|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Koment

 
 

Loja politike dhe loja mediatike

 
 

 
7 shkurt 2004 / TN

Ēerēiz LOLOĒI

Pavarėsisht se zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare zhvillohen rregullisht njė herė nė katėr vjet dhe zgjedhjet e pushtetit lokal pėr ēdo tre vjet, mungesa e pėrvojės politike dhe parlamentare, shumė mangėsi dhe trashėgimi nga sistemi i kaluar, bėjnė qė nė kėtė vend tė ketė vazhdimisht fushatė elektorale ku njė zė i veēantė ėshtė edhe lufta mediatike.

Por nėse kjo luftė mediatike mund tė tolerohej nė planin politik dhe nė atė sens qė politika nuk kumton tė vėrteta, ajo ėshtė tėrėsisht e palejueshme dhe njėherit e dėnueshme nė institucionet e tjera. Pėr tė mos u hallakatur shumė nė dokumenta dhe fakte tė zyrave tona tė vjetra dhe tė reja, mjafton tė pėrmendim zėdhėnien e ministrisė sė Rendit ose reagimin e ministrit Igli Toska kundėr z. Ilir Meta.

Pėrfytyroni vetė ngjarjen e disa ditėve mė parė ku ish zėvendės-kryeministri bėri akuza tė lidhjes sė shtetit me krimin dhe menjėherė erdhėn dy pėrgjigje: njė politike nga sekretari socialist pėr Marrėdhėniet me Publikun Bardhyl Agasi dhe njė nga zyra e shtypit e kryepolicit.

Pikėrisht deklarata e lėshuar prej kėtij tė fundit, pasi bėnte njė panoramė tė luftės sė policisė dhe tė arritjeve qė "s'kishin kandar", deklaronte publikisht se dispononte lidhje tė Metės me trafikantėt e drogės dhe me ngjarje tė dy vjetėve tė shkuara.

Kur e dėgjon kėtė pohim, ky dikaster ėshtė dyfish i ndėshkueshėm: njė herė qė ka ditur dhe nuk ka bėrė kallėzim nė prokurori, njė herė qė s'ka bėrė kallėzim krimi. Tė njėjtin gabim e pėrsėrit edhe Kryeministri shqiptar qė ėshtė njėherėsh edhe kryetar partie, por qė nė sytė e shqiptarėve ėshtė vetėm me njė status, atė tė kryeqeveritarit; i nxehur nga kritikat e ashpra tė kundėrshtarėve tė paradokohshėm apo tė Ilir Metės, ai prapė deklaron se po lufton pėr tė ndarė politikanėt nga skafet, se ai i di lidhjet e politikanėve me baronėt e drogės dhe me ekonominė informale...

Dhe kur jep kėtė shembull kryeministri, nė kėtė hulli mund tė shkojė edhe sekretari i pėrgjithshėm i Kėshillit tė Ministrave, Ylli Manjani, ministrat e tjerė, zyra gjykatash e kėshtu me radhė. I konsideruar si skandal shpėrblimi pėr privatizimin e Bankės sė Kursimeve nė favor tė Fatos Nanos, Agim Isakut, Ylli Manjanit, ky zyrtar i lartė i shtetit, figura kryesore e administratės qeveritare, del nė njė konferencė shtypi dhe nuk thotė asgjė pėr kėtė shkelje, nuk i referohet asnjė ligji pėr shpėrblimet qė lejojnė deri nė tri rroga, por kėrcėnon njė gazetė tė pėrditshme pėr botimin e lajmit. Pėr ēdo qytetar nuk ka kurrfarė rėndėsie se ky vendim ėshtė bėrė nė ēast morti apo nė njė ditė feste, por sipas kėsaj logjike Fatos Nanos (edhe Agim Isakut, edhe Ylli Manjanit), i bie tė marrė pesė-gjashtė rroga shpėrblim edhe pėr privatizimin e Telekomit, tė sektorėve tė tjerė strategjikė qė janė planifikuara pėr t'u bėrė brenda kėsaj mazhorance.

Pa qenė kryeministėr dhe i ndjerė i rrezikuar nga humbja e ēdo pike reference, zoti Fatos Nano nisi njė fushatė ku akuzonte mbarė e prapė Ilir Metėn dhe njė grup ministrash afėr tij, derisa e detyroi tė jepte dorėheqjen dhe ta mbante zvarrė mazhorancėn deri nė kongresin e dhjetorit tė shkuar ku rifitoi gjithēka si asnjėherė tjetėr. Nga gjithė ai lumė akuzash, me pėrjashtim tė njė dosjeje anti-Klos qė prokuroria rreket ta nxjerrė "pa lagur", asnjė dosje tjetėr anti-Meta, anti-Angjeli, anti-Fino, pėr zyrtarė tė lartė tė pėrfolur, tė pėrbaltur, nuk shkoi nė organin e akuzės.
 
Kjo nuk u bė, jo sepse Nano nuk kishte ndikim nė njė organ qė varet drejtpėrdrejt prej tij dhe qė krerėt e kėtij institucioni i rrinin si pionierė katundi, por sepse aq i mjaftonte atij pėr tė thyer strukturėn monolite tė KPD-sė, tė kryesisė dhe pėr tė rrėzuar qeverinė. Ndryshe nga zoti Nano dhe krerė tė tjerė politikė qė janė mėsuar tė lėshojnė badiava kritika nė ajėr, por tė mos marrin mundimin tė pėrpilojnė njė dosje pėr prokurorinė, opozita mėse njė herė i ėshtė drejtuar kėtij organi dhe nuk ka marrė asnjė pėrgjigje. Qoftė edhe pėr etikė tė institucionit nuk ėshtė thėnė asgjė pėr krime mjaft tė shėmtuara, pėr denoncime tė vazhdueshme qė bėn shtypi i pėrditshėm, duke e shndėrruar kėtė organizėm nė njė xhuxh tė pandijshėm nė banalizimet kriminale tė shumė politikanėve.


                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.