|
 |
|
6 shkurt 2004 / TN
Elez Biberaj "Zėri
i Amerikės" (5 shkurt 2004)
Nė mėngjesin e lutjeve merrte pjesė
njė numėr i madh pėrfaqėsuesish shqiptarė, pėrfshirė Ministrin e
Mbrojtjes, zotin Pandeli Majko. Zoti Majko dha njė intervistė pėr
Zėrin e Amerikės:
Zėri
i Amerikės:
Zoti Majko, kjo ėshtė hera e katėrt, apo e pestė qė ju merrni
pjesė nė takime tė tilla. Pėrveē forcimit tė lidhjeve midis
Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara, ēfarė domethėnie ka ky
aktivitet pėr ju personalisht?
Pandeli Majko:Jo
vetėm pėr mua personalisht, por ėshtė njė grup deputetėsh nė
Shqipėri, qė realizon njė aktivitet tė natyrės sė tillė dhe qė ka
tėrhequr edhe vėmendjen e njė lobingu mjaft tė fortė tė
kongresmenėve amerikanė, tė cilėt kanė qenė prezent vitin e
kaluar, nė kėtė aktivitet tė zhvilluar, edhe me pjesėmarrjen e
figurave tė rėndėsishme tė politikės shqiptare. |
Kjo ka
bėrė mė tė qartė pikėrisht atė relacion fetar qė ekziston nė Shqipėri,
atė moderacion dhe bashkėpunim, i cili mund tė merret shembull pėr
rajonin, nga pikėpamja e asaj ēka ka ndodhur edhe nė tė kaluarėn.
Shqipėria pėr relacionet e veta fetare ėshtė njė shembull dhe
normalisht edhe pėr kėtė arsye, edhe pėr mėnyrėn sesi ne e kemi
ndjekur aktivitetin e Mėngjesit tė Lutjeve nė vazhdim prej vitesh,
sigurisht qė tani mund tė jemi normalisht, jo thjesht tė ftuar, por
edhe pjesėmarrės dhe organizues tė kėtij takimi tė Mėngjesit tė
Lutjeve kėtu nė Washington. Ai ngelet njė nga aktivitetet mė tė
rėndėsishme, si pėr tė patur komunikim njerėzor, ashtu edhe pėr tė
patur komunikim zyrtar.
Zėri i Amerikės:
Zoti Majko, nė qoftė se mė lejoni do tė kisha dėshirė tė citoj diēka
nga fjalimi qė mbajti Presidenti Bush kur tha se kur ne mblidhemi
sė bashku nė njė ditė si kjo, ne lemė mėnjanė debatet e njė ditė tė
zakonshme pune dhe falemi me njė zė, qė Zoti tė bekojė vendin tonė.
A ekziston njė koncept i tillė nė Shqipėri? A ndodh njė gjė e tillė
mes politikanėve shqiptarė?
Pandeli
Majko:
Mendoj qė po. Pavarėsisht se publiku ėshtė mėsuar tė shikojė, nė
perceptimin e lajmeve qė ofrohen nė Shqipėri, le tė themi fakte, apo
mėnyra veprimi tė politikanėve, qė shpesh i bėjnė tė trishtohen, nė
pėrgjithėsi, politikanėt shqiptarė nuk mund tė jenė ata tė viteve
1991-1992, ku bėrtiteshin, shaheshin, nuk flisnin me gojė me
njėri-tjetrin, bile edhe kur vinin nė delegacione jashtė vendit,
rrinin tė ndarė dhe pa folur me njėri-tjetrin. Tani gjithēka ka
ndryshuar.
Ka njė
komunikim njerėzor dhe nė fund tė fundit, po troket ajo qė quhet
maturi politike, flas si pėr klasėn politike qė i takon maxhorancės,
ashtu edhe pėr atė qė i takon opozitės. Tani bėhet fjalė shpesh edhe
pėr miq, pėr miqėsi familjare qė kanė politikanė tė majtė dhe
politikanė tė djathtė. Tanimė nuk diskutohet mė vetėm alternativa e
kėsaj, apo e asaj, e kėsaj finance, apo e asaj finance, por diskutohet
edhe shėndeti i fėmijėve, diskutohen edhe probleme tė natyrave tė
ndryshme. Pra Mėngjesi i Lutjeve, ashtu siē tha edhe Presidenti Bush,
ėshtė njė moment kur ne duhet tė kujtojmė qė pėrveēse politikanė, jemi
edhe njerėz.
Zėri i Amerikės:
Zoti Majko, Shqipėria ėshtė njė nga aleatet mė tė ngushta tė Shteteve
tė Bashkuara nė tė ashtuquajturėn Evropėn e re. Si e shikoni ju
rolin e Shqipėrisė, ambiciet tuaja pėr tu anėtarėsuar nė NATO, sa
pėrparim keni arritur deri tani?
Pandeli
Majko:
Ne i shikojmė si njė moment shumė komplementar marrėdhėniet tona me
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe me Bashkimin Evropian. Sigurisht
qė nuk besoj se do tė viheshim nė tendencėn, qė proamerikanizmi i
Shqipėrisė ka tė bėjė me ide antievropiane. Kėtė jemi pėrpjekur tua
shpjegojmė edhe shumė individėve, qoftė edhe tė huaj, tė cilėt shpesh
pėrpiqen ta keqinterpretojnė pozicionin e Shqipėrisė.
Sigurisht, qė nė momentin qė ka pasur disa ndarje nė gjirin e
Bashkimit Evropian, rreth pjesėmarrjes ose jo nė luftėn e Irakut,
Shqipėria ka qenė mė se e vendosur nė kėtė drejtim dhe nė kėtė
pikėpamje, ajo nuk ja qenė thjesht nė konceptin e yes-men-it (atij qė
thotė po vazhdimisht), por nė mbrojtjen e interesave tė veta. Shtetet
e Bashkuara tė Amerikės, prezenca e tyre nė Kosovė, nė territorin e
banuar nga shqiptarėt, pėr ne ėshtė njė arsye, unė do tė thosha mė
shumė se e domosdoshme pėr stabilitetin e rajonit, duke patur parasysh
atė qė bėnė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė vitin 1999 pėr Kosovėn
dhe shqiptarėt, gjithēka del mėse e natyrshme.
Pėr mė
tepėr, siē edhe jeni nė dijeni, edhe heroi i parė shqiptar, ėshtė jo
me uniformė shqiptare, ishte me uniformėn e marinsit amerikan, por kjo
nuk do tė thotė se kjo e zbeh, pėrkundrazi simboli ishte edhe mė i
prekshėm, edhe mė i dukshėm. Pėr kėtė arsye forcat e armatosura tė
Republikės sė Shqipėrisė, e konsideruan Ervin Dervishin pjesėtar tė
forcave tė armatosura tė Shqipėrisė dhe i organizuan tė gjitha nderet
qė ai meritonte.
Zėri i
Amerikės:
Gjatė kėtyre ditėve ju keni patur njė seri takimesh me
zyrtarė amerikanė. Ēfarė pėrshtypjesh keni nga kėto takime?
Pandeli
Majko:
Tė them tė drejtėn, pėrsa i pėrket reformės sė forcave tė armatosura,
kishim vetėm fjalė tė mira dhe kjo deri diku na vinte edhe nė pozitė
tė vėshtirė, sepse pėrgjithėsisht, ne politikanėt shqiptarė jemi
mėsuar qė marrim edhe mesazhe negative, ose pėrpiqemi tė kuptojmė se
ēfarė nuk shkon, nė atė qe jemi duke bėrė. Por dėshiroj tė them, qė
falė edhe bashkėpunimit shumė tė frytshėm qė kemi me Pentagonin, boll
tė them qė aktualisht nė Ministrinė e Mbrojtjes, 10 pėr qind e
administratės janė qytetarė amerikanė, tė cilėt punojnė krah pėr krah
elitės ushtarake shqiptare, pėr tė zhvilluar mė tej reformėn dhe
strukturimin e forcave tė armatosura, ėshtė pa koment. Jemi duke ecur
nė njė rrugė tė mbarė dhe fjalėt shpresoj se do tė orientohen shumė
shpejt nė vendim-marrje pozitive pėr tė ardhmen e Shqipėrisė nė radhėt
e NATO-s.
Zėri i Amerikės:
Zoti Majko, ju pothuajse gjithmonė jeni optimist, njė politikan
pozitiv. Por sa pėrputhen kėto mendime optimiste qė shprehėt ju, me
realitetin nė Tiranė. E kam fjalėn pėr mosmarrėveshjet nė radhėt e
Partisė Socialiste. Siē mund ta dini, dje ish-kryeministri Meta i ka
dėrguar njė letėr Presidentit, ambasadave, ku pohon se ai ndjehet i
kėrcėnuar nga Kryeministri Nano. Si i shikoni ju kėto zhvillime dhe sa
mund ta tolerojė sistemi politik shqiptar njė paqartėsi, ose njė
mungesė qėndrueshmėrie politike?
Pandeli
Majko:
Unė nuk ėshtė se pėrpiqem ti hedh njė vello optimizmi asaj qė po
ndodh nė Shqipėri. Por dėshiroj, qė nė gotėn gjysmė tė mbushur tė
ujit, tė merrem me atė qė ėshtė plot dhe jo me atė qė ėshtė bosh. Nga
kjo pikėpamje mendoj qė sigurisht midis politikanėve shqiptarė ka
patur dhe do tė ketė probleme shpesh edhe tė karakterit personal,
shpesh pėrplasje, fyerje dhe nė fund tė fundit publiku shqiptar ėshtė
deri diku i mėsuar me tė tilla ofendime, apo akuza, tė cilat shpesh
kapėrcejnė edhe kufijtė e normalitetit.
E kam
fjalėn edhe pėr debatet parlamentare mes pozitės dhe opozitės. Por
besoj qė edhe ju si shqiptar nga Shtetet e Bashkuara, qė e ndiqni
politikėn shqiptare, keni parė shumė shpesh se njerėz qė e kanė
akuzuar njėri-tjetrin pėr kriminel, si nė rastin e doktor Berishės dhe
zotit Nano, kur ka qenė rasti pėr momente delikate tė politikės, janė
ulur nė tryezėn e bisedimeve, kanė gjetur zgjidhje, kanė gjetur
alternativat e stabilitetit. Kam pėrshtypjen se nė fund tė fundit, pas
kalimit tė njė vargu problematikash, sharjesh, ofendimesh, politikanėt
e kanė mėsuar qė nuk para fitohen shumė pikė me konceptin e fyerjes sė
njėri-tjetrit. Kėshtu qė maturimi i klasės politike, po orienton atė
qė quhet normalisht profesionalizėm. Pėrsa i pėrket rastit nė fjalė,
tė them tė drejtėn, ėshtė njė ngjarje qė ka ndodhur gjatė mungesės
sime.
Nga
pikėpamja personale, dėshiroj tė them, qė pėr tė dy figurat e Partisė
Socialiste, qoftė pėr zotin Nano, kryeministrin e qeverisė, qoftė pėr
Ilir Metėn, me tė cilin kam kaluar njė tė tretėn e jetės sime, jo
vetėm politike, por edhe atė normale, njerėzore, mendoj qė janė dy
njerėz qė i kanė dhėnė mjaft Partisė Socialiste. Secili ndjen njė farė
dėshpėrimi pėr kėtė lloj debati, qė shpesh ka kaluar edhe kufijtė
normal, por tė shpresojmė se do tė kalojė, do ta kalojmė kėtė situatė.
Nuk e them kėtė pėr tė qenė optimist, por gjithsesi mendoj, qė ne
duhet tė dallojmė atė qė ėshtė njerėzore, me qė ėshtė politike nė kėtė
histori. Kam pėrshtypjen se kjo ėshtė mė tepėr njė histori njerėzore,
sesa politike.
|
|