|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

President Moisiu: Politikanėt shqiptarė duhet t’i shėrbejnė kombit

 
 

 
   

7 shkurt 2004 / TN

Intervistoi Elez Biberaj / "Zėri i Amerikės" (6 shkurt 2004)

Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu ndodhet nė Uashington ku mori pjesė tė enjten nė Mėngjesin e Lutjeve. Ai vizitoi tė premten Zėrin e Amerikės, ku dha njė intervistė pėr shėrbimin shqip.

Zėri i Amerikės: Zoti President, mirėserdhet!

President Alfred Moisiu: Mirėse ju gjeta! Megjithėse unė jam ndjekėsi juaj i vazhdueshėm, por kėsaj radhe jam kėtu tek ju dhe ėshtė njė kėnaqėsi e vėrtetė.

Zėri i Amerikės: Shumė faleminderit! Kėnaqėsia ėshtė e jona.

Zėri i Amerikės: Zoti President, fillimisht a mund tė na flisni pėr vizitėn tuaj nė Uashington dhe pėrshtypjet tuaja nga kjo vizitė?

President Alfred Moisiu: Sigurisht unė erdha kėtu me rastin e Mėngjesit tė Lutjeve. Ishte hera e parė qė marr pjesė nė kėtė aktivitet. Ėshtė njė aktivitet tepėr interesant, sepse kultivon dhe ndikon nė afrimin e njerėzve pavarėsisht nga besimet, nga mendimet, nga idetė dhe nga prejardhjet partiake. Me njė fjalė hulumton paqen dhe mirėkuptimin pėr atė ēka njerėzimi ka mė shumė nevojė se ēdo gjė tjetėr.

Megjithėse ky ėshtė mėngjesi i 52-tė, ne kemi filluar edhe nė Shqipėri tė bėjmė njė gjė tė tillė. Vjet bėmė njė Mėngjes Ballkanik dhe shpresojmė edhe kėtė vit. Krahas pjesėmarrjes (nė Mėngjesin e Lutjeve), unė pata mundėsinė kėtė radhė tė takoj shumė personalitete tė rėndėsishme, senatorė dhe kongresmenė, midis sė cilėve Senatorin McCain, kryetarin e maxhorancės nė senat, zotin Frist dhe njėkohėsisht pata mundėsinė tė takoja edhe Kongresmenėt Sue Kelly dhe Elliott Engel.

Zėri i Amerikės:...Tė cilėt kanė qenė pėrkrahės tė ēėshtjeve shqiptare, apo jo?

President Alfred Moisiu:Po, dhe ata po krijojnė njė bord tė fuqishėm kongresmenėsh, nė mbėshtetje tė ēėshtjes shqiptare. Sipas tė dhėnave qė na i thanė vetė kanė arritur tani 21 kongresmenė tė bėjnė pjesė nė kėtė bord dhe shpresojmė nė njė mbėshtetje shumė tė madhe nė tė ardhmen pėr problemet shqiptare nė tėrėsi.

Zėri i Amerikės: Zoti President, si do t’i cilėsonit marrėdhėniet aktuale midis Shteteve tė Bashkuara dhe Shqipėrisė dhe nė cilat fusha ju do tė kishin dėshirė pėr njė thellim tė mėtejshėm tė marrėdhėnieve dypalėshe?

President Alfred Moisiu: Unė mendoj se marrėdhėniet mes Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Shqipėrisė janė vėrtet tė shkėlqyeshme dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, janė tė sinqerta, sepse janė marrėdhėnie qė janė tė konsoliduar historikisht dhe qėndrojnė kėto marrėdhėnie nė zemrat dhe nė ndjenjat e gjithė shqiptarėve, pėr arsyet e vetė pozicionit qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė mbajtur nė rastin e Presidentit Wilson nė vitin 1920, por edhe nė drejtim tė zgjidhjes sė problemit tė Kosovės. Pra shqiptarėt vėrtet besojnė dhe shpresojnė tek Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, jo thjesht si vendi mė i madh i demokracisė nė botė, por edhe si njė vend qė ka mundėsi dhe do t’i gjendet Shqipėrisė nė kapėrcimin e vėshtirėsive qė ajo ka.

Ju e dini qė neve jemi njė ndėr aleatėt kryesorė do tė thoja tė luftės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar dhe ne u bashkuam nė kėtė aleancė jo thjesht pse janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, por ne e konsiderojmė terrorizmin ndėrkombėtar si njė rrezik tė vėrtetė tė kulturės botėrore, tė kulturės evropiane, tė civilizimit botėror dhe evropian dhe sikurse jeni nė dijeni, ne kemi dėrguar edhe trupat tona qė shėrbejnė nė Mosul dhe nė Afganistan. Javėn qė vjen unė do tė shkoj t’u bėj edhe njė vizitė trupave tona nė Irak pėr tė parė ushtarėt tanė atje dhe pėr t’i inkurajuar dhe pėr t’i falenderuar ata, pėr detyrėn e tyre shembullore qė po kryejnė me gjithė zemėr, pėr pėrgatitjen e tyre shumė tė mirė dhe me marrėdhėniet qė kanė arritur tė krijojnė jo vetėm me aleatėt e tyre amerikanė, por edhe me popullsinė vendase.

Zėri i Amerikės: Njė nga pėrparėsitė e politikės sė jashtme amerikane nė Ballkan dhe veēanėrisht nė Shqipėri, ėshtė lufta kundėr trafiqeve, krimit tė organizuar dhe korrupsionit. A mund ta pėrballojė vendi juaj kėtė sfidė, veēanėrisht duke marrė parasysh njoftimet e ndryshme mbi mundėsinė e lidhjeve tė politikanėve, tė zyrtarėve me grupet e krimit tė organizuar dhe me rolin jo aq tė lakmueshėm qė ka luajtur deri sot drejtesia? Ju si President jeni edhe Kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė.

President Alfred Moisiu: Kėto probleme qė thatė ju, zoti Biberaj, janė probleme qė na shqetėsojnė. Ato shqetėsojnė gjithė politikanėt shqiptarė, gjithė opinionin publik shqiptar. Ėshtė e vėrtetė qė unė si Kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, kam njė pėrgjegjėsi direkte nė kėtė mes, veēanėrisht nė organizimin e drejtėsisė. Ne qė nga 1 janari, organizuam dhe filluam punėn me Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda dhe i vumė njė kujdes tė veēantė pėrzgjedhjes sė njerėzve. Bėmė njė pėrzgjedhje tė njė karakteri drastik, nėse mund tė shprehemi kėshtu.

Nga 12 anėtarėt e parė qė mė propozoi Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, unė dekretova vetėm gjashtė, duke u nisur gjithmonė nga cilėsitė e tyre profesionale dhe nga cilėsitė e tyre etiko-morale. Pra kėsaj gjykate, ne po i vėmė njė rėndėsi tė veēantė, pikėrisht sepse shpresojmė dhe besojmė qė ajo do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė luftėn kundėr krimit tė organizuar. Po ashtu ėshtė organizuar edhe inspektoriati i pasurive tė pushtetarėve, njė strukturė qė nuk ka ekzistuar mė parė dhe sa ka filluar edhe ajo punė. Nė kėtė kuadėr ne shpresojmė qė politikanėt, ata qė janė tė implikuar qoftė nė krijimin e pasurive nė mėnyrė tė paligjshme, qoftė edhe nė lidhjet e tyre qė mund tė kenė direkte, ose indirekte me krimet e rėnda, tė dalin para drejtėsisė dhe tė marrin dėnimin qė u takon.

Por nė tė njėjtėn kohė ne duhet t’i vėmė fre nė tė ardhmen qė politikanėt tė cilėt hyjnė nė politikė, duhet tė hyjnė jo pėr t’u pasuruar, por pėr t’i shėrbyer kombit. Kjo ėshtė njė shprehje idealiste. Unė i pėrkas njė brezi idealist dhe pa idealizėm nuk mund tė bėhet dot gjė. Unė shpresoj qė edhe politikanėt shqiptarė do ta kuptojnė mė nė fund, se qenia nė njė pozitė tė caktuar, nė radhė tė parė presupozon t’i shėrbesh kombit, t’i shėrbesh vendit dhe pėr ta bėrė kėtė nuk duhet vetėm punė, por duhet edhe njė model etik, qė tė tregojė qė janė tė huaj si tė thuash nė pėrvetėsimin e kėtyre modeleve qė ēojnė nė korrupsion, ose nė lidhje tė dyshimta, me persona tė dyshimtė.

Zėri i Amerikės: Zoti President, gjendja politike nė vendin tuaj ka njohur ulje dhe ngritje tė shumta. Gjatė muajve tė fundit, pėrgjithėsisht, ajo ėshtė duke u keqėsuar si rrjedhim i mosmarrėveshjeve midis partisė nė pushtet dhe opozitės, por edhe si rrjedhim i konfliktit brenda radhėve tė Partisė Socialiste nė pushtet. Sipas mendimit tuaj, a ndodhet Shqipėria nė prag tė njė krize, siē thonė disa. Pėr shembull, ish-kryeministri Meta e ka krahasuar gjendjen nė Shqipėri me atė nė Gjeorgji para pėrmbysjes sė presidentit Shevarnaxe...

President Alfred Moisiu: Deklarata tė tilla, qė Shqipėria ngjet me Gjeorgjinė mua mė duken shumė tė ekzagjeruara dhe tė pabaza, sepse ajo situatė qė u krijua nė Gjeorgji vitin qė shkoi, tek ne ka qenė nė vitet 1991-1992 dhe ne tani kemi 12-13 vjet qė jemi nė njė tranzicion, vėrtet tranzicion i gjatė dhe i vėshtirė. Me kėtė, unė nuk do tė them qė nuk kemi probleme. Ne kemi probleme; dhe e mira ėshtė qė kėto probleme t’i themi hapur, t’i njohim, t’i shikojmė nė sy, sepse vetėm kėshtu ne, me tėrė mend, mund tė luftojmė seriozisht pėr t’i riparuar kėto gjėra.

Ėshtė e vėrtetė, Partia Socialiste qė ėshtė nė pushtet, ka patur problemet e saj dhe megjithė Kongresin qė bėri nė dhjetor, qė nė dukjen e parė u duk sikur u mbyllėn, prapė si duket ka akoma gjėra qė duhen zgjidhur, qė duhen rrafshuar, pėr tė ecur pėrpara. Por njė gjė duhet patur parasysh dhe ky nuk ėshtė thjesht opinioni im personal, po dhe i mjaft analistėve, qė kėto kriza politike kanė patur njė veēori nė vendin tonė, sepse nuk kanė patur atė ndikim ekonomik siē kanė patur mė pėrpara.

Ekonomia ka ecur. Tani, sigurisht qė u takon analistėve pėr t’u thelluar dhe pėr ta parė mė thellė, cilat janė arsyet e vėrteta qė ekonomia jonė nuk ėshtė prekur nga kėto kriza. Unė shpresoj qė kėto kriza, tė cilat janė akoma nė Partinė Socialiste, do tė gjejnė mundėsi tė zgjidhen, sepse kjo ėshtė pėr tė mirėn e vendit; dhe tė bėsh politikė, sikurse thashė pak mė parė, politika bėhet me disa objektiva tė caktuara, qė vendin ta ēosh pėrpara dhe jo ta frenosh, apo ta ēosh mbrapa.

Zėri i Amerikės: Zoti President, mbase ju nuk e cilėsoni gjendjen e tanishme si njė gjendje krize, por sidoqoftė, gjendja nuk ėshtė e lakmueshme. Si do ta pėrcaktonit ju kėtė gjendje, a ėshtė ajo njė krizė e sistemit politik, apo ėshtė njė luftė e natyrshme pėr pushtet, midis forcave tė ndryshme politike?

President Alfred Moisiu: Tek ne po ndodh njė gjė shumė interesante, dmth, qė politika shpeshherė, ose mė mirė tė themi politikanėt shpeshherė shikojnė mė shumė interesat e tyre partiake, ose personale, se sa interesat mbarėkombėtare, gjė e cila jo vetėm qė ėshtė e gabuar dhe kjo ėshtė e gabuar jo vetėm tek neve, por kudo qė tė jetė; dhe populli, si tė thuash, pikėrisht kėtė jo vetėm qė e ka parė, e kupton dhe e sheh, por dhe ėshtė treguar aktiv nė dėnimin e kėsaj politike.

Po tė shikosh pjesėmarrjen nė zgjedhje, ka rėnė dhe vjen nė rėnie; dhe kjo tregon dhe vėrteton atė qė populli jo vetėm qė nuk ėshtė dakord me njė politikė tė tillė, por e ka dėnuar kėtė politikė, me mospjesėmarrje nė zgjedhje. Sigurisht, ky ėshtė njė dėnim pasiv, por njė dėnim qė duhet qė ēdo politikan ta vlerėsojė dhe tė nxjerrė mėsimet e veta. Ndryshe nuk ka se si tė ecet pėrpara.

Zėri i Amerikės: Zoti President, ēfarė roli mund tė luani ju nė kėtė situatė, ju jeni kritikuar tashmė nga tė dyja palėt. A mund tė jenė pėrpjekjet tuaja me tė vėrtetė tė efektshme?

President Alfred Moisiu: Ėshtė e vėrtetė, roli im, ėshtė hera e parė qė njė president i Shqipėrisė nuk i pėrket asnjė partie; dhe zgjedhja ime ka qenė konsensuale, domethėnė me pėlqimin e tė gjithė forcave politike kryesore nė Shqipėri. Sigurisht, nė fillim, unė arrita tė kem njė mbėshtetje nga tė gjitha krahėt dhe ta zhvilloj detyrėn time mirė. Por, me sa duket, nė Shqipėri akoma nuk janė mėsuar politikanėt tanė, qė presidenti tė jetė mbi interesat partiake, ose mbi partitė e tyre, duke qenė tė mėsuar qė presidentin ta kenė nė njerin krah, apo nė tjetrin; dhe zakonisht, presidenti do tė veprojė dhe unė jam menduar tė veproj dhe ashtu kam vepruar, mbėshtetur nė Kushtetutė dhe nė ligje.

Ndonjėherė, veprimet e mija kanė qenė nė favor tė njerės palė: jam kritikuar nga pala tjetėr dhe radhėn tjetėr, kanė qenė nė interes tė kundėrt; ėshtė e vėrtetė, qė kjo ndodh nė kėtė mėnyrė. Unė them qė dhe politikanėt shqiptarė do mėsohen, do mėsohen qė Presidenti i Republikės ėshtė pėrfaqėsuesi i unitetit tė kombit, ashtu si e pėrcakton dhe kushtetuta dhe nuk ėshtė pėrfaqėsues i asnjėrės forcė politike.

Edhe sikur tė vinte nga njė forcė politike e caktuar, prapė ai ėshtė i detyruar dhe duhet domosdoshmėrisht, nė se do tė jetė president i njė vendi, tė luajė rolin e tij, i mbėshtetur nė kėrkesat e Kushtetutės. Unė vazhdoj punėn time, kam ndikuar dhe do tė ndikoj nė zgjidhjen e problemeve kryesore duke i ndjekur ato, si nė kontaktet personale, ashtu edhe nė krijimin e grupeve tė punės; me ndėrhyrjet e mija publike, qoftė nėpėrmjet mesazheve qė kam dhėnė, qoftė nėpėrmjet mesazheve tė medias, po ashtu edhe nėpėrmjet mesazheve tė mija duke folur nė Parlament.

Por, ėshtė njė gjė, unė mund tė them se ma kanė bėrė kėtė pyetje nė fillim tė janarit gazetarėt: dera ime ėshtė e hapur pėr kėdo. Kush do t’i shėrbejė vendit, t’i shėrbejė tė ardhmes sė Shqipėrisė, duhet tė kontaktojė dhe tė komunikojė me Presidentin. Presidenti ėshtė njė dhe unė e mora pėrsipėr kėtė detyrė pėr t’i shėrbyer Shqipėrisė dhe pėr asgjė tjetėr. Ndėrsa forcat politike dhe politikantė janė shumė, pra ata, sigurisht, qė ėshtė nė tė mirėn e vendit, qė tė komunikojnė me presidentin...

Zėri i Amerikės: Zoti President, ju uroj ēdo tė mirė. Ishte kėnaqėsi t’ju kishim sot nė studio.

President Alfred MoisiuUnė ju falėnderoj. Sikurse thashė jo vetėm unė por dhe tė gjithė shqiptarėt e ndjekin me vėmendje Zėrin e Amerikės, jo vetėm se pėrcjell politikėn aktuale amerikane, dhe jep njoftime tė ndryshme qė vijnė, por dhe ndikon nė mėnyrė efektive nė pjekurinė e politikės shqiptare, pėr tė cilėn ka nevojė akoma.


                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.