|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Kryeministri Rexhepi takon Sekretarin amerikan tė Shtetit, Colin Powell

 
 

 

6 shkurt 2004 / TN

 Intervistoi Arben XHIXHO / "Zėri i Amerikės" (5 shkurt 2004 )

Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi ndodhet nė Uashington ku sot mori pjesė sė bashku me shumė personalitete nga mbarė bota nė mėngjesin e lutjeve. Gjatė vizitės sė tij, zoti Rexhepi u takua me zyrtatė tė lartė amerikanė, pėrfshi sekretarin e shtetit Colin Powell. Pas takimit dje nė Departamentin e Shtetit, zoti Rexhepi u shpreh optimist se Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė angazhimin e tyre nė Kosovė.

Zėri i Amerikės: Zoti Rexhepi ēfarė u diskutua nė takimin qė patėt me sekretarin Powell?

Bajram Rexhepi: Diskutimi kryesor ishte rreth implementimit tė standarteve qė ėshtė njė ēėshtje qė ėshtė tepėr serioze, ėshtė njė investim i komunitetit ndėrkombėtar, Grupit tė Kontaktit dhe veēanėrisht Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės qė nė fund tė fundit ėshtė njė udhėrrėfyes se ēka do tė bėhet nė realizimin e kėtyre standarteve qė tė fillojė definimi i statusit tė Kosovės nė mesin e vitit 2005. Ne jemi optimist real, tė dy palėt, qė me njė angazhim maksimal do tė arrijmė nivelin e kėnaqshėm pėr tė filluar definimin e statusit.

Zėri i Amerikės: Washingtoni kėrkon nga qeveria juaj pėrshpejtimin e punės. Nė mesin e vitit 2005 Kosova duhet tė jetė gati pėr tė hapur bisedimet pėr statusin pėrfundimtar dhe veēanėrisht pėrshpejtimi i punės duhet bėrė tek gjendja e pakicave nė Kosovė. Ēfarė mund tė bėjė qeveria juaj mė shumė pėr tė plotėsuar standartin pėr pakicat nė Kosovė?

Bajram Rexhepi: Po nė se e shikojmė dhe analizojmė nė detaje standartet mund tė thuhet se konceptimi mė tepėr se 60 pėrqind e tė gjitha standarteve i dedikohet komuniteteve, nė rend tė parė komunitetit serb dhe janė kėrkesa tė cilat duhet tė realizohen. Ne do tė bėjmė ēmos si qeveri, bashkė me UNMIKun qė kėto tė realizohen mirėpo duhet edhe pala serbe tė japė kontributin e vet.

Zėri i Amerikės: Pėrsa i pėrket dialogut midis Prishtinės dhe Beogradit a pritet tė vazhdojė ai apo tė intensifikohet mė tej muajt e ardhėshėm?

Bajram Rexhepi: Po realisht unė kam dėgjuar qė zoti Holkeri i ka propozuar, dhe mua mė ka paralajmėruar qė nė pjesėn e dytė tė shkurtit tė fillojė dialogu. Ne kemi bėrė pėrgatitjen e grupeve punuese pėr ēėshtje tė dialogut sidomos pėrsa i pėrket personave tė pagjetur dhe grupit pėr energjitikė. Por edhe grupi pėr transport, telekomunikacion dhe ai pėr ēėshtjen e kthimit tė pakicave ėshtė nė pėrgatitje e sipėr. Por komuniteti serb nuk merr pjesė as nė grupet punuese pėr implementim tė standarteve dhe pėr momentin ėshtė njė pengesė serioze e cila e ngadalėson procesin por nuk mund ta bllokojė dhe pritet qė tė fillojė nė pjesėn e dytė tė shkurtit ndoshta nė Prishtinė edhe pse ne kemi propozuar qė fillimisht ato tė mbahen nė Shkup ku kanė qasje tė lirė tė dy palėt.

Zėri i Amerikės: Nė takimet e sotme me zyrtarėt e lartė amerikan a u prek ēėshtja e marrėdhėnieve tė qeverisė suaj me UNMIKun? A pritet ndonjė pėrmirėsim pas acarimeve qė janė vėnė re kohėt e fundit?

Bajram Rexhepi: Por pėr ne shqetėsimi mė i madh ėshtė pėrsa i pėrket procesit tė privatizimit dhe marrėdhėnieve nė agjensinė e mirėbesimit. Nė sektorė tė tjerė raportet janė mjaft tė mira dhe me zotin Holkeri nuk janė tė kėqija, tė mira janė. Sigurisht qė presim qė ai tė jetė pak mė dinamik, mė shpejt i informuar dhe t’i ēojmė proceset mė parė. Ky ėshtė realiteti jonė dhe besoj se nė muajt e ardhėshėm ky bashkėpunim do tė jetė mė i ngushtė dhe do tė ketė pėrparim mė tė shpejtė.

Zėri i Amerikės: Me ēfarė mesazhi ktheheni nė Kosovė pas takimit me sekretarin e shtetit?

Bajram Rexhepi: Po nė se kemi pasė njė bindje se Kosova ėshtė harruar nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Pėrkundėr obligimeve tė mėdha nė Irak dhe Afganistan dhe nė luftėn kundėr terrorizmit global qė ne e kemi pėrkrahur dhe e pėrkrahim sėrisht, ne nuk jemi tė harruar. Vetė prezenca nė tetor e nėnsekretarit tė shtetit Grosman dhe propozimi i planit pėr implementim tė standarteve tregon pėrkushtimin dhe angazhimin edhe tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr tėrė Ballkanin nė pėrgjithėsi dhe nė Kosovė nė veēanti dhe sigurisht qė ne do tė kemi pėrkrahjen edhe mė tutje. Por edhe ne do ti kryejmė obligimet tona qė ata tė kenė hapėsirė qė tė realizohen synimet mė mirė.

 


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.