|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

DIVERSITETE

 
 

KAMUFLIMI I FAKTEVE HISTORIKE ĒON NĖ MĖNYRĖ TĖ PASHMANGSHME DREJTĖ GABIMEVE TĖ REJA POLITIKE..!!

 
 

 

7 shkurt 2004 / TN

Shkruan: Rexhep ELEZAJ

Tani mė ėshtė e qartė se bota ka hyrė nė rrethana tė reja shoqėrore, politike dhe ekonomike. Ngjarjet dhe pėrmbajtja e tyre kanė shkaktuar ndryshime tė mėdha nė ecjen e kohės dhe bashkė mė te ka bėrė qė tė ndryshojė edhe mėnyra e tė meduarit kolektiv dhe individual pėr rrethin, shoqėrinė dhe gjėrat tė cilat e preokupojnė njeriun. Pothuajse asgjė nuk duket si nė shekullin e kaluar, asgjė nuk e ka mė pamjen e koloriteve tė dikurshme tė jetės, filluar nga gjėrat mė madhore dhe deri tek ato mė tė rėndomtat. Edhe historia ka zėnė tė marrė pamje tjetėr nga rrjedhat qė kishte nė kohėn e diktaturės komuniste dhe monizmit politik. Ajo tani po krijohet pėrmes formave mė koncize tė veprimit dhe shijimit tė begative ose tragjedive  njerėzore. Derisa bota perėndimore e ka ngadalsuar pakėz hapin e zhvillimeve pėr shkak tė krizave dhe deficiteve nė ekonomi, nė njėrėn, nė anėn tjetėr tė botės njerėzimi po ndjekė hapat e ngjarjeve, kryesisht tragjike, pa patur mundėsi qė ta ndėrrojė rrjedhėn e tyre, sepse ėshtė e pa aftė tė qėndojė pėrballė superstrukturės ekonomike dhe ushtarake tė botės sė pėrparuar, e qė kėtė tė dytėn e ka vėnė para akteve tė kryera si dhe standardeve tė cilat ajo nuk mund t’i pėrmbush kurrė.

Ėshtė e qartė, pra, se sot ka ndryshuar strategjia dhe taktika e rivalitetit nė botė pėr shkaqe tė ndryshme qė nė mėnyrė tė prerė kanė pėrcaktuar kornizėn e sjelljeve kolektive tė popujve dhe shoqėrive. Pra, edhe format e ndėrkomunikimit tė ndėrsjellė midis dy kulturave mė kryesore nė botė si dhe midis poleve tė kundėrta gjeopolitike tė njerėzimit nė masė tė madhe janė ndėrlikuar edhe mėtej, tė nxitura qoftė nga interesat politike, qoftė pėr shkak te rrezikut nga konfliktualitetet politike si dhe tė ngėrthyerjes tė interesave ekonomike midis qendrave tė kapitalit botėror. Kjo, nėnkupton se bota me tė madhe ka hyrė nė erėn e ballafaqimit mė kriza tė reja shoqėroro-ekonomike pėr shkak se projektet e zhvillimit pėr tė ardhmėn e njerėzimit, siē po tregojnė ngjarjet nė kėtė fillim tė mileniumit tė tretė, duket se nuk kanė qenė tė vendosura mirė mbi baza tė qėndrueshme shkencore tė cilat njerėzimit do t’i garantonin pėrspektivė mė tė sigurtė dhe zhvillim tė qėndrueshėm nė tė gjitha sferat jetės.

Mbase, kur ėshtė fjala pėr transformimet ideore nė fushėn e politikės tė cilat kanė ndodhur nė fillim tė kėtij mileniumi, nuk mund tė flitet pėr rrjedha tė qeta ose pėr ecuri aq tė suksesshme brenda kėtij spektri, si njėri nga fushėveprimtaritė mė kyēe nga i cili jo rrallė varet ardhmėria dhe fati i shumė popujve nė botė, sidomos i popujve tė vegjėl. Sepse, mungesa dhe humbja e pavarėsisė ekonomike sikur ka bėrė qė disa popuj tė mos mund tė vendosin drejtpėrsėdrejti pėr fatin dhe tė ardhmen e tyre ashtu dhe nė mėnyrė siē e dėshirojnė vetė. Por, duke qenė tė detyruar qė politikėn nacionale dhe procest e zhvillimit vetanak t’ia pėrshtasin modeleve zhvillimore tė pėrcaktuara nga qendrat e mėdha botėrore tė vendosjeve politike dhe ekonomike. Kjo pėr rrethanat e reja nė botė nuk ėshtė gjė e keqe, po sikur nė kėtė proces tė mos prekėshin interesat dhe identiteti kombėtar i popujve tė vegjėl, gjė qė pashmangshėm ka shtruar pyetjen; si dhe nė ēfarė kushtesh duhet pranuar procesin integrues i cili mund tė sjellė deri te relativizimi i sovranitetit dhe pavarėsisė sė popujve dhe shteteve tė integruara, tė shoqėrieve ose bashkėsieve qė aspirojnė tė bėhėn pjesė e familjes sė pėrparuar dhe demokratike tė botės?!

Ndaj, edhe ėshtė thėnė se poēėse botės mė pakė tė zhvilluar i ofrohet opsioni integrativ i cili pėrmban rregulla dhe vlera tė cilat stimulojnė dhe e ndihmojnė zhvillimin e natyrshėm tė saj pa tendenca qė tė cenohėn vlerat vetanake tė akcilit popull, poēėse kjo rrugė nėnkupton stimulimin dhe kyējen nė proceset aktuale tė pėrparimit njerėzor tė cilat e ndihmojnė zhvillimin e entiteteve dhe shoqėrive pa i humbur veēoritė dhe karakteristikat e tyre autoktone, qė lejojnė dallimin dhe specifikat nė mes tyre tė “produkteve” tė shumta multinacionale, poēėse duke u kyēur nė rrjedhat e kėmbimeve tė vlerave nė fushėn e kulturės nuk humbėt pesha dhe as prestizhi i kėtyre begative, poēėse duke hyrė nė botėn e kundėrthėnjėve politike dhe fetare nuk vie deri te shkrirja e traditave dhe ndjenjave tė brendshme shpirtėrore, dhe kėshtu me rradhė, atėherė hezitimi eventual pėr t’u bėrė pjesė integruese e kėsaj familjeje, do tė ishte hipokrizi e llojit tė vetė. Ngase, kur njė populli nuk i rrezikohet identiteti i vetė kombėtar, politik, fetar dhe ekonomik, kur nuk detyrohet qė t’i ndrydhė ndjenjat e tij nacionale, kur nuk i humb traditat dhe veēoritė e veta kombėtare, kur me kėtė hap shndėrrohet nė shoqėri tė mirėfilltė civile brenda sė cilės diversitetet nė mendime dhe qėndrime politike nuk kuptohen mė si sulme dhe kritika, ose si fyerje dhe kundėrshtime ndaj mendimit tjetėr, etj, atėherė mospranimi eventual i kėtyre rregullave tė lojės do tė ishte mė shumė se njė marrėzi.

Mirėpo, kur e kundėrta e kėsaj qė cekėm mė lartė rrezikon identitetin dhe pavarėsinė nacionale tė ndonjė grupi apo shoqėrie deri nė ate masė qė tė mos jetė mė nė gjendje qė tė vendos pėr fatin dhe tė ardhmėn e vetė, atėherė del se rezignimet qė mund tė paraqiten ndaj kėtij procesi, sikur sinjalizojnė frikėn nga disa rreziqe tė reja, posaēėrisht kur ėshtė fjala pėr dukuritė degjeneruese tė cilat nuk pėrkojnė me natyrėn dhe vlerat e kulturės sė mirėfilltė njerėzore. Ngase ne e dijmė se ishin pikėrisht vlerat tona tė mėdha kulturore ato tė cilat shekuj me rradhė mbrojtėn popullin shqiptar nga shumė tė kėqija si dhe nga rrebeshėt e ashpra tė cilat shpeshherė e kanė goditur ate mu nė zėmėr tė qenjės dhe identitetit tė tij kombėtar.

Hipotekat dhe propagandat qė i janė mveshur kombit shqiptar nga ana e disa qarqeve shoviniste brenda dhe jashtė rajonit ballkanik, mė mirė mė thėnė rezervat e shfaqura ndaj shqiptarėve si popull se, kinse, i pėrket mentalitetit dhe kulturės orientale duke nėnkuptuar me kėtė primitivizmin dhe ekstremizmin politik dhe fetar, nuk ishin tjetėr vetėm nusprodukt i propagandės antishqiptare pėrgjat dy shekujve tė kaluar, e qė mjerisht njė propagandė e tillė ka disa vite qė po bėhėt nga disa qarqe fetare ekstreme tė cilat po veprojnė me njė destruktivitet tė skajshėm, me pretekste fobiste se gjoja shqiptarėt nuk mund tė bėhėn pjesė e familjes europiane pėr shkak tė pėrkatėsisė sė tyre fetare islame!?

Nuk ka dyshim se me alarme tė kėtilla i kanė kontribuar, me ose pa vetėdije, mbetjės sė shqiptarėve larg Europės sė bashkuar, duke nxitur kundėr reagime nė popull, refuzime dhe deri tek incidentet fizike?! Shqiptarėt kurrė nuk i kanė takuar mendėsisė, kulturės dhe vlerave primitve, kurrė nuk kanė qenė tė prirur kah regresi ose fundamentalizmi, i cilit do lloj qoftė, e mė sė paku ndaj atij islam, sepse duke qenė tė frymėzuar pikėrisht nga idealėt dhe porositė e Rilindasve tanė, shumica tė cilėve kanė jetuar dhe krijuar nė orient, e qė siē dihet ēėshtjen kombėtare e kishin preokupim kyesor nė veprimtaritė e tyre politike dhe kombėtare me pėrcaktime tė qarta proeuropiane si nė kuptimin gjeografik, ashtu dhe ate politik.

Prandaj, nė kontekst tė kėsaj qė themi ėshtė i papranueshėm dhe mjaftė absurd qėndrimi tė cilin ka disa vite qė disa miopė dhe hipokritė politikė po e lansojnė nė formė tė mbrapshtė; se gjoja pėr tė hyrė nė bashkėsinė e popujve europianė shqiptarėt duhet ta ndėrrojnė petkun e tyre “oriental”, duke harruar me qėllim faktin se dėmėt mė tė mėdha nė kėtė aspekt ua ka sjellur komunizmi, kur ėshtė fjala pikėrisht pėr integrimin e tyre nė Europė, duke ua ndėrruar me qėllim vendin dhe rolin, qoftė negativ ose pozitiv, kėtyre dy pėrcaktimeve gjeopolitike te shqiptarėve (tė atij komunist me ate orientalist), kur dihet botėrisht se futja e shqiptarėve nėn ombrellėn e ideologjisė komuniste i ka izoluar ata plotėsisht nga familja dhe orientimi demokratik perėndimor pėr gati njė shekull, e jo tė qenurit pjesė e orientit nė aspektin gjeografik dhe kulturor, sepse dihet historikisht se ishin vlerat reale tė kulturės sė lashtė orientale, gjegjėsisht tė Islamit, ato qė nxitėn dhe ushqyen nė rrėnjė ndjenjat e autoktonisė europiane tė shqiptarėve.

Ishte, pra ideologjia komuniste-staliniste ajo e cila shqiptarėt pėr mė shumė se gjysėm shekulli i ka mbajtur tė robėruar nėn hegjemoninė ruso-serbo-greko-ortodokse me tendencė djallėzore qė mos t’i lejojė ata qė tė bėhėn pjesė aktive e botės dhe e civilizimit europian. Prandaj, trillimet e kėtij lloji ose fajsimi qė i bėhėt pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve se kanė ngelur jashtė familjes dhe oborrit tė vlerave civilizuese europiane pėr shkak tė kulturės sė tyre islamo-orientale, janė historikisht tė paqėndrueshme, politikisht tė dėmshme dhe shkencėrisht tė pa argumentuara.

Kur urrejtjet dhe denigrimet ndaj njė dukurie tė caktuar mbeshtetėn mbi paragjykime, trillime dhe propagandė falso, ose kur pėr qėllime tė caktuara kamuflohen tė vertetat historike tė njė populli, se gjoja pro-orientalizmi i shqiptarėve e paskėsh shkaktuar vonesėn nė kyējen e tyre nė rrjedhat demokratike dhe civilizuese nė Europė, kur fajtorėt kujdestarė pėr vonesat historike tė shqiptarėve kėrkohėn atje ku nuk ekzistojnė, kur vetėm brenda njė terreni tė caktuar kėrkohėn shkaqet dhe motivet pėr akuza tė pabaza qė burojnė nga mendėsia e mbushur pėrlotė me mosdurim ndaj vlerave reale tė njė pjese tė civilizimit botėror, por tė cilat pėr njė kohė tė gjatė e kanė begatuar dhe ndihmuar ngritjen e vetėdijes nacionale si dhe e kanė mbrojtur qenjėn fizike dhe kombėtare te shqiptarėve nga asimilimi dhe zhdukja e tyre kolektive, pra, qė mė asgjė nuk e kanė penguar procesin e integrimit tė tyre nė bashkėsinė e popujve tė pėrparuar tė botės perėndimore, etj, nuk mund tė kuptohet ndryshe veēėse si manipulim i qėllimtė me ndjenjat nacionale tė shumicės pėr realizimin e qėllimeve tė caktuara, gjė qė mė kėto veprime tė pamatura i kanė sjellur mė shumė dėmė se sa qė e kanė ndihmuar procesin e integrimit tė shqiptarėve nė bashkėsinė europiane.

Kjo ėshtė evidente sot e gjithė ditėn, prandaj ata tė cilėt trillojė kundėr fakteve tė historisė sonė duhet ta gjejnė guximin intelektual qė realitetet historike t’i pranojnė ashtu siē ishin tė ndritėshme dhe nė tė mirė tė ēėshtjes sonė kombėtare, e jo duke i ngulfatur tė vertetat e saj tė na vejnė serish para rrezikut qė tė bėjmė gabime tė reja historike tė cilat mund tė na kushtojnė si shoqėri dhe si kolektivitet mė shtrejtė se deri mė tani!!

           


                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.