|
- 6 shkurt
2004 / TN
-
-
Edison YPI
-
-
Marrinat e kėsaj Dynjaje nuk kanė fund,
dihet. Tonat janė aq hileqare dhe leshatore sa mezi kuptohen.
Kalendari kaur dhe ay mysliman bashkėpunuan aq bukur me
njėri-tjetrin kėtė herė; dita e Diel e ēlodhjes Kaure, me ditėn e
bekuar tė Islamit, u shkrinė nė njė ditė feste, paqeje, kurbanesh
dhe lutjesh. Tė Bajramit. Mrekulli. Mirėpo ēndodhi?! Administrata e
shtetit tonė, e saktė dhe e rreptė nė shėrbim tė shtetasve dhe
Ligjit si gjithmonė, tė nesėrmen e sė Dielės, tė Hėnėn, e shpalli
ditė pushimi. Pse?! Dita e Bajramit, ditė e Diel, dy herė ditė
pushimi, ditė plot Dritė Perėndie ishte, nuk ishte ditė dasme, as
ditė e lodhshme pune miksuar me tė ngrėna, gromėsima dhe duhma mishi
e rakie. Si tu ketė punuar mendja aparat-ēikėve?! Tu bėjė qejfin
ti marri me tė mirė besimtarėt?! Jo. Jo, sepse ata veēse e urrejnė
burokracinė dhe mendja nuk u vete pėr tė, e jo mė ta falenderojnė.
-
-
Tė ketė dashur ti marrė me tė mirė
terroristat islamikė nga frika mos i bėjnė hatanė duke u thėnė,
nėnkuptueshmėrisht. Ja e shihni, skemi gjė me ju, njė ditė e kishit
festėn, dy ditė jua bėmė. Jo, sepse tė tillė kėtu nuk ka. Apo tė
ketė dashur tu bėjė dhuratė pėr Bajram njė ditė pushimi mė tepėr
asaj ushtrisė kriminale tė vrasėsve tė mizave, shumicės sė
nėpunėsave shtetėrorė?! As kjo nuk vete, sepse ata dhe gjithė
administrata nepotike, llopėr e sorollopėr tė njėri-tjetrit janė,
dhe mė pak se pėr ēdo gjė pėr pushim nevojė kanė...( TV po thotė se
njė i ēmendur ka vrarė nė Berat dy uniforma blu. Ou, pse i paska
vrarė ay i ēmenduri, ēpati me to, ēpunė i prishėn, pse ju deshėn,
i cilės markė ishte stofi, nga cili rrobaqepės me nam ishin qepur,
sa kopsa kishin, ēfarė modeli, ēfarė numri ishin, a i shkonin atij
pėr shtat, a i rrinin mirė nė tru-p, i vrau se i urrente aq shumė
apo i vrau se i deshte pa masė dhe ishte i zilepsur pas tyre)...
-
-
Nejse, kthehemi tek the day after
Bajrami. Mund ta kenė shpallur ditė pushimi pėr tė siguruar njė ditė
me pak korrupsion. Nuk ka mundėsi, sepse korrupsionistėt i kemi
perfeksionista, e kompensojnė qė ditėn tjetėr, pėr inat, trefish a
pesfish. Dikush mund tė thotė se me korrupsionista nuk bėhet shaka,
se e kanė blerė vendin e punės, dhe njė numėr prej tyre nuk i kanė
bėrė ende paratė e ryshfetit, dhe mezi ēpresin tė shkojnė nė punė,
dy ditė nė njė ditė po tė ishte e mundur, jo asnjė ditė nė dy ditė
si urdhėrojnė aparatēikėt qė kanė bėrė kodet e punės me atė gjuhėn
fosile tė viteve 60 a 70 si tė Kushtetutės.
-
-
Duket e pabesueshme edhe kjo. Sa mund tė
jenė ata, ja qenkan disa mijėra, hiēgjė, shteti ynė nuk e bėn kurrė
atė gabim ti lėndojė korrupsionistat. Si thua ti, tė hedhi bashkė
me legenin e gjakrave edhe foshnjen e porsalindur, domethėnė
administratėn e nepotizuar tė porsa mpiksur?! Gjė qė sbėhet. Edhe
ajo na duhej. Mezi e formuam. Atėherė?! Ndoshta njė ditė heshtjeje
qė trarėt e doganave tė ngrihen duke kėrcitur dhe, ngritur tė mbeten
njė ditė tė tėrė, pa u dėgjuar e pa u parė nga Policia, e cila po
bėn pushim?! E pamundur, zero me njėqind zero nga mbrapa.
Kontrabandėn, Antikontrabandėn, Qeverinė, Policinė i kemi tė katėrta
grusht bashkuar rreth Partisė dhe tė tilla nuk mund tė ndodhin,
sepse nuk ka kuptim. Do nevojiteshin tė paktėn dy grushta qė njėri
ti binte tjetrit. Ku e ke grushtin tjetėr, ku?! Uji, hasmi,
gjarpėri, lepuri, tė gjitha flenė, vetėm syēelura kontrabandė nuk
fle, as nė ditė pushimi, as nė ditė Bajrami, as nė ditė Pashke. Ku
dinė Bajram e Pashkė ata shpirtkatranėr.
-
-
Ndoshta-ndoshta, pse jo, mund ta kenė
bėrė pėr tu dėgjuar sa mė mirė eco-ja, jo egoja, por jehona, e
lutjes, shpjegimeve, tė njė kauri jo pak tė rėndėsishėm nė Tiranė,
Ambasadorit italian, pėr shpėtimin e shpirtėrave shqiptarė nė
hidrovorret joniane/adriatike, jo tė atyre qė ikėn, se ata ikėn e mė
svinė, por tė mijėra tė tjerėve qė po presin sa tė ngrohet paksa
koha e tė harrohet paksa hataja, tė bėjnė tė njėjtėn gjė si
vėllezėrit e tyre. E pamundur. U vėrtetua. Lutja e Kaurit nuk preku
asnjė fije shpirtrat e askujt, nuk pati asnjė jehonė, nuk u besua,
analistave, opinionistave, mjaftistave dhe tė tjerė istave ju duk
hile kaureske. Thuaj sa tė duash, Heshtja ėshtė miratim. Ehu, nė
Dashuri po, por kėtu po flasim pėr tjetėr gjė. Tė hėnėn, njė
fshatarkė, e cila vjen ēdo ditė nga njė fshat i largėt, i solli
qumėshtin komshiut. Tregu fshatar plot. Trafiku plot.
Tiranė-Vorė-Tiranė tė gjitha fabrikėzat punonin. Kush bėri pushim
dhe pse bėri pushim, nuk e di, nuk ja kap dot fillin. A thua e
pėrdhunuan kalendarin kauro-islamik, duke supozuar se shqiptarėt nė
pėrgjithėsi parapėlqejnė ti ftosh nė Qajtore, jo nė zyrė?!
-
-
Ndoshta, por supozim mbetet dhe
ekuacioni duket pa zgjidhje, nuk i gjindet dot ēelėsi. Ēelėsi?!
Prit-prit, mė duket se ja kapa fillin. A ju kujtohen ato hotelet
soc-realiste, ai vėshtrimvėngėri recepsionisto-sigurimistatė qė ta
hidhte ēelėsin e dhomės lidhur me njė bole e madhe prej druri si
dardhė me bishtin pėrpara, ēelsin vetė?! Aty mrri! Ēelėsi edhe mund
tė gjindet, por bole aq tė rėnda ti vejė nė fund kėtij muhabeti
kush ka. Ky ėshtė problemi! Gjithsesi, tani qė edhe gjeli bėri Vezė,
mbetemi vendi i marrinave, ku gjithēka qė mund tė supozohet mbetet
vetėm tė verifikohet. Deri atėhere, domethėnė derisa tė gjitha tė
verifikohen, gjithkush qė ka punė private dhe ėshtė i sėmurė rėndė
me grip, mund tė niset nė punė duke kėnduar gjith gaz; Me 39 po
shkoj nė punė... dhe normalėt qė punojnė pėr shtetin, kokėvarur;
Me gėzim spo shkoj nė punė....
-
-
Ky varianti i dytė mund tė kėndohet edhe
nga ata, tė cilėt nė punė nuk shkojnė sepse punė nuk kanė. Ndėrsa tė
tjerėt, cilėtdo qofshin, me punė-pa punė-privat-shtet-kurbet, qė nuk
preferojnė tė kėndojnė, ti hidhnin njė sy Kuranit a Biblės sdo
bėnin keq. Sidomos nuk do bėnin keq njė studente dhe njė student, tė
cilėt i pashė njė ditė nė TV. E para, pa i lėvizur qerpiku, tha;
Unė studioj nė Londėr, atje jam habitur kur kam parė se si, ne,
Rinia shqiptare e kemi sensin e punės shumė-shumė-shumė herė mė tė
zhvilluar se rinia angleze. Dhe i dyti, i Parisit ky, tha; Nuk
mund ta duroj mungesėn e Parisit mė tepėr se dy muaj. Tarallaqėr tė
dy. Mjerė ne, tarallaqizmi i tyre, si dhe tarallaqizma tė tjera si
ato qė u pėrmendėn mė lart, derivate tė edepsizllėkut
politik-burokratik-shtetėror, po pėrhapen si kolerė. Me sa duket,
pėr tu ndrequr, kėrkon ato bolet e rėnda tė mėdha tė drunjta. Kush
i disponon lutet ti vėrė sa mė shpejt nė pėrdorim.
|
|