|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

   
 

Letėrsi

 
 

PĖRSĖITJE E PĖRGJITHSHME

 
 

7 shkurt 2004 / TN

Ndarja me Lou von Salomé dhe Paul Rée, mik i pėrhershėm, vdekja e Richard Wagnerit e kanė ngutur Nietzschen nė shkrimin e « Zarathustres ». Pikėrisht kėtė avanturė tė veēant, tė filluar nė Portofino nė vjeshtėn e vitit 1882 dhe tė kryer nė Nice (France) gjatė dimrit tė viteve 1883-1884, Frédéric Pajak na e ka mundėsuar ta rishijojmė nėpėrmes monologut tė brėndshėm tė Nietzsche-s (Niēes) 

Nga: Frederik PAJAK

Prill, viti 1882. Me ftesėn e mikeshės Malwida von Meysenbug, gjindem nė Romė. Ajo ma prezantoi njė vashėz ruse njėzet vjeēe.  Thuhej se ishte bija e njė gjenerali. Quhet Lou von Salome. «  Njė shpirt nė njė trup tė vogėl sikur tė ishte bėrė nga njė hukamė », i thash pėr tė, mikeshes Malwida. Ajo ėshtė e mrekullueshme. Posa e kam parė siluetėn e saj nė bazilikėn e Shėn Pjetrit (St. Pierre) kam menduar ta martoj. Por shikimi i saj, edhe pse ishte admirues, mė dukej se shprehte njė farė aversioni. Ndoshta pėr shkak tė mustaqeve tė mia ? Apo pėr shkak tė syve tė gropėzuar dhe tė errėt ?  Ajo nė vazhdimsi m’i shikonte duart – ndoshta pjesėn mė delikate tė trupit tim. Femrat janė kurreshtare.

 

            Lou m’i pėpinte fjalėt. Mgjithatė, ndiej se ėshtė shumė e shkathtė tė mė kundėrshtojė. Nė kėtė trup tė butė dhe  tė eksituar ka njė shpirt  shkencor. Kur flasim pėr sensualitetin ajo mbyllet nė vete, pastaj e fillon bisedėn pikėrisht nė atė temė.

             Miku im Paul René, i cili ma ka prezantuar me idenė qė tė jetojmė tė tretė sė bashku, ka filluar tė manifestojė njė dozė xhelozie. Lou ėshtė terheqėse, ajo kėtė e di dhe gjithashtu e di sesa e deshiron Paul-i. Por, e dėshiron ai aq sa edhe unė ?

             Nė muajin nėntor, ne bėmė planin, Lou, Paul dhe unė tė shkojmė tė jetojmė nė Paris. Atje do tė studjoja, tė themi, pse jo, matematikėn.

            Ende pa pėrjetuar gėzimin e parė,  Lou u sėmurė. Ishte moment i vėshtirė, pėr pak qė nuk vdiq, por e mori veten, dhe menjeherė filloi me Paul-in tė konspirojnė kundėr meje. Donin tė mė shihnin duke ua mbathur kėmbėve, sikur asket dhe brjetės idesh qė isha nė sytė e tyre. Mė akuzonin se isha  fantezist dhe njeri qė mė mungonte diciplina. Ah ! se si e kanė gjetur njėri-tjetrin, janė tė njė brumi. Shumė mirė dinė tė arronzhohen nė shpinėn time !

            Sipas tyre, unė dashuroj nė mėnyrė ekskluzive. Mu pėr kėtė mė dojnė aq pak. Unė nuk e ndiej fare qė dashuria ėshtė e kėtillė. Sa mė shumė qė Lou largohet nga unė, aq mė tepė mė tėrhejk. Ėshte luanshė qė mbron territorin e saj sikur t’i kishte pėr gjini luanėt e vegjėl, e territori i saj ėshtė liria e saj pėr tė reaguar sipas deshirės nė ēfarėdo rrethanash. Sa mė pėrket mua, unė jam i paaftė pėr njė liri tė kėtillė. Nėse do tė duhej ta krahasoja veten me ndonjė shtazė, do t’isha qen, sikur Diogjeni, me njė nyancė se unė nuk kėrkoj njeri, por njė bushtėr.

            Paul ėshtė njė djalosh plot humor, antipod i imi. E admiroj lehtėsinė qė ka pėr humor dhe si i bėnė tė qeshin kundėrshtarėt nė taverna. Njerėzit popullor nuk e frikėsojnė fare. Ndėrsa mua, nuk di nga mė vjen ky averzion pėr humorin dhe pėr shtrestat e ulta ? Ndoshta, nga babai im i dashur. Ėshtė e vėrtetė qė njė bari nuk di ta bėj tė qeshė askend. Megjithatė, pak para vdekjes kur filloi truri t’i dobėsohej, mė kujtohen gjestet e tij prej njė tė ēmenduri, dhe disa grimasa. Mė dukej komik.

            Edhe unė sė shpejti do t’i bėj tė qeshin kundėrshtarėt – nė llogarin time.

            Nėna dhe motra ime e urrejnė Lou-n. Iu duket e ndytė dhe vicioze dhe bėjnė gjithēka pėr tė mė larguar prej saj. Jam i sigurt se do t’ia arrijnė. Sidoqoftė, ato kurrė nuk do tė pajtohen qė njė femėr tė mė shtėngojė nė krahėt e saj. E vetmja grua e pėrshtatshme do tė ishte njė prostitutė, por kėtu, unė nuk  gaboj. 

            Unė nuk do tė pijė asnjė gotė me punch duke folur me Lou nėn drunj, sepse tash ēdo  shpresė pėr ta fituar afeksionin e saj ka humbur.  Jam vetėm me vetveten dhe me deshirėn pėr t’i dhėnė fund jetės. Kam kokėdhimbje. Po e ndijej se si po mė pushton ēmenduria, njė ēmenduri e rėndė qė ma kujton atė tė babait tim.

            Sa e ēuditshme, opiumi i tepėrt mė kthen pothuajse nė gjendje tė arsyeshme ! Instikti im i jetės  gjen nė shkatėrrimin tim njė inspirim tė ri, dhe ja qė  merzia dhe  lodhja mė japin krih.  Ooo ! ju tė mjerė, Paul dhe Lou, ju nuk mė meritoni. 

            Unė do ta gatuaj njė hero pėr tė cilin do tė jem edhe baba edhe nėnė. Do ta quaj „Zarathustra“, sipas emrit tė njė themeluesi tė religjionit pers – unė nuk kam tė zhvilluar humorin, por  jam i shkėlqyer nė parodi. Fėmija im do tė flas gjuhėn e njė Bouddha qė do ta ushqej me gjirin tim biblik. Do tė jetė njėfarė Antikrishti i paisur me oratori, i cili do ta pėrziej gojarisht  parabolėn e vjetėr  me poema epike.

            I kam paraparė njė ardhmėri tė sigurtė, do tė jetė profeti i njė relogjioni tė ri. Megjithatė, nxėnėsit e tij posa tė proklamohen, do tė hudhen. Unė vetė jam njeri pėr tė gjithė e pėr askend.

            Zarathustra lindi nė rrugė afėr qytetit Portofino, gjetė dimrit tė vetmisė absolute.

            Banoj nė Rapallo, njė fshat modest peshkatarėsh, jo larg Gjenoves. Nė mbrėmje, nga dhoma ime, i dėgjoj duke kėnduar nė port, e natėn, zhurma e valėve mė pengon ta gjej gjumin. « Krizė trishtuese. E urrej jetėn »,  i kam shkruar Lou-sė.

            Ndiej nevojė ta zbuloj njė mbinjeri.

            Po e shkruaj « Zarathustra », me kujdes, sikur njė nėnė qė i jap gji fėmijės. Do t’i shkruaj gjashtė volume. Por hija e Lou-sė po ma errėson pandėrpre mendjen. Aq sa e ndiej qė po mė pushton, po aq shumė nėna dhe motra ime mė vėrsulen. Kurrė kafshata e jetės qė mė kanė detyruar ta pėrtypi nuk ka qenė kaq e vėshtirė.

            Nuk mė flihet mė. As somniferėt as ecjet e  gjata nuk mė bėjnė hajr pėr t’u qetėsuar. Unė e linda Zarathustren, ndėsa Lou ėshtė prodhuesja e vėrtetė. Por pėr fatkeqsinė time, ajo po refuzon ta adoptojė birin e saj.

Shkurt, viti 1883. Ē’koinēidncė, nė ēastin kur biri im erdhi nė kėtė botė, mėsova qė Wagneri paska vdekur nė Venedik. Gjitha gondolat e qytetit e kanė pėrcjellur kufomen nė Kanalin e Madh. Ishte moshatar i babait tim. Kush e di ? Ndoshta isha biri i tij, njė djalė tmerrėsisht vrasės. E kam dashur mė shumė se ēdo gjė nė botė, por edhe e kam urryer mė sė shumti autorutetin qė ka pasur mbi mua. Miqėsia jonė pėrpak mbaroi me gjak, por nė hendek ra se ra. Njė kohė kam menduar se mė akuzonte pėr pederizėm, nė tė vėrtetė, ai pėrhapi lajmin pėr mua se isha i prekur nga e keja edhe mė e turpshmė - onanizm.

Megjithatė, vdekja e tij mė bėri me lotė, ēka ėshtė edhe mė keq, mė sėmuri.

            Para pak kohe, e ēova Lou-n nė Tribschen, nė veri tė Zvicrės, para shtėpisė ku e kam njohur  Wagnerin. Atje, buzė liqenit, nėn plepa tė mėdhenj, s’kam mundur ta reprimoj merzinė. Ato ditė tė lumtura nuk kthehen mė.

            Sa e vogėl  ėshtė bota! A nuk ra nė gjunj Lou pėr t‘ia puthur duart magjistarit plak tė Beirutit ?

            Jam ndarė nga Paul. Tepėr mosmarrėveshje nė mes nesh. Person i disimuluar, gėnjeshtar dhe  hipokrit, flet pėr mua se jam i pavendosur dhe budalla. Ky profesor pėr moral meriton njė leksion me njė parė pishtole.

            Sa i pėrket Lou-sė, pėrkundėr dhimbjes qė mė shkakton, e pamundur qė ta harroj. Ajo ėshtė njė egoiste e paparė. Sikur mos tė isha kundėrshtar i moralit, do ta mbyllja nė njė burg apo azil pėr imoralitet. Megjithatė, ajo ėshtė e vetmja qenje qė mė mungon. 

            Tash e kam zemrėn tė ftoftė akull, e cila mė thotė se nuk vyej pėr asgjė, se ėshtė e kot tė ndermarrė ēkadoqoftė dhe „Zarathustra“ nuk ėshtė veē njė ēmenduri mė tepėr. Botuesi do tė nxjerrė njė gjysėm milioni pėrmbledhje kėngėsh dhe broshura antisemite para se ta mbarojė librin tim.

            Unė qė mednoja se kam ardhur nga njė vend ku s’banon njeri, mė ka zėnė njė deshirė e ēmendur tė zhdukem dikund ku ende nxen dielli: nė Spanjė, Tunizi, pse jo edhe nė Meksikė ? Pėrfundimisht gjindem nėn shiun dhe boren e Alpeve nė Sils-Maria, mu nė mes tė qershorit.

            E shkrova pjesėn e dytė tė « Zarathustra » nė njė gjendje psikike afėr ekspoldimit.

Motra ime ka ndėrmarrė njė veprim vėrtetė  shkatėrrues kundėr meje. Jo mjaft e  kėnaqur qė mė ka ndarė nga Lou, nuk ndalet duke iu vėrsulur, e nė tė vėrtetė po mė shkatėrron mua. Ajo po mė shtyn nė  ikjen time. E ndiej se mund tė ketė arsye mė shumė se unė, dhe kjo po mė ēmend.

E mbushur me perfiditet, ėshtė pasionuar nga antisemitisti i  famshėm Bernhard Förster. Flasin se do ta themelojnė njė koloni me racė tė pastėr gjermane nė Paraguay.

Kėsaj vjeshte, do tė qendroj mė tepėr se njė muaj nė Naumberg, nė Gjermaninė time montruoze ku qielli nuk ėshtė veēse njė karikaturė, para se tė nisem pėr Gjenovė. Aq shumė kam pasur dhimbje koke sa qė me kėshillin tim personal e kam zėvendėsuar kloral hidratin me kali tė fosfatuar, por s’ka kurrėfarė pėrmirėsimi.

Fillimi i dhjetorit, u vendosa nė Nicė, ku mbarova pjesėn e tretė tė Zarathoustrės.

Mė 21 jam nė Venedik. Verės nė Basel, nė Zhürich , nė Zvicėren italiane, e pėr herėn e tretė po kthehem nė Sils-Maria.

Pėrfundimisht, asnjė klimė nuk i konvenon as nuk do t’i konvenojė kurrė nervozės sime. Pėrseri shkova dimrit nė Nice. Aty shkrova pjesėn e katėr dhe tė fundit tė « Zarathustres ». Nė mungesė tė  editorit, nė dyzet ekzemplarė, e publikova me shpenzime tė mia nė pranverėn e vitit 1885. I pata vetėm shtatė lexues.

A nuk ėshtė kjo e ēuditshme : unė qė jam vetėm njė karaxhoz dhe poet, pa dashuri, i rrethuar me miq kaq tė poshtėr, pa para dhe banesė, endem nga njė pansion nė tjetrin, martir i vuajtjeve tė dhimbjes sė syve dhe tė kokės, e ndiej veten si njė mėsues i madh i njerėzimit ! Edhe mė mirė, fatalitet.

Parandjenjat e mia lidhur me tė mirėn dhe tė keqen do ta ndryshojnė kursin e historisė, tė kėsaj historie qė po e mbaj mes gishtave sikur dyllė tė butė. Unė jam ai qė do t’i diktojė vlerat e reja pėr njėmijė vjetėt e ardhshėm.

Kėtė askush nuk e kupton, madje as besniku im Peter Gast. „Zarathustren“ ky e sheh si njė Bibėl tė re, e nė sytė e tij unė jam njė Krisht i ri, apo ndoshta e ka lexuar keq urdhėrin tim ?

Jam dyzet vjeē. Jam i vetmuar dhe ēmenduaria po mė kėrcėnon, po ia ndiej dorėn e ftoftė se si po ma pergėdhel kafkėn.

Shumė shpejt do ta braktis birin tim pėr t’u krahasuar m rivalin tim tė vetėm, me atė qė vazhdimisht e kam dashur dhe urryer, vėllain tim, kopjn time, armikun tim, tė quajtur Jezu Krishti.

Dy shpetimtarė do tė luftojnė duarthatė : ai, predikuesi i dashurisė dhe unė Antikrishti i vėrtetė, qė deklaroj : « Gjithė njerėzit qė i kam njohur, i urrej nė mėnyrė tė paskufishme, bashkė me ta edhe vetveten ! »

Nga ky luftim vdekjeprues, tė dytė do tė dalim tė mundur : ai do tė humbas i vrarė mbi Kryq e unė do tė vdes i humbur nga vetvetja.

Ndoshta krejt do tė jetė e kundėrta.


Pėrktheu dhe pėrshtati: Skifter KRONI
 

 

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.