|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
                E shtune, 07 shkurt 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova ngushėlloi sekretarin Pauell me rastin e vdekjes sė ambasadorit Zimerman

  • Holkeri lavdėroi punėn e Presidentit tė Kosovės dhe tė Kryeministrit pėr angazhimin e tyre nė plotėsimin e standardeve

  • Po pėrgatitet vrasja e tre zyrtarėve tė lartė tė LDK-sė, thonė burimet policore tė UNMIK-ut

  • Holkeri ka kėrkuar mbėshtetjen e Kėshillit tė Sigurimit nė pėrmbushjen e standardeve nė Kosovė

  • Lambsdorf mohon tė ketė fajėsuar anėtarėt vendorė tė Bordit tė AKM-pėr bllokimin e procesit tė privatizimit

  • Peticionin pėr ndriēimin e tė zhdukurve deri mė tash e kanė nėnshkruar tash 234 mijė qytetarė

  • Presidenti Alfred Moisiu sė shpejti do tė shkojė nė Irak pėr tė vizituar trupat shqiptare

  • Policia maqedonase ka shpėrndarė njė grup protestuesish tė ish-pjesėtarėve tė njėsisė "Luanėt"

  • Kongresi i EPP miratoi rezolutėn "Pėr dėnimin e komunizmit totalitar"

  • Nga helikopteri izraelit vritet njė djalosh 12-vjeēar

  • Bush zgjedh komisionin e hetimit

  • Me sukses ka pėrfunduar njė operacion mbi njė foshnje qė kishte lindur me dy koka

  • Ende vazhdojnė hetimet pėr shpėrthimin nė Moskė

 
  
Presidenti Rugova ngushėlloi sekretarin Pauell me rastin e vdekjes sė ambasadorit Zimerman
 
Prishtinė, 7 shkurt 2004 - Me rastin e vdekjes sė ambasadorit Uoren Zimerman (Warren Zimmerman), Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova i ka dėrguar njė mesazh ngushėllimi sekretarit amerikan tė Shtetit, Kolin Pauell (Colin Powell).

"Me rastin e vdekjes sė ambasadorit Warren Zimmerman, pranoni ngushėllimet e mia tė sinqerta dhe tė popullit tė Kosovės.

Ambasadori Zimmerman ishte njė diplomat brilant i SHBA-ve.

E ēmojmė lart angazhimin e Ambasadorit Zimmerman pėr Kosovėn nė vite tė vėshtira nė kohėn kur pėrgatitej shfarosja e popullit tė saj.
 
Ai bėri shumė pėr mbrojtjen dhe afirmimin e vendit tim, Kosovės, prandaj e kujtojmė me pietet tė lartė dhe nderim tė veēantė", thuhet nė ngushėllimet e Presidentit Rugova, duke e lutur Sekretarin amerikan tė Shtetit qė familjes Zimmerman t'ia pėrcjellė ngushėllimet e tij tė sinqerta dhe kujtimin e pėrjetshėm pėr mė tė dashurin e tyre.
 
 
Holkeri lavdėroi punėn e Presidentit tė Kosovės dhe tė Kryeministrit pėr angazhimin e tyre nė plotėsimin e standardeve
 
Prishtinė, 7 shkurt 2004 - Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri e ka vlerėsuar pozitivisht sesionin e djeshėm pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit, duke pohuar se me tė kthyer nė Prishtinė do t'i fillojė dy procese tė prioritetit tė lartė: pėrgatitjet pėr fillimin e dialogut me Beogradin dhe rifillimin e procesit tė privatizimit. Kėto komente Holkeri i ka bėrė gjatė njė bisede tė tij nga Nju-Jorku nėpėrmjet telefonit mė disa media ndėrkombėtare dhe vendore nė Prishtinė.

Holkeri ka thėnė se KS tė OKB-sė e ēmon punėn e pėrbashkėt tė UNMIK-ut dhe tė institucioneve tė Kosovės nė aktvitetin e tyre nė pėrmbushjen e standardeve dhe zhvillimin ekonomik nė Kosovė. Nė bisedimit ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. ia tha se do tė trajtohen jo vetėm ēėshtjet siē janė kthimi i tė zhvendosurve, ēėshtja e personave tė zhdukur, enegjetika dhe transporti, por edhe eliminimi i strukturave paralele serbe nė Kosovė.
 
"Dialogu ėshtė rasti mė i mirė qė Beogradi tė heqė dorė nga vazhdimi i strukturave paralele nė Kosovė", tha Holkeri. Ai e ka quajtur prioritet tė lartė vazhdimin e procesit tė privatizimit, duke thėnė se me tė kthyer nė Prishtinė do tė kėrkojė zbatimin e disa politikave tė reja operacionale, qė sipas tij, do ta mundėsojnė vazhdimin e kėtij procesi.

Holkeri kėrkoi nga disa politikanė kosovarė qė edhe ata t'i pėrkrahin kėto standarde."Nuk dua t'i pėrmendi me emra, por ata e dinė nė kėnd mendoj", tha z. Holkeri, ndėrkaq lavdėroi punėn e Presidentit dhe Kryeministrit tė Kosovės pėr angazhimin e tyre nė plotėsimin e standardeve.
 
 
Po pėrgatitet vrasja e tre zyrtarėve tė lartė tė LDK-sė, thonė burimet policore tė UNMIK-ut
 
Prishtinė, 7 shkurt 2004 - Burime tė larta tė policisė sė UNMIK-ut kanė paralajmėruar pėr njė rrezik shumė real tė vrasjeve politike nė Kosovė gjatė periudhės sė ardhshme. Kėto burime tė policisė kanė pohuar pėr gazetėn "Zėri" se tre zyrtarė tė lartė tė LDK-sė seriozisht janė tė kėrcėnuar nga grupe tė organizuara, duke mos dhėnė emrat e tyre. "Qė tė tretė kanė poste shumė tė rėndėsishme.
 
Pėr kėtė shkak vrasja e akėcilit prej kėtyre zyrtarėve do tė shėnonte vrasjen mė tronditėse tė Kosovės sė pasluftės", citon gazeta kėto burime tė policisė, tė cilat shtojnė se kanė shėnime shumė tė besueshme tė mbledhura nga ekipet hetimore qė kanė tė bėjnė me seriozitetin e kėrcėnimeve pėr kėta tre politikanė tė LDK-sė.

Ndryshe, pas luftės janė vrarė disa figura tė shquara tė LDK-sė, tė cilat pėrveē nė rastin e Ukė Bytyēit, asnjė vrasje tjetėr nuk ėshtė ndriēuar nga organet e drejtėsisė.
 
 
Holkeri ka kėrkuar mbėshtetjen e Kėshillit tė Sigurimit nė pėrmbushjen e standardeve nė Kosovė
 
Nju Jork, 7 shkurt 2004 - Nė njė raport para anėtarėve tė Kėshillit, zoti Holkeri tha se ka mundėsi reale qė shumė ēėshtje tė zgjidhen nė dialogun e filluar me Beogradin qė ka gjasa tė vazhdojė gjatė kėtij muaji.

Duke folur pėr tė zhdukurit gjatė konfliktit nė Kosovė zoti Holkeri tha se edhe shiptarėt edhe serbėt kėrkojnė qė ata qė shkaktuan krime, tė nxirren para drejtėsisė.

Holkeri tha se Beogradi i ka shtuar ndėrkohė strukturat paralele dhe se ėshtė mė sė e domosdoshme qė kjo sfidė tė kapėrcehet.

Njė tjetėr ēėshtje e pėrfshirė nė dialog do tė duhej tė jetė kthimi, tha Holkeri dhe gjatė vitit 2004 ai do tė varet nga niveli i sigurisė nė Kosovė dhe nga qėndrimi konstruktiv i Beogradit dhe i bashkėsisė ndėrkombėtare. Ndaj korrupsionit dhe parregullsive financiare, tha Holkeri, do tė ketė zero tolerancė.

Zoti Holkeri foli edhe pėr pėrgatitjet qė janė duke u bėrė pėr zgjedhjet e kėtij viti nė Kosovė, pėr bashkėpunimin me institucionet vendore tė Kosovės, por pjesėn mė tė madhe tė raportit tė tij ia kushtojė standardeve.

Me standardet udhėheqin institucionet vendore, ndėrkaq ato ndihmohen nga UNMIK-u, tha Holkeri dhe shprehu zhgėnjimin e tij personal me refuzimin e serbėve qė tė marrin pjesė nė grupet punuese pėr implementimin e standardeve.

Holkeri shprehu besimin e tij se standardet megjithatė do tė pėrmbushen, por jo pa mbėshtetjen financiare te bashkėsisė ndėrkombėtare.

Pėrfaqėsuesi i Shteteve tė Bashkuara, zėvendėsabasadori Xhejms Kanimgem kėrkoi nga institucionet e Kosovės qė me sinqeritet t'u qasen realizimit tė standardeve. Ai nėnvizoi se nėse institucioinet e Kosovės vendosin qė standardeve t'u qasen me gjysmė zemre, bashkėsia ndėrkombėtare dhe Kombet e Bashkuara nuk do tė duhej tė hezitojnė tė japin njė vlerėsim negativ dhe ta shtyjnė procesin e pėrcaktimit tė statusit final tė Kosovės.

Mesazhin mė tė ashpėr ndaj atyre qė e pengojnė progresin nė Kosovė e shfaqi zėvendėsambasadori i Britanisė nė OKB Emil Xhon Peri. Ai theksoi se procesi nuk do tė prishet pėr shkak se dikush nga cilado anė ėshtė kundėr tij. "Ekstremistėt e kanė patur ditėn e tyre nė Ballkan dhe ata qė e minojnė progresin nuk meritojnė ta kenė fjalėn e tyre nė diskutimin pėr ardhmėrinė e Kosovės", tha diplomati britanik.
 
 
Lambsdorf mohon tė ketė fajėsuar anėtarėt vendorė tė Bordit tė AKM-pėr bllokimin e procesit tė privatizimit
 
Prishtinė, 7 shkurt 2004 - Shefi i Shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut Nikolas Lambsdorf ka mohuar tė ketė fajėsuar anėtarėt vendorė tė Bordit tė AKM-sė pėr bllokimin e procesit tė privatizimit nė Kosovė. Lamsbdorf ka thėnė se nė Nju-Jork dhe nė Bruksel nuk ka diskutuar mbi kėrkesėn e qeveritarėve pėr shkarkimin e menaxheres sė AKM-sė Maria Fuēi.
 
Sipas tij, zonja Fuēi do tė vazhdojė punėn, ngase sipas tij, kėrkesa e Qeverisė sė Kosovės pėr shkarkimin e saj nuk ka bazė ligjore. Ai pret qė ky problem do tė tejkaloeht me ndihmėn e tre avokatėve tė angazhuar pėr shqyrtimin e disa probleme nė AKM.
 
 
Peticionin pėr ndriēimin e tė zhdukurve deri mė tash e kanė nėnshkruar tash 234 mijė qytetarė
 
Prishtinė, 7 shkurt 2004 - Peticionin pėr ndriēimin e fatit tė tė zhdukurve deri mė tash e kanė nėnshkruar tash 234 mijė qytetarė, pėr tė cilėt edhe pesė vjet pas pėrfundimit tė luftės nuk dihet asgjė. Kėto shėnime i bėnė tė ditura organizatorėt e kėtij peticioni. Nusrete Kumnova dhe Kėshilli i familjarėve tė pengjeve falėnderoi qytetarėt e Kosovės pėr pėrkrahjen e madhe e madhe qė qė qytetarėt i kanė dhėnė kėtij aksioni.
 
 
Presidenti Alfred Moisiu sė shpejti do tė shkojė nė Irak pėr tė vizituar trupat shqiptare
 
Uashington, 7 shkurt 2004 - Presidenti shqiptar Alfred Moisiu tha se sė shpejti do tė shkojė nė Irak pėr tė vizituar atje trupat paqeruajtėse shqiptare. "Javėn qė vjen unė do tė shkoj t'u bėj edhe njė vizitė trupave tona nė Irak pėr tė parė ushtarėt tanė atje dhe pėr t'i inkurajuar dhe pėr t'i falenderuar ata, pėr detyrėn e tyre shembullore qė po kryejnė me gjithė zemėr, pėr pėrgatitjen e tyre shumė tė mirė dhe me marrėdhėniet qė kanė arritur tė krijojnė jo vetėm me aleatėt e tyre amerikanė, por edhe me popullsinė vendase", i tha Presidenti Moisiu "Zėrin tė Amerikės".

Moisiu theksoi se Shqipėria ėshtė njė ndėr aleatėt kryesorė tė SHBA-sė nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar. "Ne e konsiderojmė terrorizmin ndėrkombėtar si njė rrezik tė vėrtetė tė kulturės botėrore, tė kulturės evropiane, tė civilizimit botėror dhe evropian dhe sikurse jeni nė dijeni, ne kemi dėrguar edhe trupat tona qė shėrbejnė nė Mosul dhe nė Afganistan", nėnvizoi Presidennti i Shqipėrisė Alfred Moisiu.
 
 
Policia maqedonase ka shpėrndarė njė grup protestuesish tė ish-pjesėtarėve tė njėsisė "Luanėt"
 
Shkup, 7 shkurt 2004 - Policia maqedonase ka shpėrndarė dje nė njė protestė njė grup tė ish-pjesėtarėve tė njėsisė speciale "Luanėt", tė cilėn gjatė konfliktit tė armatosur nė vitin 2001, e kishte formuar Ministria e Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė.
 
Ata kėrkonin zgjidhjen e statusit tė tyre. Ndryshe, pjesėtarėt e kėtij ish-njisiti tė policisė tashmė tė shpėrbėrė, kanė reaguar ndaj ndėrhyrjes sė policisė, duke fajėsuar pėr kėtė kėtė ministrin e rendit Hari Kostov. Policia maqedonase nuk pėrdori dhunė gjatė shpėrndarjes dhe marrjes nė pyetje tė protestuesve.
 
 
Kongresi i EPP miratoi rezolutėn "Pėr dėnimin e komunizmit totalitar"
 
Tiranė, 7 shkurt 2004 - "Kongresi i 16-tė i Partisė Popullore Europiane ishte i njė rėndėsie tė veēantė sidomos pėr vendet e Evropes Qendrore e Lindore qė kanė vuajtur nga komunizmi", deklaroi kryetari i Partise Demokrate te Re Genc Pollo i porsakthyer nga Brukseli.
 
"Eshtė e vėrtetė qė pas rrėzimit tė komunizmit 14 vjet mė parė nuk ka patur njė dėnim ndėrkombėtar tė vendosur e konsekuent pėr kėtė regjim totalitar njėlloj mizor si nazifashizmi por pėrgjegjės pėr shumė mė tepėr viktima se ai.
 
Jam i gėzuar qė PPE me rezoluten "Pėr dėnimin e komunizmit totalitar" inicioi njė dhėnie fund tė njė lloj ambiguiteti duke vėnė tonet e duhura nė njė debat tė papėrfunduar", thotė Pollo.

Rezoluta nr. 7 "Pėr dėnimin e komunizmit totalitar" u aprovua nė pėrfundim tė punimeve tė Kongresit tė PPE pasditen e 5 shkurtit. Nė tekst thuhet se ndėrsa totalitarizmat naziste e fashiste janė dėnuar duhėsisht nė rrafsh ndėrkombėtar Komunizimi totalitar nuk ėshtė ndėshkuar nga kjo perspektivė morale.
 
Pasi renditen krimet e regjimeve tė tilla, PPE i bėn thirrje Bashkimit Europain qė tė deklarohet zyrtarisht per dėnimin e komunizmit tė pėrcaktojė njė datė pėr Ditėn e Viktimave tė ketij regjimi.
 
Pika mė brizante e rezolutės ishte paragrafi 10 ku bėhet thirrje qė me anėtarėsimin e vendeve nga Europa Qendrore e Lindore pėr tė mospranuar nė ofiqet e BE persona nga kėto vende nėse ata kane pjesė e sistemit opresiv apo kanė kryer krime.
 
 
Nga helikopteri izraelit vritet njė djalosh 12-vjeēar
 
Gaza, 7 shkurt 2004 - Njė helikopter ushtarak izraelit gjatė njė sulmi mbi makinėn nė tė cilėn ndodheshin anėtarėt e Xhihadit islamik nė qytetin e Gazės, ka vrarė sot njė djalosh 12-vjeēar palestinez dhe ka ka plagosur 10 veta, njoftn AP.
 
 
Bush zgjedh komisionin e hetimit
 
Uashington, 7 shkurt 2004 - Presidenti Bush ka bėrė tė njohur emrat e komisonit tė pavarur qė do tė analizojė informacionet sekrete mbi armėt e shkatėrrimit nė masė nė Irak.

Komisioni do tė drejtohet nga dy persona, njė republikan dhe njė demokrat.

Drejtuesi republikan i panelit, senatori John McCain njihet si njė person mjaft i pavavur dhe qė gjithmonė flet hapur.

Komisioni nuk do tė mbarojė punė deri nė mars 2005. Demokratėt kanė thėnė se kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė ēuar kėtė ēėshtje deri pas zgjedhjeve presidenciale.

Komisionit i ėshtė thėnė gjithashtu tė vėzhgojė informacionet sekrete mbi Iranin, Korenė e Veriut, Libinė dhe Afganistanin.
 
 
Me sukses ka pėrfunduar njė operacion mbi njė foshnje qė kishte lindur me dy koka
 
Santo Domingo, 7 shkurt 2004 - Njė ekip doktorėsh nė Republikėn Domenikane thanė se me sukses kanė pėrfunduar njė operacion mbi njė foshnjė 7 javė qė kishte lindur me dy koka.

Operacioni i ndėrlikuar mori mė shumė se 10 orė, por duket se ka qenė njė sukses. Ekipi i doktorėve nga Kalifornia lidhi arterien kryesore qė ēonte gjak nė kokėn e dytė para se tė ndanin plotėsisht tė dy kokat dhe e mbyllėn kafkėn e Rebekės me njė kockė.

Njė zėdhėnėse e spitalit tha se foshnja ishte nė gjendje normale. Rebeka ėshtė rasti i tetė i dokumentuar nė botė. Shtatė tė tjerėt, tė gjithė kanė vdekur para lindjes.

Koka e dytė ishte rezultat i njė gjendje mjaft tė rrallė tė njohur si binjakė parazitė. Rebeka kishte kokėn e njė foshje binjak, tė bashkėngjitur me tė.

Koka po rritej mė shpejt se koka e saj dhe doktorėt thanė se duhej operuar, pėrndryshe Rebeka nuk do tė jetonte dot.
 
 
Ende vazhdojnė hetimet pėr shpėrthimin nė Moskė
 
Moskė, 7 shkurt 2004 - Hetuesit nė Moskė ende po vazhdojnė tė bashkojnė informacionet nga shpėrthimi i mėngjesit tė sė premtes nė metronė e qytetit ku humbėn jetėn 39 persona.

Ekipe tė doktorėve vazhduan punėn gjatė gjithė natės nė pėrpjekje pėr tė shpėtuar mė shumė jetė pas sulmit vdekjeprurės tė sė premtės.

Ende ka paqartėsi se si ndodhi shpėrthimi. Zėvendėsprokurori i Moskės tha se ka mundėsi tė ketė qenė ndonjė kamikaz dhe kamerat tregojnė dy gra qė mund tė kenė qenė shkaktaret e shpėrthimit.

Por policia gjithashtu ka nxjerrė edhe njė pėrshkrim tė njė personi mashkull dhe disa zyrtarė kanė hedhur dyshim mbi teorinė e vetėvrasjes duke thėnė se ndonjė mjet shpėrthyes mund tė ishte lėnė nė ndonjė ēantė nė tren e se mbetjet nuk kanė gjurmėt e zakonshme qė lenė kamikazėt.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.