|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Letra e ish-kryeministrit Ilir Meta drejtuar personaliteteve vendore dhe ndėrkombėtare

 
 

PARANDALONI AKTE TĖ TILLA KRIMINALE

 
 

 
6 shkurt 2004 / TN
 
Ilir META (ish-kryeministėr i Shqipėrisė)
 
Drejtuar:

Presidentit tė Republikės, z.Alfred Moisiu
Kryetarit tė Parlamentit, z.Servet Pellumbi
Prokurorit tė Pergjithshem, z.Theodhori Sollaku
Nėnkryetares sė Parlamentit, znj.Jozefina Topalli
Nėnkryetares se Parlamentit, znj.Makbule Ceco
Kryetarit tė Komisionit tė Rendit dhe SHISH tė Kuvendit, z.Neritan Ceka
Kryetarit tė Komisionit tė Ligjeve tė Kuvendit, z.Kujtim Hysenaj
Zėvendėskryetarit tė Sherbimit Informativ Kombėtar, z.Ylli Allushi
 
Pėr dijeni:
Shkelqėsive tė tyre

Ambasadorit tė Austrisė, z.Horst-Dieter Rennau
Ambasadorit tė Britanisė sė Madhe, z.Richard Jones
Ambasadorit tė Bullgarisė, z.Bobi Bobev
Ambasadorit tė Republikės Ceke, z.Miroslav Sindelar
Ambasadorit tė Danimarkės, z.Finn Theilgaard
Ambasadorit tė Francės, z.Michel Menachemoff
Ambasdorrit tė Gjermanisė, z.Hanns-Peter-Annen
Ambasadorit tė Greqisė, z.Pantelis Carcabassis
Ambasadorit tė Hungarisė, Z.Sandor Szabo
Ambasadorit tė Italisė, z.Attilio Massimo Iannucci
Ambasadorit tė Polonisė, z.Artur Tomaszeeski
Ambasadorit tė Rumanisė, z.Constantin Eremia
Ambasadorit tė Zvicrės, z.Erich Pircher
Ambasadorit tė SHBA nė Tiranė, z.James F.Jeffrey
Ambasadorit tė OSBE-sė ne Tiranė, z.Osmo Lipponen
Drejtuesės sė Eumm, zj.Victoria Ealker

Duke kėrkuar ndjesė pėr kėtė shqetėsim, dua t'ju bej tė ditur se Kryeministri aktual, Fatos Nano, nė perpjekjet e tij pėr tė eliminuar kundershtarėt politikė nė parti dhe nė vend, perveē shpėrdorimit tė pushtetit qė i jep ligji, po pėrdor edhe metoda kriminale policeske duke dhunuar Kushtetutėn, ligjet dhe institucionet e vendit.
 
Pas emėrimeve tė dyshimta nė krye te dikasterit tė rendit tė njerėzve qė perfaqesojnė krimin ekonomik tė lidhur me Kryeministrin, ditet e fundit ia ka urdhėruar, sipas burimeve tepėr tė besueshme qė disponoj, kryeinspektorin e tij pranė Sherbimit Informativ z.Irakli Kocollari dhe Drejtorin e Policisė kriminale, Z.Sokol Bizhga pėr tė pėrdorur Drejtorinė e Anti-terrorit pranė Shėrbimit Informativ dhe segmente tė Policisė sė Shtetit pėr tė organizuar provokime, incidete e sajesa politike, deri dhe akte terroriste ndaj meje, bashkėshortes sime, deputetės Monika Kryemadhi, si dhe ndaj bashkėpunėtorėve, kolegėve dhe tė afėrmve.
 
Nuk ėshtė hera e parė qė persona tė tillė tė inkriminuar tė Shėrbimit Informativ dhe tė policisė kriminale angazhohen nė veprime tė jashtėligjshme. Por porositė e fundit tė zotit Nano pėr zotin Kocollari, zotin Toska dhe zotin Bizhga, tė emėruar nė keto pozicione pėr shkak tė lidhjeve personale dhe tė dyshimta me Kryeministrin aktual, jo vetėm qė do tė kishin pasoja tė paparashikueshme politike, por do tė kompromentonin rėndė kėto institucione dhe demokracinė nė vend, qė edhe kėshtu janė dėmtuar seriozisht pėr shkak tė autoritarizmit ekstrem tė klikės nė fuqi qė pėrfaqeson Kryeministri aktual Fatos Nano.
 
Prandaj, ju drejtohem tė gjithėve me kėtė letėr jo vetėm pėr t'ju informuar, por edhe pėr t'ju kėrkuar tė ushtroni detyrimet tuaja kushtetuese pėr tė parandaluar akte tė tilla kriminale dhe destabilizuese, si dhe pėr tė vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė kėta persona tė papėrgjegjshėm.

Me konsideratė tė lartė,
Ilir Meta
Tiranė, 5 shkurt 2004


                    Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.