|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   

Koment

MESIMET E DHEMBIT TE BARDHE

 

 

7 shkurt 2004 / TN

Nga Dr. Artan FUGA

Aty nga fundi i shekullit te nentembedhjete dhe fillimi i shekullit te njezete, shkrimtari i shquar nga San Francisko, Jack London, u be i njohur boterisht me letersine e vet duke pershkruar nga afer jeten e ashper dhe sjelljen e njerezve dhe te gjallesave te tjera ne kushtet e natyres se eger te Veriut dhe sprovat torturuese te mbijeteses se tyre ne nje mjedis armiqesor rivaliteti midis individeve te te njejtit lloj apo te llojeve te ndryshme. Vecanerisht romani i tij "Kushtrimi i te pareve", botuar ne vitin 1903, pershkruan aventurat e Bakut, qenit - ujk legjendar, qe kerkon te mbijetoje duke u luhatur midis terheqjeve instinktive per t'u kthyer ne origjinen e tij te ujkut qe jeton ne gjendjen e lirise se eger natyrore dhe perkushtimit prej qeni besnik ndaj te zotit te vet, njeriut, duke shprehur ndaj tij nje miqesi te pashoqe dhe shembullore, te krahasueshme vetem me ato virtute qe personalitetet me te edukuara mund t'u perafrohen ne menyre perseri fare te zbehte.

Te rinjte mbase kane nevoje per ta lexuar letersine e Jakc London-it sepse do te marrin prej saj kenaqesi estetike dhe pervojen jetesore te pakrahasueshme te shkrimtarit, aventurierit, rrugetarit, mikut te njerezve dhe te kafsheve, sidomos te qenve dhe te ujqve, Jack London. I shtyre ndofta nga ndonje asociacion perfytyrimesh te turbullta qe i shkakton spontanisht vete jeta e tanishme, rimora keto dite edhe nje here, per t'i hedhur nje sy, romanin tjeter te Jack Londonit me titull "White Fang" (Dhembi i Bardhe), botuar me 1906, pra vetem disa vjete me perpara se te fillonte Lufta e Pare boterore.

Rindoqa keshtu historite e jetes dhe te mbijeteses kesaj rradhe te "Dhembit te Bardhe". Ai kishte lindur si rezultat i kryqezimit te rralle midis nje ujku te eger dhe nje qenusheje te fuqishme qe kishte braktisur kampin e te zoterve te vet indiane, ne nje periudhe urie, pikerisht atehere kur njerezit lekurekuq nuk kishin me cfare t'a ushqenin.

Jakc Londoni e sheh jeten e personazhit te vet duke u futur virtualisht brenda shpirtit te tij. Ai tregon se si kjo qenie e dyzuar midis nje krijese te lire, te mesuar te jetoje pa rregulla te imponuara (ujkut) dhe nje krijese te zbutur shtepiake (qenit), fiton shprehite e mbijeteses ne nje mjedis armiqesor lufte dhe rivaliteti. Pak e nga pak, Dhembi i Bardhe, merr pervojen e luftes dhe perballimit te qenieve te te njejtit lloj ose jo me te. Ai nis te kuptoje se ka disa rregulla baze te cilat duhej te mbaheshin mire parasysh, duheshin respektuar me perpikmeri nese desheronte te mbrohej nga te tjeret, te siguronte ushqimin e vet te perditshem, te ruhej nga armiqte e tij dhe te mbante nje pozicion te favorshem ne mjedisin ku jetonte. Dhembi i Bardhe, na thote Jack London, nuk ishte sigurisht ne gjendje te aresyetonte dhe t'i formulonte logjikisht rregullat e mesiperm, por ai i ndjente ato intinktivisht, i mesonte nepermjet rreziqeve qe ishte i detyuar te kalonte dhe i zbatonte jo pa sukses ne nje mjedis ku vertiteshin ujq, qen, indiane dhe njerez te bardhe.

Ndofta i prirur ndaj disa parimeve si ato te seleksionit natyror dhe te luftes per mbijetese qe zbuloi Darvini, apo ndofta i prirur te besoje si Maltusi se rivaliteti midis qenieve te gjalla e ka burimin tek rrallesia e ushqimit qe gjendet ne natyre apo ne shoqeri, (ketu shkencerisht qendron nje pikepyetje e madhe edhe sot e kesaj dite), eshte e sigurt sidoqofte qe Jack London eshte nje vezhgues i pakundershtueshem i sjelljes se qenieve te gjalla qe paraqet, pra nje etiolog (studiues i sjelljes se kafsheve) i pakrahasueshem, me vlera ndofta universale.

Fillimisht Dhembi i Bardhe jeton me nenen e tij (qe ka marre pyjet ne kohe urie) ne nje zgaver pylli, ne gjendje te eger, tamam si nje ujk i vogel i vertete. Ai nuk njeh vecse nenen e tij, e cila i sjell pjelles se saj qe mezi ka filluar te ngrihet me kembe gjah te ndryshem, mish te gjalle, te gjuajtur me mundim ne pyll. Dhembi i Bardhe kenaqet nga copat e mishit te sjelle, por ai nuk e di ende se ne fakt ato jane pjese tashme te masakruara te trupit te qenieve te tjera te gjalla, dikur plot jete, po sikurse ai. Gradualisht, duke u rritur, Dhembi i Bardhe nis te nxjerre koken nga zgavra ku pret nenen gjuetare qe t'i sjelle ushqimin e perditshem dhe me guxim del prej saj duke pare boten e madhe. Dyluftimi i tij i pare eshte me nje zogth te vogel, te cilin e gelltit ne uri e siper dhe, befas, kupton se eshte duke ngrene mish, tamam si ai i copave qe i sjell nena e tij kur kthehet nga gjahu. Por, mishi qe provon eshte me i shijshem, me i fresket dhe shija e gjakut qe i rrjedh neper goje eshte aq e vecante sa nuk mund te krahasohet me ate te coftirave qe ofron gjahu i nenes.

***

Dhembi i vogel i Bardhe nis te kuptoje turbullazi se jeta e tij ne fakt sigurohet duke ngrene mishin e qenieve te tjera te gjalla. Jeta eshte mish, dhe lufta per jeten eshte lufta per mishin e llojeve te gjalla qe mund te tretet nga stomaku i nje qeni - ujk, por qe me pare duhet te munden prej tij ne dyluftim e siper. Dhembi i Bardhe formulon keshtu ligjin e pare te botes se eger te qenieve te gjalla qe jetojne ne liri natyrore. Ai kupton se individet e kesaj bote jane bere ose qe te hane te tjeret ose te hahen prej te tjereve. Ky eshte thelbi i luftes per mishin. Sigurisht ky parim eshte i vlefshem vetem per karnivoret (mishengrenesit) sepse ne boten e luleve kjo nuk ka perse te ndodhe keshtu. Lufta per mishin ben qe zogu te hahet prej Dhembit te bardhe ose Dhembi i Bardhe te haje zogun e vogel. Qeni i vogel - ujk kupton sekretin e mistershem qe zbulon burimin e gjahut qe sjell ne shtepine zgaver mema e tij.

Nje rregull i dyte ndjek sakaq te parin. Themi sakaq sepse pervoja e tij i vjen Dhembit te Bardhe shume shpejt, thuajse ne nje kohe me shijen e gjakut ende te ngrohte qe rreshqet curg per here te pare ne fytin e tij perpires. Dhembi i Bardhe sapo ka shijuar mishin e zogut te vogel te masakruar prej tij gjate nje perpjekjeje legjitime per te shuar urine vdekjeprurese, pra krejt pafajesisht perderisa ne boten e tij, qenie si ai nuk kane c'bejne tjeter vecse te hane te tjeret apo te hahen prej te tjereve. Nderkohe, nena e zogut te gelltitur e sulmon, e ze per fyti dhe fillon t'i pije gjakun qenit ujk qe sapo i ka masakruar te brin.  

Dhembi i Bardhe tronditet dhe kupton se ai jo vetem mund te haje te tjeret, por ka qenie te gjalla qe edhe mund t'a hane ate. E shpeton nga rreziku vetem nena qe sapo degjon ulurimen alarmuese te pjelles se saj i vjen ne ndihme duke e vrare zogun e madh qe po e mbyste Dhembin tone te Bardhe. Qeni i vogel ujk kupton se ne bote ka te forte dhe te dobet. Kjo pervoje i behet me e kuptueshme atehere kur pasi nena ka sjelle ne zgaver pjeset e trupit te nje linksi te vogel te cofur prej saj, nena links vjen per t'u hakmarre dhe rrezikon edhe t'i vrase, pra te masakroje Dhembin e Bardhe bashke me te jemen. Per natyren imponuese te rregullit te dyte te mbijeteses, Dhembi i Bardhe nuk ka me asnje dyshim. Kjo siguri i formohet atehere kur ai nis te dale ne gjueti bashke me nenen e tij. Ketu ai kupton perfundimisht se ka kafshe te egra me te forta se sa lloji i tij, te cilave duhet t'u beje bisht dhe kafshe me te dobeta se ai, te cilat duhet te perpiqet t'i shqyeje dhe t'i gelltise nese desheron te mbijetoje.

Dhembi yne i Bardhe meson se dhembi i tij i forte mund te ngece ne sharre. Ne fakt, ai njihet me rregullen fatkeqe se te dobtin duhet t'a sundoje dhe, perkundrazi, duhet te pranoje sundimin e me te fortit, dhe nese desheron t'a shmange ate duhet te ike sa me shpejt ne nje pjese tjeter te pyllit.

Te papriturat qe ndesh Dhembi i Bardhe ne jete jane sa te medha aq edhe mesimdhenese. Nje dite prej ditesh ai zhgenjehet edhe prej nenes se tij. Ai ka kujtuar se qenia qe e ka ushqyer eshte krijesa me forte ne bote, eshte gjallesa me sypatrembur dhe qe mund t'a mbroje ate nga cdo rrezik, me ane te forces se saj, apo nepermjet zgjuaresise, pervojes se jetes apo dinakerise qe tregon. Por, ja, nje dite edhe ketij iluzioni i vjen fundi. Duke shkuar thelle ne pyll, aty ku rridhte qetesisht nje lume, qeni ujk dhe nena e tij ndeshen me disa qenie te gjalla qe nxjerrin zhurma te cuditeshme nga goja e tyre : jane njerez, indiane qe jetojne ne nje kamp prane lumit, ne breg te te cilit kane ankoruar barkat e tyre prej druri. Indianet e rrethojne Dhembin e Bardhe dhe qeshin me tiparet prej ujku te ketij qeni te vogel, ose me tiparet prej qeni te ketij ujku ende kelysh. Dhembi i Bardhe sheh nga nena e tij per t'a mbrojtur, por habitet krejt. Njeri nga indianet i therret bushtres me emer: "Kice" dhe kjo e fundit shtrihet me bindje ne toke dhe me pas shkon dhe lepihet tek kembet indianit qe e thirri. Qenushja e ikur nga kampi, e bashkuar seksualisht me nje ujk pylli, kishte rigjetur te zotin.

Dhembi i Bardhe kupton se vec qenieve te gjalla qe jane me te forta se ai, mbi me te fortet qe jane pak a shume te te njejtit lloj si ai, ka akoma edhe me te forte, ka nje zot te vertete, qe eshte njeriu, i personifikuar nga indiani apo nga indianet qe kishin ngritur kampin aty pari. Rrefimi i Jack Londonit del tashme nga pershkrimi i hierarkise se mirefillte shtazore dhe hyn ne universin e nje simbolike qe mbeshtetet ne hierarkine midis dy boteve, asaj shtazore dhe njeriut. Qenushi yne kupton se indiani si njeri eshte zoti i tij sepse eshte me i zgjuar dhe duke qene me i zgjuar, me dy kembe dhe me dy duar, ka me shume mjete ne dore per t'a nenshtruar cdo qenie tjeter. Dhembi Bardhe nuk e do te zotin, por e ka frike. Dhe nje dore qe nuk mund te kafshohet duhet te puthet. Dhembi i Bardhe tanime be pjese ne kamp bashke me nenen e tij dhe bashke me shume qen te tjere qe jetojne prej kohesh aty. Njeri prej tyre, i quajtur Lip - Lip, duke shfaqur egersi ndaj Dhembit te Bardhe si nje qen i cuditshem qe ishte ne fakt gjysem ujk, fillon t'a persekutoje dhe te terheqe ne kete loje te eger vrastare edhe qente e tjere te kampit. Dhembi i Bardhe detyrohet te mbrohet. Ai nis te adoptohet ndaj nje gjendjeje qe e detyron te jete gjithmone vigjilent.

Rregulli qe kane vendosur zoterit e te gjithe qenve te kampit nuk mjafton per t'i dhene atij sigurine e jetes, pra te mbijeteses. Sapo i zoti kthen kurrizin, qente e tjere te kampit e sulmojne dhe ai eshte i detyruar te luftoje i vetem kunder tyre. Bindja vertikale dhe respektimi i rregullit te vendosur nga zoterinjte (indianet) shendrohet ne nje beteje per jete a vdekje midis Dhembit te Bardhe dhe te ngjashmeve te tij. Rregulli i pergjithshem dhe hierarkia vertikale ku seicili e njeh vendin e tij sikur te ishte nje pozicion i percaktuar shendrohen ne nje lufte te te gjitheve kunder te gjitheve sapo kontrolli i zoterinjve zbutet per nje aresye apo nje tjeter. Aq me teper qe vete zoterinjte bejne shpesh here nje sy qorr dhe nje vesh shurdh perpara zallamahise se krijuar duke i lene fushe te hapur rivaliteti qenieve qe kane nen sundim me qellim qe t'i provojne se cfare peshe kane, te masin forcat e tyre, pse jo, edhe per t'i seleksionuar dhe rinovuar ne perputhje me kohen.

***

I ndodhur nen presionin e te ngjashmeve te vet, Dhembi yne i Bardhe, gjen rastin (kur kampi indian eshte ne bartje e siper per te shkuar drejt nje vend kampimi me te pershtatshem) dhe zhduket perseri ne pyll. Atje i kujtohet jeta e pavarur e dikurshme dhe i duket se mund te jetoje pa pasur nje zoteri mbi krye. Te pakten ne pyll eshte zot i vetes, i paangazhuar ndaj cdo pushteti, ndaj cdo kontrate, ndaj cdo norme kolektive shtrenguese, ndaj cdo disipline te imponuar prej pushtetit vertikal. Dita e pare e pavaresise eshte e bukur si nje dite pranvere, porse nata eshte me keqe se nje nate dimri me furtune dhe me rreziqe te panumurt perreth. Dhembi i Bardhe ka mbetur vetem. Edhe feshferima e gjetheve te pemeve ne majat e degeve te tyre i duket si ndonje gerrhitje a hungerime kercenuese e nje kafshe gjigande qe desheron t'a kaperdije.

Liria e pyllit fillon t'a tmerroje. Te gjitha kafshet me te forta se ai mund t'a kollufisin pa shume delikatese. Duke qendruar ashtu i lemerrisur ne mes te nates se ftohte dhe ngrices se akullt, Dhembi i Bardhe perjeton perfytyrime ngacmuese, i fanepsen copat e peshkut dhe te mishit qe zoteria e tij indian i hidhte sipas vakteve te ngrenies ne kamp. Pushteti i zotnise ishte i rende, dora e tij kur godiste ishte e dhimbeshme, por llokma e mishit apo e peshkut qe ajo i hidhte nga larg kishte shije te mire dhe te dendte. S'ke nevoje te grindesh me te tjeret per te pasur ushqim, as nuk ke nevoje te besh gjueti me shume risqe per te kapur gjahun tend, gjithshka te vjen ne goje nga dora e vete zotnise mjafton qe atij t'i sherbesh me besnikeri dhe si duhet.

Ne fakt nga kjo bashkejetese fitojne te dy palet sepse zotnise ka se kush ia terheq sliten mbi debore, kurse per Dhembin e Bardhe ka se kush mendon per t'i siguruar ushqimin. Dhembi i Bardhe, na rrefen Jack Londoni, eshte duke zbuluar keshtu nje rregull tjeter te rendesishem mbijetese. Dora e zotnise nk duhet kafshuar edhe kur te godet sepse ne fakt ajo dore po te doje te pret edhe ushqimin. Midis pavaresise anarkike te pyllit, te shoqeruar me uri dhe rreziqe te panumurta qe vijne nga rivalet e te njejtit lloj apo te llojeve te tjera dhe ferkimit pas kembes se zotnise qe mund t'a shkele, por ama e ushqen me llokma te majme mishi pas cdo sherbimi te bere ose, periodikisht, ne cdo vakt, duhej bere gjithesesi nje zgjedhje. Sipas rrefimit te Jack London-it, Dhembi i Bardhe diti se cfare te zgjedhe. Pas nje pervoje pavaresie, rruga e vetme qe i tregon tmerri vetmitar i pyllit eshte orientimi drejt kampit me zjarr te ngrohte bubulak ku ishin mbledhur te gjithe, zoterinj (indiane) dhe qen dhe ku era e mishit dhe e peshkut i bente minimalisht solidare me njeri tjetrin.

Nje dite prej dite, femijet e indianeve te kampit u grinden me ata te indianeve te fshatit qe ishin aty prane. Dhembi i Bardhe pa nga larg sesi djalin e zotnise se tij e rrahen moshataret e vet nga fshati. Ne fillim Dhembi i Bardhe mbeti " pa mend ". Edhe zotnite - njerez u grindkerkan ? ! Por goditja qe mori ishte edhe me e madhe se kaq. Ai kishte kujtuar se zotnite indiane ishin si nje grusht te bashkuar me njeri tjetrin dhe per te ata ishin te gjithe " zota ", qe duheshin respektuar teresisht, si grup. Fjala e tyre ishte ligj, cenimi i cdonjerit prej tyre ishte cenimi i te gjitheve. Grushti i tyre ishte si copat e mishit, nje grumbull i tere i pandare lende qe te godiste ose te ushqente sipas rastit.

Duke pare femijet indiane qe po gjakosnin njeri tjetrin atje ne fushe, Dhembi i Bardhe per nje cast u lemeris dhe nuk dinte me si te vepronte, nuk dinte me se cfare ishte e drejte apo e padrejte qe te bente, cili veprim i tij do te ishte i ndeshkueshem ose i lavderueshem. Deri ne ate cast, te drejte ne syte e tij kishin te gjithe indianet kolektivisht. Pra, nuk kishte vend per hezitime per te zbatuar urdherat e tyre. Por, tani qe femijet indiane po grindeshin keqaz me njeri tjetrin, ne cfare ane do te qendronte e drejta ? Kjo e bente Dhembin e Bardhe te mos vepronte, te terhiqej menjane, te mos merrte me asnje vendim. Por pas nje hezitimi, duke pare se djali i te zotit te tij po hante grushte te renda dhe po bertiste me kuje, u kujtua per copat e mishit dhe te peshkut qe i hidhte vazhdimisht dora e te atit te femijes. Detyra e tij ieshte te mbronte trupin dhe pronen e zotnise. Por, a nuk ishte edhe pjese e trupit dhe e prones se zotnise femija e tij ? Nuk priti gjate, por u hodh me vrull perpara dhe filloi te kafshoje femijet e huaj, gjaku i te cileve nisi te kuqeloje boren e bardhe qe kishte mbuluar si carcaf siperfaqen e livadhit. Ishte nje akt qe e tronditi rende, sepse kuptoi se ajo qe ishte e drejte per nje zoteri ishte krejt e padrejte dhe e papranueshme per nje zoteri tjeter.

Jeta po nderlikohej. Nuk kishte me asnje sjellje te vetme, te quajtur te drejte nga te gjithe qe do te mund te vleresohej njelloj pozitivisht nga te gjithe. Cfaredo veprimi qe te kryente ketej e tutje, e dinte se njera pale do t'i jepte edhe me shume mish e peshk, ndersa pala kundershtare, kur t'a gjente te pambrojtur, do t'i jepte edhe me shume shkelma dhe do t'i hidhte edhe me shume gure ne kurriz. Fati i tij nuk ishte me aspak ne doren e tij. Cfaredo qe te bente, ndeshkimi i rrinte mbi krye. Me keq akoma, nese sot i zoti e mbronte, neser mund t'i mbushej mendja t'a shiste pikerisht tek indiani tjeter me te cilin ishte grindur disa dite me pare. N` keto raste hakmarrja behej e pameshireshme. Braktisja nga ana e te zotit te meparshem, te cilit i kishte sherbyer me aq besnikeri, shoqerohej tanime me ndeshkimet e zotnise se ri. Dhembi i shkrete i Bardhe nuk dinte me si te vepronte. Me ne fund, ai e ndau " mendjen ", ne cdo rast do t'i sherbente zoterise qe e ushqente ne castin e dhene, pa menduar me gjate sepse e ardhmja i dukej krejt e pakontrollueshme prej tij. Me po aq zjarr do t'i sherbente edhe kundershtarit te zotnise se sotem, nese ky zoteri i huaj do te merrte fuqine mbi te duke e ushqyer me llokma mishi apo peshku.

Dhembi i Bardhe behej perdite e me i zgjuar. Ai e kuptonte boten gjithnje e me mire. Rruga per tek mishi nuk ishte e lehte. Mbijetesa nuk i kerkonte te njihte vetem marredheniet e qenieve natyrore midis tyre, as vetem hierarkite qe rregullojne vartesite midis midis zoterinjve dhe qenve, kerkohej shume me teper. Duheshin ditur edhe vartesite midis njerezve me njeri-tjetrin. Perndryshe rrezikonte te humbiste jeten. Kete Dhembi i Bardhe e mesoi nje dite te bukur pranvere kur sapo kishin filluar te shkrinin akujt e lumit, pikerisht atehere kur ne brigjet e tij u ankorua nje avullore e bukur e madhe. Prej saj zbriten disa zoterinj, por qe ne ndryshim nga zoterit indiane, ata e kishin lekuren e fytyres te bardhe. Ujku qen e kuptoi se ata ishin zoter mbi zota. Zoterit indiane peruleshin perpara forces se te bardheve, te mbeshtetur mbi mjetet e tyre te fuqishme, po aq sa shtrihej Dhembi i Bardhe perpara indianit qe e njihte si zotin e tij te perhershem. Ne fakt ai e kuptoi me tmerr se nuk ishte vecse nje vartes i dikujt qe ishte ne vartesi te dikujt tjeter.

Mbi zoterinjte indiane ka nje zot te bardhe, mbi zoterit ka nje zot. Kete mesim te madh Dhembi Bardhe e nxorri midis habise dhe lemerise duke pare forcen e autoritetit te njeriut te bardhe mbi zoterit indiane. Sa kohe qe njerezit e bardhe nuk kishin ardhur ende apo kishin te tjera preokupime ndodhte qe indiane e qen te grindeshin brenda llojit te tyre, duke shkaktuar jo rrallehere edhe situata kaotike e teper te turbullta brenda kampit. Ndersa para zoterise se bardhe, kur ai ishte i pranishem, nuk behej shaka. Qente e tij ishin ca konka leshatore, me kembe te shkurtera ose teper te gjata, ca qenushe te parfumosur, lodertare, te krehur bukur dhe qe pothuajse nuk dinin fare te hungerinin. Dhembi i Bardhe i shihte me xhelozi dhe, fshehur, i u ngulte ndonje dhemb sa here i gjente vetem. Pastaj, miqte tij te kampit perfundonin kolektivisht masakren e gjakosur duke e shqyer konken e gjore.

Kjo vazhdoi disa kohe derisa nje dite lodra makabre e qenve te kampit me konkat e te bardheve u pikas nga nje i bardhe, i cili nxorri nga brezi nje arme te tmerreshme qe bente nje zhurme te thate, te perseritshme, dhe e drejtoi ate nga tufa e qenve te indianeve. Pas cdo fleshi drite te shoqeruar me tym dhe zhurme, njeri nga qente e kampit indian binte perdhe i vrare. Te tjeret ja mbathen kembeve duke mos guxuar kurre me te prishnin rregullin ne kamp. Sikur mos mjaftonte kjo, Dhembi i Bardhe pa me dhimbje se nje dite prej ditesh, njeri nga njerezit e bardhe, me i shemtuari prej tyre, i kerkoi zotnise se vet indian qe t'ja blente vete Dhembin e Bardhe. Dhe keshtu ndodhi. Ai nderroi zotni. Por ne darke e hengri me dhembe litarin qe zotnia i ri i bardhe e kishte lidhur dhe iku besnikerisht perseri ne kamp tek indiani. Ky i fundit sapo e pa, e mori, e lidhi kafshen e vete besnike dhe e coi me doren e tij etij tek i bardhi qe nuk ishte vecse guzhinjeri i avullores. Dhembi i Bardhe e kuptoi se pushteti i zoterise indian kishte mbaruar perderisa vete ky po e dorezonte tek zoteria i bardhe. Dhe qe t'a kuptonte edhe me mire kete gje, ate dite e rrahen si kurre ndonje here tjeter.


                    Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.