementėt grekomanė nė zonat e minoritetit
apo nė fshatra grekofone. Mė 1920, me largimin e garnizoneve
italiane nga Himara, kėta elementė grekomanė shpallėn sėrish autonominė»,
duke krijuar edhe njė komitet administrativ, nė krye tė tė cilit u
vu Niko Milua, i vėllai i Spiro Milos.
-
-
Ushtritė greke i shkelėn sėrish tokat shqiptare tė Jugut, kur, nė
ndjekje tė trupave fashiste italiane, nuk u ndalėn nė kufirin
shtetėror, por e vendosėn vijėn e frontit pikėrisht aty ku kalon
kufiri famėkeq i Vorio-Epirit tė tyre, duke treguar me kėtė se nuk
kishin hequr dorė nga planet e vjetra. Por zhvillimet e mėtejshme tė
luftės dhe rreshtimi i shqiptarėve nė anėn e koalicionit antifashist
ua dogjėn planet.
-
-
Me
shembjen e regjimit komunist, shpresat e venitura tė qarqeve
shoviniste greke pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut janė ngjallur
sėrish. Gjatė gjithė kėtyre 13 vjetėve qė nga hapja e Shqipėrisė,
qeveritė e Athinės po punojnė pėr zbatimin nė Himarė dhe nė trevat e
jugut qė Greqia i quan Vorio-Epir, tė njė plani me pasoja tė
rrezikshme pėr qetėsinė dhe stabilitetin e vendit. Disa nga pikat e
kėtij plani shovinist, qė po zbatohet nė dritėn e diellit dhe nė
sytė e Bashkimit Europian, tė OSBE-sė dhe tė institucioneve tė tjera
tė Europės sė Bashkuar, madje edhe me paratė e taksapaguesve
europianė, tashmė janė bėrė tė njohura.
-
-
Kėsaj here, pėr arritjen e synimeve tė vjetra, grekėt po pėrdorin
kishėn, paratė dhe ekspansionin ekonomik. Duke shfrytėzuar varfėrinė
e shqiptarėve, organizata OMONIA nė Shqipėri dhe Sillogu Vorioepirot
e Sillogu i Himarės nė Greqi punojnė me tė gjitha mėnyrat e mjetet
pėr arritjen e kėtyre qėllimeve. Nuk janė mėshira kristiane dhe
humanizmi, po synimet e errėta arsyeja pse shqiptarėve qė deklarohen
vorioepirotė a himarjotė dhe pajisen nga OMONIA me dokumentin e
anėtarėsisė, u bėhet nė Greqi dhe nė zyrat e saj konsullore njė
trajtim i diferencuar, pse kėta kanė pėrparėsi nė marrjen e vizave,
pse u pėrsėriten lejet e qėndrimit nė Greqi njė herė nė tre vjet dhe
jo njė herė nė gjashtė muaj si gjithė shqiptarėve tė tjerė, pse tė
moshuarve vorioepirotė u paguhen pensione pleqėrie etj. Puna ka
arritur gjer atje, sa, pėr tė pėrfituar nga kėto privilegje, tė
shpallen vorioepirotė edhe banorė tė zonave historikisht tė pastra
shqiptare, si Kurveleshi, Lumi i Vlorės etj.
-
-
Njerėzit e thjeshtė, tė cilėve u janė errur sytė nga varfėria, nuk
duan ti dinė prapavijat dhe pasojat e kėtyre veprimeve. Por Greqia
po punon me tė gjitha mėnyrat pėr ta bėrė fakt njė provincė tė
Vorio-Epirit brenda kufijve tė Shqipėrisė dhe kėsaj here jo nė
planet e strategėve, po tė shėnuar nė tesera anėtarėsie dhe nė lista,
tė cilat qeveritė e Athinės i pėrdorin pėr tė argumentuar shifrat
qindra-mijėshe tė grekėve nė Shqipėri. Strategjia e tyre nuk ka
ndryshuar, tė ndryshme janė rrugėt dhe mjetet pėr pėrmbushjen e saj.
-
-
Prova mė e mirė se grekėt nuk kanė hequr dorė nga planet e vjetra,
janė ngjarjet nė zonėn e Himarės gjatė zgjedhjeve tė vitit 2000 dhe
tė tetorit 2003. Mobilizimi dhe dėrgimi aty i qindra emigrantėve pėr
tė votuar pėr Partinė e tė Drejtave tė Njeriut, incidentet e
provokuara nga gazetarė e deputetė grekė dhe elementėt grekomanė
janė dėshmi e taktikave qė ndjekin sot qarqet greke. Veprime tė
tilla arritėn pikėn kulmore me ngritjen e flamurit grek nė qytetin e
Himarės, si dhe me deklaratat e Athinės zyrtare se nė Himarė «ekziston
njė popullsi solide greke» dhe se «duhet bėrė referendum pėr ta
shpallur minoritet».
-
-
Tė
gjitha kėto dėshmojnė qartė se nacionalizmi grek i ditėve tona ka
ndryshuar fare pak nga nacionalizmi i 160 vjetėve mė parė. Ai nuk
ėshtė moderuar e nuk ėshtė ndikuar aspak nga zhvillimet e reja
botėrore, duke paraqitur njė rrezik real me ėndrrėn pėr ta bėrė
Greqinė trashėgimtare tė Perandorisė Bizantine nė Ballkan.
Nacionalizmi i kėtij shteti me barkun nė Europė dhe kokėn nė
Kostantinopojė bėhet edhe mė i tejkaluar nė kohė sot, kur kombet po
synojnė dhe po punojnė pėr tu integruar nė Europėn e Bashkuar. Ajo
qė tė ēudit edhe mė shumė, ėshtė se asnjė prej institucioneve apo
politikanėve europianė nuk ka shfaqur as shqetėsimin mė tė vogėl pėr
kėto veprime tė kėtij shteti anėtar tė Bashkimit Europian.
-
-
Nė
kėtė turr tė nacionalizmit primitiv grek, janė pėrfshirė edhe
shkencėtarė e profesorė grekė, tė cilėt, duke injoruar faktet
historike ose duke i shtrembėruar ato, dalin nė tubime shkencore me
mėtime tė pambėshtetura shkencėrisht. Historianėt dhe gjuhėtarėt
shqiptarė janė ndeshur me tezat e studiuesve grekė jo vetėm nė faqet
e shtypit shkencor, por edhe nė tubime shkencore ndėrkombėtare.
Sidomos kolegėve tė Universitetit E. Ēabej tė Gjirokastrės u ka
qėlluar jo njė herė tė debatojnė me profesorė tė universiteteve
greke, tė cilėt, me njė injorancė foshnjore dhe me papėrgjegjėsi
shkencore, flasin pėr tė drejtat e pakicės etnike greke tė Himarės.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|