|  KULTURË  |  HISTORI  |   POLITIKË  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   

Koment

KAROTA DHE KARROCA E EMIGRANTIT SHQIPTAR

 

 

9 shkurt 2004 / TN

Nga Dr. Artan FUGA

Ne raste te ndryshme, flitet shume per emigrantin shqiptar. Nuk eshte fjala ketu per ato qe thuhen per te nga disa qarqe te opinionit publik, te mediave apo politika ne vendet pritese. Prej tyre ai shihet shpesh thjesht si nje qenie e rrezikshme, nje keqberes potencial, ne rastin me te mire nje lloj krahu pune qe duhet mbajtur nen kontroll. Ne fakt, ketu e kemi fjalen per ato qe thuhen per te ketu ne vendin e tij, qe mbetet i tiji, teresisht, pavaresisht faktit se punon perkohesisht gjetiu. Nuk eshte gjithashtu fjala per ate cka thone per emigrantin shoket e tij, te afermit e tij, njerezit e thjeshte, te cilet e kujtojne, mbajne lidhje me te, e presin dhe e percjellin ne menyren me humane. Me shune e kemi fjalen per trajtimin e rolit dhe pozicionit te emigrantit shqiptar nga politika. Ndokush qe do te kishte rastin te njihte edhe pervojen e punes jashte shtetit, por edhe te vazhdonte te kishte nje kontribut profesional dhe shoqeror ne Shqiperi, do ta njihte dicka me mire mire edhe gjendjen e emigrantit shqiptar edhe te folurit politik mbi emigrantin ne vendin e tij.

Statusi i neperkembur nga politika

Persa i perket trajtimit te rolit dhe statusit te emigrantit, ne politiken e sotme shqiptare vihet re nder te tjera edhe nje lloj ambiguiteti ose dyfytyresie. Nga njera ane, ne mjedise politike masive, manifestime, mbledhje, mitingje ku emigrantet nuk jane te pranishem, flitet per shqiptaret qe punojne e jetojne ne vend me nje doze krenarie duke u shprehur per "ata qe kane vendosur te rrojne dhe punojne ne Shqiperi". Eshte me shume fjala per te perkedhelur sedren e pjesemarresve ne keto aktivitete me lloj lloj komplimentash, te cilat drejtperdrejt ose terthorazi prekin dinjitetin ose imazhin e emigranteve qe punojne ne dhé te huaj duke i rradhitur dashje pa dashje ne ata qe kane statusin e qytetarit te dores se dyte ne vendin e tyre. Nga ana tjeter, kur trajtohen ceshtje te marredhenieve te Shqiperise me jashte, kur preken ceshtje te politikes se jashtme, te integrimit europian, te tregtise se jashtme te vendit, etj., ne keto raste politika e vendos theksin e vet tek rendesia dhe roli qe kane shqiptaret qe jetojne e punojne ne dhé te huaj per mbarevajtjen e puneve ne Shqiperi. Sic eshte vendi behet kuvendi, thote nje fjale e vjeter shqipe.

Ne fakt, emigranti shqiptar nuk eshte as me shume dhe as me pak shqiptar se vellai i vet qe punon, papuneson dhe jeton ne Shqiperi. Vendosja e nje hierarkie midis tyre nuk do te bente gje tjeter vecse do te percante kombin duke e ndare ne "te jashtmit" dhe ne "te brendshmit". Kjo ndarje do te ishte krejt absurde sidomos per brezin e pare te emigranteve dhe sidomos per ata qe kane vendosur te punojne vetem perkohesisht ne dhé te huaj. Mirepo edhe atehere kur politika interesohet per emigrantet dhe diasporen, hra-heres i sheh keta jo si njerez, jo si qellim ne vetvete, nuk interesohet per fatin e tyre kolektiv apo individual, por i trajton me shume si mjete, si burim te ardhurash, si shprese per te ngushtuar deficitin e tregtise me jashte, si turiste qe mund te lene parate e tyre gjate pushimeve ne vend, si investues te mundshem ne biznesin vendas, si financues te tregtise se brendshme, e cila po te matej vetem me fuqine blerese te atyre qe jetojne ne Shqiperi, do te kishte parametra shume me te ulet se deri me tani. Politikisht, emigranti shihet me shume si nje mjet, pra trajtohet si dikush qe mund te sjelle sherbime, sesa nje qellim me vete, nje njeri qe ka interesat e tij, qe duhet perkrahur dhe qe ka vendin e vet ne atdhe.

Trajtesa qe i konsideron emigrantet si mjet fitimi eshte paradoksale. Me gjendjen qe ka ekonomia kombetare, po te pyetej politika qe administron shtetin nese do te deshironte ose jo qe emigrantet te ktheheshin ne Atdhe per te punuar dhe jetuar prane te afermeve te tyre, kam frike se pergjigjja do te ndahej ne dy rrafshe. Ne nje rrafsh te pare ideologjik dhe propagandistik, te pasinqerte, do te thuhej se ne i mirepresim te gjithe ata qe do te ktheheshin per te jetuar e punuar perseri ne vend. Ndersa ne nje rrafsh te dyte, jo hipokrit, te sinqerte, do te thuhej nen ze: jo, jo te mos vine sepse keshtu do te rritet papunesia ne vend, do te ulen te ardhurat nga jashte, do te rritet presioni shoqeror mbi shtetin, etj. Pra nuk ka nje pergjigje zyrtare politike nese ftohen ose jo emigrantet per t'u kthyer ne Atdhe.

Ne fakt kane te drejte politikanet qe drejtojne shtetin per ta trajtuar emigrantin si nje mjet, si nje burim fitimi, si nje instrument per mbarevajtjen e ekonomise kombetare, te atyre qe jetojne ne Shqiperi dhe te elites politike vendase. Dihet, nga te dhenat me serioze te institucioneve europiane, se per cdo njesi malli te eksportuar, Shqiperia aktualisht importon kater njesi malli ne vleren e tyre financiare. Nga ana tjeter, dihet diferenca gjigante midis sasise se cmimeve ne tregun vendas dhe sasise se te ardhurave te operatoreve vendas, duke perfshire ketu edhe punonjesit buxhetore. Te dyja keto gremina te medha financiare mbulohen ne nje pjese te madhe prej te ardhurave qe vijne ne Shqiperi nga emigracioni, domethene si para qe shpenzon vete emigranti ne kohen e kalimit te tij neper vendlindje, si kontribut financiar qe sjell ai per familjen e vet dhe si investim qe emigranti nuk mungon te beje ne projekte te vogla apo te mesme biznesi ne ekonomine kombetare. Pa te ardhurat qe vijne nga emigracioni, pa kete pjese te krahut te punes qe vepron jashte kufijve shqiptare duke shfryre konfliktin e brendshem shoqeror, ekonomia vendase do te binte menjehere ne nje kolaps te rende.

Llogari emigrantesh, jo per emigrantet

Ndersa perllogariten prurjet e emigrantit per ekonomine kombetare, behet pak per te perllogaritur interesat e vete emigrantit ne planin shoqeror, ekonomik dhe kulturor. Pyetja qe shtrohet eshte fare e thjeshte por shume e drejtperdrejte. Duke punuar ne dhe te huaj, emigranti shqiptar qe mendon nje dite te kthehet ne Atdhe, me shume fiton, me shume humbet, apo as fiton dhe as humbet? Askush nuk e ben kete pyetje. Sociologjia e emigracionit eshte akoma ne shpergej dhe shkolla jone ende nuk pergatit specialiste per kete ceshtje. Vec perpjekjes serioze te sociolgut Zyhdi Dervishin ne rrafshin e aspektit kulturor, veshtire te gjendet ndonje tjeter kerkues qe te kete investuar masivisht ne kete teme. Administrata e njeh fare perciptazi gjendjen ekonomike te emigranteve. Ambasadat shqiptare jashte vendit jane krejt te huaja per kete ceshtje. Vete emigrantet, shpesh njerez te punes por jo te kalemit, e kane veshtire te perpunojne modele teorike qe kane te bejne me sqarimin e statusit te tyre si emigrante. Ata vete nuk e dine mire se cfare fitojne dhe cfare humbasin nga aventura e tyre.

Megjithate disa llogari duhen bere. Nuk eshte fjala qe ato te behen brenda ketij artikulli te thjeshte. Per t'u bere deri ne fund ato kerkojne studime te gjata dhe te hollesishme. Por le te hedhim ketu nje hipoteze studimi.

Po t'i permbahemi ideve te shkollave neoliberale te ekuilibrit ekonomik, do te thoshim se emigranti duke ikur per te punuar ne dhé te huaj as fiton dhe as humbet gje nga aventura e ndermarre. Per emigrantin qe deshiron te punoje perkohesisht ne dhé te huaj duke dashur te kthehet perseri ne Atdhe, perpjekjet e bera mbeten neutrale nga pikepamja ekonomike, megjithese ai ka iluzionin se ka fituar prej tyre. Ne kete rast iluzioni mbulon krejtesisht te verteten mbi gjendjen reale te gjerave. Ekonomikisht shuma e fitimeve dhe e humbjeve teorikisht del zero, cka e ben vete perpjekjen e punesimit ne dhé te huaj te pakuptimte, te kote dhe te tepert. Kjo llogari mund te mbetet e sakte po te shihet ne planin e interesave individuale te emigrantit, sepse po te shihet nga pikepamja e funksionimit te sotem te ekonomise kombetare, kuptohet se emigrimi mbetet paradoksalisht dhe ndofta iluzionisht i dobishem. Ne te vertete, duke ndermarre nje aventure qe po aq shume i merr sa edhe i jep, emigranti ben keshtu nje hap te kote, iluzor, pra te perllogaritur me humbje nga pikepamja shoqerore, kulturore dhe e harxhimit te nervave dhe te energjise se tij shpirterore. Ekonomia kombetare duket sikur fiton kurse emigranti humbet ekonomikisht, ose te pakten nuk fiton gje nga te punuarit ne dhé te huaj.

Kjo situate paradoksale e pergjithshme ka rrezik te krijohet sepse gjithcka qe emigranti fiton ekonomikisht gjate punesimit te tij te perkohshem ne dhé te huaj, davaritet pothuaj krejtesisht prej faktit se ndikimi i emigracionit mbi ekonomine kombetare dhe mbi evoluimin e jetes politike ne Shqiperi shkakton humbje qe emigranti duhet t'i perballoje me ato qe ka fituar ne dhé te huaj. Nen kete hipoteze emigranti i ngjan gomarit qe merrte si shembull filozofi ekzistencialist Sarter. I ngjan gomarit jo nga budallalleku i tij, i shpikur padrejtesisht prej njerezve (sic thote shkrimtari Besnik Mustafaj), por nga puna e mundimshme me plot vullnet e tij. Sartri thoshte se shpesh njeriu i ngjan nje gomari qe terheq nje karroce ne parmaket e se ciles eshte vendosur nje shkop i gjate, nje nga pjeset fundore te te cilit i del gomarit bash perpara gojes. Ne ekstremin e shkopit qe ndodhet perpara gojes se gomarit eshte varur nje karote. Gomari i lodhur nga terheqja e karroces, i uritur kerkon te kape karoten per ta ngrene, por duke bere kete perpjekje mbigomarore, ai terheq pas vetes edhe gjithe karrocen dhe keshtu karota i largohet gomarit po aq sa kafsha terheqese i afrohet asaj. Cilido hap drejt suksesit krijon deme qe i neutralizojne rezultatet dhe fitimet e arritura. Sistemi gjendet ne nje ekuiliber makrodinamik. Kjo gjendje duket se eshte teper karakteristike per emigrantin dhe familjen e tij.


                    Copyright©2000-2003 Trepca.net - Të gjitha të  drejtat e rezervuara.